Sugjerim opozitar për Kryeministrin Rama!

Postuar në 10 Shtator, 2013 04:48
Nikolle Lesi

Unë jam në opozitë, do apo nuk do njeri nga opozita e re. Jam ai që kam qenë përherë duke folur lirshëm e ndaj nuk marr leje as nga Kryeministri i ri Rama e as nga Lulzim Basha, lideri i ri i opozitës ku bëj pjesë. Nuk më intereson dështimi i Ramës në krye të qeverisë pasi dështimi i tij është dështim edhe i opozitës së re, kësisoj më intereson pikësëpari Atdheu im, i cili natyrisht është edhe i Ramës, edhe i Bashës, i të gjithëve.
Opozita ndaj është pjesë e demokracisë, që të nxisë e kritikojë pozitën për të administruar sa më mirë pushtetin, që ajo të mbajë premtimet elektorale me të cilat ka fituar pushtetin e me synimin për të bërë një shtet sa më ligjor për të gjithë dhe duke synuar, natyrisht, marrjen e pushtetit, me mendimin se di të qeverisë edhe më mirë. Dueli duhet të jetë mes dy të mirave e jo në mes dy të këqijave, pasi gjithsesi në këtë rast prapë tek e keqja mbetemi. E në këtë kontekst unë jam për opozitë të fortë, por jo shkatërruese për vendin, jam për opozitë që të nxisim e korrigjojmë pushtetin me dëshirën që Atdheu të ecë gjithnjë me përpara e ku njerëzit të jetojnë sa më mirë, ndonëse varfërinë nuk e zhdukim dot, porse e reduktojmë, nëse duam si pozita ashtu edhe opozita. Nuk bëj pjesë në atë pjesë opozite, e cila mendon se të presim 100 ditë e më pas të dalim në rrugë me popull për të rrëzuar këtë qeveri dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk jam, pasi nuk ka se si të jem për të kushtëzuar një pushtet të ri për një 100 ditë, se jam i bindur se reformat, një pushtet i ri që vjen me votë, nuk ka se si t’i realizojë për 100 ditë. Të paktën duhen një ose dy vjet për të parë ecurinë, ritmin e reformave, por kjo nuk nënkupton që opozita të mos flasë. Përkundrazi, që ditën e parë të hapjes së Parlamentit të ri, por me një opozitë me mentalitet krejt tjetër, perëndimor, me fakte, me argumente e të besueshme në popull e jo përleshje apo përplasje turmash, siç edhe ka hamendësime në segmente të opozitës së re. Ndaj edhe disa këshilla apo, më mirë t’i quajmë sugjerime, duhen bërë Kryeministrit Rama. I merr apo jo në konsideratë, është çështje e tij. Së pari, përveçse rendi publik që ka nevojë për dorë të fortë, madje për mua edhe krejt të egër ligjore, ka nevojë për një strukturim të krejt administrimit të territorit e jo vetëm në pjesën e bregdetit, ku është turizmi më i fortë si industri fitimprurëse. Politika e punësimit do zbatim konkret se ka mijëra e mijëra familje në dilemë jetese. Por ka nevojë, madje urgjente që të rishikohet ligji në Parlament për ndarjen e administrimin e territorit, ligj që kërkon 84 vota, e që pozita i bën pa asnjë lodhje, por mbi të gjitha edhe vetë opozita duhet të pranojë se ka nevojë të ndryshojë ky ligj e ku dështuam, ndër të tjera, si pushtet që ikëm. Ka kaq shumë komuna e bashki, por sidomos komuna, aq sa pa asnjë mëdyshje një e katërta mund të shkurtohet, pasi bëhet edhe më efektive administrimi i pushtetit vendor dhe kursehen miliona e miliona euro, të cilët shkojnë kot së koti në një administratë të tejfryrë vendore, aq sa mund të bëhen punë të tjera për komunitetin më këto miliona që shkurtohen. Po u referohem zgjedhjeve vendore 2011 sipas www.org.al, adresës së KQZ. Po marr qarkun e Lezhës, të cilin pretendoj se e njoh më mirë e më pas për të dalë në disa konkluzione. Qarku ka pesë bashki dhe 16 komuna. Qarku ka tri rrethe, Lezhë, Mirditë dhe Kurbin. Rrethi i Lezhës ka një bashki e nëntë komuna, si komuna e Balldrenit, Dajçit, Blinishtit, Ungrej, Kolsh, Shëngjin, Zejmen, Shënkoll e Kallmet. Kushdo që e njeh Lezhën nga afër, bie dakord se nuk ka nevojë për kaq shumë komuna, të cilat më shumë, e si kudo e fatkeqësisht, përdoren për të mbajtur militantë e interesa meskinë elektoralë. E jo vetëm elektoralë! E gjithë zona e Bregut të Matit deri në qytetin e Lezhës, e