Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne

Postuar në 22 Tetor, 2013 05:19
Alma Lama

I nderuar z. Erdogan: Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.

Më lejoni fillimisht, përpara se të hyj në temë, t’ju falenderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë Presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin, unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.

z. Erdogan,

Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.

Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.

Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.

Pritshmëria ime lidhej me tema të tjera në fakt, si p.sh thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt, ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.

Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri, i cili ka shkuar të ankohet tek kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhej me Komunën e Prishtinës.

Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.

Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.

Por, sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davutoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neo-otomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.

Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit.  Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.

Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njëjtë si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë.  Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!

Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së  katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët.”

z. Erdogan,

Ne në Kosovë por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk, pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.

Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.

Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për axhendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë axhendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta sjellë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.

Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se axhenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.

Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.

E në fakt, një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër, sepse unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi iu është vënë flaka disa herë nga këta pushtues, se si mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.

Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj, por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi të bardhë, të përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.

Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.

Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palon fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.

E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.

Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë më datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë.

Marrë nga Mapo

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

kurse bytha jote të shkruaj??

yyyyyyyyysh!!kërriç!

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

ky beni do jet nga ato me patallona trecerekshe, taliban me treqind euro, por shume mire qe lexon te pakten dhe mund ti jyje ndonje gje ne tru.... kerric e ka shume, ndoshta haxhiqamil

Submitted by Anim (not verified) on

Ik ore turkoshaf e anadollak.

Shkrim shume i mire i zonjes/zonjushes Lama nga ana tjeter

Submitted by anonim (not verified) on

Pergezime!Nje shkrim i shkruar thjeshte,sinqerisht,me guxim dhe mbi te gjitha me mencuri!

Submitted by kujtim (not verified) on

Artikulli eshte shkruar  me ndjenje, argument dhe bukur. I mungon diplomacia qe, nuk eshte e detyrueshme per intelektuale te lire.

Submitted by anticensurë (not verified) on

i shkëlqyer e shumë dipllomatik!!
të mos ishte dipllomatik si thua ti!?

duhet të kisht bërë thirrje për të dalë e pritur në shesh erdoganin me vezë e domate të prishura!!!

Submitted by Arnaut (not verified) on

Alma, zemra ime, po a nuk te vjen turp te jesh kaq e painformuar, si deputete e Kuvendit te Kosoves qe je? Po a nuk e di ti se edhe Serbia e ka bere kerkesen e rishikimit te teksteve shkollore te Kosoves dhe kjo gje eshte kryer me kohe. E po ashtu Greqia e Italia tek ne ne Shqiperi?

Po a nuk e kupton ti se arsyeja e vetme pse myftiu Ternava shkon e ankohet ne Ankara dhe pse Erdoan e ngre ceshtjen e xhamise eshte pikerisht sepse kjo xhami qellimisht dhe djallezisht bllokohej nga komuna e Prishtines? Pyetja jote do duhej me pare te ishte: pse bllokohej kjo xhami? Pse bllokohet po ashtu xhamia ne Tirane per 23 v jet????

Islami politik eshte ketu te rrije e nuk shkon gjekundi, e ti me shoket e tu beni mire te mesoheni me kete fakt.

Se fundmi te le me nje shprehje te urte popullore: Islam is the solution. :)

Submitted by Albi (not verified) on

Islami mund te jete zgjidhja nga shkretetirat e Arabise e Saharase, jo ne mes te Europes mer shok.

Shyqyr qe percen dhe mjekren i kemi heq e nuk kemi per ti vendos me ndonjehere si komb, edhe pse nja dy budallenj e budallaqe e bejne me zgjedhje te lire.

Submitted by arnaut (not verified) on

Pse te ka detyruar ndokush ty te mbash perce e mjeker o Albi? Te dyja njekohesisht i ke mbajtur?

Submitted by anticensurë (not verified) on

ti qeke me të vërtet "arrnaut" dhe aspak shqiptar!!

si thu a je dakord nqs unë them "rrofshin vëllezërit myslyman"??ata që po vriten me njëri tjetrin në egjypt,palesitinë,siri e gjithandej!"Islam is the solution. :)"jo është zgjidhja???

shko mor qorr,se erdogani është kryeministri i turqisë dhe jo kryemyftiu i saj!!se ai ka për detyrë që përfaqësojë shtetin turk dhe jo besimin fetar të turqisë!!sa për tërnovën nuk ja vlen me fol!ai duhet të çohet në iran,atje i pëlqen se qeveriset me sherihat!!

Submitted by Arnaut (not verified) on

idiot. e para "islam is the solution" eshte vene ne thonjza ne shenje sarkazme (nuk e di a e kupton c'do te thote kjo fjale???)

e dyta, s'ka qene Ternava qe ka admiruar sheriatin e Iranit, por ky yni ketu, Selim Muca...

