Aleanca Kuqezi e para në elektorat?

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 05:03

Në faqen e internetit të gazetës Shekulli po zhvillohet një sondazh online me pyetjen: “Nëse në zgjedhjet e 2013, veç dy Aleancave të zgjedhjeve të fundit, do të garonte edhe Aleanca Kuqezi, për kë do të votonit?” Deri tani kësaj pyetje i janë përgjigjur 1070 lexues dhe rezulton se Aleanca Kuqezi është e para me 42% të “votave”, e ndjekur nga Aleanca për të Ardhmen (PS + aleatë) me 38% dhe Aleanca për Qytetarin (PD + aleatë) me 20%. Sipas Alexa.com, faqja e internetit të Shekullit është më e vizituara ndër gazetat e Tiranës, pas asaj të gazetës Tema, dhe ndiqet në distancë nga faqja e gazetës Panorama. Rreth 15 mijë vetë e ndjekin Shekullin nëpërmjet Facebook-ut, ndërkohë që Temën e ndjekin rreth 5 mijë vetë.

Me kaq informacion, dikush që nuk merr vesh shumë nga statistika mund të thoshte se Aleanca Kuqezi paska shanse të dalë e para në zgjedhjet e 2013-ës, nëqoftë se garon në to. Por ata që marrin vesh nga statistika do të thoshin se sondazhet online vuajnë nga njëanësia e vetanketimit. Që një sondazh të vlejë si tregues i shpërndarjes së preferencave të elektoratit, duhet të ndërtohet mbi disa kritere strikte shkencore.  Më i rëndësishmi është ai i zgjedhjes së kampionit në mënyrë krejt rastësore, pa dijeninë paraprake të të anketuarve që zgjidhjen në kampion. Kjo gjë siguron që çdo pjestar i popullsisë të ketë probabilitet të njëjtë për t’u anketuar.

Në rastin e sondazhit online të gazetës Shekulli, një gazetë antiqeveritare kjo, kampioni përfaqson ata që vizitojnë faqen e internetit të saj dhe që vetëzgjedhin të anketohen. Një rezultat krejt i ndryshëm mund të merrej në qoftë se e njëjta pyetje do të ishte në faqen e gazetës proqeveritare Panorama, p.sh.

Por a ka ndonjëfarë  vlere sondazhi aktual i Shekullit? Ka vlerë po të krahasohet me një sondazh të ngjashëm të tij para qershorit të 2009-ës. Kështu, kur G99-ta ishte në hapat e parë të saj, nga një sondazh online i Shekullit, rezultonte se 8% e të vetëanketuarve do t’ia jepnin votën asaj. Ndërsa për Aleancën Kuqezi sot kanë shprehur preferencën e tyre plot 42%.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by koz (not verified) on

kjo persiatje e zaloshnjes nuk ben aspak sens - pasi preferencat e lexuesve te Shekullit (kryesisht shqiptare jashte vendit qe nuk mund te vototjne) shpreh irritimin e drejte te shumices se shqiptareve me klasen poltike impotente shqiptare. Askush nga ata qe perkrah dhe voton tek shekulli per Aleancen Kuqezi nuk e ka idene se cfare eshte kjo levizje (pertej deklaratave emotive patriotike) dhe kush jane qellimet, poltikat/programet dhe qendrimet e individeve qe do te drejtojne kete levizje. Si cdo levizje popullore ajo madje rrezikon qe te merret peng nga aventurier te tipit te Berishes me shoke.  Nese kjo levizje eshte e iniciuar nga Topi me rrethin e tij vertet qe berisha me ilirin duhet te tremben por kjo nuk ka te bej fort me opoziten socialiste qe duhet te kete pergatitur dhe te kete alternativa te qarta per te mbrojtur vendin nga cdo lajthitje e manipulim i Bishes. Rama dhe socialistet duhet te na kishin treguar se do te dijne se si ti pergjigjen cdo provokimi te Berisha/Meta/Nano dhe se do ta heqin qafe kete regjim perpara 2013. Te priturit qeketa maskarenj te rrezohen vete nga pushteti pasi te kene zbrazur arken e shtetit eshte nje iluzion qe populli opozitar (qe perben shumicen e shqiptareve) nuk mund ta toleroje.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Z. Zaloshnja duket sikur u ka shtene panik kjo perqindje perderisa rendni te shpjegoni kriteret shkencore te sondazhit.

