Kur do të marrë fund loja e ndyrë me administratën?

Ndërrimi i administratës është bërë tanimë një ritual që shoqëron e pason ndërrimin e maxhorancave në pushtet. Dhe po e them qysh në fillim atë që mendoj: kjo është çmenduria më e madhe që ndodh këtyre anëve gjatë 23 viteve të fundit. Është një praktikë që nuk justifikohet as nga pretendimet më minimale për një shtet funksional e eficient, në të cilin nuk mund të kuptohet që administrimi i gjësë publike, i taksave, apo i shërbimeve publike që mbahen më këmbë me paratë e të gjithëve, t’u lihet në dorë ekskluzivisht atyre që kanë fituar në zgjedhje asgjë më shumë se sa një mandat qeverisës katërvjeçar, që afërmendsh nënkupton veç përgjegjësinë për të drejtuar vendin, dhe jo të drejtën apo kompetencën për të grabitur të gjitha postet e vendet e punës në administratë. Çdo pushtet i radhës e ka ushtruar këtë “kompetencë” në të gjitha nivelet, dhe kjo praktikë 23 vjeçare ka bërë që ne ta ulim stekën e shqetësimeve, e për rrjedhojë të biem dakord pa një pa dy me faktin që turlisoj drejtorësh të administratës të caktohen nga maxhoranca mbi kritere pastërtisht politike.
Ca e ca janë fokusuar këto ditë tek lajmi që një numri djemsh e vajzash të reja, pa përvojë, u janë besuar përgjegjësira të rëndësishme (ky është paragjykim), dhe nuk kemi thënë asgjë që këto përgjegjësi u panë si poste politike, me fjalë të tjera si poste që kryeministri na i paska në dorë dhe na i shpërndaka si karamele të tijat. Ai pra, tok me ministrat e linjës, na paskan në dorë që të emërojnë cilin të duan drejtor të Tob-it, të Teatrit Kombëtar, të Galerisë së Arteve, të Tatimeve, të Doganave, të Albpetrolit, të Qëndrës Spitalore Universitare, të qytetit ‘Studenti’, të CEZ-it, të ANTA-s, të policive distriktuale, të Televizionit Publik, të ATSH-së, etj, etj, etj. Përsëris, kjo është çmenduri ta mendosh, por ja që në Shqipëri është tamam kështu. Kryeministri dhe ministrat kanë dorë të lirë në emërime, ashtu siç kanë dorë të lirë në shpërndarjen e investimeve publike dhe në caktimin e kompanive të biznesit që do duhet t’i kryejnë këto investime. Ky po që është pushtet. Edhe vetë Zoti atje sipër do ta kishte zili këtë fuqi të këtyre “Zotërve” këtu poshtë.
Çmenduria nuk ndalet këtu, megjithatë. Kjo është thjesht një çmenduri që ne e kemi pranuar pa bëzajtur, e për pasojë e kemi bërë ritual të lojës demokratike, por çmenduria e madhe është tjetra, është lëvizja tektonike në nivelet e poshtme të administratës. Nuk është se kundër kësaj batërdie kemi ngritur zërin kushedi se çfarë, por të paktën kemi dhënë shenja se e kuptojmë se është një gjë anormale. Është fjala pra për stafetën më surreale që ndodh në administratë në momentin që ndërrohen kuajt në krye të karrocës së qeverisjes: dhjetra mijra vetë ikin, dhjetra mijra të tjerë vinë. Dhe shteti ynë, institucionet, paratë e shërbimet publike, janë në dorë të aradheve të tilla bashibozuke. Dhe ne rrijmë e bëjmë sehir. Në mos, bëhemi pjesë e lojës, duke bërë çmos t’u afrohemi e qurravitemi këtyre “Zotërve” që na paskan marrë në dorë gjithçka.
Por loja nuk ka filluar këto ditë. Është lojë e vjetër, e ndyrë gjithë kohën, por edhe me ndonjë ndërhyrje më të ndyrë se sa ndyrësia e shndërruar në normë, tanimë. Disa muaj para zgjedhjeve, qysh nga momenti që LSI-ja e braktisi koalicionin me PD-në, kjo e fundit filloi një fushatë largimesh nga puna në administratë të të gjithë atyre që ishin mbështetës të LSI-së e që bash për këtë meritë ishin punësuar. Ishte një fushatë spastrimesh e bërë ditën me diell, pa asnjë merak se po u dilte zullumi sheshit. Madje, në një masë të caktuar ishin vetë militantët e LSI-së që jepnin dorëheqjen, dhe nuk u mor vesh nëse kjo dorëheqje e tyre ishte një porosi që u jepej nga boss-i i tyre, Ilir Meta, në respekt të një pakti që ky i fundit kish lidhur me kryeministrin katër vjet më parë, apo ishin skrupujt dhe vetëdija individuale që i bënin t’i thoshin vetes: “duhet të largohemi tani; jemi rekrutuar si mbështetës të LSI-së në një koalicion qeverisës, dhe tani që LSI-ja nuk është më në atë koalicion, duhet të largohemi nga kjo administratë”. Kam pasur rast të bisedoj me disa lsi-stë ato kohë, dhe këta të fundit nuk manifestonin ndonjë sjellje zemërake apo idhnake. Përkundrazi, ishin të qetë; ngaqë ishin, me sa duket, të bindur se po merrnin atë që u takonte.
