Të shmangësh njerëz të mërzitshëm

Të parët në rradhë janë fashistët. Sigurisht, dhe ata që edhe pa e ditur janë racistë, vetëm se janë të paaftë të kuptojnë përkufizimin që i klasifikon si të tillë. Të gatshëm me patjetër që të lexojnë mijëra fletë libra historie ku raca dominuese është përcaktuar që në kohën e dinozaurit të parë. Historia më pas, që nga shpikja e rrotës, çadrës, tharëses së flokëve, kondicionerit, viagrës, pompës së biçikletës, filmit pa zë, internetit, etj., nuk ka më interes. Gjithçka pas australopitekut (kolegut australian të pellazgut) është prehistori. Racistët aspirantë për nazistë kanë shansin ta lexojnë historinë mbrapsht, nëpërmjet lenteve të tyre të leximit që reflektojnë vetëm kompleksin e inferioritetit të ngërdheshur me atë të madhështisë.
Duke parë me vëmendje nga Greqia, kujton edhe njëherë se ç’specie e rrezikshme është fashizmi. Rritet si parazit në kurrizin e vuajtjes dhe injorancës të kujt shpesh përkon me protagonistin e pafajshëm për krimin që do të kryejë më pas. Aksioni që e bën palë nuk është i komplikuar.
Duke shpallur armik emigrantin, “Agimi i Artë” ka shërbyer një alibi për të dalë nga kriza ekonomike. Duke larguar të huajt, gjendet vendi i punës për çdo grek të ndershëm (kupto: çdo grek që nuk i do të huajt). Duke konfiskuar banesat e blera të çdo emigranti të larguar në vendlindje, greku pa shtëpi mund të shndërrohet në pronar dhe për më tepër, të ndershëm. Emigrantët, nëse janë të aftë, mund të pasurohen në vendet e tyre. Ndërkohë që duke përdorur Greqinë ata pasurohen duke varfëruar grekun e ndershëm dhe naiv. “Agimi i Artë” është forca që i jep fund kësaj “masakre” të Olimpit dhe provincave. Emigranti është i huaji që nuk u përket.
Në këtë pikë, nuk ka ndonjë diferencë të madhe me shqiptarët, kur këta të fundit përballen me problemet e romëve, sirianëve, afganëve apo kinezëve. Një televizion i një farë niveli, përcillte këto ditë lajmet për romët e mbetur pa banesë, që prej dy ditësh po bezdisin shqiptarët e ndershëm që nuk kalojnë dot trotuarin e zënë nga romët në fjalë. Kaq duhet të mjaftonte që të tronditeshim të gjithë, po të ishim mjaftueshëm të qytetëruar. Edhe pse në të vërtetë kjo nuk ndodhi, në mungesë edhe të shkallës së nevojshme minimale të qytetarisë.
Racizmit, kësaj prirjeje çnjerëzore të shpërndarë me harmoni dhe pa pikë estetike nëpër glob, s’para i kanë shpëtuar kombe vërdallë, që të kishim ndonjë shpresë t’i rrinim larg edhe ne. Dhe si të mos mjaftonte kjo, të paaftë për të identifikuar të huajin (që në shumicën e rasteve e identifikojnë me malokun e ardhur), nuk jemi në gjendje as të analizojmë arsyet tona, ose veten. Arsye pse romi natyrshëm na bezdis me baraken e vet, dhe për këtë askush nuk i ka faj.
Shqetësohen shqiptarët e ndershëm se ku i kanë çuar romët shtëpitë që u dha Enver Hoxha, ndërkohë që nëse i pyet se si kanë jetuar ata vetë dhe familjet e tyre në diktaturë, të mbushin me histori shtëpish pa hapësirë e të tejpopulluara me familjarë që s’dinin si të shumoheshin, për shkak të mungesës së intimitetit seksual.
Trajtimi snob dhe kundërshtues ndaj romëve duket sikur nxjerr në pah vetëm natyrën paragjykuese dhe sipërfaqësore të situatës. Duket sikur në botën e shqiptarit, përtej kësaj lëvozhge, nuk ka rrezik eminent për prirje konkrete naziskine. Pa dyshim potenciali i organizmit të grupeve që gjejnë të përbashkët racën (bazuar te qyteti apo familja) është i madh. Nuk është çudi që ultrasit e skuadrave me prejardhje të përbashkët “qytetare” ose “fetare”, në kushtet e krizave ekonomike që vërtiten si kolera nëpër Europë, hapin tjetër të guximshëm ta hedhin bindshëm drejt racizmit. Tifozët e Tironës, edhe kur s’kanë tokë për të marrë nga sistemi, besojnë se të ardhurit u kanë pushtuar qytetin.

