Streha e fundit e horrave

Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane.Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr. E deshët ndërhyrjen e NATO-s! Ja NATO-ja! Gëzojuni asaj! Kosova është me shpirt ndër dhëmbë. Gati po jep shpirt. Dhe pikërisht mu midis makthit, në një nga revistat më ndikuese europiane, një rimohues shqiptar e boton këtë shkrim, për të cilin ndërgjegjja e tij, sipas fajësuesve, duhej të përgjigjej më pas. Shkrimi do të quhej, as më pak, as më shumë, thikë në shpinë kundër Kosovës.Ishte e ngutur një akuzë e tillë? Ishte ky shkrim një lajthitje e rastit, kapardisje antikombëtare, snobizëm, etje për t’u dukur modern? Ishte një përzierje e të gjithave, madje diçka më e rëndë? Shkrimi, para së gjithash, kishte të bënte me një polemikë nga më të ashprat në Shqipërinë paskomuniste. Në qendër të kacafytjes (një fjalë disi më e saktë në këtë rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siç ndodhte shpesh me zotin Gjergj K., kur hynte në skenë, gjithë çështjet madhore të kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarëve, raportet e mitit me historinë, vetë çmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare, do të ndërlikoheshin rreth tij. Dy grupimet që do të ndesheshin, “albanologët e rinj”, ose rimohuesit, siç u quajtën shkurt, dhe kombëtaristët, kundërshtarët e tyre, do të përdornin kundër njëri-tjetrit gjithë minierat e gjuhës shqipe, çka do të ishte një festë për përpiluesit e fjalorëve, nëse ende kishte të tillë.Thënia “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare. Pavarësisht se autori i saj herë shpallej Xhefersoni, herë Sokrati, herë Nëna e Çërçillit, Volteri apo Xhon Lenoni, kjo nuk pengonte aspak që të bëhej thënia më e njohur në vend.Fajësimet e të dyja palëve, për nga mizoria, ngjanin si pika uji. Ndërsjelltazi, ashtu siç edhe pritej, u quajtën tradhtarë, reaksionarë parakë, kombëtaristë, antishqiptarë, fashistoidë, nënëterezistë, kanunorë, gjer te llaci-faci, shule, e natyrisht ylberistë, çka dihej ç’nënkuptonte. Në pranverë të vitit 1999, ndaj autorit të shkrimit të “Courrier International” do të përdoreshin së paku gjysma e këtyre cilësorëve. Për strehsat, të thoshe se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe këtë pikërisht në maj të vitit 1999, ishte vërtetimi më i saktë se punoje për serbët. Në thelb, akuza tingëllonte groteske. Me nënë jo sllave ose sllave (çka mund të ishte e vërtetë për Vojsava Tribaldën, një sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, të atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalët në krushqitë e tyre shkërbenin mbretërit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush.
Por strehsat nuk dorëzoheshin lehtë. Ata e kishin kuptuar se do të ishte më mirë të përdornin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptonin se po tronditnin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e Skënderbeut, u vunë të zhbironin ca dokumente e ca arkiva, aq sa ua lejonte, natyrisht, vrulli i tepërt polemist. Së pari, e kuptuan se duhej t’u mbushnin mendjen të tjerëve, se pse ishte i keq shkrimi famëkeq në “Courrier International”, ditën e fundit të muajit maj, në vitin e fundit të mijëvjeçarit të dytë. Ata zbuluan se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar. Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës. Së dyti, se kjo tezë ishte botuar në vitin 1987, pra, dymbëdhjetë vjet përpara plojës, në gazetën franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bënte pjesë në tezat që duhej të përgatisnin shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Së treti, se as Drashkoviçi nuk ishte origjinal, por përsëriste në shkrimin e tij teza të vjetra serbe, të Radonicit, 1942, e teza edhe më të vjetra të Vladan Gjorgjeviçit, të Grashaninit, të Çubrilloviçit, të Millosheviçit, që flisnin jo vetëm për zanafillën serbe të Skënderbeut, por, kryesorja, e lidhnin këtë zanafillë me këmbënguljen e tyre se Kosova kishte qenë e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbët nuk do ta lëshonin kurrë atë. Së katërti, strehsat zbuluan se shumicën e argumenteve, qoftë për Skënderbeun, qoftë për rrënjësinë e shqiptarëve në Ballkan, mohsat i kishin marrë nga famëkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave.
