5 viktimat e Shkodrës dhe parandalimi i viktimave

Pas aksidentit tragjik në rrugën Lezhë-Shkodër, ku 5 të rinj gjetën vdekjen, Kryeministri Rama shkruajti këto fjalë në faqen e tij në Facebook: “Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë”.
Në fakt, për ndjekësit e lajmeve televizive shqiptare, është bërë tashmë e zakonshme të shohin pothuaj përditë kronika me aksidente të ngjashme automobilistike, që ndodhin papushim në rrugët e Shqipërisë. Kështuqë sensibilizimi i publikut shqiptar rreth kësaj çështje është praktikisht i përditshëm. Sepse, sipas statistikave, në Shqipëri, ndodhin mesatarisht 6 aksidente çdo 5 ditë.
E përkthyer në një numër të krahasueshëm me vendet e tjera, kjo statistikë do të thotë se në Shqipëri ndodhin 21 aksidente për 10.000 automjete, ose 3.6 herë më shumë se në vendet ish-komuniste e 11 herë më shumë se në Suedi. Dhe ç’është më e keqja, gjysma e aksidenteve automobilistike shqiptare përfundojnë me vdekjen e të paktës njërës prej viktimave; një rekord absolut evropian.
Sadoqë këto statistika janë të dhimbshme për çdo shqiptar, dhimbjen e tyre mund ta ndjejnë thellë në shpirt vetëm ata që humbasin familjarët ose të afërmit në aksidente automobilistike. Gjithashtu, mund ta ndjejnë thellë edhe të gjithë ata që, si rezultat i aksidenteve automobilistike, humbasin një dorë, një krah, një këmbë, ose që pësojnë trauma me pasoja afatgjata për jetën e tyre.
Por aksidentet automobilistike nuk shkaktojnë vetëm dhimbje. Ato i shkaktojnë shoqërisë edhe një kosto të konsiderueshme ekonomike. Sepse çdo aksident shoqërohet edhe me koston e policisë rrugore që shkon në vendin e ngjarjes, me koston për transportimin e viktimave në spital, me koston për mjekimin e viktimave, me dëmin që i bëhet automjeteve, me vonesat e trafikut që shkaktojnë humbje kohe e karburanti, me humbjen e aftësisë për të prodhuar të mira materiale, dhe me shpenzime administrative të ndryshme.
Deri më sot, për mungesë të të dhënave të detajuara, asnjë ekonomist nuk ka arritur të vlerësojë me saktësi se sa i kushtojnë shoqërisë shqiptare aksidentet automobilistike. Dhe ndoshta do të duhet të kalojnë vite përpara se të dhëna të tilla të vihen në dispozicion të ekonomistëve. Ndërkohë, një vlerësim i përafërt mund të bëhet duke përshtatur kostot e vendeve të tjera sipas kushteve të Shqipërisë.
Për këtë qëllim mund të përdoret, p.sh., një studim rreth kostos ekonomike të aksidenteve automobilistike i Pacific Institute for Research and Evaluation**, sipas të cilit, një aksident automobilistik i ka kushtuar shoqërisë amerikane mesatarisht rreth 87 mijë dollarë në 2010-ën.
Për ta konvertuar këtë kosto në një shifër që do të kishte kuptim për kushtet e Shqipërisë, siç u përmend më lart, disa axhustime janë të domosdoshme. Së pari, këto axhustime duhet të marrin parasysh raportin të vdekur / të plagosur / të paplagosur në aksidente, i cili në Shqipëri, fatkeqësisht, anon ndjeshëm nga vdekjet dhe plagosjet. Së dyti, axhustimet duhet të marrin parasysh diferencat në koston e mjekimit të plagosjeve, e cila është rreth 8 herë më e lartë në ShBA. Së treti, ato duhet të marrin parasysh diferencat në koston e zëvendësimit apo riparimit të automjeteve, e cila është rreth 4 herë më e lartë në ShBA. Dhe së fundi, në mënyrë që të konvertohet vlera e të mirave materiale që nuk prodhohen dot si pasojë e plagosjes apo humbjes së kohës nga aksidentet, axhustimet duhet të marrin parasysh edhe sa është vlera mesatare e produkteve apo shërbimeve që një punonjës prodhon në ditë në secilin vend.
