Corriere della Sera, 31.12.1940 – Vdekja e Gjergj Fishtës

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 16:37

Sot mbushen 71 vjet nga vdekja e Gjergj Fishtës. Këtë vit ka pasur disa veprimtari përkujtimore në nderim të tij me rastin e 140 vjetorit të lindjes, por është kureshtar ky shënim nekrologjik i gazetës italiane il Corriere della Sera, të cilin e ka përgatitur një ndjekës i vëmendshëm i respublica-s, Paul Tedeschini. Po e lëmë këtë shënim siç na e ka sjellë Tedeschini, në një shqipe të përafërt me atë të Fishtës. Shënim i redaksisë.

Vdekja e Gjergj Fishtes – poeti kombtar shqiptar (Romë më 30 dhjetor 1940)
Erdhi lajmi nga Shkodra që per shkak të nji goditje zemre ka vdekë sot në mengjes At Gjergj Fishta i Urdhnit Françeskan (OFM), akademik i Italisë dhe shkrimtar i shquem shqiptar.
Fishta, i lindun në afersi te Shkodres ne vitin 1871, mbaroi studimet fetare në Bosnje dhe u kthye në atdhe mbasi u shugurue meshtar. Në Shkoder themeloi shkollen françeskane dhe filloi botimin e së përkohshmes “Hylli i Drites” . Të shumta jane botimet kulturore dhe letrare të cilave u dha jetë dhe zhvillim ky rregulltar. Poemat e tij, krijimet dramaturgjike dhe shkrimet e tij qysh ne fillim u drejtuen në pergjithesi per dhanjen e impulsit të zgjimit të ndergjegjes patriotike shqiptare. Si drejtor i Shkolles Publike të françeskanve në Shkoder futi aty gjuhen kombtare qysh nga viti 1902, kur ajo ishte e ndalueme rreptesisht nga Qeveria osmane.
Mbas lëshimeve te kushtetutes turke të korrikut 1908, shqiptarët, te cilet kishin luejt nji rol me randesi në atë revolucion, deshten të mblidhshin forcat intelektuale dhe t’i perfshijshin në nji bashkësi të perbashkët, por veshtirsia e parë në të cilen ndeshën ishte unjisimi i alfabetit. Në Kongresin shqiptar të mbledhun per këtë qellim mori pjesë At Gjergj Fishta, i cili ia arriti që të bante që alfabeti latin të pranohej, i cili ma vone u ba i perbashket dhe zyrtar per të gjithë Shqipninë.
Mbasi u ba nji nder eksponentet kryesorë të Shqipnisë së ringjallun, ai mori pjesë në Konferencen e Paqes në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendes- president i parlamentit. Në shenj mirenjohje si mik i sinqertë i Italise, per meritat e tija ndaj vendit të vet dhe per vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Mbretnore të Italisë.
Nder publikimet e shumta të At Gjergj Fishtes kanë randësi krijimet poetike të frymzueme në pergjithsi prej legjendave shqiptare dhe të prime me perkujtue ndjenjat kombetare. Veç poemes në tridhjet kangë të titullueme “Lahuta e Malcise” , ai ka shkrue hymne kishtare, lirika të ndryshme dhe satira me karakter politik.
Luigi Federzoni ka marrë masat që Akademia e Italisë të ketë perfaqesuesin e vet në funeral, dhe i ka dergue telegram ngushllimi familjes, kryeministrit të Shqipnisë, ministrit të Arsimit të Shqipnisë, parisë së etenve françeskan si dhe “Institutit Skenderbeg”, antarë i të cilit ishte i ndjemi i shquem.”
Përgatiti PAUL TEDESCHINI

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk ka azgje te vecante ketu pse e ka dhene Corriere della sera , pasi  ne 1940 te gjtiha gazetat italiane ishin pro regjimit fashist dhe i thurnin temena  fashizmit  -

Ndersa Fishta atehere ishte anetar i partise Fashiste

--Kjo ka qene  edhe arsyeja pse e ka botuar gazeta italiane vdekjen e Fishtes --

Fishta ishte nje letrar i madh ,natyrisht jo me i madhi sic mundohen ta reklamojne tani -

-Ai ishte  midis te medhenjve ,por beri gabimin  fatal qe u bashkua me fashizmin.   --Bashkepunbetoret e fashizmit dhe nazizmit jane te denuar ne te gjithe boten perendimore , por sidomos  ketu ne USA ate  jane te urreyer nga populli amerikan -

-Pothuaj cdo jave neper tv te ndryshme amerikane jepen filma nga lufta   kunder nazi-fashizmit, kiSepse fashizmi dhe nazizmi i shkaktuan njerezimit lumenj gjaku ,..

