Fshesat dhe bregdetet

Postuar në 05 Shtator, 2013 06:14
Alqi Koçiko

Në pranverën e 2005-ës, ndërsa PS-ja hyri në fushatën elektorale, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama kishte një fushatë të vetën. Nuk e kam fjalën për pjesëmarrjen sporadike nëpër takimet e kandidatëve socialistë që i kishte miq, por një debat të madh që kishte për protagonist Ramën, mbi procesin e saposhpallur të legalizimit të shtëpive me leje në kryeqytet. Historia shkoi si shkoi, dhe këtë proces e trashëgoi Partia Demokratike, e cila i shndërroi legalizimet në një kazan të madh votash elektorale, favoresh personale e të ardhurash. Duke e lënë jo vetëm të papërfunduar, por duke e kthyer në një metastazë malinje që veçse është zgjeruar e përhapur.

Sot, si kryeministër i ri, Rama e ka rimarrë në dorë këtë çështje, madje duket se do ta shndërrojë në flamur të të parës betejë të ekzekutivit të tij, më seriozes, më strategjikes dhe duhet shtuar, edhe më të rrezikshmes për fatet e qeverisjes. Realiteti është ku e ku më kompleks se tetë vjet më parë, sfidat janë shumë më të mëdha, e po kështu interesat që preken janë shumëfishuar. Jo më kot, këto ditë disa kanë shprehur skepticizmin e tyre për këtë sipërmarrje gjigande të “vënies nën kontroll të territorit”, me një fshesë të fortë ku kryesisht kihet parasysh vija bregdetare nga veriu në jug. Kjo sepse do vijë një moment që megjithë vullnetin e mirë, ekipi qeverisës do përballet edhe me dëmtimin e interesave të njerëzve të vet; do vijë një çast që do bëhen llogaritë, dhe do dalë se kështu nuk i dilet. Atëherë diku do çedohet, diku tjetër do mbyllet një sy ose do ketë shtyrje, dhe gjithë procesi do degjenerojë. Le të pranojmë pra, se ky arsyetim tingëllon shumë realist. Prandaj shtrohet pyetja: A do të jetë Rama në gjendje ta “vërë nën kontroll” territorin, e aq më shumë bregdetin?

Nga episodet e këtyre ditëve, mund të konkludosh se Rama e ka nisur seriozisht këtë punë. Por ama, po aq pengesa serioze hasi që në fillim. Bëri bujë së pari një karabina dykatëshe në tarracën e Llogarasë, që u denoncua në rrjet dhe pati shumë komente se kush guxim-marrë dhe nga cila rrëzë e Republikës kishte ardhur për ta zaptuar. Në fakt, ndërtuesi është një farefis i largët i vetë Ramës, që atë pjesë toke e ka marrë si kompensim prone e që nuk shquhet për kamje, por që sigurisht nisi të ndërtojë pa leje. Nga ana tjetër, i famshmi “pallat i Bashës” në bregun e Vlorës, i denoncuar shumëfish më tepër, nuk u prish se kishte leje nga bashkia. Pikërisht me lejet e dhëna, më shumë sesa me ndërtimet pa leje, e ka frustrimin e madh Rama. Deri aty sa kërcënoi se ekziston edhe burgu për ata drejtues lokalë që kanë shkelur ligjit. Dhe e kishte me të vetët. Paskëtaj, bashkia e Vlorës i shtoi aksionet prishëse, e madje drejtuesi lokal i Ksamilit, një kasaphanë urbane e pashembullt (më saktë, ka shembull Sarandën) na deklaruakësh se është e natyrshme që kush ka ndërtuar pa leje të shkojë edhe në burg. Pra, mjaftoi një kërcënim me zbatim ligji dhe pati reagime. Por a mund të jetë kjo një gjendje që vazhdon gjatë?

Le të shohim disa momente pikante të kësaj sfide. Së pari, pa bashkëpunimin e gjyqësorit, strukturave policore etj, zor se zgjidhet gjë. Kemi harruar vrasjen makabre të një gjyqtari vlonjat dhe sfondin pronësor të atentatit. Por veç kësaj, sfidat janë shumëplanëshe dhe vetë qytetarët mund të rendisin për dhjetë minuta, një lumë pyetjesh: Ç’do të bëhet me pallatet shumëkatëshe bosh dhe buzë ujit, nga Shëngjini në Vlorë, që kanë leje? Me ndërtimet pa leje, të lehta ose të rënda që zënë plazhin, e privatizojnë gjatë verës dhe i paguajnë ca qindarka bashkisë a komunës; a do të ketë plazhe publike reforma e Ramës? Ç’do të bëhet me Rivierën që është shndërruar në një absurd çmimesh dhe zëniesh të çdo cope plazhi, ku nuk të lenë të marrësh as ujë me vete dhe as fëmijën; po me vijat bregdetare si Borshi i mrekullueshëm, ku banorët nuk po gjejnë dot karar me çështjen e pronësisë, por ama mbijnë disa pronarë fantazmë nga qindra kilometra larg? Po me kryetarë e ish kryetarë bashkie si ai i Sarandës, që firmosi mbi 120 leje ndërtimi një ditë para se linte zyrën? Po me listën e vendimeve të fundit të qeverisë Berisha?

