Rama në një intervistë alla Rama

Pas shumë kohësh Rama jep një intervistë alla Rama, dmth i çprangosur disi nga skrupujt që i ka dhënë qysh në krye të erës rangu që mban (duke e denatyruar) dhe me një shkujdesje e relaks që ia kanë dhënë mesa duket kërshëndellat e fundviti.
Është fjala për intervistën e dhënë në programin e Alfred Pezës, i cili ka arsye të marrë meritat që e solli Ramën një copë herë në gjallërinë stilistike të qëmotshme, gjë që duket tek përgjigjet e llojit që vijon:
-Ju flisni për rrjedhje nga grupi? Por nëse Kastriot Islami ka rrjedhur ...
-Berisha thotë se Fatosi më mori mua nga Parisi e më solli në Tiranë? Imagjinoni se çfarë mund të thuhet për Enver Hoxhën, atij njeriu që e mori [Berishën] nga mali dhe e solli në Tiranë....
-Nano President? [Shiko], besoj që kjo është një çështje shumë serioze dhe për këtë nuk flitet veçse seriozisht. Në këto kushte është e udhës që të përpiqemi të ndërtojmë një proces. Kushtetuta edhe pse e ndryshuar parasheh një zgjedhje konsesuale të paktën në 3 raunde.
-Ju më pyesni ‘a do të votojë PS-ja Nanon, nëse PD-ja nxjerr Nanon kandidat’, por kjo është një histori e kapur mbrapsht dhe e hapur para kohe.
-LSI-ja sot është aq e majtë sa ç’është e virgjër njëra që bërtet nga jashtë bordellos, ndërkohë që këtë gjë e bën brenda dritares.
-Unë do të jem në listën e deputetëve, kandidat për kryeministër dhe pa dyshim bashkë më te tjerët, fituesi i zgjedhjeve.
-Shprehja që ‘Fatos Nano është më horri ndër politikanët dhe më politikani ndër horrat’ është thënë nga vetë Fatosi me humor… Por shpesh i shkonte kjo frazë.
-Kam munguar te promovimi i librit Enver Hoxha? Nuk e dija që mbaheshin mungesa në atë promovim.
-Qeverisja e Fatos Nanos ka qenë lule në krahasim me këtë të sotmen.
Re.Pu.
Comments
Njeriu i te ardhmes mund te

Njeriu i te ardhmes mund te te shfaqet edhe kur ti je duke hedhur plehrat ditore...

Më të zgjeruar ju lutem, keni

Më të zgjeruar ju lutem, keni harruar edhe përgjigjen per pyetjen e Pezës për z.Mustafa Nano. M'u duk interesante pergjigjja.

Ore ky rob vetem genjen, ky

Ore ky rob vetem genjen, ky qenka stili ala-Rama?

Qeverisja e Fatos Nanos ka

Qeverisja e Fatos Nanos ka qene qeverisja me e keqe dhe me Antishqiptare ne gjithe historine e Shqiperise -

-Nano e linte gjithe Shqiperine 9 muaj rresht pa drita .....Dhe kete e bente me qellim

Ishte skandal fare

Add new comment