Kthim te “Courrier International”,
31 maj 1999
Është tmerr në Kosovë. Është kulm i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe, me frymën e fundit të saj, kërkon të përligjë masakrën, atë për të cilën po ndëshkohet nga Europa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve. I kanë shpenzuar të gjitha argumentet, ndaj bëjnë ç’bëjnë i kthehen më të vjetrit, atij prej të cilit kanë pasur gjithmonë fat: Kosova djep i Serbisë e i serbizmit. Kanë shpresë se edhe këtë herë kjo histori nuk do t’i lërë në baltë. Në mos i përligjtë plotësisht, së paku për të zbutur disi zemërimin europiano-amerikan, vetëm ajo mund të shërbejë, historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kanë qenë gjithmonë të përshtatshme për të ndjellë keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtë të bombardoje Serbinë, por duhej bërë një përpjekje për të kuptuar shpirtin e saj, brengën shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vështirë për ballkanasin të ndahej nga djepi historik. E aq më tepër për serbin. Ndaj dhe në ishin bërë gabime, për diçka që quhej e shenjtë ishin bërë, për kujtimet e vjetra, nostalgjinë, ahtin e madh. Dhe historia, e përmendur qindra-mijëra herë, përsëritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshëm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithçka nis e po ashtu sos. Në shkrimin e tij, Vuk Drashkoviçi, shkrimtar dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, flet për të gjitha këto. Autori i këtyre radhëve e ka një kujtesë më tepër për këtë tekst, për arsyen e thjeshtë se teksti I Drashkoviçit është shkruar në trajtë letre të hapur, drejtuar pikërisht “kolegut I. Kadare”. Pas daljes në shtypin serb më 1987, letra e hapur është botuar në “Le Monde Diplomatique”, në prag të festimit të gjashtëqindvjetorit të betejës së Kosovës, aty ku Millosheviçi lëshoi rrufetë kërcënuese kundër shqiptarëve. Ajo është ribotuar, në të njëjtën gazetë, dymbëdhjetë vjet më pas, më 1999, kur Kosova digjej në flakë, pikërisht nga këto rrufe. Drashkoviçi, në të dyja rastet, më drejtohej si kolegu kolegut, më kujtonte shenjtërinë e artit, më bënte thirrje të braktisja vegullitë kombëtariste shqiptare e të bashkohesha me të (për çështjen e djepit natyrisht) dhe këtë ma thoshte me zemër në dorë, duke pasur si dëshmitare Francën, në kryeqytetin e së cilës e shpallte këtë kumt ngashëryes.Duke qenë vetë lehtësisht i sulmueshëm, siç janë zakonisht shkrimtarët, Drashkoviçi më drejtohej me një keqardhje prej kolegu, duke më kujtuar, ndër të tjera, gjithë kronikën e “djepit”, historinë, kujtimet, manastiret, betejën e Kosovës e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithë shenjat dhe vulat tokësore dhe hyjnore, që dëshmonin, sipas tij, përkatësinë serbe të Kosovës. Ndërkaq, pikërisht në radhën e këtyre vulave, ai shtonte diçka që, ndonëse e përmendur edhe më parë aty-këtu, këtë herë merrte një ngarkesë simbolike të dorës së parë: zanafillën serbe të Skënderbeut. Me fjalë të tjera, jo vetëm që Kosova, bashkë me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e gjithçka tjetër të epërme, ishte kryekrejet serbe, por dhe vetë kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i tillë. Thënë ndryshe, Kosova, përveç djepit, mëtonte tani edhe kurorën. Në letrën e tij, Drashkoviçi, pasi më hapte zemrën, siç ndodh midis kolegësh, më kujtonte se isha një përhapës i ideve antiserbe të Vatikanit dhe të Austrisë katolike, gjithmonë si kolegu kolegut, më shkruante me keqardhje se isha në anën e gabuar, domethënë, sipas tij, në anën e vrasësit të Arkimedit, të atyre që dogjën Xhordano Brunon, që i morën jetën në duel Pushkinit, madje që torturuan njëzet e tri herë rresht Kampanelën! Këtë tekst ka kopjuar çmitizuesi i vockël shqiptar F. Lubonja, në maj të vitit 1999, në kohën kur Kosova, për shkak të teksteve të tilla, digjej, masakrohej e përdhunohej. Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, por sidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët. Por historia e djepit nuk mbaronte me kaq.
Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë të veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Europë. Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik I kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillën serbe të Skënderbeut. “Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer më 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb.” Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur. Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, vlon një polemikë e ashpër pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për të, e që duhen çmitizuar, pra, rrënuar me ngut. E midis këtyre kinse miteve, ai që, siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.
Kush janë horrat dhe cila është streha
Historia e re me Gjergj Kastriotin është më e vjetër se ç’duket. Ajo ka nisur fill pas rënies së komunizmit. Një roman i shkurtër, i titulluar “Mekami”, i një shkrimtari të quajtur problematik, K. Trebeshina, botuar në rrethana të dyshimta në Kosovën ende nën sundimin serb, shënon fillimin e fushatës së egër kundër personazhit. Në atë libër, heroi i parë i shqiptarëve, trajtohet as më pak, as më shumë si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë. Vetë autori, i përndezur prej sulmit të vet, e shpall veten turk.Ndërkaq, autori i librit mëton cilësimin si disident. Ndaj pyetjes, për ç’merita?, përgjigjja është e prerë: për një promemorie që i paska dërguar Enver Hoxhës, më 1953. Sipas saj, është ndoshta shkrimtari i parë në Shqipëri, që ka guxuar t’i shkruajë diktatorit: ti dhe shokët e tu jeni vrasës, që jo vetëm do të vrisni më pas njëri-tjetrin, por do ta mbytni vendin në gjak! Tingëllon disi e pabesueshme për cilindo, por sidomos për strehsat. Dyshimi për promemorien dyfishohet kur sillet ndër mend e kaluara letrare e personazhit: Shkrimtar si shumë të tjerë, me lavde për komunizmin dhe kulmi, pikërisht në mars të vitit 1953, pak kohë përpara promemories, me poemën më himnizuese, kushtuar Stalinit, në ditën e vdekjes së tij.Këto kujtime prekëse nuk e ndryshojnë aspak statusin e personazhit. Madje, ai nuk lëkundet as kur strehsat, këtë herë të zemëruar keq, zbulojnë se kinse disidenti, ose kinsi, siç do të quhej shkurt, jo vetëm s’ka qenë kundër regjimit, por ka qenë oficer i Ministrisë famëkeqe të Brendshme, pra, pjesë e thelbit gjakatar të shtetit. Që njeriu gëzonte mbrojtje të fshehtë, kjo ishte e qartë. I turbullt ishte shkaku. Mbrojtja shtrihej në të dyja regjimet: në komunizëm dhe në paskomunizëm. Nga të dy krahët e politikës: e djathta dhe e majta.Vetvetiu bëhej pyetja: disident kundër kujt kishte qenë në të vërtetë kinsi? Me ç’dilte, disidenca e tij më e qartë paskësh qenë kundër Skënderbeut. Ajo kundër regjimit mbetej për t’u vërtetuar. S’do të kalonte shumë kohë dhe, pas Kastriotit, do të hidhej hija e keqe për atë që quhej periudha më e ndritur e historisë shqiptare dhe bijë e drejtpërdrejtë e Iluminizmit europian Rilindjen Kombëtare. E pas saj, mbi gjithçka të shpallur si vlerë morale e kulturore e kombit: mbi gjuhën shqipe, mbi zanafillën ilire të saj dhe të gjithë shqiptarëve, mbi themeluesin e shtetit shqiptar më 1912, gjer mbi Nënë Terezën, që gjatë ceremonisë së çmimit “Nobel”, në Oslo, kishte treguar moselegancën të zinte ngoje zanafillën e vet shqiptare. Strehsat , merret me mend, e humbën çdo durim. Pas shpenzimit me tepri të epitetit “antishqiptar” e bënë disi më të larmishme listën e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezë të gjarprit, që donin të mbronin krimet e etërve të tyre, gjë që nuk u prit mirë prej opinionit publik. Një etikë e heshtur ishte bërë zotëruese, ndërkaq, në Shqipëri, që gjëra të tilla të mos kujtoheshin.
DITA
Comments
Nje shkrim i mrekullueshem