Submitted by Viktor (not verified) on

Po komunizmi, mor ditezi? Filmat kunder tij nuk i shikon ti? Mire ti ben komente, por mua me vjen inat me veten qe merrem me ty!

Submitted by Sokol (not verified) on

Nuk asht mire me iu refereru trillimeve te propogandes komuniste. Kjo jo nuk i ben nder zoterise tuej, pasi ul jo vetem vleren e komentit, por edhe besueshmerise te ajo cfare thoni.

Per dijeni, asnje prift i veshun nuk eshte lejuar e nuk lejohet me aderu ne asnje parti politike. Eshte tjeter gja nese ka pranu te nderohet si anetar Akademise Italiane, apo eshte zgjedhur anetar parlamenti ne kohen e regjences, etj.

Si nuk u mesuam te shohim vlera te te tjeret, por i meshojme antivlerave, gabimeve, mosperputhjeve me idete e nje ideologjie te dhuneshme per 46 vite, apo me moskthjelltesine e cektesine e nje komentuesi mbas 70 viteve qe u nda nga jeta?

Fishta, si te gjithe krijuesit e qytetaret ka pase te mira e mekate. Por Shqiperise pak kush i ka kenduar me mire. Ne fund do te shtoja se edhe ky alfabet mban edhe vulen e Fishtes.

Submitted by Sokol (not verified) on

Nuk asht mire me iu refereru trillimeve te propogandes komuniste. Kjo jo nuk i ben nder zoterise tuej, pasi ul jo vetem vleren e komentit, por edhe besueshmerise te ajo cfare thoni.

Per dijeni, asnje prift i veshun nuk eshte lejuar e nuk lejohet me aderu ne asnje parti politike. Eshte tjeter gja nese ka pranu te nderohet si anetar Akademise Italiane, apo eshte zgjedhur anetar parlamenti ne kohen e regjences, etj.

Si nuk u mesuam te shohim vlera te te tjeret, por i meshojme antivlerave, gabimeve, mosperputhjeve me idete e nje ideologjie te dhuneshme per 46 vite, apo me moskthjelltesine e cektesine e nje komentuesi mbas 70 viteve qe u nda nga jeta?

Fishta, si te gjithe krijuesit e qytetaret ka pase te mira e mekate. Por Shqiperise pak kush i ka kenduar me mire. Ne fund do te shtoja se edhe ky alfabet mban edhe vulen e Fishtes.

Submitted by raimondi (not verified) on

--Ajo qe them  une s'kalidhje me komunizmin , por me faktet

Sa per  komunizmin ,  komunizmi qe ta dish ti ore mik  e  mori Shqiperine nga nje recke e feudalizmit otoman dhe e beri nje vend Modern  Industrialo agrar ......--Keshtu  thote Enciklopedia Britanike -qe eshte  libri me serioz  i botes moderne

Submitted by Alban (not verified) on

Raimond vlla, mos keshtu!!!

Citon enciklopedine britanike! Me ngjan me nje barsalete te vjeter gazetaresh.

Shtepia perball po digjej flake

Gruaja: i thote burrit, hajde shiko si po digjet shtepia e fqinjit tone

Burri: Nuk ka nevoje sepse po e shikoj ne Lajme...

Nese ti kujton mor trim se Fishta eshte fashist at'her une mendoj se ti je i cmendur...kete nuk mund ta them me siguri sepse nuk te njoh por po te them se jam plotesisht i bindur qe ti nuk e ke idene se kush eshte Fishta, vepra e tij se c'ka ka ba ai per shqiptaret e mjere si puna jote dhe e imja. A eshte me i madhi? Kete nuk muj me e thane sepse duhet me kene gjeni per me u ul e me vleresu Fishten, une gjeni pra nuk jam.

Submitted by rina (not verified) on

Ta quash Fishten fashist duhet te jesh i cmendur!

Submitted by raimondi (not verified) on

Degjo  ore Kemish-zi  qesharak --Une po  them faktin qe Fishta ishte anetar i partise Fashiste --Ti kete fakt e pergejeshtron dot ???