Dhe esencialisht, të kuptohemi, nuk është se ndodhi ndonjë hatá. Thjesht u ndërruan ca militantë me ca militantë. Hataja kish ndodhur qysh në krye të herës, qysh kur ishte lidhur pakti mes PD-së e LSI-së, një nga pikat e pashkruara të të cilit bënte ndarjen e sektorializimin partiak të të gjithë administratës dhe u njihte të gjitha partive të koalicionit, sidomos PD-së e LSI-së, të drejtën të shpërblenin militantët e tyre me vende pune në sektorin publik. Kjo ka ndodhur pra, ka ndodhur ditën me diell, dhe vetëm idiotët e ligavecët “nuk dinë gjë”.
Nëse kemi parasysh sa më sipër, dhe me siguri që e kemi, demokratët nuk mund të mos na sillen si qesharakë, madje të bezdisshëm e të neveritshëm, në betejën që po bëjnë në respekt të një farë statusi ligjor që na qënka nënshkruar nga palët e që na marrka në mbrojtje administratën publike, pikërisht këtë administratë që vetëm në dy a tri muaj u zbraz nga mijra LSI-stë e u mbush me mijra PD-istë. Beteja e demokratëve merret vesh se nuk bëhet në mbrojtje të ligjit mbi statusin e nëpunësit civil. Ajo bëhet në mbrojtje të të vetëve në administratë. Madje, asëll-asëll kjo betejë është absolutisht e pasinqertë. Demokratët i dinë rregullat e lojës, e dinë pra se do t’u bëjnë atë që ata u kanë bërë të tjerëve, e prandaj çdo fjalë e thënë është veç për të larë gojën e për t’u hedhur hí syve fatkeqëve të hequr nga puna, dhe kjo gjë duket tek tonet e tyre gati mirëkuptuese mbi këtë argument përballë eurokratëve të ardhur nga Brukseli. Thellë-thellë pra, PD-ja jo vetëm që e priste këtë që po ndodh si pjesë të lojës, por edhe gëzohet nga këto shkarkime masive, ngaqë të gjithë të larguarit nga administrata i sheh si mish për top (si mitingashë, apo ku di unë si çfarë tjetër) në luftën opozitare.
Shpresa ish që maxhoranca e re të ish e kujdesshme në këtë drejtim. Pritej, dhe duhej në fakt, që të largoheshin me mijra demokratë nga administrata, por shpresohej që nëpunësit e rinj të dilnin, jo nga ushtria e militantëve të majtë, por nga konkurset, ku do të merrnin pjesë tok me të tjerë – pse jo? – edhe militantët e majtë në pritje të një vendi pune, edhe militantët e djathtë të saposhkarkuar nga puna. Por nuk ndodhi kështu. Shihini policët në rrugë. Janë pothuaj të gjithë fytyra të reja. Dhe kuptohet që janë militantë të majtë që janë punësuar në polici veç në sajë të kredencialeve të tyre politike. Ndonjë syresh mund të kish dalë fitues edhe nga ndonjë konkurs, por konkurse nuk ka patur. Dhe siç ka ndodhur me policët e thjeshtë, ka ndodhur edhe në sektorë të tjerë.
Tani thuhet se do të fillojë një fazë e dytë rekrutimesh, dhe në këtë fazë do ketë konkurse. Thuhet se Rama e ka bërë mendjen top lidhur me këtë gjë. “U bë, ç’u bë, tani e tutje do të ketë konkurse”, citohet të ketë thënë kryeministri në një takim me anëtarët e grupit parlamentar socialist. Duhet besuar? Personalisht, nuk e besoj. Por edhe nëse ndodh, kjo do të ndodhë nën presionin ndërkombëtar, e jo prej ndonjë frymëzimi apo motivimi individual të Ramës. E kur mungojnë shtysat e brendshme, kur një gjë pra bëhet me pahir, apo sa për sy të botës, ekziston rreziku që të vazhdohet me avazin e vjetër të veshur me ojna të një avazi të ri. Shkurt, janë gjasat që konkurset të jenë false, me rezultate të trukuara. E pastaj, edhe sikur të besonim se Rama e ka 100% seriozisht këtë punë, ai nuk do dinte, e nuk do mundej, t’i bënte bisht e ballë presionit të deputetëve, të cilët gjatë fushatës u kanë dhënë njerëzve të tyre premtime pa fund për vende pune; ndryshe, nuk do mund t’i motivonin si agjentë elektoralë.
Siç shihet, lidhur me administratën publike është krijuar një qark vicioz, dhe nëse vijohet me mendësitë e sotme, nga ky qark vicioz ka gjasa të mos dilet kurrë. Ka veç një mënyrë për të dalë. Duhet një udhëheqës politik që, me të fituar zgjedhjet, të dalë e të demonstrojë se është i interesuar mbi të gjitha jo të fitojë zgjedhjet e ardhshme, por të bëjë reformimin e shtetit e të shoqërisë, dhe në këtë kuptim, të jetë i gatshëm ta humbë pushtetin në rastin më të parë në emër të projektit e pasionit për ta ndryshuar këtë vend. Zgjidhje tjetër nuk ka.
Marrë nga Dita
Comments
Sa po te qerohen gjithe