Nje shkrim i mrekullueshem dhe domethenes per ata qe e kuptojne.

Kadare,figura me e madhe patriotike e kombit shqiptare te paspavaresise.

Nje nga influentuesit me te medhenj te ceshtjes shqiptare ne bote.

E ka perdorur veten gjithnje per ti sherbyer kombit dhe duhet respektuar infinitisht nga gjithe te mepastajme breza ne shekuj.

Edhe ky gjithmone me loje

Edhe ky gjithmone me loje fjalesh me kuptime te dyfishta. SI perhere i mban kembet ne te dyja anet e lumit. Se kush jane anetaret e "Strehes se fundit te horrave" nuk e thote qarte dhe duket sikur i fut te gjithe ne nje kallep por ne fund me tinzllik mban anen e mohsave duke theneË

""""Strehsat , merret me mend, e humbën çdo durim. Pas shpenzimit me tepri të epitetit “antishqiptar” e bënë disi më të larmishme listën e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezë të gjarprit, që donin të mbronin krimet e etërve të tyre, gjë që nuk u prit mirë prej opinionit publik. Një etikë e heshtur ishte bërë zotëruese, ndërkaq, në Shqipëri, që gjëra të tilla të mos kujtoheshin.""""

Ah mor Kadare, nuk hoqe dore njehere nga stili i erret, dhelperak i anadollakeve te te berit te gjerave.!

Atë që e ka e ka, shqipen e

Atë që e ka e ka, shqipen e ka për kokë të shqipes. Për formën, kapelen!

Sh flm Gjon... m'knaqe me

Sh flm Gjon... m'knaqe me k'te linkun :'D e lexova me nje fryme!

E cfare kisht per te lexuar

E cfare kisht per te lexuar me nje fryme atje mor zotni? Atje sa fillon te lexosh te merret fryma nga nje mllef totalisht i pajustifikuar i nje cinxamiu ndaj nje kollosi.....

Kush eshte Kasem

Kush eshte Kasem Trebeshina?

Duket si pseudonim .

një copër R.K. asgjë më

një copër R.K. asgjë më tepër!!

Shkrimi i botuar eshte marre

Shkrimi i botuar eshte marre nga libri i Kadarese " Mosmarreveshja ". Pa folur per vlerat e trajtimit te ketij problemi, me duhet t'i bej nje verejtje te vogel: Viti 1999 nuk eshte viti i fundit i mijevjecarit te dyte, por eshte viti i parafundit. Viti i fundit eshte viti 2000 zoti Kadare.

Lubonja paska thene nje te

Lubonja paska thene nje te vertete ne 1999. Po, Gjergj Kastrioti nenen e ka sllave. Lubonja tha nje te vertete para disa ditesh. Haradinaj, ne kushte normale, duhet te ishte ne qeli. Sa i poshter ky Lubonja. Ngeli duke na hapur pune se thote te verteten!!!

Qe Gjergj

Qe Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka luftue kundra turqve, kete e pohojne te gjith, edhe vete turqit.

Po qe se Gjergj Kastrioti ka pase nanen dhe baben sllav, kjo don te thote se ne luften kundra pushtuesit turk-osman serbet i kan mbrojte shqiptart nga turqit duke luftue kundra tuqve. Pra kethimi i kristjanve (katolik dhe ortodoks) shqiptar ne musliman nuk asht ba per ti shpetue rrezikut te serbizimit te tyne, sepse simbas ketij pohimi te masiperm serbet nuk paraqitshin rezik per shqiptart, por vetem mbrojtje. Kur thuhen nji verg shpifjesh te vazhdueshme nuk ka mundesi qe heret a vone te mos dale ne shesh e verteta per shkak te kontradiktave te vete shpifjeve te palogjike. Pra shqiptart u kethyen ne musliman jo per rezikun e serbizimit, por sepse kane qene pa identitet dhe pa karater, sepse deshten vende komanduese pamvarsisht se e shiten vedin tek turku.

Me vjen keq te ta them o Paul

Me vjen keq te ta them o Paul Tedeschini por je i semure ne tru!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.......njesoj si Lubonja me kompani qe mundoheni te provoni hipotezat tuaja te semura te pa mbeshtetura ne fakte duke perdorur loje fjalesh. Ti je nje katolik i rregjur por jo shqipetar!

Shih komentin e mesiperm te

Shih komentin e mesiperm te Mark Alen qe thote:

Lubonja paska thene nje te vertete ne 1999. Po, Gjergj Kastrioti nenen e ka sllave.

Tashti a e kupton se ku e kam fjalen un? Lexo komentet e pastaj llafos.

O Hithri,mos u hithro me

O Hithri,mos u hithro me intelektualet kurajoze,me ata qe thone te verteta pa komplekse dhe sentimentalizma,pa shabllone dhe NENKUPTIME HISTORIKE,pa vetemburrje dhe ..glorifikim te skajshem(kur flitet per origjinen shqiptare te heronjve kombetare greke..luani rolin e kinezit)..jo dy metra,mor burre!..Kadare,Lubonja Pauli dine se c'thone:degjoi dhe leri histerite..futju HISTORISE!..Nuk na prish origjina..dhe nuk jemi rraciste me asnje komb..pasi kemi dhene dhe kemi marre,trashegimi,apo jo..? (Ne kemi patriote deri ne Turqine e Ossmallinjve,ai vrare...Tedeschini..thote te VERTETEN E MADHE.)

o pulë gjermone, përje kaq e

o pulë gjermone,

përje kaq e cekët??sërbët kan mbrojt shqiptarë?!