Pas këtyre axhustimeve, rezulton se, mesatarisht, një aksident automobilistik i kushton shoqërisë shqiptare rreth 13 mijë dollarë (me kursin e 2010-ës). Duke ditur se qysh nga viti 1992, në shqipëri ka patur 6600 të vdekur dhe 117 mijë të plagosur në aksidentet automobilistike, rezulton se kostoja totale ekonomike e aksidenteve automobilistike në këto 20 vjet arrin shifrën 471 milionë dollarë (me vlerën e dollarit në 2010-ën).
Për lexuesin e thjeshtë, mund të jetë e vështirë të kuptojë se sa mund i duhet një ekonomisti të arrijë në këtë shifër të përafërt në një vend si Shqipëria, ku mungojnë të dhënat e nevojshme, por jo dhe aq e vështirë të kuptojë domethënien e saj. Sepse në një vend të varfër si Shqipëria, çdo njeri e kupton se çdo të thotë një humbje prej 471 milionë dollarësh. Duke e konsideruar të mirëqenë këtë fakt, mbetet të sqarohet se cilat janë rrugët për uljen e kostos ekonomike të aksidenteve automobilistike në Shqipëri, dhe sa mund të jetë magnituda e kësaj uljeje.
Që kostoja ekonomike e aksidenteve automobilistike të ulet, mund të përdoren dy përqasje. Së pari, mund të synohet pakësimi i numrit të aksidenteve, dhe së dyti, ulja e shkallës së dëmtimit të njerëzve të përfshirë në aksidente.
Përqasja e parë kërkon përmirësim të rrugëve e sinjalistikës rrugore, respektim të rreptë të rregullave të qarkullimit dhe uljen e ndjeshme të numrit të drejtuesve të dehur të automjeteve. Ndërsa e dyta kërkon përdorimin e rripave të sigurisë e të ndejtëseve të posaçme për fëmijët deri në 5 vjeç, si dhe pajisjen e makinave me jastëkë ajri mbrojtës.
Ndër këto masa, disa janë të kushtueshme për t’u realizuar, por disa të tjera kushtojnë fare pak. Kështu, në qoftë se të gjithë njerëzit që udhëtojnë me automjete përdorin rripin e sigurisë, numri i vdekjeve nga aksidentet pakësohet pothuajse 45%, e numri i plagosjeve të rënda pakësohet me 28%. Përkthyer në gjuhën ekonomike, kjo do të thotë se efekti në koston totale të aksidenteve do të ishte një ulje rreth 30%.
Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se shpejtësia mesatare e ngarjes së automjeteve në të gjithë vendin ulet me 5 km/orë, numri i aksidenteve, e për rrjedhim edhe kostoja totale e tyre, do të ulej 25%. Ndërsa një përgjysmim i numrit të shoferëve të pirë do të ndikonte në një reduktim prej 25% të faturës që shoqëria shqiptare paguan për aksidentet automobilistike.
Për t’i realizuar shoqërisë kursime të tilla, qeverisë i duhet të bëjë vetëm shpenzime modeste për zbatimin rigoroz të rregullores së qarkullimit rrugor dhe për fushatën e ndërgjegjësimit të publikut. Ose thënë ndryshe, i duhet ta vrasë disi më tepër mendjen për jetën dhe mirëqenien e shtetasve të vet.

