Martesat “gay” janë një dukuri e qëmotshme

Postuar në 02 Nëntor, 2013 05:31
Annalee Newitz

Martesa ‘gej’ mund të tingëllojë si një ide e ditëve të fundit, por thuajse 20 vjet më parë, një studjues katolik në Jeil (Yale University) tronditi botën duke publikuar një libër të mbushur me prova se martesa midis sekseve të njëjta ishin shenjtëruar nga Kisha e hershme Katolike gjatë një epoke të njohur zakonisht si ‘Kohët e Errëta’.

Xhon Bosuell ishte një historian dhe një katolik praktikues, i cili i dedikoi shumë prej jetës së tij si akademik studimit të fund-Perandorisë Romake dhe fillimeve të Kishës Katolike. I zhytur mes dokumentave ligjore dhe të kishës nga kjo epokë, ai zbuloi diçka të pabesueshme. Kishte me dyzina regjistrime të kishës për ceremoni ku dy burra ishin lidhur në bashkime, të cilat përdornin të njëjtat rite si martesat heteroseksuale. (Ai nuk gjeti asnjë regjistrim të ndonjë bashkimi lesbian, dhe kjo me shumë mundësi vjen si pasojë e kulturës së atëhershme për të mbajtur në regjistra vetëm jetët e meshkujve).

I mbështetur nga këto prova, Bosuell publikoi një libër në 1994-ën, një vit përpara se të vdiste nga AIDS. Libri mban titullin Bashkimet e Sekseve të Njëjta në Europën Para-Moderne. Libri nuk ka shumë kohë që ka dalë edhe në versionin dixhital. Sigurisht, ishte si një fshikullimë kamzhiku për polemika duke tërhequr kritika prej Kishës Katolike. Duke patur parasysh qëndrimin e ditëve të sotme të kishës mbi martesën gej, shumica e kritikave tregonin se historitë e Bosuellit ishin iluzione personale.

Por, nuk ishte ky rasti. Bosuell e kishte filluar në  fakt kërkimin e tij që në fillim të viteve 1970 dhe kishte botuar një punim po aq të debatueshëm në vitet ’80 të quajtur : Krishtërimi, Toleranca Sociale dhe Homoseksualiteti : Njerëzit Gej në Europën Perëndimore që prej fillimit të Epokës Kristiane deri në Shekullin e Katërmbëdhjetë. Libri i tij mbi bashkimet e sekseve të njëjta zgjeroi dhe shpjegoi më në hollësi ato çfarë ai kishte mësuar gjatë jetës së tij nga burimet e shpërndara nëpër librari dhe arkiva.

Si është e mundur që këto martesa të ishin harruar nga historia? Një përgjigje e thjeshtë, siç argumenton Bosuell, është se Kisha e ripërkufizoi idenë e martesës në shekullin e trembëdhjetë duke sjellë si qëllim kryesor lindjen. Kjo gjë i mbylli derën martesave gej. Shkollarët e kishës dhe zyrtarë rajonalë punuan fortë që të shtypnin historinë e martesave të tilla që të justifikonin përkufizimin e tyre të ri.

Sigurisht, historia është më e komplikuar se aq. Bosuell tregon se pjesë e problemit është përkufizimi që kemi ne sot për martesën, është aq ndryshe sa është thuajse e pamundur për brezin e ri të historianëve të dallojnë dokumenta 1800 vjeçare të martesave gej kur i shohin për herë të parë. Shpesh, këto dokumenta quhen si bashkim vëllezërish, gjë e cila në atë kohë mund të ishte një mënyrë të  përkshkruari bashkimet midis partnerëve të të njëjtit seks. Gjithashtu, martesat përpara një mijëvjeçari nuk ishin të ngritura mbi lindjen e fëmijëve, por në ndarjen e pasurisë. Prandaj, “martesa” ndonjëherë nënkuptonte edhe lidhjen jo-seksuale të pasurisë të familjeve të dy njerëzve. Bosuell e pranon se disa nga dokumentat që ai gjeti mund edhe t’i referohen bashkimit pasuror të dy burrave – por shumë të tjera kishin ngjashmëri të theksuara me ato që sot quhen martesa gej.