mor zotëri mundohu të shkosh në atë kohë,njih historinë!!sërb e shqiptarë u bashkuan kundër turkut!ai ishte i huaj,më i fortë dhe paraqiste rrezik,këtu përfshi dhe fenë!në periudhat pa turkun,dmth më parë,ata janë vra e pre me njëritjetrin!si janë vrarë e prerë prijsit e principatave shqiptare!!të gjithë kanë dashur të gllabërojnë tokat pasuritë e tjetrit dhe të gjithë janë përpjekur të mbrojnë të tyret!!kështu ka qënë ajo kohë!!

truthari më thot se sërbët e paskan bërë luftën për të mbrojt shqiptarët!?ysh qënje!ata e kanë bërë për të mbroj vetveten dhe janë bashkuar me shqiptarët për leverdi,më pas kur kanë bërë paqe me turqinë i kanë luftuar shqiptarët!!

ti je debil i lindur moj qënje

Lexo me siper komentin e Mark

Lexo me siper komentin e Mark Alem qe thote: Lubonja paska thene nje te vertete ne 1999. Po, Gjergj Kastrioti nenen e ka sllave.

Ketij komenti i jam referue, pra thanjes se Lubonjes.

Ti ma pare lexo komentet e pastaj reago!

o Pal na thuj sa here e ke vu

o Pal na thuj sa here e ke vu lavatricen sot,se sa per te tjerat sa here qe hap goje vec m*t ha ti.

Ti ke hall se jeni ba

Ti ke hall se jeni ba musliman per me pase perfitime dhe ne fund dolet te qethun se ju coptuen e nuk ju don kush. Pose kesaj shumica e juej po bahen europian e s'po çajne ma kryet per turqit dhe adetet e jueja te dalun jasht modet. Ha,ha,ha.

Me duhet heq nje paralele te

Me duhet heq nje paralele te tille brutale. Ne shkrimin e fundit Ljubonjen e paskan share, dhe atij i ka bere pershtypje nje e share nga nena: si bir bushtre apo dicka te tille. Ta shash tjetrin nga nena eshte themra e Akilit. Eshte ta shash e ta perdhosesh ne indititet. Nena eshte vlere, eshte nje kult figure, eshte simbol, dhe kur eshte bushter per cilin do qofte, dhe per pushtin eshte e shenjte. Eshte indititet, eshte perkatesi. N´rregull deri ktu se nuk du ti bij gjate. Atehere Flamuri eshte indititet, himni eshte indititet, heronjte jane indititet. Autoritet e figurat me fame nobel jane indititet, Skenderbej, Nena Tereza, Ismail Kadare e rilindasit e tjer e tjer, jane indititet; po jane dhe vlere e jona si komb. Faktoret qe formesojne indititetin jane dhe hetorogjene, dhe ka raste qe kundershtojne njeri tjetrin. Po ato jane ynyra e nje populli qe i ka per ditet e qometit per te mos u tretur e thare. Per tu mos asimiluar. Kush eshte qellimi i Kadarese dhe kush eshte qellimi i Lubonjes? Kush nuk e don flamurin, kush nuk e don himnin kombetar,, kush perdor trike e finte per te shuar e tjetersuar indititein e shqiptareve, Kush po na e ben Nonen shqipni Bushter, kush flet me autoporlant plot eufori per kozmopolitizmin ne kurriz te indititetit kombetar? Kush ben konstatime precedece tradhetare qe: Le tja falim detin Grekerve se ne fund te tij ska asgje, - vetem sa peshq. Gje qe nuk eshte e vertete se fshihen miliarda. Po dhe sikur... te kishte sa peshq nuk flitet keshtu. Ljubonja e hengri derrin atje ku shkoje per tu dekomintinuar ne Jugosllavi. Dhe u dekamintinu. U kthye ne nje kozmopolit vetem kunder ceshtjes shqiptare - qe te mos kene indititet. Shkon gjate me u marr me Ljubonjen se i ka dale kallaj e nga helmi i kusise se tij nuk perben me rrezik se nuk e gelltit me njeri. (Per ceshtjet kombetare) Ne kemi nevoje per rilindje dhe, kryeministri artist Edi Rama, po desh ta filloj persmari, ti fshije ato instalime mediokre me bunkera, e ne mes te gjelbrimit te vej bustin e Kadarese.

Zapbone! Fantastik ne cfare

Zapbone!

Fantastik ne cfare ke shkruar dhe analizuar!

Nje kumt per cdo njeri te ndershem,per cdo shqiptar.

Pak vlera kemi te cmuara dhe duhet ti lartesojme.

Permbi Shqiperine asgje.

Feja e shqiptarit me se pari eshte atdheu,kombi,Shqiperia.