Pastaj ,jam apo s'jam komunist une ,ajo eshte tjeter pune dhe nuk ka lidhje me faktin qe them une ,ok?

E kupton ca po them,apo  kerkon perkethyes shqip--shqip ?

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Provat duhet ti japin ai qe ben nje pohim.

Ti pohon : "Une po them faktin qe Fishta ishte antar i partise Fashiste".

Je ti qe duhet te japish prova per pohimin tand se Fishta paska qene antar i partise Fashiste dhe nuk duhet te jap un prova per çka pohon ti.

Por problemi qendron ne faktin se Fishta jo vetem nuk ka qene kurr antar i ndonji partie, as i asaj fashiste, por qendron tek urrejtja qe te shtyne ty dhe e te ngjashemve te tu antikatolike, antieuropiane e trashigueme nga shekujt e pushtimit turk-osman te shkrire ma vone me urrejtjen antishqiptare prosllavo-komuniste. Ju jeni nji brez i ndotur me propaganden e URREJTJES te te ndryshmit. Kjo asht fatkeqesia. Urrejtja te shtyne te akuzosh tjetrin pa baza, pa argumenta, ashtu siç u bajshin gjyqet ne kohen e komunizmit.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

O Rajmond,

se pari, proven duhet ta japesh ti, por meqenese ti nuk e jep, po ta jap une:

Fishta ishte prift dhe prifterinjte si te tille nuk mund te ishin anetare partish, pra as anetare te partise fashiste sepse ua ndalonte Vatikani. Po si ka mundesi te jesh kaq injorant o derezi?

Submitted by Leonardo (not verified) on

Në regull Zoti Tedeschini po për thënien; ta mari vesh bota mbarë se Gjergj Fishta sasht më Shqiptar; dhe duhet të mësohemi ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit të urojë shëndet dhe mbarë Viti i Ri 2012

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Komentuesit "Leonardo": Per te kuptue shprehjen "ta mari vesh bota mbarë se Gjergj Fishta sasht më Shqiptar" duhet se pari me lexue veprat e Fishtes te cilat jane KREJTESISHT ATDHETARE, dhe se dyti duhet te kuptosh artin ironik te Fishtes. Po pse kaq e zoreshme asht kjo gja ta kuptosh?!

Vetem kush asht i helmuem me helmin antikombtar te antikombtarve si dhe me helmin antieuropian te antieuropianve mund te kerkoje te gjeje ndonji kleçke, ndonji "hale ne perpeç" apo ndonji qime ne veze. Nuk ka kosovar qe nuk i din permendsh rreshtat e monumentit letrar Lahita e Malcise !!!!

Si nuk doni gjanem me e pranue se At Gjergj Fishta asht nji nder shqiptaret ma te mdhaj qe njeh historia e ketij vendi ?!?

Si ju paskan edukue prindrit tuej me kaq urrejtje per ata qe shkrine jeten e vet per shqiptarizem ?!

Ku e ka burimin gjithe kjo urrejtje ndaj Fishtes vetem se ka qene prift katolik dhe jo hoxhe, apo nuk ka qene prosllav apo proturk ?!'

Jo,Jo, nuk ka se si te dalin nga kleri musliman nji shqiptar atdhetar dhe nji intelektual kaq i madh sa At Gjergj Fishta.

Submitted by Sokol (not verified) on

Z. Tedeschini,
Te falemnderes qe ndan me te tjeret e perkujton pervjetorin e Fishtes. I lutem zotnise mos me prishe fort gjakun. Miresia e njerezilleku per harbutin ose te paditutin konsiderohet prej tij gjithmone si dobesi e na detyron kaj here me shku ne nivelin e atij, sidomos kur e marrim seriozisht.

Submitted by eastern approaches (not verified) on

Cdo jave TV-te amerikane na dhwnkan filma kunder nazi-fashizmit!!! A ishte dhe ky i fundit, J. Edgar, nje i tille Raimond? Ja ku e beme edhe Hollywood-in nje sekt te artit soc-realist te Kinostudios. Kam nja 10 dite ne Amerike (me pushime) dhe s'kam pare nje film te tille. Ndihmome Raimond se edhe une vdes per filma me personazhe pozitive, negative dhe nje a dy qe ndreqen. Sa keq: nje here qe respublica ka nje shkrim te paangazhuar progresisto-leftist vijne raimondet e Luftes se Dyte Boterore dhe na angazhojne ne helm. Gezuar!