**Studimi është kryer nga një departament i “Pacific Institute for Research and Evaluation”, me qendër në Uashington, i cili është i specializuar në analizën ekonomike të aksidenteve në trafik, punë e shtëpi. Autori është punonjës shkencor i atij departamenti.
Comments
me 450 milion$ do kishim

me 450 milion$ do kishim trena elektrike nga Shkodra ne Sarande,qe te mos ishte fare nevoja per te humbur kohe ne trafik dhe aksidente.Por te shumtat e rasteve jane kapriço shoferesh,majft te rinj i kap deliri i shpejtesise.Edhe ky rast keshtu shpjegohet,flitet per nje aks rrugor ku max.do ecesh me 70km/h,(ndoshta aty ka qene 50,por mediat nuk jane te fokusuara ketu)dhe ata thuhet se ecnin me 150km/h.Vertet mosha te reja dhe paqja qofte me ta,por po te kalonte nje femije nga nje ane e rruges ne tjetren ata do ta kishin fshire pa e pare fare.

Flm z. Zaloshnja!

Flm z. Zaloshnja!

Si nuk shkruan njeri per kete
Si nuk shkruan njeri per kete prokurori te shkerdhyer qe I merr shoferet e I plas ne burg per te mbledhur ca lek. Sot lexoj qe faijn e kish kamionisti sepse kishte dritat fikur? Fajin e ka muri sepse ata te tjeret (nuk Jane qe te japin ndonje lek), ishin ngadale dhe Esell. Zaloshnje E ju analistet e tjere paci fatin e kamionistit.
Zaloshnja shkruan..."Për
Zaloshnja shkruan..."Për lexuesin e thjeshtë, mund të jetë e vështirë të kuptojë se sa mund i duhet një ekonomisti të arrijë në këtë shifër të tillë"....
Shembull i qarte I mendjemadhesise pseudo intelektuale kjo. Per me teper kur kjo eshte fusha professionale e Zaloshnjës dhe kur duket se ai nuk ka bere gjë tjeter veç se ka perdorur kostot amerikane te vitit 2010 te perafruara per kontekstin shqiptar.
Qofsha i gabuar por Kam pershtypjen se Zaloshnja perdor ato pak njohur qe ka mbledhur ne studimet e punesimin ne Amerikë ne menyre improvizuese dhe oporutniste dhe problemi me kete eshte se si te tilla bazohen ne hamendje dhe perceptime qe veç nxitin kaosin mental shqiptar.
Jam dakort me ato qe thote Zaloshnja nga ana tjeter lidhur me masat per parandalimin Ose minimizimin e pasojave te aksidenteve tragjike ne rruget tona (qe ne thelb lidhet me aplikimin e plote te kodit rrugor dhe sanksioneve per shkelje te tij), por kendveshtrimi I Zaloshnjës eshte kryesisht nga ana e agjensive te siguracionit dhe anashkalon disi koston humane dhe rrolin e edukimit te brezit te ri jo vetem me rrgullat e quark illicit por edhe per pasojat tragjike te aksidenteve rrugore per familjet e me gjere shoqerine Shqiptare.
I Nderuar z.Zaloshnja, Ato qe

I Nderuar z.Zaloshnja,

Ato qe shkruani ju jane te verteta. Por ne Shqiperi nuk jane mesuar te llogarisin Kostot Ekonomike. Per te qene ndoshta me te sakte kosto e nje aksidenti ne shqiperi eshte me e ulet se ne amerike.Pse. Eshte cinike ta thuash , por nje amerikan kushton me shume se nje shqiptar sepse ka dhe pagen me te larte etj etj. Por megjithate kjo eshte ceshtje kalulimesh . Ne vende si Suedia Kosto e nje aksidenti me pasoje humbjen e jeteve vendoset nga Parlamenti dhe eshte diku tek 1-2 mln Euro. Ata e kane vendosur ate shifer per ti dhene nje rendesi te vecante aksidenteve ne menyre qe kur kalkulojne investimet ( cost-benefit ) analysis investimet me qellim uljen e aksidenteve te jene rentabel.

Lidhur me aksidentin e te rinjve shkodrane qe shte nje nga te shumtet aksidente po te shikosh raportin e policise do te shikosh qe i eshte vene theksi tek shpejtesia.Por po te shkosh ne ate kryqezim do te shikosh qe pjesen me te madhe te fajit per mendimin tim e ka infrastruktura. Ne ate kryqezim perballe dhe anash jane ndertuar kioska . Ne pergjithesi perpara se te besh nje manover me makine duhet te shikosh ne kohe ate qe leviz ne rrugen kryesore . Dhe ata te shkrete nuk e kane pare ne kohe kamionin dhe kamioni nuk ka pasur mundesi ti shikoje. Megjiathate Policia dhe " Ekspertet" ja vene fajin vetem shpejtesise.

Une personalisht sa here marr makinen uroj qe te mos me ndodhe gje. Infrastruktura nga pikepamja e sigurise rrugore eshte shume a pasigurt. Merr faktin ne qytet. Te gjithe mendojne se rruget jane bere per makinat. Ne fakt nuk eshte e vertete . Rruget ndertohen per perdoruesit e rruges nder te cilet me kryesoret jane kalimtaret. Nje pjese e Trotuareve ne Tirane jane aq te ngushte saqe nje person nuk kalon dot. Dhe ky kalimtar do te ece ne rruge.Nese perplaset do te vijne "Ekspertet " e policise dhe do ti thone se ti nuk kaluar ne vijat e bardha. Kjo ndodh rendom.

Lidhur me numrin e aksidenteve per 1000 banore ne e kemi me te larte sepse numri i mjeteve qe raportohen eshte me permban dhe mjete qe kane dale jashte perdorimit( rreth 30%).

Masat qe ju propozoni me te vertete nuk kerkojne leke . Ato quhen "passive safety" . Megjithate asnjeri nuk do tia veje veshin. Policia te kontrollon per asikuracionin (Piramide ) sesa per rripin e sigurimit.

Ne fund ju inkurajoj qe te shkruani per aksidentet sepse megjithe se Ministra e Presidente kane bere aksidente dhe femijet e tyre kane humbur dhe jeten , te fundit jane mjaftuar me nje mbledhje duke iu bertitur policise rrugore.

Add new comment