Shkollari i ligjeve, Richard Ante ka shkruar një artikull ligjor duke shpjeguar se libri i Bosuellit mund të përdoret si provë për legjitimitetin e martesës gej, duke qënë se aty tregohet se përkufizimi i martesës ka ndryshuar me kalimin e kohës. Ai shkruan gjithashtu :

“Rituali i varrimit që u bë për Akilin dhe Patroklin, të dy burra, ishte ritual për një burrë dhe gruan e tij. Marrëdhëniet e Adrianit (perandori romak me origjinë Ilire) dhe Antinos, e  Poliuktit dhe Nearkuits, e Perpetuas dhe Felicitias dhe të shenjtëve Sergius dhe Bakus, të gjitha kishin ngjashmëri me martesat heteroseksuale të kohëve kur kanë jetuar. Ikonat e Sergius dhe Bakusit përdoreshin edhe në ceremonitë martesore të sekseve të njëjta nga Kisha e hershme Kristiane”.

Faktit që këto bashkime janë provë e martesave të të njëjtit seks mbetet ngjashmëria me ritualet e martesave heteroseksuale. Shkollari letrar (i letrave) Brus Holsinger shkruan për dokumentat e gjetura nga Bosuell :

“Bosuell me zgjuarsi e vendos zhvillimin e lidhjeve martesore heteroseksuale dhe atyre te të njëjtit seks nga zyra bashkimi të thjeshta si një fenomen i vetëm, më pas gjurmon rritjen e tyre në “shtimin e nje tufe lutjesh” nëfillim të kohëve Mesjetare deri në lulëzimin si një “zyrë e plotë” deri në shekullin e pesëmbëdhjetë ku përfshihej, djegia e qirinjve, vendosja e duarve të dy anëtarëve mbi Bibël, bashkimin e duarve të tyre të djathta, lidhjen e dorës … me shallin e priftit, sikurse do të ndodhte rëndom në kurorëzime, Lutjen e Zotit, Bashkimin, një puthje dhe ndonjëherë edhe ardhja rrotull altarit. Bosuell i ka kushtuar një kapitull të tërë krahasimit të këtyre ritualeve me ato heteroseksuale, teknika e tij është ballafaqimi i ngjashmërive, për t’i lënë lexuesit të vendosin vetë”.

A kanë qënë këto bashkimë të kohëve të hershme si martesat e sotme gej? Me shumë mundësi, jo. Njerëzit e asaj kohe mund të mos e kenë parë bashkimin e dy burrave si diçka jashtë të zakonshmes. Vetë martesa kishte një tjetër kuptim mijëra vjet më parë dhe tabutë sociale kundër homoseksualitetit nuk ishin konsoliduar ende. Megjithatë, këto regjistra na tregojnë për nderimin e çifteve të së njëjtës gjini me ritualet e zakonshme të martesës. Dy burra mund të jetonin “si vëllezër” duke patur të përbashkët pasurinë, shtëpinë dhe familjen. Pse jo edhe dashurinë?

Bosuell vetë vdiq përpara se shteti i tij filloi të lejonte bashkime të ngjashme, por puna e tij jeton dhe sot tregon për një realitet ndryshe. Na tregon se edhe marrëdheniet themelore njerëzore ndryshojnë me kalimin e kohës. Ato të cilat janë të ndaluara sot mund të bekohen nesër, sikurse ishin mbi një mijë vjet më parë.

Marrë nga siti io9.com

Përktheu: Ermal Mara

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Pa dashur te ndalen ne tematiken e shkrimit,deshiroj te bej vetem nje korigjim,ajo te ciles i referoheni si Kisha katolike ne kohen e Perandorise romake nuk njihej si e tille,por ne histori ajo njihet si "kisha e hershme kristjane",pra nuk eshte koncepti qe kemi sot per kishen katolike,dallimi ne katolike dhe ortodokse ka lindur ne kohen e skizmes se madhe ne 1054.