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk ke   pare  ti filma nga lufta e II -te boterore ketu ?---Ti ben shaka besoj ?

Holliwoodi here pas here  ben filma per luften kunder Nazizmit, por  edhe  tv-te japin pothuaj cdo jave  emisione kushtuar luftes kunder nazizmit...  Sidomos televizioni publik tv -13,  apo  dhe Tv-te qe flasin  per historine   etj

Lufta kunder nazizmit ketu  eshte e shenjte -- sa ka qe u ndertuan  varrezat me madheshtore ne USA ne Arlington qe i  kushtohen atyrre qe kane rene ne lufte  kunder nazizmit

Submitted by pilo (not verified) on

Po mire c'emer do t'i vini kesaj qe shkruan vete gazeta italiane se  "Në shenj mirenjohje si mik i sinqertë i Italise, .." ??I ciles Itali, asaj te Duçes? Se me 1940 Italia ishte fashiste , apo jo? Dhe kishte pushtuar Shqiperine dhe Fishta prape na paska qene "Mik i sinqerte" i Italise fashiste..

Po qe arkivoli i Fishtes u mbulua me flamurin italian?

Po vleresimin e Fishtes per Musolinin e Hitlerin si "gjeni" sic provon Della Rocca?

Po ajo c'ka thote Mustafa Kruja se " Fishta e bante deken si me le per Sulltanin e Stambollit"  ??

Ne fakt nuk ka dhe aq faj sepse vete qendrimi i Vatikanit ndaj nazi-fashizmit ishte i turpshem.

Prandaj ka te drejte Berisha kur thote se duhet rishkruar historia,kot nuk flet ai.

Qe Fishta eshte perlyer me fashizmin , kete e di edhe bufi, dhe s'ka Tedesco e Nemce ta shplaje..

Shnet pra dhe Gezuar !

Submitted by Pjerin Kodra (not verified) on

Sa vrer, injorance e komunizem ne komentet tuaja antifishtjane!

Po nuk eshte per t'u çuditur: Prandaj ky komb nuk ecen perpara, sepse kopuket kane mbire kudo si kepurdhat mbas shiut.

Natyrisht, do te sosen shume gjera ne kete vend, po Haxhi Qamilet kurre!

Submitted by pilo (not verified) on

Ke ndonje argument or zotni apo keshtu di te flasesh ti ,'kodra pas bregut'.Fishta eshte ai qe eshte, me te mira e me te keqia bashke.Nese do ta mbrosh sill argumenta, nese s'ke hesht me mire se sa per sharje ja kaloke edhe ustait tend. Hë, te kam rixha..

Sa per kopuket, me mire kopuk se sahanlepires ..

Ec pra, shnet edhe ty.

Submitted by pilo (not verified) on

Tedesco , shume gjate ke fole po asgja s'ke thane.

Jo vetem qe tregon padituri po ke dhe deficience ne logjike.

Qe te ndihmoj pak , fillo dhe shpjego cdo te thote " mik sinqerte i Italise"  . Pastaj merremi me te gjitha nji nga nji, te tregoj edhe cfare te lexosh per ta kuptue Fishten

ne kompleksitetin e vet.

Ok , bucko ?

Submitted by Aulin (not verified) on

Jam dakort me komentuesit e mesiperm.

Eshte mese e vertete qe njeriu perfekt nuk egziston, lere me nje shqiptar i tille. gjithe jeten jemi mesuar dhe ushqyer vetem me urrejtje per tjetrin, pasojat ndihen edhe sot pasi e gjejme kollaj defektin tek tjetri qofte edhe nje qime, dhe perpara nesh shfaqet njeriu (shqiptari ne kete rast) i keq.

Dihet se tipat qe kane per ideal Enverin nuk kane sesi te pranojne Fishten, prandaj eshte mundim i kote te merresh me ta.

Qe te japesh nje vleresim çezarjan, duhet te kihet parasysh se kjo eshte metode e gabuar te gjykosh nje njeri per nje fjale kur sot ne trashegojme nje epos te tere te shkruar fale Fishtes, mirpo ja qe eposi nuk mjaftoka nese ke thene nje llaf te tille ne nje moment zemerimi. Kjo sepse sipas çezarit ne i shohim gunen dhe jo punen tjetrit.

