Interesat kombëtare dhe tekstet e historisë

“T’u lëmë historinë historianëve, të mos merremi me histori”. Kjo tingëllon bukur, por në fakt është një idiotizëm i llojit të vet. Historianët janë për t’i nxjerrë në dritë faktet, por edhe për t’i komentuar ato në dritën e fakteve të tjera.
Historia dhe tekstet e historisë janë dy gjëra të ndryshme.
Historia është shkencë, kurse shkrimi i teksteve të historisë është politikë. Kjo, sepse nxënësve në shkollë fillore është e pamundur t’u serviresh gjithë faktet historike. Ata nuk do të mësojnë historinë e gjithë kombeve të botës e as gjithë historinë e kombit tonë. Ata do të mësojnë gjëra të përzgjedhura nga tekstshkruesit e historisë. Pikërisht kjo përzgjedhje është politikë.
Fakte ka si për periudhën e Skënderbeut (1443-1468), si për Lidhjen e Prizrenit (1878-1881), por cilave fakte duhet t’u japësh më shumë hapësirë para nxënësve, kjo është politikë.
Fakt është edhe Lidhja e Dytë e Prizrenit (16-20.09.1943) edhe Konferenca e Bujanit (30.12.1943-02.01.1944), por përse nxënësit duhet të mësojnë vetëm për Konferencën e Bujanit e jo për të dyja, apo edhe vetëm për Lidhjen e Dytë të Prizrenit?
Cila ishte politika e tekstshkruesve të historisë deri më tani dhe cila duhet të jetë në të ardhmen, ky lipset të jetë një debat politik i përhershëm, ashtu siç duhet të jenë të përhershme debatet për politikat zhvillimore.
Tekstet aktuale të historisë distonojnë me sistemin politik dhe orientimet kombëtare
Shkrimi i teksteve të historisë në kohën e Enver Hoxhës ishte plotësisht në funksion të sistemit të tij politik. Shkrimi i teksteve të historisë në këtë kohë është krejtësisht në disharmoni me vlerat demokratike dhe interesat kombëtarë.
Jo se tekstet e historisë nuk kanë ndryshuar fare, por ky ndryshim vetëm sa i bën me qesharake tekstet e historisë.
Nuk ka ndryshim thelbësor se ç’është ndryshimi mes sistemit komunist dhe atij demokratik apo çfarë është ndryshimi në kursin kombëtar shqiptar: nga kursi izolacionist në një kurs të tejhapur ndaj botës.
Faktet që na i servirin tekstshkruesit e historisë në kohën e Enverit sa i përket historisë botërore, lidheshin me orientimet e politikës së tij të jashtme.
Nxënësit në shkollë fillore dhe të mesme kishin mundësi të mësonin në shkollë për historinë e lashtë kineze dhe hinduse e egjiptiane, për historinë franceze, greke, ruse e serbe, por shumë pak apo aspak për historinë amerikane, angleze, gjermane, italiane, skandinave etj.
Injorimi i historisë së kombeve mike
Kjo, sepse Enver Hoxha miqtë tradicionalë të shqiptarëve- gjermanët, anglezet e amerikanët – i konsideroi armiq dhe anasjelltas, për miq konsideroi armiqtë tradicionalë. Nga këto tekste del se kombi gjerman e italian nuk kanë prodhuar gjë tjetër, pos nazizmit e fashizmit.
Në tekstet e historisë përmendet pakëz biografia e profetit Muhamed, por jo edhe periudha e ndritur që pasoi paraqitjen e tij në histori.
Periudha e kalifateve e prezantuar si errësirë
Në filmin e historisë që i krijohet një nxënësi të mirë në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë pas vdekjes së profetit Muhamed, pason periudha e errët mesjetare.
E vërteta historike është krejt e kundërt: hopi më i madh i zhvillimit njerëzor në të gjitha rrafshet është bërë pikërisht në këtë periudhë. Zhvillimi shkencor, teknologjik, mjekësor, artistik, juridik, ekonomik, moral, kulturor etj. ka bërë hapin e vet më të madh pikërisht në këtë periudhë. Injorimi i kësaj periudhe nga tekstshkruesit kosovarë e shqiptarë të historisë i lë mangët nxënësit në shumë fusha.
Derisa nxënësit nga gjithë Europa kanë dëgjuar për mbretin e lavdishëm Sallahudin Jusuf ibn Ejub (1138-1193), si një shembull i një mbreti luftëtar fisnik me kod moral të luftës, nxënësit në Kosovë e Shqipëri as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë emër.
Injorimi i historisë së protektorëve tanë
Është jashtëzakonisht jo-falënderuese që nxënësit shqiptarë mësojnë shumë-shumë pak për historinë e Austro-Hungarisë, shtetit që ka krijuar shqiptarët si komb e Shqipërinë si shtet. Të mos flas për atë që derisa politikanët kosovarë kanë plot gojën Amerikë, nxënësit kosovarë nuk dinë pothuajse asgjë për historinë e Amerikës. E për me tepër, nga edukata që marrin nga këto tekste shkollore, thonë se amerikanët nuk janë komb!
Comments
E dhimbshme eshte me e thene