cila ka tri komuna me një administratë jo të vogël, farë mirë administrohet vetëm me një komunë. E gjithë zona e Zadrimës dhe e Kashnjetit, e cila ka pesë komuna, mund të administrohet me dy komuna. Pra, më shumë se një bashki e qytetit të Lezhës, komuna e Shëngjinit, komuna e Bregut të Matit dhe komuna e Zadrimës nuk ka nevojë për komunat e tjera. Nëse më lejohet pra, nga një bashki dhe nëntë komuna që ka sot rrethi i Lezhës, do të ishte më efektive dhe kursimtare nëse mbetet me një bashki dhe tri komuna krejt rrethi i Lezhës. Nëse doni të vazhdojmë me rrethin e Mirditës që ka dy bashki e pesë komuna, mund të administrohej më mirë me dy bashki e një komunë. E kështu mund të vazhdojmë me gjithë qarqet e Republikës, ku pa asnjë ndrojtje mund të hiqen një e treta ose një e katërta e komunave, të cilat nuk prodhojnë efektivitet. Në shkallë Republike janë 384 bashki e komuna, dhe me një studim të mirëfilltë me specialistë të dyja palëve pozitë–opozitë nuk mund të nevojiten për komunitetin në tërësi më shumë se diku tek 200 apo 250 njësi vendore në krejt vendin. Janë miliona euro shkurtime, të cilat sot harxhohen kot. Shkrirja e shumë komunave e bashkimi në një administratë do të bënte që edhe konkurrenca për cilësinë e kandidatëve për kryetarë komunash të jetë edhe më cilësore e jo si tani, ku për çdo tre apo katër fshatra ka një komunë e lufta zien mes fiseve për karrigen e kryetarit, pasi 10 fise janë në shkallë komune!
Kryeministri, nëse i qëndron premtimit publik, për luftë ndaj korrupsionit, duhet të jetë i pamëshirshëm ndaj dy palëve, të njerëzve që qëndrojnë ndër shkallët e PS, por edhe të atyre që morën e përlanë nën pushtetin e PD-së e që tani rrinë te klubet përreth selisë rozë për të futur fishën e lidhjeve me pushtetin e ri. Dhe thonë ndër klube se “takuam këtë e atë njëri të zotit Rama dhe na dha garanci!”. Këto fije e lidhje ai duhet t’i presë pa asnjë hezitim. Zoti Rama tha se për shitjen e vendeve të punës që bëhen, dhe paralajmëroi penalizim, do të jetë i rreptë. Por përballjen më të fortë do ta ketë me grupet e mëdha të interesit në ekonomi, ku janë krijuar lobe e grupime të rrezikshme edhe për atë, edhe për shoqërinë. Nëse ia del t’i kontrollojë e ndëshkojë ligjërisht, kurdo e këdo që ka shkelur ligjin, shpresoj se ka kaluar valën e parë të ortekut kundër qeverisjes së tij. Por nuk duhet harruar se lidhjet e shkurtra të tyre kanë edhe elementë brenda në PS e kudo. Të shohim se sa do t’u rezistojë zoti Rama këtyre fije merimange, që enden kudo nëpër ish-bllok! Nëse jo, fatkeqësisht për atë, por edhe për ne, edhe për shoqërinë në përgjithësi. Përballjen publike më të rrezikshme kryeministri Rama do ta ketë me grupet e interesit mediatik ose, edhe më saktë, me mediat; ose edhe më saktë, me pronarët e bashkëpronarët e tyre, të cilët kanë interesa të mëdha në ekonomi, në politikë. Ata, me ekranet apo gazetat e tyre, një pjesë jo e vogël, janë kthyer në pazarxhinj. Media është pushtet i katërt, porse në shumicën e rasteve media të veçanta janë edhe pushtet primar për politikën e ekzekutivit, çka e ka deformuar krejtësisht rolin e tyre, ndonëse njerëzit janë detyruar të shtypin butonin e televizorit apo të blejnë diçka në mëngjes për të lexuar! Nga informuese, shumë media janë bërë media pushtetshformuese e çka do të thotë se do të turren mbi qeverinë e re me kova në dorë e me thasë për t’i mbushur! Këtu ka një betejë të madhe Kryeministri Rama, nga e cila zor se del “pa u lagur” , pasi një pjesë e tyre janë vënë në radhë për të gjetur shtegun për të hyrë te zyra e Kryeministrit për interesa meskinë e jo interesa publikë. Dhe do ta ketë të vështirë Kryeministri Rama, pasi, siç thotë edhe ajo kënga e tij, në fushatë “Jetojmë në Tironë!”.
E fundit, raporti i Kryeministrit me opozitën duhet të jetë shumë korrekt dhe modern e të jetë i kujdesshëm duke mos përdorur forcën që ne, në disa raste, e keqpërdorëm.