Fishta ka qene mik i mire i Italise sepse nuk ishte mik i sinqerte as i serbit as i turkut dhe as grekut. Keshtu qe lexoni pak histori zgjeroni njohurite dhe mesojeni se edhe Usa ishte mik i sinqerte i Italise ne ate vit.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Nuk ka asnje dyshim se Gjergj Fishta ka qene dhe mbetet njeri nder figurat me te larta te  letersise, kultures dhe klerit shqiptar. Ka qene dhe mbetet atdhetar i klasit te pare. Gjithe ceshtja eshte qe ne shqiptaret duhet te mesohemi t'i pranojme figurat tona, me te mirat dhe ndonje hije qe i ka shoqeruar. Mos te harrojme se kane qene njerez dhe njerez te persosur nuk ka. Sa thone komentatoret e mesiperm, mund te them:

1. Fishta nuk ka qene anetar i partise fashiste por anetar i Akademise se Shkencave te Italise ne kohen e fashizmit.

2. I ka quajtur Hitlerin dhe Musolinin " zheni...",por jam i sigurt se po te kishte jetuar me gjate do te kishte patur konsideraten me te keqe per ta.

3.Eshte e vertete qe kur ka vdekur, i eshte mbeshtjelle arkivoli me flamurin italian , por nuk mund te fajesohet njeriu per ato gjera qe te tjeret bejne per te, pasi ai ka vdekur.

4.Kush don te dije kuptimin e thenies " Le ta marre vesh bota mbare se pater Gjergj Fishta nuk eshte ma shqiptar" duhet te lexoje vjershen e tij " Metamorfozis". Pasi e lexon vjershen ( ku ndodhen vargjet) e kupton se domethenia e tyre eshte kjo: ( Pasi i tall te gjithe shqiptaret qe shfrytezojne vendin e tyre dhe postet per t'u pasuruar- sic po ndodh edhe sot) Une nuk mund te jem me shqiptar, nese shqiptaret e vertete dhe te vlefshem jane ata qe i perkasin kesaj kategorije........

5. Eshtrat e Gjergj Fishtes nuk jane hedhur kurre ne  lum por jane zhvendosur nga Kisha e Fretenve tek Varrezat e Rrmajit ne Shkoder. Nuk duhet te biem viktima te mashtrimeve ordinere politike.

6.Ne vitin 1980 zhvillohet ky dialog:

-Enver Hoxha:  Cfare problemesh kemi lidhur me letersine dhe edukimin shkollor?

- Ministri i aresimit: ...Krahas te tjerave, nga disa intelektuale dhe njerez te kultures, ka mendime se duhen rishikuar disa personalitete kulturore si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi...( dhe vazhdojne nja 6-7 emra).

-E.Hoxha: Mendoj se, me Fishten dhe ndonje tjeter jemi treguar teper te ngurte dhe dita e reabilitimit te tyre do te vije shpejt, ndersa per Ernest Koliqin dhe.... nuk duhet te gabojme sepse kane qene koke e kembe fashiste, me mendime dhe me veprime... (Sipas Sulo Gradecit qe pretendon se ka qene i pranishem).

Niko

Submitted by adriatik (not verified) on

Tani nje pyetje kam une.

A mund te me thote njeri 1 krim qe i beri Italia fashiste kombit Shqiptar?

Une vete jam i majte, socialdemokrat, socialist, liberal, progresist quajini si te doni.

Po akoma nuk kam kuptuar. A mund te me thoni se ca krimi bene keta "pushtuesit fashiste" ?

NATO u mendua 1000 here per Kosoven. Fashistet e bashkuan brenda nates. Camerine e kthyen brenda nates.

Ndertuan rruge, ministri, fabrika. Dhane kredi. Sollen civilizim ne nje vend qe nuk dinte cfare eshte sapuni.

Dhe nqs Fishta ishte anetar i partise fashiste, nqs ishte mik i Italise...kjo e NDERON 100 fish.

Ai tjetri thote qe "komunizmi na beri vend industrialo-agrar". Per hir te se vertetes, edhe komunizmi ka disa merita. Zhdukja analfabetizmit, shendetesia, emancipimi grave po cmimi i paguar ishte shume, shume i larte.

Submitted by pilo (not verified) on

Adriatiko, ja ta shpjegon lala ty popullorçe  qe ta marrç vesh kollaj:

E zeme se ti ke nje grua te kolme qe e do vec per vete. Mirepo vjen nje zdap ne shtepine tende,

thote do rrij me ju, i blen gruas tende fustane e breke te mendafshta dhe e pallon sa here t'i teket

e ku t'i teket, kurse ti e mban me dore.