E dhimbshme eshte me e thene , por te dy juve si ky Spahiu edhe ti Tedeschino , po na detyroni neve shqiptareve me kerku edhe nji here Enverin ! Posacerisht vetem per juve ! Ah sikur te ngrihej ca kohe "part time" ! Do ta pagujsha vete , sepse na e shpifet ore fare e huaj !

Tedeschini eshte tendencioz e

Tedeschini eshte tendencioz e fantaik, po ama perpiqet te sjelle referenca e te argumentoje ate thote, ndonese e ben ashtu si e shohim. Per te mos folur fare per Nexhmedin Spahiun, te cilit nuk ka keqlle t'i ktheje xhevap dot njeri per argumentet qe parashtron. Ti ke ndonje argument per keto qe po thote Spahiu? Per cektesine e teksteve mesimore historike te kohes se Enverit e sot? Per vendimmarrjen politike ne tekste historie te shkollave, ku vendoset per vleresimin e disa ngjarjeve apo popujve si me te vlefshem se te tjeret? Nese ke mundesi te debatosh, beje, po te therrasesh Enverin nuk eshte as argument, as humor

hallall o Lesh , fjala jote

hallall o Lesh , fjala jote ne vesh te perendise...

tekste shkollore

tekste shkollore paskalllllll... pa ju vecse misiononi, dhe lleshi kerkon enverin...

Zoti Nexhmedin: Ne se mendoni

Zoti Nexhmedin: Ne se mendoni se duhet te behen permirsime ne tekstet mesimore (te historise)ne shkolla, mendoj se i duhet renduar me shume bagazhit te dijeve shkencore.Ti dhe disa te tjere,per te treguar se dicka dini e doni te beni per "te miren" e shqiptareve,me keto rekomandimet tuaja,per t`u rikthyer ne islamizmin e hershem dhe emri qe ato kane bere ne epoken e tyre,duket se kane nje nenshtrese obskurantizmi fetar islamik.Mire eshte qe njeriu te dije sa me shume,edhe per keto qe thoni ju,por duke qene se jeta eshte mjaft e shkurter,duhet te zgjedhim ate me produktiven,te kohes,qe i sherben progresit te vrullshem te nevojave tona kombetare e shteterore.Kjo qe thoni ju,me ngjason si dy pika uji me idjotesite e shtetit grek,qe ua ngarkon trurin e njome femijeve me emrat dhe "bemat e shenjtoreve" biblike.Ne se nxenesi nuk i perveteson mire ato,ai skualifikohet.

Atje,diten e pare te shkolles (bile dhe neper kopeshte femijesh),nuk e hap shteti e perfaqsuesit e tij,por kleriket qe ende pa nisur,perulen dhe puthin doren (si do qe ta kete) e ndonje kleriku,duke e gogolizuar figuren e klerikut ne syte e femijeve,per ti mbajtur gjithe jeten te neneshtruar e bindur verberisht dogmave fetare.Te gjitha keto,e sa e sa te tjera nuk kane asgje te perbashket me dijet e shendosha shkencore dhe pergatitjen e brezave qe vijne per te perballuar kerkesat ne rritje qe shtron progresi i se ardhmes.Mjaft me gjera bajate e mediokre,qe me shume prishin,se sa ndreqin.

ResPublica si është e mundur

ResPublica si është e mundur që bëheni zëdhënës (deleted) si Nexhmedin Spahiu? Si është e mundur që nuk pyesni në Kosovë se ç' mendojnë dhe si e përqeshin (deleted) shqiptarët? Kaq poshtë keni rënë që nuk keni më se të mbushni blogun?!

