Topi, Meksi, Mustafaj, Uka: Partia e re de facto është krijuar

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 13:07

“Partia e re e Topit do të shpallet në muajin shkurt”, u tha këto ditë; dhe nuk duket se kemi të bëjmë me ndonjë scoop të kërkuar e të sajuar gazetarësh; përkundrazi, kemi të bëjmë me një lajm që konfirmohet nga një seri ngjarjesh, rrethanash e personash. Nuk është saktësia kronometrike e lajmit që ka rëndësi në këtë mes (janar, shkurt, apo mars), por thelbi: Bamir Topi ka filluar të takohet më shpesh e më hapur me grupin e vet. Nëse për muaj e muaj të tërë ai mund të ketë patur pak drojë, gjë që mund të lidhet me merakun për t’mos u qortuar nga maxhoranca për ‘komprometim e ndotje’ të përgjegjësisë presidenciale, tani e ka zgjidhur veten nga këto skrupuj. Deri para ca kohësh takohej “fshehtas” me të vetët. Tani ka zënë të takohet hapur, në mes të kryeqytetit.

Para ca ditësh ai është parë nga njerëz të rastit të hyjë në një lokal midis stadiumit Dinamo e rrugës Kouma e Parisit. Është një restorant që nuk ka shumë kohë që është hapur, e ndoshta kjo shpjegon arsyen pse emri i lokalit nuk është fiksuar nga “burimi ynë” i lajmit. Në të njëjtin lokal janë parë të hyjnë njëri pas tjetrit (përpara se të mbërrinte Topi) edhe Aleksandër Meksi, Rexhep Uka, Besnik Mustafaj, Afrim Krasniqi, Sali Shehu, e do biznesmenë. Kanë qëndruar së bashku mbi tri orë, dhe thuhet se pikërisht aty është pjekur ideja “e themelimit të partisë në muajin shkurt”. Topi duket se është dorëzuar para presionit të të tjerëve, të cilët kanë qenë të mendimit se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Gjëja më paradoksale në këto rrethana është se posti i Presidentit, mbi të cilin Topi ka ngritur autoritetin e ndikimin politik, tani i është kthyer në një siklet e hall. Sikur ta varej nga ai, do ta kish lënë pa u menduar dy herë presidencën. Por është i detyruar ta konsumojë deri në ditën e fundit këtë “dreq” mandati.S’ka rrugë tjetër.

Re.Pu.

Comments

Submitted by urime (not verified) on

Urime Topit!

Po e prisnim nje mundesi te vertete per te djathten shqiptare.

Submitted by Pelikani (not verified) on

Lokali quhet Restorant Krokodili dhe eshte ne pronesi te Sali Shehut!

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

Jo. Eshte dhe bashkepronar çuni i Nuri Bylykut , ish futbollist i Tiranes

Submitted by raimondi (not verified) on

Ai eshte  lokali  iim por  ua kam dhene atyre me qera ,meqense do krijojne   partine  e re

Submitted by adriatik (not verified) on

Sa do qe ta urrejne Topin sherbetoret e Sales ca gjera nuk mund ti mohoje askush.

Qe Bamiri eshte gentleman.

Qe Bamiri eshte paqesor.

Qe Bamiri eshte QYTETAR...ndryshe nga ca shpellare te tjere.

Qe Bamiri e di se me ish-pronaret, te persekutuarit PD eshte tallur.

Shpresoj mos te behet oportunist si cdo politikan tjeter.

Submitted by hapi (not verified) on

Interesante!

Mbetet vetëm të krijohet një parti e majtë pa Edin...

Submitted by erion (not verified) on

Po ashtu duhet te krijohet partia gjithe socialiste shqiptare,brenda dhe jashte Shqiperise ne te gjitha trevat pa Ramen e Nanon  pa MMN ,por me te tjere socialiste te vertete dhe jo si keta  karrieriste dhe armiq te vendit te vete!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.