Submitted by anticensurë (not verified) on

o debil i mbetur në kohë të turkut mund të më thuash se ku i sheh ti thonjëzat në këtë që ke shkruar??

" Se fundmi te le me nje shprehje te urte popullore: Islam is the solution. :)"

para islam is the solution ke dy pika të mbivendosura në fund ke pikë hapsirë,dy pika të mbivendosura dhe mbyllet me kllapë të djathtë!

mirë nga trutë që vuan,por duhet të kesh problem dhe me sytë?!

sa për selim muçën ke të drejtë!!ishte një gabim timi!!

Submitted by arnaut (not verified) on

o trap i censuruar nga trute. sarkazma tregohet tek ":)" qe simbolizon nje njeri qe qesh, ne kete rast me sarkazem, pavaresisht se nga nxitimi permenda thonjezat qe nuk ekzistojne. por dhe te ekzistonin ti njesoj do kishe komentuar, apo jo?

Submitted by katarakti (not verified) on

Mbeta me goje hapur. Bukur shume bukur Alma. E ke shkruajtur me shpirt, gjak dhe zemer kete artikull. I ke thene te zezes e zeze dhe te bardhes e bardhe. Tani prit te te hidhen ne gryke te gjitha talibanet "patriote", qe nuk durojne dot tu kundershtosh Baba Dovletin. Ti moj vajze qenke lindur per politikane. Nuk jam i sigurt nese ke qene me Vetevendosjen me perpara apo jo, por te keshilloj qe t'i futesh seriozisht politikes tani. Kombi shqiptar ka nevoje edhe per femra inteligjente dhe te drejta si ty. Se na mbyten Ciljagat, Zogjte dhe Tunat.

Submitted by Baku (not verified) on

Shpesh here ndjenja qytetare parakalon ndergjegjen e politikaneve!

Keqardhje qe keto fjale do te shurdhohen nga lajkat e politikaneve e asnjeri prej tyre nuk e ndjen detyre morale te ruaje dinjitetin kombetar para neo-turqizimit te sponsorizuar nga Erdogani.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Keqardhje qe keto fjale do te shurdhohen nga lajkat e politikaneve"

thënje e shkëlqyer!

sot të dy k/ministrat shqiptarë,laik,do të shoqërojnë duke lëpirë bythën e islamistit erdogan!!do të frymëzohen nga shamia që gruaja e tij mban në kokë dhe shpresoj që tia kërkojnë dhe grave të tyre për ta vendosur!!është kulturë!!!e ka thënë vetë zoti me gojën e tij!!

bile që të dy K/ministrat shqiptarë jo vetëm që nuk e kanë hapur gojën akoma për vullnetrët islamik që kanë shkuar dhe shkojnë në siri për  të luftuar për vendosjen e sherihatit në drejtimin e shtetit,por me këtë që po bëjnë do ti nxisin më shumë!!sot për sot politika shqiptare është për të qarë hallin!!

nuk e dimë si do të dalim nga kjo gjëndje!?

Submitted by TheOne741 (not verified) on

Te lumte pena. Me pelqeve Alma. Urime e shpresoj te lexoj me shpesh nga ti.

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

Bravo Alma, te lumte pena, per keto "talibanet" dhe haxhi qamilet qe kerkojne baben, mos e vrit mendjen se nuk ja vlen, injorantet te tille mbeten, por shkrime te tilla hedhin drite dhe e zhdukin erresiren dhe mashtrimin qe duan te bejne neo-otomanet, dhe servilet e tyre ne prishtine apo tirane.

mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një shkrim i përkyer i keni vënë pikën mbi I vërtet është kënaqësi të lexoshë shkrime të tilla dhe sa për pengimin me qëllimë nga komuna e Prishtinës dhe nga bashkia e Tiranë bëjnë shumë mirë se për ne Shqipëtarët fenë myslimane e ndjejmë një sojë si një njeri që ka mishë të huaj në hundë dhe e thënë më shqip nuk është feja jonë dhe nuk na lithë asnjë gjë me këtë fe. Dhe një herë një FALEMINDERIT të madhe është kënaqësi tju lexoshë

Submitted by Kofi Anan (not verified) on

Fol per vete z. Leonardo, jo per shqiptaret. Shqiptaret u deklaruan mbi 60% muslimane ne Shqiperi dhe mbi 90% muslimane ne Kosove.

Nese ty nuk te "lithë" gje me fene islame, ka plot prej nesh qe i lidh besimi me kete fe. Nese je shqiptar, me ne muslimanet te lidh qytetaria dhe kombesia, prandaj mundohu te permbahesh pak e te mos fyesh besimin e bashkeqytetareve te tu ne vende publike si Respubica.