Tani ti cfare do doje, gruan tende me breke fanellate por per vete, apo me breke mendafshi

per ate tjetrin?

Po nuk e kuptove edhe keshtu duhet ta nisesh shkollen fillore nga e para...

Gezuar vitin e ri.

Submitted by adriatik (not verified) on

Aman o Pilo se me kenaqe. Nga te kemi nga Piluri? Piluriotet gjithmone jane njohur per humorizmin e tyre.

Po per hir te se vertetes, krahasimet dhe metaforat beji pak objektive. Me "objektive" dua te them te jene pak te bazuara ne histori.

Nje krahasim i denje me qe te pelqen tema e nuses eshte ky psh.

Qe ne vitet 30 Shqiperia ishte nje zone e populluar me dhi.Nuse nuk kishte. Vetem dhi. Ju ne Pilur keni shume dhi te egra. Beni djath  ju te shkelqyer.

Dhe italianet erdhen dhe sollen pak civilizim. I thane dhive ne Ballkan qe atje pertej detit gjerat behen ndryshe. Sollen dhe bordello qe shqiptaret ta provonin dhe me femra nje here, jo vetem me dhi . Dhe i falen ketij populli kredite. Dhe te bene pjese te mbreterise se tyre.

Te bene evropian brenda nates o Pilo. Te thane...tani je pjese e Evropes se je me ne.

Po dhia njeri nuk behet. Dhia kishte degjuar per ca dhi te tjera pertej kufirit. Keto dhite sllave kishin nje ideologji te re ku te gjitha dhite do hanin me luge floriri. Pse ti japim dhite tone italianeve qe na i kthejne me mendafsh?

Dhe kshu shqiptaret ja dhane dhine nuse Titos,Stalinit,Maos...deri sa u "dhiiiine".

Morali: mendafshi i Italise me i mire se kominoshet kineze? Po ku marrin vesh dhite!

Submitted by pilo (not verified) on

Adriatico, tani me lesh dhie a kominoshe kineze apo mendafsh italian , ti pa te do ngeleshe,vec ne qofsh asisojshe qe te pelqen porta e pasme dhe

nuk e rrun fort se me ke shkon gruja jote. Capito?

Sa per Pilurin , sic i thone andej , i merr ere ne fund te kurrizit zotrote, po lere kete pune , hë derman, dhe shko ne shkolle..

Submitted by adriatik (not verified) on

Ku di dhia c'eshte tagjia!

Te gjoret erdhen me mandolina dhe u munduan te benin njeri.

Po dhia bishtin perpjete gjithmone.

Hajde Gezuar Vitin  E Ri.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Komentet pa baza, shpifjet tendenzioze, fjalori vulgar, mungesa e seriozitetit ne fjalorin dhe permbajtjen e komenteve ia ulin reputcionin çdo gazete dhe njikohesisht jane ofenduese ndaj komentuesve te tjere.  Keto lloj komentuesish keqperdorin dhe abuzojne Lirine e Shprehjes se mendimit ne menyre demokratike. Prandej asht detyre e te gjithe lexuesve te ia presin rrugen ketyne elementve injorant dhe banal.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Tedeschini të më falësh por një njeri i madh si Fishta për të treguar artin e tij ironik ajo frazë nukë tregon sgjë  dhe sa itakon preardhjes fetare nukë kam asnjë lidhje me mzslimanizmin dhe asgjë kundër katolikëve dhe ta thashë dhe më lartë jepi Çezarit atë që i takon Çezarit dhe Fishta i takon gjithë Shqiptarëve dhe jo vetëm Kosovarëve dhe në qoftëse vëmë në dukje gabimet e tija nuk do të thotë se jemi antievropianë dhe nukë jemi atdhetar

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ku jane eshtnat e At Gjergj Fishtes ?!?<o:p></o:p>