Jemi duke kërkuar armikun. Si popull jemi në transhe. Po gjetëm dhe dikë që të na udhëheqë drejt urrejtjes raciale, shanset janë që të sillemi denjësisht si fashistë. Vitet ‘90, të cilat me sa duket i kemi harruar, prodhuan një dashuri fillestare për të “huajin”, heroin që do të na servirte demokracinë në një tabaka argjendi. U ndjemë fajtorë për vetë-izolimin e gjatë, duke besuar se kjo do të na çonte drejt dashurisë monotone me botën. U ndjemë njëlloj të mëdhenj si më parë. Por padurimi ynë dhe mungesa e njohjes na bëri të pësojmë racizmin në lëkurë. Kompleksi i inferioritetit apo historia e afërt, bënë që ta shtynim edhe për pak kohë dyshimin dhe urrejtjen për të huajt që s’na pritën siç ëndërronim.
Tani pas 20 vjetësh jemi njësoj të izoluar për shkak se nuk mësuam të ndërlidheshim kulturalisht me tjetrin. Hapi i fundit që na mbetet është vetëorganizimi kundër popujve që besojmë se nuk na duan. Urrejtja për të huajin duket se vlen dhe si përgjigje për vlerat që nuk po na i njohin. Si një vetëizolim autoerotik. Ju s’na doni, por ne s’ju duam më shumë. Jemi arianë (referencë nga historianët hitlerianë), jemi europianë, jemi të bardhë. Çështje kohe dhe diferenca me filipinasit do të jetë e dukshme. S’mund të jenë kaq racistë sa të na ngatërrojnë me ta.
Revista KLAN
Comments
Te lutem, mos harro citimet

Te lutem, mos harro citimet per "pellazgopitekun" :)

po pse o Andi ke marr

po pse o Andi ke marr kot mundimin te shkruash nje artikull ku edhe ti vete nuk e di se cfare shkruan?Sa per racizem more shoku Andi jeni ju dhe sorrollopi juaj po aq raqciste sa edhe ata te agimit te arte ne Greqi. Ti flet sesi ata te Agimit te arte qe vetem te arte smund te jene, jane raciste dhe kete e krahason edhe me ne qe gjoja qenkemi raciste perkundrejt komunitetit rom dhe se gjoja ty dhe gjithe sorollopit tend i hapet barku se si jane lene keshtu. Por ju shoku Andi harroni nje fakt shume te rendesishem qe eurot nga komuniteti europian per kete komunitet i jane dhene si qeverise ashtu edhe atyre shoqatave qe ju i keni merak ti quani jofitimprurese dhe te cilat vetem te tilla smund te jene. Ti harron edhe nje fakt te madh dhe qe eshte shume me i rende ai i percarjes qe ju gjoja jo racistet keni bere dhe po e beni akoma edhe sot e kesaj dite ketij populli duke i ndare ne maloke dhe jugore ne cecene dhe europiane. Si nuk merr mundimin ndonje nga ju '' jo racistet,, qe te beni ndonje shkrim kunder te gjithe atyre qe neper blogjet dhe komentet e ndryshme shajne para e mbrapa gjithe verioret duke u vene epitete nga me te ndryshmet por, beni kete shkrim duke na mbushur mendjen qe ju dhe gjithe sorollopi juaj "pacifist" keni merak qe nuk po trajtohen mire romet.Para se te beje kete shkrim te pakten te pyesje ata koleget e tu te shoqatave "jofitimprurese' se ku i kane cuar parat e dhena nga komuniteti europian per integrimin e ketij komuniteti.Por ti shoku Andi nuk te intereson te pyesesh ashtu si nuk i ka interesuar edhe eterve tuaj ne kohen e diktatures per qindra ata te persekutuar nga ai regjim qe ty dhe shume te tjereve si puna juaj ju ka ngelur ne zemer dhe ne mendje.Ne qoftese ka racist neper vende te ndryshme te europes ka po per te huajt dhe jo per vendasit, kurse ketu tek ne racizmi eshte dhe do te mbetet jo vetem per komunitetin rom por edhe per shume eshume shqiptare te cilet ju i keni ndare ne veriore e jugore ne cecene dhe te kulturuar ne shpellare dhe rilindes.