Nese ke "mishë të huaj" ne hunde, drejtohu tek Spitali Turk ne Tirane, se mund t'ju ndihmojne.

Submitted by Titi (not verified) on

''Leter e hapur'' e gjytyrymes se Krujes qe si refugjate qe eshte ne Kosove i ka zene ''mishi dhjam''. Ky shkrim i bere me mllef e inat te le pershtypjen te mendosh se, a mos vall Erdogani eshte dashnor i Almes dhe kjo e fundit eshte ''hidheruar'' nga braktisja qe ky i beri?

Submitted by Tani (not verified) on

Merr rraqet dhe ik shko rrefugjat n'Arabi!

Tërhiq komën zvarrë dhe merr me vete gjithë batalionin e injorantëve që mendojnë si ty.

Submitted by Vaska (not verified) on

mos m'i bini në qafë gocës se ka prit një vit e gjysëm ta shkruajë këtë.  ç'të bëjë edhe kjo e varfra, kaq e ka.

Submitted by grupi pucist (not verified) on

shoqja Alma te lumte ajo dore,letren e ke qendisur me perla dhensh.Mire e the feja eshte ''helm'' ashtu sic thonte dhe xhaxhi yt Veri-feja eshte opium per mendjen-  mos ju ndaje vijes se partise,bjeri reaksionareve.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Shkrimi eshte i shkelqyeshem, nje manifest i vertete i aspiratave tona kombetare e shtetformuese.

BRAVO !!!

Submitted by Anonim (not verified) on

...thojnë që "i shkreti" ka dy ditë që nuk çohet prej shtratit prej ksaj DAZIBAO...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Kofi Anan nuk fyejë askën por themë një të vërtet se feja jonë ka qënë dhe është e krishterë nuk kam asnjë gjë kundër besimtarëve mysliman është e drejta e se cilit të besojë në çdo fe por nuk mund të pranojë që një myfti apo një prift të vërë kushte sepse në radhë të parë është Shqipëtar pastaj besimtar dhe sa për përqindjet që thoni është mirë të mos i besoni se vetëm për pak para deklarojnë çfarë të duash dhe me sa di unë si Shqipëria dhe Kosova janë shtete LAIK dhe vetëm me këtë mund ta kuptoni dhe më thoni se kanëdalë me lista të regullta të  besimtarëve  të tyre si të krishterët dhe myslimanët dhe sa për korigjimin të falenderoj

Submitted by Minella (not verified) on

Une po pres me durim shperblimin. Sec kam nje parandjenje qe nuk do vonoje fort.

Ah, se desh harrova. Bravo Alma, e kuqja te shkon shume.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Vetem mund te jem dakord me gjithecka shkruan kjo grua e zgjuar dhe patriote. Ju lumte Alma!

Submitted by katarakti (not verified) on

“ ...Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. ...Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit... Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, - fap fap – i ekzekutonin.... Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra... Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. ...Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”

Fragmenti i mësipërm bën fjalë për pushtimin osman të Shqipërisë. Ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, pas dhjetëra vjetësh luftërash të përgjakshme, kur sulltan Mehmeti II mori më në fund Krujën e pas saj, Shkodrën. Është nxjerrë nga një libër me titullin “Kronikat e Tursun beut”, që ka për autor një ndër emrat më të njohur të literaturës së hershme osmane, njëherësh kronist zyrtar i sulltanit. Në fakt, kronikat e Tursun beut konsiderohen ndër dëshmitë më të vyera osmane për bëmat e sulltan Mehmetit II, një prej sulltanëve më të famshëm osmanë, i quajtur ndryshe dhe Mehmet Pushtuesi....

Rilindasit e famshem bene çfare ishte e mundur qe te shpetonim nga ndikimi turk. Por tani ai po rikthehet me force fale sterniperve te pushtuesve 500 vjeçare te trojeve te Arbrit.

Submitted by Minella (not verified) on

Axhenda e vellait te kryeministrave tane si po na duket sot?

Mjalte apo pare?

Submitted by elenagruda (not verified) on

E nderuar Alma Lama,

ju falenderoj qe keni ndare  me lexuesit letren e hapur per Z. Erdogan. Ajo frymon sinqeritet, kthjelltesi argumenti e vizion politik.

Jam e bindur se si ju mendojne me mijera shqiptare te tjere qe sot heshtin e tolerojne propaganden neo-otomane te embelsuar me seriale filmash turq si "Sulltani i madherishem". Uroj qe te gjitha gazetat ne gjuhen shqipe ta ribotojne letren tuaj e kjo te behet shkak per nje debat te qyteteruar e rindergjegjesim te lexuesve per  çka po ndodh.

Uroj dhe qe gjithe politikanet shqiptare te kene guximin e vizionin tuaj. Pune te mbare!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.