Sa thirrni enverin, bani ma

Sa thirrni enverin, bani ma mire te thirrni sulltanin, se aty e keni ajamin. Ha,ha,ha.

Duhet Enveri duhet per ca

Duhet Enveri duhet per ca duar te zeza te zgjatura drejt fytit shqiptar ! Ai dinte ta bente ate punen "e prerjes" ! Kishte dhe kellqet edhe guximin !

Pse cfare jemi neve budallenj ? Nuk e kuptojme ku rrafin kjo veprimtari dhe cfare synimi ka ? Cili popull europian "pranon" veprimtari te ngjashme ? Ndryshimi yne eshte se nuk po perballemi vetem me terrorizem islamik , por edhe ortodoks edhe katolik !

Spahiu eshte gjithmone serioz

Spahiu eshte gjithmone serioz ne qasjet e tij dhe gjithmone servir nje perspektive ndryshe dhe te fresket, e sigurisht te domosdoshme per publikun shqiptar.

perspektiven arnaute arnaut

perspektiven arnaute arnaut apo jo? sikur emri yt? jazëk të qoftë ky ofiç!

Andej per nga flet Spahiu nuk

Andej per nga flet Spahiu nuk vjen "freskia" , por vetem zhegu i shkretetires ! Dhe Spahiu eshte nje jenicer mediatik qe mohon historine e popullit shqiptar , sakrificat , qendrsen e pashembullt , mos nenshtrimin me rezultat historik ekzistencen ! Spahiu edhe keto na i ben "dhurate" te te tjereve ! Madje na "tregon" se jane "sakrifikuar" austriaket dhe jeniceret osmane per pavaresine e Shqiperise ! O tempora , o mores !

Shteti i Shqiptareve , duhet te merret seriozisht me kategorine fondamentaliste te Spahiut , Tedeschinit dhe janullatosit , te cilet nuk kane asnje qellim fetar , por fene duan ta perdorin per te futur vellavrasjen fetare nder shqiptare dhe per rrjedhim asgjesimin e shtetit te shqiptareve !

Pasi me Sali Berishen & CO , nuk arriten ndarjen krahinore dhe gjeografike , sepse 100 vjetori u dha nje "grusht vdekjeprures shqiptar " ketyre gjakprishurve , kane intefsifikuar tashme percarjen fetare , percarje e cila ne njerezit e thjeshte shqiptar as nuk ekziston !

Nexhmedini ka te drejte, ne

Nexhmedini ka te drejte, ne tekstet e historise duhet potencuar qe muhameti ishte nje vrases dhe pedofil i poshter. Me anen e shpates perhapi nje fe plagjiature, i gjithe kurani eshte nje plagjiature biblike e shtremberuar. Keto jane fakte historike, apo jo Nexhmedin? Le qe c'pret nga nje qe quhet Nexhmedin!

Zoti Gopi (robocop) ! Mos i

Zoti Gopi (robocop) !

Mos i "ngaterro" gjerat ! Tjeter gje eshte "kurani" dhe tjeter gje veprimtaria e Spahiut ! Spahiu , si "spahi" qe eshte , nuk eshte se ankohet qe i "shame" kuranin , por ankohet perse nuk kemi "levduar" pushtuesit osmane dhe turq ne Librin e Historise ne shkolla ! Sigurisht qe "veprimtaria" e tij eshte me frynmezim fetar , por antishqiptar , sepse frymezimin e vet fetar , nuk e le per ne xhami , por me te ben politike dhe politike antishqiptare madje ! E keshtu qe feja e asnje lloji nuk duhet lejuar te merret me politike as brenda Qishes dhe as brenda Xhamise dhe jo me jashte ! Aq me teper me veprimtari antishqiptare !

E thashe me siper une , duhet nji Enver , i punesuar "part time" , per t'u kujdesur per shqiptarine , si kunder jenicereve te tipit sali dhe nano & Co , ashtu edhe kunder ketyre "misionareve" te antishqiptarizmit ! E di ku do te ishte Shqiperia sot ? Edhe ekonomikisht edhe politikisht dhe diplomatikisht do te ishte te pakten dy shekuj me larte nga ku eshte !

