1o-shja e "helmit"

Postuar në 09 Nëntor, 2013 09:22

AKIP- Alenaca Kundër Importit të Plehrave ka artikuluar 10 arsye për mos-sjellen e gazit sarin për asgjësim në Shqipëri.

1. Armët kimike, rrezik për njerëzit dhe ambientin. Territori i kufizuar dhe prania e burimeve të shumta ujore rrisin shkallën e përhapjes së një rrjedhjeje, që do ishte me pasoja katastrofike.

2. Qeveria, në kundërshtim me veten dhe ligjin. Ndalimi i importit të mbetjeve në Shqipëri nga ana e qeverisë bie në kundërshtim me politikën e saj për mbrojtjen e territorit dhe jetës së njerëzve me lejimin e mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse.

3. Mungojnë infrastruktura, kapacitetet dhe eksperienca. Shqipërisë i mungon infrastruktura e menaxhimit të demontimit të armëve kimike, kapacitetet dhe ekspertiza mjekësore për të përballuar një aksident të mundshëm toksik, aeroportet, apo portet pritëse, i mungon ekspertiza e specialistëve kimistë ushtarakë të lëndëve helmuese.

4. Mungon kuadri ligjor për trajtimin e armëve kimike në vend. Shqipëria nuk parashikon në legjislacionin vendës rregullat e sigurisë, mbajtjes, transportit, ruajtjes, apo ndikimit në mjedis të armëve kimike apo nënprodukteve të tyre. Mungesa e kuadrit rregullues ishte edhe një nga arsyet përse Norvegjia e refuzoi importin e armëve kimike.

5. Shqipëria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve të saj toksike. Mbetjet e lëndëve kimike luftarake të ç’aktivizuara në Qafmollë gjatë periudhës 2003-2008 ende nuk janë asgjësuar.

6. Vende më të zhvilluara se Shqipëria i kanë refuzuar armët kimike. Nëse vende si Norvegjia e kanë refuzuar ofertën e SHBA-ve, e cila ka kapacitete shumë më të zhvilluara se Shqipëria, përse ne duhet të pranojmë importin e tyre?

7. Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike, në asnjë rast nuk lejohet importi për qëllime asgjësimi. Konventa lejon importin e armëve kimike vetëm në rastet e përdorimit për qëllime kërkimore shkencore, mjekësore, farmaceutike dhe të mbrojtjes nga kimikatet.

8. Importi i armëve kimike nga Siria nuk është detyrim që buron nga Konventa apo nga NATO. Gjithçka do të bëhet vetëm mbi baza vullnetare nga ana jonë, sepse është çështje që lidhet me respektimin e sovranitetit.

9. Mungon transparenca dhe diskutimi me publikun. Qeveria shqiptare e ka mbajtur sekrete për një kohë të gjatë çështjen e importit të armëve kimike nga Siria.

10. Shqipëria transformohet nga destinacion turistik, në destinacion toksik.

ne.su.

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>Edhe (deleted) siriane paska mbetur pa iu bashkuar ketyre ambientalisteve, (deleted) Forumit te muslimave....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.