Submitted by Kristi (not verified) on

E mora vesh se per cfare do te behej fjale qekur lexova emrin e autorit :P

Submitted by Dardan (not verified) on

E çfarë del si konkluzion prej asja qe martesat gej kane egzistuar dhe celebruar që ne te kaluarën e hershme?  Mos vallë këto sillen si fakte që edhe sot këto martesa dhe celebrime duhet që te bëhen pasi kanë qëne bërë dikur????  Shumë gjëra të pista dhe të pëgëra njerzore ka pasur njerëzimi në historinë e vet por kjo nuk do të thotë se duhet ti përsërisim sot si "e drejtë njerzore".   Kanë egzistuar me qindra  vrasje mbreterish dhe mbretëreshash, me mijra e qindra mijraë babavrasje, nenevrasje, moter e vellavrasje, inceste nga me te ndryshmet por kjo nuk justifikon dhe ligjeron martesen e nenes me djalin apo motres me vellanë apo babes me bijen apo etj etj siç flasin reminishencat e koheve te femijerise njerzore si ne mitin e Edipit etj etj.  Stuhite e tmerrshme mediatike te financuara nga njerzit që zotërojnë pasuritë me të mëdhaja të botës, sot janë mjeti më i fuqishëm se sa pushtimet e e mbreterve, të konkuistadorëve, gjyzet e inkuizitorëve, kolonizimeve dhe gjithëfarë palvish që ka prodhuar mendja e sunduesve te botës. Bota shkon drejt përmirësimit dhe jo drejt mutit.

Submitted by Ermal Mara (not verified) on

Vertete e ke lexuar te plote artikullin?

Asnje nga ato qe ti sapo permende nuk eshte ne shkrimin e mesiperm! Te jesh Gej nuk do te thote te duash te martosh mamane apo babane, apo motren e vellane, as nuk do te thote te martosh 2 persona njeheresh. Perveç kesaj, shkrimi ben nje qasje ndryshe mbi qendrimin e Kishes ne vite te ndryshme dhe e prek ceshtjen ne aspektin ligjor.

Stuhite e tmerrshme mediatike, si i thua ti, i bejne njerez si ju, nuk i financon njeri, te garantoj per kete. Kam shume kohe qe punoj ne media dhe ende jam duke pritur per nje "financim" kaq kolosal sa thua ti.

Dhe jam shume dakord me kete qe thua ne fund, Bota shkon drejt përmirësimit dhe jo drejt mutit. Fatmiresisht, ky debat do e bej nje gje te tille.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Paragraf i forte , ai qe pohoni ju te dy ....bota shkon drejt permiresimit ....?! A thua ...? Edhe sipas ratio-s tone, kjo eshte e diskutueshme ; aq me teper sipas " transcedentales " !

Submitted by julian (not verified) on

Pergezime autorit per artikullin, teper informativ dhe i shkruar bukur!

Me sa kuptoj une, asaj te cilit i referohet John Boswell eshte nje lidhje midis dy personave te te njejtit seks per te legjitimuar perfitime sociale, qe rrjedhin nga jeta ne çift.  Kjo lidhje egziston edhe sot dhe ka emertesa te ndryshme sipas konteksteve: Civil union - ne vendet anglo-saksone, apo Pakt solidariteti social (PACS)- ne France etj.  Mendoj se per komunitetit homoseksual ne Shqiperi do te ishte objektiv shume me realist legjitimimi i nje bashkimi te tille, i cili shmang perkohesisht  debatin rreth adoptimit apo pasjes se femijeve.  Kjo thjesht per arsye pragmatike.

(deleted)

Submitted by Dardan (not verified) on

(deleted)

Submitted by Anonim (not verified) on

Ja ku dhe Akili dhe akejtë na dolën se paskan qenë, ageijtë!!!!!!
Vazhdoni kështu se e keni nisë mirë!

Submitted by Alban (not verified) on

Keto jane absurditet e disa njerezve te sotem! ca palo studiues qe i bejne alalogji koti mes sjelljeve te sotme dhe atyre te dikurshme dhe i interpretojne si homoseksualizem! njelloj sic sot europianet mund te interpretojne si pedofil qe nje shqiptar qe mund te perqafoje dhe puth nje femije te nje miku, cka tek ne ndodh rendom, pa i shkuar kujt ne mend se ka ca trapa andej nga evropi qe e shohin te tille kete sjellje! Europa e mesjetes ajo Europe e erret pse ishte fetare, sic e quajne, qe conte ne turre drush, qe krijoi inkuzicionin per te gjithe ata qe nuk pajonin me doktrinat e kishes edhe per homot paska lejuar martesat gay! Ju lutem behuni me serioz me keto qe botoni! jo cdo palo studim ia vlen ti besh reklame ne emer te nje kauze te tille!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.