Te sterthena,por te keqkuptuara me ose pa dashje nga idhnake te pandershem,burracake te paedukuar,inatcinj te vegjel shperdorues vlerash.Ne at matane kohe qe do te vije me pas dhe shume me pas,keta vegjelsire kane per te humbur,pa dyshim dhe komentet tona,por te pakten ne keto momente dhe ne te tjera moment ne me pas,njeriu i mire ndjehet i qete me veten kur mundohet te vere nje fjale te mire per nje vlere te shquar.Njeriu i mire edhe mund te hesht kur sheh e lexon naivitete te te tjereve,edhe mund te pergjigjet "kendshem" per ti kthyer reston,por koha eshte shume e shkurter per tu marre me te humburit dhe ne fund te fundit ,disa here nivelet intelektuale te bejne te meshirshem ndaj "te pafateve".Te vjen keq,kur sheh shqiptare ti versulen Kadarese!

Por s`mund te ndryshosh mendjen e "te pafateve".

Perhere ata jane aty,atje,me hushte,per te treguar sa prapa jane ne kohe.

Kadareja shkruan shume

Kadareja shkruan shume bukur,por ne thelb ka nisur nje byrek per ta nxjerre nga furri buke misri.Pse?Sepse e nis me Lubonjen dhe nuk i shpeton tentacionit per t'u rikrruajtur me Trebeshinen,te cilin e ka fiksim,ngaqe Trebeshina eshte i vetmi tip i letrave qe e ka share me kohe e me vakt.Plumba te vegjel plasteline keto detajet e Kadarese qe nuk thote asgje personale ndaj Lubonjes ndersa sqaron me imtesi sesi Trebeshina gjysem i çmendur paska shkruar leter Enverit,qe paska qene oficer policie,etj.Ne fakt,edhe Nasho Jorgaqi a Neshat Tozaj,apo te dy bashke,police ishin,dhe me duket qe miq me ta.Per here te pare e kam degjuar Trebeshinen nje nate te vitit te ri,'91 me duket,qe çfare nuk tha per Kadarene.Sinqerisht m'u duk ca nevrotik,qe s'do te thote gje,sepse shumica e shkrimtareve jane ca te shkalluar e pa njeçik çmenduri nuk ka shpikje.Qe te ftosh ne nje duel pa arme dy pleq nevrotike si Kadareja&Trebeshina do njeçik dell te marri,per mendimin tim kete mund ta beje vetem z.Muçi ne emisionin e tij,ku te ftoje minorenet te mos t'a shohin.Nuk ve bast qe nje perballje e tille do t'i jape fund sherreve te tyre te vogla 50 vjeçare,por njeçike do i sheshoje.Nese Trebeshina e vetquan veten turk,kjo s'ka asnje te keqe,pasi e thjeshton vete problemin."Mekamin"s'e kam lexuar,por "Odin Mondvalsen"me ka pelqyer.Problemi qendron tek ndonje si Lubonja qe vetquhet shqiptar dhe kohe pas kohe nxjerr ndonje xhevahir historik,me shpesh te lexuar tek ndonje reviste e gazete e huaj sesa ndonje liber serioz historie.Ndoshta per snob,per evidence apo antikonformizem,ndoshta per debat,por Lubonja polemist merr persiper atribute qe nuk i ka.Eshte historian,arkeolog?Po patjeter qe eshte,siç eshte filozof,analist,mekanik,aviator,makinist lokomotive,kryetar i shoqates se grave,shites peshku,kasap dhe mbase rrites kuajsh,kauboj a kushedi.Nje shoku im matjan me thosh dikur qe matjanet e kane origjinen nga gomari,ndryshe nga gjithe bota qe e ka nga majmuni.Shoket e mi e perserisnin m qjs si argument te pakundershtueshem,ngaqe" e tha ky vete qe eshte matjan...".Keshtu i bie qe serbet te thone per ne,qe ne paskemi rrojtur nen mbrojtjen serbe jete e mot,meqe e tha vete shqiptari Lubonja,folozofi-historiku-gjeologu-aviatori-rrobaqepesi,qe Vojsava pakesh qene serbe.Qimet e Napoleonit i gjeten per t'i zbuluar nese eshte helmuar apo jo,po qimet e Vojsaves ku t'i gjejme?Sikur ai durrsaku minister kulture te premtonte se do sillte eshtrat e Skenderbeut,une do t'a votoja president me te kater duart.Ne lidhje me kete,ne ushtri qarkullonte nje barcalete e konsoliduar e ushtarit qe ikte me leje te jashtezakonshme se i vinin telegrame se kish vdekur i ati.Pasi shkoi nja pese here ky dhe oficeri e lejoi,mendoi ushtari se oficeri ishte budalla.Atehere ia filloi me telegramet qe thoshin se i vdiq nena.Pasi iken heren e pare,i vjen pas ndonje muaji telegrami tjeter qe i vdiq nena.-Tani jo-i thote oficeri,se nena te vdiq njehere dhe nene vetem nje ka njeriu.Te lashe per babane,se baba mund te kesh pasur gjithe lagjen,por nena eshte vetem nje...Si llafollog i gjithshkadijshem dhe i pakujdesshem,Lubonja hyn ne ca fusha ku vetem e verteta nuk gjendet dot.Pse?Sepse siç eshte e mundur qe Vojsava te ishte serbe,aq e mundur qe te ishte arbereshe.Arberia mesjetare vinte nga nje periudhe e erret pushtimesh,nder me te fundit ishte dominimi serb i Dushaneve per ndonja 100 vjet deri ne Kurvelesh e me poshte.Nisur thjesht nga emri Vojsava,qe mund te jete rudiment i kultures se pushtuesit,kjo nuk do te thote qe ajo dhe familja ishin serbe.Siç nuk thuhet dot qe Ismailet(Qemali-Kadareja)jane turq se kane emer turku,Naimet,Samite,Abdylet,Tafil Buzet e deri tek Mustafa Nano sot.Eshte fakt historik qe serbet jane te ardhur ne Ballkan dhe ne kete cope te shkalluar te planetit ekzistonin ato fise ilire nga te cilat eshte pranuar boterisht se ne shqiptaret jemi pasardhes.Ose pranohet ky postulat fiks,ose gjithe historia bie.Siç pranohet qe italiket jane pasardhes te etruskeve,pavaresisht se u dynden romane,barbare,hune e gote,Burbone e Sveve,Napoleone dhe Kruge austriake,qe domosdo perzjene gjakrat dhe kulturat,por nje pike referimi nje popull e ka doemos;ne shqiptaret kemi Ilirine dhe fiset ilire.Zona andej nga vijne Kastriotet(Castrus-fortese,keshtjelle)Dibra dhe Mati perfshihet ne Dardanine e vjeter,mbret i te cileve ka qene Bardhyli,ai plaku qe ka pasur peng ne shtepine e tij Filipin e Maqedonise kur ky ishte adoleshent.Filipi vete ishte sternip i Bardhylit nga e ema,siç ishte Aleksandri nip i epiroteve nga e ema.Keto jane legjenda historike shume e shume shekuj me perpara se serbet te zbrisnin ne gadishull;te pakten historia e njeh zbritjen e tyre aty ne shekujt V dhe VI pas Krishtit,rreth 700-800 vjet pas lufterave iliro-romake.Nuk dyshoj se Lubonja eshte si ai pastiçieri i zgjuar,qe nga deshira personale per te bere torten absolute,nuk ia arrin kurre te mbaroje nje torte te hajrit per t'u ngrene.