Si ka mundesi SHBA-ja kujdeset per nje Komb Amerikan (qe realisht nuk eshte Komb , ose eshte Komb pa Etni) dhe ne ketu ne Shqiperi (Komb Etnikisht i paster ) kemi mbetur ne kthetrat e Spahiut , Tedeschineve dhe Janullatosve antishqiptare ! Thirreni shpejt Enverin !

E çka ke ti me Tedeschinin

E çka ke ti me Tedeschinin mor zotni?

Jep argumenta nga komentet e mija per çka flet ti per mue. Nuk due opinione por due argumenta.

Sa per ate qe mister Spahiu

Sa per ate qe mister Spahiu na thote si e ama ZEQIRIT ne maje te thane,se vertet ai jo vetem qe nuk eshte historiane por nje person qe dikur mbaroi te larten e mjeksis si mjek i pergjithshem dhe na ka vajt anejna nga Mitrovica me punue dhe nga qe s'ja vershelleu as SALa e po ja fut kot se ky tjetri nuk ndigjon dote me as te vetet e me te vjetrit e jo te merret me kete spahij e kulish spahijsh qe ne gene kane gjak jeziti e hak me i heq koken kane vec Shqiptaret qe kane heq keq e me keq, e saper ate Tedeskinin qe flet keshtu apo ashtu, duhet ditur se te gjithe Shqipot kane jetuar si mos me keq ne ato kohera,madje ato qe nuk u mbante me shpina e kurrizi e s'ja dilnin as per capen e bukes leshuan e tradhetuan dhe principet e kohes e te pareve te tyre duke ndryshuar fene vetem e vetem per te mos paguar dhe per te mos luftuar per sulltanin.Historia e teksteve eshte politike thote Spahiu e po ta marrim si te mireqene ai tashme do llapi nja 8 vjet kote sa te jete PS ne krye. Si argument ne tekste shkollore femijeve u mesohen vetem pluset e ngjarjeve te medha te kombit tone,fitoret por dhe humbjet e medha kundrejt pushtuesve qe ka patur,madje dhe per herojte e vet flitet vetem per anet kur ato i kane sherbyer luftes per liri dhe kur kane dhene jeten ketu ne truadhin tone, dhe jo kur kane sherbyer ne ushtri apo administrata te vendeve tjera apo pushtuese.Ne dime per Pashko Vasen vetem ate c'ka ai ka lene dhe bere per token e tij, dhe jo qe ai ka punuar edhe per....,NE dime per Gjergj Kastriotin C'fare ai ka bere 25 vjet rresht duke fituar me lufte lirin e pavaresin ndaj turqive te kohes, por dhe si fitoj dhe RESPEKTIN e miqve, apo dhe ndihmen e tyre.Por cu duhet femijeve se cmesoj dhe si jetoi ai me turkeshat e haremeve te turqise? Flitet per i ISA BOLETININ si trim i madhe e luftetar per mbrojtjen trojeve tona,por nuk ka pse te thuhet se ai ishte nje nga badigardet e Sulltanit te fundit te turqive.Flitet e c'nuk flitet per dhe shume te tjere,flitet dhe per ISMAIL VLORA(Qemalin)qe beri kete gjet te mire per trojet tona, por nuk ka pse tu mesohet femijeve qe ky ka qene 30vjet ne sherbim te turqve,por i do thane se kur e luten me poste ai nuk pranoj tu sherbente per shkak se do i sherbente Shqiperise, APO qe ky u bashkua ne aleancen me ushtrin Turqve dhe Bullgareve perkunder ANTANTES evropiane, dhe qe kjo nje nga shkaqet ku me plote te drejte fituesit e luftes do merrnin si placke lufte dhe troje dhe keshtu ne humbem ato qe humbem.Po pse vetem ne valle.Po keshtu ka humbur Austrija, po keshtu ka humbur Italija (Kapodistrian) me Sllovenin, e sa raste te tjera e ne luftra te me vonshme por a duhet ti dine femijet e vegjel te gjitha keto kur mezi mesojn nje gjysem flete mesim.Sa per ate qe Spahiu thote se historia duhet te jete jo per te qeshur si e sotmja dhe as si ajo e ENVER hoxhes,por te jete demokratike athu se atu edhe licencen per kete na e paska ky xherah i skutave te shqipes. ROFSHIN te miret e miresia , Rrofte SHQIPERIA E poshte nexhmedin spahia,e tedeskinot e turqinizuar. SHQIPERIA DO TE RRJOE E DO TE BEHET ZONJE.

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?

Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë

Add new comment