Sa po te qerohen gjithe militantet e PD-se nga administrata.

Ju thoni : S'KA ZGJIDHJE

Ju thoni : S'KA ZGJIDHJE TJETER.

Jo te gjithe behen gangstera me rekomandim,ka edhe nga ata qe behen me forcat e veta!?

Ti mendon se politika mund te zgjidh problemet pa favoritizem?

Shume keq Z.Nano!

Koha nuk te ben qe te humbasesh miqte ,por te ben te kuptosh se kush jane miqte e vertete.

Nano ja fut ngadonjehere "si

Nano ja fut ngadonjehere "si kau peles".Ka nje "dell prej idioti"

Urdhero, zoti Mustafa, je

Urdhero, zoti Mustafa, je ti kryeministri! C'do te beje me administraten qe la Berisha...???

Ndersa per policet e ke gabim. Nuk jane fytyra te reja, te veshur rishtas. Ne polici kane qene, por ne sektore te tjere. Pyeti dhe te pergjigjen vete...

Do kohe qe administrata te

Do kohe qe administrata te behet profesioniste, vetem atehere kur ne politike te hyjne njerez qe nuk kane te vetmin qellim pasurimin e tyre dhe sistemimin e farefisit te tyre ne pune te shtetit. Natyrisht edhe atehere do te kete nderhyrje dhe emerime te pamerituara, por nuk do te behet balte duke e konsideruar administraten si placke lufte per ta ndare pas fitimit te betejes (zgjedhjeve) me farefisin, miqte dhe militantet.