Ti duhet te jesh Sala dora

Ti duhet te jesh Sala dora vete qe shkruan me pseudonim. Sidomos kur do te besh ironi shterpe me fjalen shok. Te ka mbetur ora te antikomunizmi i Robert Papes dhe Shpetim Rroqit.

Trajtimi i problemit te

Trajtimi i problemit te racizmit shqiptar duke iu referuar problemit te strehimit te romeve, jo vetem eshte siperfaqesor, por edhe rrezikon ta kufizoje kete problem vetem ne nje aspekt te paperfillshem dhe qe natyrshem mund te fshehe dhe mbuloje probleme akoma me te mprehta.

Se pari, ne Shqiperi nuk jane vetem romet pa strehim, apo me strehim te papershtatshem. Ne Shqiperi dhe neper bote ka sa te duash te ashtuquajtur "homless", qe nuk jane rome, filipinas apo me ngjyre. Zgjidhja e ketij problemi nuk ka karakter racial, por ekonomiko-shoqeror.

Se dyti, krahasimi me "Agimin e Arte" eshte teper i sforcuar. Vete autori thote qe Agimi i Arte kerkon qe emigrantet te lene Greqine dhe shtepite qe i kane blere, dhe keto t'i marre greku i ndershem. Kush ne Shqiperi po u kerkon romeve qe te lene shtepite qe i kane blere qe keto t'i marre shqiptari i ndershem? Romet po kerkojne te marrin shtepi, se nga kush nuk kuptohet mire.

Se treti, pse i vjen kaq cudi autorit per pyetjen "ç'i bete shtepite qe u dha Enveri"? Edhe pse ato qe thote autori lidhur me ato shtepi jane te verteta,sa i takon ngushtices e te tjera, a e di autori sa shqiptare te ndershem vazhdojne te jetojne neper ato biruca dhe nuk dalin te zaptojne trotuaret e rrugeve kryesore te Tiranes?

Se fundi, nuk po them se nuk ka asnje shqiptar racist, por per te tentuar t'i paraqisesh shqiptaret ne pergjithesi si racista vetem sepse disa njerez pa shtepi, qe ashtu ka qelluar te jene rome, protestojne neper trotuare sepse duan shtepi qyl, edhe kjo nuk me duket pune fort e paqme, pavaresisht nga qellimi i paraqitur si "i mire".

Jepjuani shtepite arixhinjeve

Jepjuani shtepite arixhinjeve dhe te gjithe shqiptaret e ndershem te ngrohen ne diellin e partise, dhe problemi zgjidhet menjehere. Vetem keshtu shqiptaret e ndershem do te demonstrojne se ne Shqiperi nuk ka racize.

E mrekullueshme! Herës tjetër

E mrekullueshme! Herës tjetër na bëj ndonjë shkrim tip «Si të shmangësh Andi Kananajn» - pesë gjëra që duhet t'i dimë.

Add new comment