<o:p> </o:p>

Mbas asaj famkeqe “Letre te Hapur” te Enver Hoxhes ne shkurt 1967 u mbyllen te gjitha kishat, perfshi edhe kisha e vogel tek Vorrezat e Rrmajit ne Shkoder. Kisha e françeskanve ne lagjen Gjuhadol u trasformue ne Kinema Puntori. U prishen elteri kryesor ne ball te Kishes si dhe elteret ansor majtas e djathtas Kishes. Po ashtu u prishen vend-vorrimet e ipeshkvive te varrosun ne Kishe (simbas zakonit kishtar), perfshi edhe vorri i At Gjergj Fishtes. Te gjitha materjalet e ndertim-prishtjes u hodhen ne lumin Drì, perfshi edhe eshtnat e ipeshkvive dhe te At Gjergj Fishtes. Me rastin e mbylljes se Kishave u mbyllen edhe Varrezat e Rrmajit, ku nuk u lejue te vazhdohej ma asnji varrosje. Kishen e vogel te varreve, e cila quhet Kapela e Vorreve, u kethye ne depo sane/kashte. Ma vone demek "gabimisht" dikush i dha zjarrin sanes dhe Kapela e Vorreve katolike u dogj dhe mbeten vetem muret me shejat e tymit te zi. Ne ato varreze nuk futej ma asnjeri dhe ruhej me nji roje komunalje. Keshtu eshtnat e At Gjergj Fishtes, as nuk mund ti varroseshin ne vorret e Rrmajit dhe as nuk guxonte kush te interesohej te bante mbledhjen, ruejtjen dhe rivarrimin e eshtnave te Tij ne ato varre apo tjeter kund. <o:p></o:p>

<o:p> </o:p>

Ne vitin 1992 kur Kisha/Kinema iu kethue popullit dhe kuvendit te rihapun te françeskanve, u rihap edhe nji here vendi ku gjindeshin dikur eshtnet e At Gjergj Fishtes. Hapja u ba me nji komision dhe ne prezencen e noteres Vjoleta Sulkaj, sot notere ne Tirane. Gjate hapjes u konstatue se punetoret e prishjes/punimeve te Kishes nuk i kishin dhane aqe kujdes me e ba punen mire (si gjithmone) dhe keshtu aty kishin mbete edhe disa eshtna te At Gjergj Fishtes. Aty u ba perseri nji vend vorri i sheshte me ato pak eshtna qe kishin mbete. Aty asht vendos nji kryq i thjeshte dhe asht i ngritun flamuri shqiptar per kete atdhetar te madh, i cili i dha popullit aqe kontribute, tue vue gjuhen shqipe ne shkollen françeskane qyshe gjate pushtimit turk-osman ne vitin 1902; tue u ba kryetari i Komisjonit te Alfabetit ne Kongresin e manastiri 1908; tue bashkue me drita kompanjelin e Kishes Françeskane me minaren e xhamise se Fushe Qeles (ne bashkepunim me myftinine) me rasti e njivjetorit ne 1913 te shpalljes se pamvarsise nga pushtuesi turk-osman; tue merre pjese dhe tue i dale zot te drejtave territoriale te trojeve shqitare ne Konferencen e Paqes ne Paris ne vitin1919; tue i dale zot te drejtes se arsimimit te shqiptarve ne gjygjin e Hages; tue ia rrite prestigjin ketij populli me veprat e tij letrare etj etj etj.<o:p></o:p>

Kryevepren e tij “Lahuta e Malcise” At Gjergj Fishta ka fillue keshtu:

<o:p></o:p>

Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue! <o:p></o:p>

Pesëqind vjet kishin kalue <o:p></o:p>

Çëse të buk'rën ketë Shqipni <o:p></o:p>

Turku e mbate në robnì,<o:p></o:p>

<o:p> </o:p>

Ne vijim te Lahutes se Malcise At Gjergj Fishta ka demaskue jo veteme pushtuesin turk-osman, por edhe anmiqt shekullor  antishqiptar  serbet dhe malazezt. Keshtu gjith urrejtjen kundra Fishtes e sherthyen ato shqipfoles qe ishin (dhe jane) filoturqosman dhe filosllav, te cilet ishin ne pushtet gjate kohes se trathtarve komunist (mos harroni se komunistet jane simetriku i fashistave, diktatura komuniste asht njisoj si diktatura fashiste). Te dyja keto pale armiqesh te Fishtes e shperthyen urrejtjen kundra Tij tue ia ndalue veprat letrare, tue ia ndalue gjuhen ne te cilen kishte shkrue keto vepra, ne menyre qe te bahej e palexushme ne te ardhmen, siç vepruen turqit per pes shekuj qe nuk e lane popullin shqiptar te shkruej dhe te mesoje gjuhen shqipe dhe historine e tij. Po ashtu arriten deri ne ate pike urrejtje, qe ne asnji vend te botes nuk asht ba deri me sot, qe ti treten eshtnat nji te vdekuri. Kulmi i barbarizmit, kulami i urrejtjes, kulmi i injorance. Me gjithe kundershtaret politik qe kishte  Dante Alighieri (1265-1321) varri i tij jo vetem qe nuk asht preke, por asht ngrite nji vorr i larte, te cilin here mbas here e mbirmbajne. Kete e kam fotografue un vete ne qytetin e Ravenes ku vdiq ne mergim i ikun nga Firencja e tij per shkak te kundershtarve politik. Shqiptaret, te cilet jane krenare qe jane shqitare, ia heqin eshtnat nga varri dhe ia tresin atdhetarit/poetit te madh At Gjergj Fishta. A per keto veprime shqiptaret thone "Jam krenar qe jam shqiptare"?!?. <o:p></o:p>