Panorama

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Kush ta ka shkruar fjalimin??Koalicioni fitues??Keshtu the para zgjedhjeve.Do shkoje me Koalicionin fitues(PD-ne).Tani c'fare kerkon z.Lesi qe vetem me te lehur je bere miliarder??Ti pranon gabime te mazhorances qe iku?!!Pse nuk i pranon PD-ja keto gabime??Kush je ti z.Lesi??Ti nuk je askushi dhe pa asnje peshe politike.Prandaj mos i shtri kembet me shume se sa ke Jorganin se behesh qesharak.Ndonje dite do i dergoj dhe une nje editorial z.Rama,ku ta mesoj si te sillet.Eshte me probabel qe te shkoje fjala ime,sesa fjala i nje njeriu te korruptuar koke e kembe dhe transexual politik si je ti.Ptuuuuuuuuu fare e keqe.Gjithe jeten tende po i bere fres njeriut qe te theu dhembet ne vitin 1996-te.Sali Berishes.

Submitted by çentrale (not verified) on

bravo. ketij ( lesit ) i duket vetja gjigand dhe kerkon te jape edhe udhezime.

po ik ore pirdhu se na ......

Submitted by Bard (not verified) on

kane dale ca e ca qe bejne pirueta sexy per te rene ne sy, te shohim sa do te rezistojne ne opozite, ata bashke me Nikollai Lehesin

Submitted by raimondi (not verified) on

Hera e pare ne historine e demorkacise shqiptare qe degjojme nje diskutim nga opozita me thelb Konstruktiv , qe kerkon te beje tamam opnence per te regulluar punet e qeverisjes dhe jo per te rezuar qeverisjen

Bravo Nikoll Lesi ! ---Ja nje hap i bukur ne drejtim te nje jete moderne parlamentare

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Me mire kuitjet e Lehesit se sa ham- hamet e Palokes.Por para se te jepte keshilla(qe jane gjithsesi te mirepritura dhe kjo e thene pa ironi) Nikolla do bente mire qe te merrte kalipeçi Vangjush Dakon pergjate bulevardit  sipas bastit publik qe beri para zgjedhjeve ....

Ne nje pike ky personazh,sa komik aq edhe dramatik, arrin nje nivel sinqeriteti qe ndryshe do te quhej edhe lapsus froidian. Tregon se "kryeministri Rama perballjen me te rrezikshme do ta kete me grupet e interesit mediatik ose, edhe më saktë, me mediat; ose edhe më saktë, me pronarët e bashkëpronarët e tyre...." po te vazhdonte dhe pak me tutje me sinqeritetin e tij proverbial do te thoshte me Aleksander Frangaj.... Si njohes diskret i ambjenteve mediatike ky lloj koneje i tredhur politikisht po fillon te lehi para se te shfaqet rreziku.Personalisht nuk do ti jepja shqelmin pasi si rregull lehin edhe me keq se me pare por do ta merrja per rripi dhe ta çoja ne te gjitha studjot televizive per te pare nga afer se ku do te lehi me shume ........

Submitted by Bujar (not verified) on

O Lesi,

Partia Socialiste e ka njeren nga pikat e programit te saj reformen administrative. Tani, me kete shkrim, cfare do te thuash, qe kur ta zbatoje Rama kete reforme, ti te mburresh gazetave se po zbaton projektin qe ti shpalose ne shkrimin tend! Po bej te pakten nja 100 dite pushim, se keshtu do te te kete lexet edhe kur te flasesh. Se populli thote qe "Qi qe flet mire, flet ne kohen e duhur..."

Submitted by votim koti (not verified) on

Lesi , Lesiii!

Ke harxhuar kohen kot, Ma harxhove edhe mua kohen kot.  Mos SHKRUAJ. Vdiqe qe me shitjen e KOHA JONE. Budalla , nuk e kupton.

Submitted by cecua (not verified) on

ike o dell

Submitted by Xha Teme (not verified) on

Ka ndonje t'me thote sa vota mori ky individ ne 23 Qershor? Sidoqofte, na vjen mire kur mesojme se misioni i tij qenka mireqenia dhe perparimi i vendit. Sepse une kujtoja qe voten ky e kerkonte "per te bere spektakel" ne parlament. Kur degjoja kete arsye "kaq te shendosh", se perse e kerkonte voten zoti Lesi, te them te drejten une mallengjehesha aq shume sa lotet me rridhnin curk. Me kete arsye zoti Lesi tregonte shkoqur se sa shume ai kish depertuar ne deshirat dhe aspiratat  e ketij populli.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.