Do e nis nga fjalia e fundit

Do e nis nga fjalia e fundit z.Nano!
Per te mbajtur Pushtetin e jo ne te mire te shtetit Berisha u bashkua me LSI dhe vajten ashtu si vajten punet!
U be i urryer per te vetet por edhe per ato "pak" specialiste qe u lodhen me pune boshe ne administrate dhe votuan PS pasi e dinin qe PD nuk kishte me shanc! Disa besuan edhe ne aftesite e veta dhe gjer ketu besoj se biem dakord!
Si votues i majte dhe puntor i privat pa lidhje me administraten, diku nga maji me ka rastisur ne rruge nje polic trafiku me thinja reth te 40-ve trup i imet qe me ka ndaluar me ka keshilluar te vendos rripin e sigurimit pa me kerkuar madje as dokumentat! Nuk e di cbehet me ate polic tani! I majte a i djathte ai ishte per mua ndoshta dhe i vetmi profesionist ne te gjithe republiken! Se sa ka patur si ai nuk mund ta dime me ...
Di qe po futen ne polici njerez qe kane dosje penale, di qe Rama nuk i ka me ato nje milion shuplakat pasi po meren shume me cdo fjale te opozites, e zoti mos na lente pa opozite e pa media qe shikojne gabime! Ne BE kurrsesi nuk mund te shkojme me Show te z.Tahiri! Po ju permend vetem nje rast: Ministri i brendshem eshte i lidhur me Policine vetem nepermjet Drejtorit te Pergjithshem. Nderkohe qe cdo dite po shohim" me urdher te z.Tahiri"
Jo vetem te paragjykuar te rinjte pa asnje dite bordero, por dhe analfabete ne ligjshmerine e Show-ve

Welcome to Albanistan, ku

Welcome to Albanistan, ku bythelepiresit e cdo ngjyre PPSH aka PS,PD,LSI, etc....shnderohen nga servila partiak ne ministra, deputet, drejtor te rendesishem etc...per te mbushur xhepin, ne cdo qeveri kokat politike te cdo institucioni ikin vete pas votimeve (ne amerike jane reth 4000 persona te tille, per nje komb qe ka 310 milione banore dhe udheheq boten) kur humb partia e tyre, por jo burokracia dhe administrata qe jane baza e shtetit, por ne Albanistan si ne cdo banana republic keto gjera jane normale dhe ai/ajo plere qe bertiste neper mitingje sot eshte "drejtor/eshe". te shofim se cdo beje qeveria aktuale me 21 janarin, vjedhjet ashiqare, etc....qe bente gam gam neper fushata zgjedhore, shshshsh se na degjon peshengritesi aka kryetar i parlamentit, aka hajdut i kapur mat ne video, por ika tani se do coj rezumen tek rama se mos ka ndonje vend pune ne ate autobuzin qe nxorri pas zgjedhjeve, o sa mjer me qen shqiptar oe oe......

U be cu be nuk e BE-ja ka

U be cu be nuk e BE-ja ka kushte! Ketu mund te flasesh hapur z.Nano
"Doreheqja" e atij ish te denuarit ishte ne fakt urdher nga organizmat nderkombetare qe kane dosjet e cdo personi qe punon ne Polici. Nuk lame zyre pa pare si ka qene nepermjet "fotove". Nuk po lene asnje rast pa ju pergjigjur opozites (qe tek e fundit punen e vet po ben). Kemi nje qeveri me "Kod Etike" por ze ekranet e te Dielave me Shfaqje! Rama ose do sikterrose drejtorucet qe vuri vete ose do mbaje pergjegjesine i vetem, ndryshe Status per ne BE nuk ka. Dosjet jane edhe per profesionistet qe Berisha nuk i perfillte dhe Rama i flaku
Dhe nese Rama eshte teper fodull per te bere sa me siper, pervec shkaterrimit perfundimtar te moralit ne kete ane te botes do keni mundesine te shikoni komedi pa fund per "Adhamudhin" e ri qe shkruan latinçe nga e djathta ne te mengjër, si dhe qeverine me qesharake ne historine e Shqiperise
Mua mund te me etiketoni si tju teket, por mendja ndrron me sekonda e jo me me 1 muaj