Kujtdo që shpreh dyshime mbi suksesin e këtij operacioni gjigand, një tjetër me vrap do t’i kujtojë zgjidhjen e nyjës gordiane të kaosit të kioskave të Tiranës, që Edi Rama (me ndihmën e Metës kryeministër) e bëri me një të rënë të shpatës, pa shumë ceremoni. Dhe për habinë të të gjithëve, pa shumë reagime. Skena e aktit të dytë, gati 13 vjet më vonë, është shumë e madhe, aktorët shumë më tepër, interesat shumë më të gjera.  Por afërmendsh, shumë më vogla se ato të vendit dhe të shumicës së njerëzve të tij. Sot jemi në pikën kur aksioni i kioskave të Tiranës, mund të quhet prova gjenerale e Ramës, pa e ditur as ai vetë, për situatën aktuale. Atëherë prova doli me sukses…

Revista KLAN

Comments

Submitted by kastriot (not verified) on

Bukur ehste bere shkrimi, por persseri anashkalohet nje problem madhor brenda ne problemin madhor : Po ata qe e kane sjelle bregdetin ne kete gjendje me lejet qe kane dhene dhe me lejet qe nuk kane dhene por qe kane bere nje sy qorr e nje vsh shurdh" cdo te behet? Se ne se do te zbatohet ligji, atehere duhet zbatuar plotesisht ne te gjitha frontet. Por ketu rama do te perballet sic thuhet  ne shkrim me se shumti apo dhe teresisht "me te tijte. Do te perballet me Gjiken dhe me Dakon por dhe Cipen. A nuk i u duhet treguar vendi dhe ketyre qe e cuan gjendjen ne nje te tille katastrofe? Ne se , ne se , ne se, ne se, rama vetem do te prishe duke mos mbajtur asnje " me hater" pra do t'i prishe te gjitha ndertimet, me leje apo pa leje, eshte vetem gjysma e punes. Dhe gjysma me e vogel per nga rrendesija. Gjysma tjeter jane Gjikat, Dakot dhe Cipat. Ne se ben kete te dyten por me te rerendesishmen atehere do te themi se e fitoi "luften", ne se jo, atehere do te shohim se pas disa vjetesh do te kemi perseri te njejten gjendje por me protagoniste te tjere.Mendimi im (qe nuk i vlen njeriu) eshte se rama do te gjeje menyra justifikuese per t'u shmangur nga kjo "lufte" duke prishur ndertimet e disa fakir fukarenjve qe s'kane perkrahje. Si puna e atyre dhjete njezet derrasve te holla qe formonin konturet e nje kasolleje ne  ndertim e siper  qe pame ne TV,  ku gjate prishjes ishte in pranishem dhe Shpetim Gjika. Vini re vetem: dhjete apo njezet derraska te holla te nje kasollkeje, sic thone andej nga Korca.

Submitted by fidel (not verified) on

gjika prishi ne pergjithesi ndertimet qe u bene gjate fushates. te tjerat ende nuk kane filluar. mos ki merak fare. po filloi prishja nuk ka me shoke shoqe apo kushuri. denimi per ata qe kane bere keto deme? i bie qe te futet edhe rama aty per shume ndertime pa kriter ne tirane. i bie gjithashtu qe te futet brenda e gjithe administrata lokale per cdo bashki.

Submitted by Junik (not verified) on

Prishje ekulibrash, interesash ndoshta edhe vota...!

Po pse duhet ti interesoje kryeministrit te ri kjo gje, mendoni vertete se vlonjatet, sarandiotet, durrsaket apo lezhjanet jane te kenaqur me zhvillimin e bregdetit. Zoteri shko vlit nje here me to, meso se cfar kerkojne dhe se si e shohin shkaterrimin e qyteteve te tyre.

Ka disa menyra per te zhgjidhur problemet ne kete vend, njeren e propozon autori...(kujdes ekulibrat).

Une mendoj se duhet kuptuar shpejt dhe sakte nga politika (politikanet) se cfar kerkojne qytetaret, se si duan ato te jete vendi i tyre, ketu po flas per shumicen e njerezve.

Mjaft u vete-trodhem ne paradoksin shqiptare se duhet te degjojme se cthote ktundi mgjth nuk jemi dakort me te.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.