Nderime RP! Mjaft bukur ne

Nderime RP! Mjaft bukur ne argumentime. Ti duhet ta kishe shkruae si nje nje artikull kete pergjigje

ne ka njeri qe munde te

ne ka njeri qe munde te krasohet me te eshte vetem ismail kadareja.

hapashalja e zakonshme

hapashalja e zakonshme shqiptare, c'jemi apo c'kemi qene dhe c'duhet thene se jemi apo kemi qene.

vet kadareja thotë një të

vet kadareja thotë një të vërtetë të madhe:

"Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush."

ai është heroi ynë që frymëzoi shqiptarërt gjat gjithë kohërave,bëmat e tij mbetën vetëm në gojën e shqipfolësve dhe jo në gojën e sërbfolësve a grekfolësve!!kuptohet mbetën në arkivet e sërbisë dhe italisë por asnjëherë nuk iu këndua o nuk u treguan bëmat e tij nga populli sërb a italian!!ne nuk patëm fatin të kemi shtet o mbretëri për të pasur arkiva,por arkiva popullore është më e fuqishme për të përcaktuar përkatësinë kombëtare të një personi!!të dhëna për gjergj kastriotin gjen nga moska në londër,por popujt e tyre nuk e njohin atë e jo më të regojnë histori,ti këndojnë këngë!!

arkivi popullor shqiptar vërteton katërcipërisht përkatësinë kombëtare të gjrgjit!!

një fakt tjetër që nuk përmëndet dhe që anashkalohet gjithnjë dhe me një këmbngulje të jashtë zakonshme,është fakti i pasardhësve të "mbretit të vetshpallur"shqiptar!!pasardhësit e ahmet zogut nuk janë 100% shqiptarë!!leka i parë është 1/2 hungarez,kurse leka i dytë është vetëm 1/4 shqipëtar!!por prapë këta "princër" e "mbretër" hyjnizohen dhe kur falenderojnë armët e sërbo bjellogardistëve për risjeljen e tyre në pushtet!!