Miq komentues, un jam nje i

Miq komentues, un jam nje i djatht ne shqiperi, po ketu ku jam, kam votuar gjithmone te majtet. Te kuqte. Se me ka pelqyer ajo qe trajton ne program e majta ku te kete dhe per te tjeret “hapsire“ e tolerance me shume. Ashtu si dhe me sa kam lexur dhe nga vete Nono qe ka konstatuar qe eshte i majte. Po kjo me shume se i majte Nano me kete shkrim diagnoze eshte ne rradhe te pare qytetar. Eshte nje shkrim shume i bukur jo vetem nga forma qe lexohet gjithe kenaqsi por me shume nga ajo qe trajton: shoqerine tone te degjeneruar, mocalin mbytes qofte si materje apo si forme. Pacipesine tradhetare te pasqyruar plot brtutalitet ne vendim marrje. Polaritetin partiak si nje thike apo shiringe droge te ngulur mbas shpine qe nuk po e heqim dot dhe jo seleksionimin natyral te me te mirve. Nuk eshte puna se nano ve pasqyren dhe shikojeni e shikohemi vete. po Nano i ve Targen si shoqerise se degjeneruar po dhe partive qe ndikojne si nje rrote mulliri e na bluajne e na manipulojne e shkaterrojne jo vetem mendimet po dhe vlerat e mira qofte individuale po dhe si shoqeri. Partite, nje grusht njerezish jane ato qe dirigjojne e orjentojne dhe kann bere monopol e prone cdo gje dhe nuk i permbahen asnje lloj rregulli e tefteri qofte me zemer qofte dhe me kontrate ne te shkruar. Puna eshte se ky pallosh Edi Rama do ta mbaje per mendimin tim me shume se 8 vjet pushtetin, gjithmone duke pare se ne cfar derexheje eshte opozita. Me kete dua te them qe merr vlere individi si Nano, Baze, Lubonja e tjere qe ti bejne oponence qeverise dhe te orjentojne njerzit ne vlera. Une per vete e lexova dy here shkrimin gje qe ben rralle vaki. Dhe me pelqeu.

Shkrim patetik i Nanos

Shkrim patetik i Nanos (perseri).

Qendrimeve te tilla mund tu vesh nje emer..."Disonance cognitive" e shkruesit/analistit

ti mo lum miku ... gjynahmos

ti mo lum miku ... gjynah
mos me thuaj qe je me master se une vetem te mesmen me forcat e mia kam dhe po behen nja 16 vjet te mira qe nuk kam ngel qofte dhe 2 dite pa pune

Lum si ti.

Lum si ti.

epo nuk i them dot derrit

epo nuk i them dot derrit daje e nuk bertas dot "parti enver jemi gati kurdohere"
Sot duhen kritikat per qeverine, jo kur te kaloje ne opozite!
Ti duhet te jesh intelektual dhe besoj se ke qene ne nje mendje me te gjithe ne 2005 me parrullen "Nano IK"!
Saliu aty eshte prape ...

komneti im ka te beje me

komneti im ka te beje me shkrimin e Nanos qe duket i pasiqenrte e i sforcuar. Do ishte mire qe nano dhe gazetaret te flisnin me fakte e shifra lidhur me pretendimet e tyre pasi ajo qe une shoh tek te tilla shkrime eshte perceptim dhe thashthemnaje e rrugeve te Tiranes. Nje pushtet diskretitohet me fakte... sa jane pushuar aktualisht (jo levizjet nga nje pozicion ne tjetrin as edhe pezullimet nga puna) nga puna e tyre, sa prej ketyre jane bere ne shkelje me ligjin dhe me motive politike...etc. Prononcimi i Nanos dhe hedhja e dyshimeve per aftesite e "vajzave" te Rames p.sh ishte i turpshemdhe misogjinist pasi eshte fyes e ofendues per mbi 50% te grave shqiptare.

Lidhur me te pushuarit nga puna keto kohet e fundit... per mua disa prej tyre (shumica) merritojne te mos kene kurre me mundesi punesimi ne administraten publike sic do kete edhe nje pakice qe do te digjen me te thaten (si "collateral damage" i shoqerise ku ne bejme pjese) e qe duhen pare me teper si viktima te regjimeve te meparshme (pefshire ketu edhe Nanon e Meten). Kjo eshte per te ardhur keq ne sensin human e familjar.

Lidhur me kritikat per qeverine mund te debatojme sa te duash dhe une jam kritike i kesaj qeverie por ka nje princip elementar vleresimi qe cdo qeveri e zgjedhur i duhet lene kohe te tregoje sesa e afte eshte te permbushe premtimet elektorale. Perndryshe kritikat mbajne erre te luftes poltike dhe qe nuk duhet ti interesojne publikut. Publikut nuk i intereson aspak qe kjo qeveri apo cdo qeveri shqiptare te deshtoje.

Nuk e kuptoj pse vazhdojne te

Nuk e kuptoj pse vazhdojne te botohen ne shtypin e perditshem 'mendimet' e ketij. Elemente te tille duhet te largohen njehere e pergjithmone nga shoqeria shqiptare. Ato nuk ofrojne asgje pozitive ne ate qe shkruajne dhe per me teper kane mbetur shume prapa nga ana kulturore.

Add new comment