Arvizu: Ligji në Shqipëri nuk është i barabartë për të gjithë

Postuar në 24 Dhjetor, 2011 11:11

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqip” ambasadori Arvizu u tregua mjaftueshmërisht i hapur dhe direkt. Për drejtësinë Shqiptare u shpreh pa doreza se:

"Mendoj se po vijmë tek ai që për mua është një nga problemet më të ngutshme, që për mua është kultura e pandëshkueshmërisë, ku ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit. Nuk mendoj se kam një përgjigje për këtë”, thotë Arvizu.

Ndërsa për çështjet e nxehta si ajo 21 janarit dhe ajo e ish zv kryeministrit Meta ai tha:
“Përsa i përket ekspertizës, që ju përmendët, nuk ka pasur asnjë përfshirje zyrtare në këtë çështje. Gjithçka që mund të them është që kompanitë që ne kemi rekomanduar janë kompani që i kemi besuar mjaftueshëm, saqë kemi përdorur paratë e tatim-paguesve amerikanë, që ato të ofrojnë trajnime. Për sa i përket 21 janarit, asistenca është e drejtpërdrejtë, përfshin FBI-në, laboratorin special që ka ndihmuar prokurorët me hetimin e këtij rasti, duke filluar që nga logjistika e hetimit si dhe drejtimi i hetimit. Prokurorët shqiptarë po drejtojnë hetimin por mendojmë që ka qenë domethënës fakti që SHBA-të duhet të përfshihen direkt”.

Më shumë se kaq, ngelet vetëm që Arvizu dhe ambasadorët e tjerë ta veshin vetë togën e gjyqtarit. Ndoshta një ditë dhe kjo mund të ndodhë.

A.K.

Comments

Submitted by Stefan (not verified) on

Pak a shume sic e thote dhe Orwell: " Te gjitha kafshet jane te barabarta, por disa jane me te barabarta"-Ferma e kafsheve

Submitted by migena aleksi (not verified) on

Z.Arvizu e quajti Berishen burre shteti pasi 4 kryefamiljare shqiptare dhane shpirt ne bulevardin kryesor te Tiranes poshte zyres se Sali Berishes, duke marre ne koke e ne mish plumbat e gardes se Sali Berishes.

Z.Arvizu, ishte i pari qe lajmeroi se rezultati i Tiranes nuk do pranohej nese do ishte ne favor te z.Rama. Ne Njesine 5 pasi perveshi menget ai deklaroi se "kjo mund te mos mbaroje sonte, se rezultati mund te ankimohet".

Ku e dije ti z.Arvizu vazhdimin e historise? A jane te verteta zerat per planin A dhe planin B te marrjes me cdo kusht te bashkise se Tiranes ?

Z.Arvizu eshte arsyeja kryesore e renies se popullaritetit amerikan ne Shqiperi. Dhe per te mbuluar kete pasoje te pashmangshme te sjeljes se tij para, gjate dhe pas 21 janarit, z.Arvizu, shpiku teorine e celulave antiamerikane, qe ne te gjithe te mbyllnim gojen.

Sa do vazhdoje kjo klime terrori? Sa kohe do vazhdojne te na hedhin hi syve dhe peshtyme ne fytyre?

Me kujtohet nje grua, nje ish-mesuesja ime: Flora Hanelli. A do vij shpejt dita e Florave?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.