anticensure,me shume gjasa

anticensure,me shume gjasa Skenderbeu nuk ka qene aq i madh,i ka mbijetuar kohes se tij e nuk qe pak qe vdiq ne krevat ne moshe 60 vjeçare.Kur ia lypi nevoja s'e kish problem islamizmin,kur ia lypi e morri per zemer katolicizmin,kur iu desh Lidhja e Lezhes iu kujtua Arberia e kur iu desh feudi i Drishtit beri ndonje rrufjanllek te vogel me tapite e Zaharise,siç i bejne sot ca gjoja te perndjekur.Paqe me Turqine bente sa here donte.Kohet atehere ishin keto,kishim mbreter franceze te Jeruzalemit,edhe pse lindnin e vdisnin pa e shkelur asnjehere"mbreterine" e tyre,Durresi psh e ka pasur nje mbret ne leter,Anzhu me duket,por duket s'e shkeli asnjehere Durresin.Me vjen mire qe Edi siper citon me liber ne dore Barletin,pasi ky ishte me afer epokes ku behet fjale,ndersa mbaj mend qe nga kreu e deri ne fund ne"Historia e Skenderbeut"Barleti thote gjithmone Epiroti per Skenderbeun,duke kerkuar dukshem t'i kujtoje lexuesit se Kastriotet(Keshtjellaret)jane pasardhes te fiseve ilire(ndoshta epirote),madje Iskander perkthehet Aleksander(ai me brire-simboli i dhise me dy brire)e qe mundet Gjergji ka kerkuar te quhet Iskander kur eshte konvertuar ne fene myslimane,pasi emrin nuk t'a vinin turqit,por ishe ti qe e zgjidhje dhe pershtateshe me nje emer te gjetur vete.Sipas historise,Gjoni u be vasal i turqve dhe ne shkembim te akordit ai dha djemte peng te ketij vasaliteti;kjo ishte nje forme e perdorur prej shekujsh per te garantuar akordet e nenshkruar.Gjergji ka qene me shume i zgjuar sesa i forte,sado Barleti citon dy episode dyluftimesh ne Turqi,me nje skithas dhe dy mongole,por ka pasur beteja ku zotesia ka çaluar.Psh ne Berat duket qe ka bere gafe,apo ne nje beteje tjeter ku humbi 7 gjenerale,te cilet i rropi sulltani,por hajde,se kur hahet buke behen edhe therrime.Ajo qe habit nuk eshte natyra e diskutimit,por siguria e Lubonjes qe ka alergji te perdore pandehmen si kusht te debatit.

Edhe nji here RP-je ! Kur

Edhe nji here RP-je ! Kur flitet per Skenderbeun , flitet per nje "MAL" dhe jo per gerxhet dhe gropat e atij Mali ! Sepse sado "gropa" , "shpella" dhe "gerxhe" te kete nje mal ai prape mbetet MALI GJIGAND dhe i LARTE !

Ne rast se diksutojme per "malin" , nuk themi qe nuk eshte "mal" , sepse ka 9 shpella dhe 13 qafa e lugje !

Te merresh me "shpellen e malit" per te shmangur ekzistencen e "vete malit" , eshte me pak se mediokre dhe qesharake ose tregon nje urrejtje te pashembullt kunder "malit" ! Epo ne shqipot nuk rritemi dot pa "malet" ..........

Skenderbeu mundet te kete "humbur" shume beteja dhe te kete pesuar shume "humbje" , por "MALI" i larte nuk rrafshohet nga keto , sepse PERANDORIA OSMANE per 25 VJET RRESHT nuk e KALOI dot GADISHULLIN ILIRIK !

Per kete Skenderbeu u be "MAL" dhe ishte "MAL" !

Llesh,e ke mire,por ke thene

Llesh,e ke mire,por ke thene gjerat e mia me superlativa.Me fal,por ate punen e 25 vjeteve une e dyshoj,sulltani vinte dhe rrethonte Krujen per 5-6 muaj e qysh nuk e kalonte dot gadishullin ilirik?!Une njoh te tjera kritere mbi luften dhe eshte shume me ndryshe nga kenget dhe rapsodite,apo te tilla"i doli topit nga gryka".E kam thene me siper qe sipas meje Skenderbeu ishte me i zgjuar si diplomat sesa si gladiator filmash me shpata,malet dhe fushat kane pak rendesi,jane metafora.

Add new comment