Ne fakt, askush nuk e merr te mireqene AK-ne si forca e pare ne vend, biles as e dyta per te mos thene as e treta, por te gjithe marrin te mireqene ate qe ky sondazh shpreh hapur, qe nje mase e madhe njerezish sidomos ne emigrim, nuk duan t'ia dine me per PD-PS, pra ky sondazh shpreh haptazi qe gjendja nder shqiptare nuk eshte ajo qe paraqesin mediat por krejt tjeter.

Pra shpullen ky sondazh ne radhe te pare ua jep mediave ne vend qe shtremberojne interesat e shqiptareve, pra media skandaloze, pastaj ne radhe te dyte ua jep shqiptareve ne Shqiperi, e ne radhe te fundit klases politike, meqe po sfidohen nga nje organizate e shoqerise civile, e cila s'ka nyjetuar ndonje program politik.

Nga ana tjeter, krahasimi 'shkencor' me G99 nuk qendron, meqe kjo sigel perfaqeson nje subjekt politik, krahasimi shkencor behet me Mjaftin ne vitin e pare te jetes.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Forca të tilla i duhen kombit është në  dorë të tyre në qoftëse do vaxhdojnë kështu pa dyshim do jenë ndërë të parët kemi nevojë për një politikë të pastër që tëna drejtojnë drejtë me një frymë kombëtare suksese

Submitted by Anonim 000 (not verified) on

jam dakord me parakomentuesit.

por do te shtoja vetem se, duhet mbajtur parasysh se nga shqiperia, ata qe kane afrimitet me internetin jane moshat e reja dhe ato te shtresave mesme e te larta. shtuar ketu faktin se shekullin (dhe temen) i vizitojne kryesisht elektorati i majte dhe ai "gri"... mendoj se akz-ja do te ishte me shume problem per ps-ne (nese mendojme ne menyre statistikore dhe deduktive). ata qe mund te kene votuar, tek ky sondazhi per akz-ne, do te jene me siguri ajo pjese e pavendosur, jo militante, qe normalisht do te votonte per ps-ne. por ne mungese te nje alternative te qarte do te detyrohen tia japin voten akz-se.

Submitted by a.g. (not verified) on

Ben'jamin Franklin : " Peshqit dhe mysafiret qelben pas tri ditesh "

Submitted by arvanites (not verified) on

Vazhdoni merruni me sondazhe, ne Shqiperi jetojne 2.800.000 vete dhe lista e votusve ka 3.000.000 vete, sigurisht perfshihen edhe emigrantet per te cilet mendon Sala qe te votojne. Njerzit duke patur shprese te AKZ ose LSI thjesht tregojne se keto 20 vjet akoma nuk u kane mjaftuar per te njohur Sali Berishen. Eshte si te thuash nje mekanizem vetmbrojtje psikologjik nga ana e tyre. Mbase LSI do bashkohet me PS, mbase AKZ do i marri votat PD. Ha ha ha  ..........

Submitted by Alban (not verified) on

aman o Eduart ja ne mos 40 atere 20% nuk eshte bindese ?! shum e mundshme eshte gjithashtu qe Pd nuk merr me shume se 30%. Pra AK jo vetem qe me siguri pothuaj matematike vendos mbretin politik zgjedhjet e ardhshme por ajo e transformon totalisht pamjen e politikes shqipetare. mir apo keq? nese e vendosin Shqipetaret atere eshte gjithmone gje e mire. per mua po e po. Dhe me siguri do e kujtoj me me shume nostalgji dhe respekt flamurin e PD te fillimviteve '90 kur kjo parti mos te eksistoje me.

Submitted by Mario (not verified) on

nese keta kandidojne..une jam i pari qe i votoj gjith qef! na e cpifen rama dhe berisha

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.