Edhe sot pinjollet e ketyne anmiqve te popullit shqiptar, pinjoll te turqve dhe te sllavokomunistve, tentojne te hjedhin balte mbi kete kolos te popullit shqiptar.<o:p></o:p>

Por! Me kalimin gjithnji e ma teper te viteve, vepra e Fishtes dhe figura e Tij po bahet gjithnji e ma e njohtun paralelisht me rritjen e atdhetarizmit, koshjences kombtare dhe kultures.<o:p></o:p>

Submitted by shqipja e malit (not verified) on

Per Raimondin ; vetem nje pyetje kisha-ju e keni lexuar ndonjehere Fishten ? Ai ishte homeri i letrave shqipe dhe nuk ka ngelur qe ta vleresojme ne sepse koha e ka vleresuar! Pastaj ato qe ka shkruar ai gjejne vend edhe sot tek ne shqiptaret dhe politikanet shqiptare! Keshtu te lutem perpara se te gjykosh nje homer te letrave shqipe perpiqu te lexosh sadopak pasi ti paskesh qene shume i informuar dhe me  informacione te sigurta qe fishta(prift franceskan) ..... paska qene fashist !!!! te lutem mos u perpiqni te njollosni edhe ato pak atdhetare qe kemi patur! flm

Submitted by Huana (not verified) on

Zoti Tedeschini,

E para, ju falenderoj per idene e mrekullueshme qe keni pase per me botue kete gja te nji gazete aq e lexueme si Corriere della Sera. Ju falenderoj sepse keni ba me u rinjalle diskutimi per Fishten.

E dyta, ju falenderoj sepse shume prej ketyne komentuesave kur t'i bijne ne dore ndonji gja e Fishtes (sepse nuk e kane ne shtepiat e tyne kuptohet) kane me e lexue me deshirin me t'u kundervue e keshtu kadale kadale kane me ardhe ne fjalen tande.

Me respekt, Huana

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Huana !

Emni i jot asht i rradhe fort, keshtu qe nuk e kam zor me ma marre mendja se kush je. Ti me kujton shume gjana, tue fillue prej gjyshit tand e deri tek prindet e tu. Gezoju ku je se besa moj Huana Shqipnia vone fort bahet si e kan dashte Rilindsit tone. Te fala dhe e kaloshi mire aty ku je me familje.

Pauli

Submitted by Huana (not verified) on

Nadja e mire,

Kam nji liber me fjalimet e mbajtuna ne 1 vjetorin e vdekjes se Fishtes prej njerzve ma te shquem te kohes. Sa i vlefshem kishte me kene me u lexue prej shumices se komentuesve...Kur te shkoj ne Shkoder kam me shkue deri te Franceskant e me pa pele cka kan tjeter (me kane thane kane nji biblioteke te mrekullueshme) e kishte me vojt me i ribotue disa gjana sepse shumica e Shqiptareve jane te keq informuem per Fishten, pader Anton Harapin e per shumicen e klerit katolik. Vazhdojne kumbonet e enver hoxhes e bijne pa rreshte edhe pse ai asht kalbe...fatkeqesisht e njejta fryme vazhdon per me ndalue e me nxjerre ne pah heronjte e popullit tone.

Tana te mirat edhe ju andej, Huana (Edhe ketu nuk kam fort nevoje per mbiemen.)

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Huana, po te nisi e-mailin tim ne menyre qe te mos ngarkojme gazeten me komunikimet tona persoanle: E-maili im asht paul.tedeschini@yahoo.it

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.