A ka populli faj?

Postuar në 09 Gusht, 2013 08:09
Artan Fuga

PO. Edhe populli, si çdo qenie individuale apo kolektive, duhet të vihet para përgjegjshmërisë morale. Klientelizmi elektoral, etja për pushtet duke mikluar popullin, na ka rrënjosur klishenë sipas së cilës populli nuk ka asnjëherë faj, sikur të ishte një i çmendur i papërgjegjshëm, dhe gjithë fajet i kanë udhëheqësit dhe intelektualët që nuk mungojnë t’u vihen një mijë epitete: tradhtarë, të korruptuar, të pabesë, mizorë etj populli nuk ka asnjëherë faj, sikur të ishte një i çmendur i papërgjegjshëm, dhe gjithë fajet i kanë udhëheqësit dhe intelektualët që nuk mungojnë t’u vihen një mijë epitete: tradhtarë, të korruptuar, të pabesë, mizorë etj.
E quajnë popullin të papërgjegjshëm dhe të pafajshëm jo se e respektojnë, përkundrazi, sepse e urrejnë, sepse e përbuzin. Si mund të quhet me faj një kafshë, një shkëmb që bie nga mali, një i çmendur që nuk ka arsye? Popullin e pafajshëm e shohim në tekste idiote të historisë për fëmijët e shkollave, ku populli vetëm bën heroizma, vetëm kupton sensin e historisë, vetëm bën sakrifica, vetëm pëson padrejtësi dhe nuk bën kurrë të tilla.
Gënjeshtra të poshtra, që fyejnë popullin kolektivisht. Që na fyejnë ne kokë për kokë dhe kokërr për kokërr. Si është e mundur që të jemi të fajshëm individualisht kurse kur mblidhemi në turmën që quhet popull nuk kemi asnjë faj?
Jo, thonë, populli kur nuk ka prirje gjenocidiste ndaj popujve të tjerë, vetëm ka dashur liri dhe kurrë nuk ka pranuar robërinë, ka luftuar dhe asnjëherë nuk e ka ulur kokën si frikacak duke tradhtuar trimat që kanë dashur t’i dalin zot, populli s’paska dashur të pushtojë territore të diskutueshme etj.
Gënjeshtra me bisht. Shihni popullin shofer në rrugët e qyteteve tona. Nuk respektojnë vizat e bardha, nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë, parakalojnë në krah të kundërt, nuk respektojnë kalimtarin, semaforët i djegin duke kaluar në të kuqe, shajnë, ofendojnë kalimtarin, vrasin dhe ikin pa ndaluar, të gjitha poshtërsitë e mundshme po i bëjnë në mënyrë masive. Populli po vret popullin.
Thonë se e kanë fajin rrugët, policët etj. Patjetër përgjegjësia është e shtrirë. Por, edhe populli ka faj që ç’ke me të, se nuk mund t’i vihet një shoferi një polic pas koke, duhet kulturë qytetare. Barbarët që janë mësuar thjesht të ngasin ndonjë zetor kooperative, të lëvrojnë qetë e fshatit, të hipin e shumta në ndonjë gomar gjysmë të ngordhur që tërhiqet në rrugën me pluhur drejt qytetit për të shitur ndonjë koqe ve, tani janë mbi BMW, Peugeot, Fiat, dhe me shpejtësinë e dritës, pa pikë përgjegjshmërie po bëjnë kërdinë. Dhe ne tekstet e historisë më vonë do të flitet për të vrarët në rrugë, por asnjëherë për vrasësit, për popullin që vret veten, për këtë vetëvrasje masive, për popullin që vret gra e fëmijë rrugëve të kombit.
Ne po sillemi si barbarë, dhe për të gjitha konsiderohemi të papërgjegjshëm. Ne e hodhëm votën në kuti, kaq është detyra jonë, tani ne jemi si bebet, jeni ju që duhet të mbani gjithë përgjegjësitë. Ja, kjo është ideja që kemi rrënjosur në tru. Jemi të qetë e të përgjumur me të, duke i besuar asaj. Ne s’mbajmë asnjë përgjegjësi, ne jemi popull.
Po kush mban përgjegjësi në këtë Shqipëri? Deputetët jo, e ka kushtetuta, gjyqtarët jo, verdikti i tyre është i papërlyeshëm në fund të procesit, të sëmurët mendorë jo, se e ndalon Aristoteli, qeveritë jo sepse marrin vendime kolektive dhe pastaj ikin e largohen duke ua lënë përgjegjësitë qeverive që vijnë e ato atyre që do të vijnë. Ne populli njëherë jemi të pafajshëm. Dhe “guuuup”, një goditje parakolpi dhe qytetari rrezohet përtokë. Hajde gjeje fajin… të gjithë dalin të pafajshëm. Jemi një popull që po humbin ndjenjën e vetëfajësisë.

Panorama

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Edhe sikur ta defragmentosh hardiskun e turit tuaj, prape ju mungon inteligjenca filozofike per te vene ne pune gjithe ate mase njohurish te shtrembera dhe te drejta qe keni magazinuar jonxhe dhe gozhde bashke.
po ku ke pae ti qe te fajsohet populli? Hidhi nje sy histoise filozofike dhe mos pill pa u mbarsur me idete e njerzeve ku e ku me t mencur dhe inteligjent nga ty. Por ajme, me ke flas dhe harxhoj kohen une! I lindur si sherbetor i zellshem i cfardo sistemi shoqeror. Keshtu do te perkarahje edhe faraonet o Artan!

Submitted by Aron (not verified) on

Besoj, i nderuari autor i ketyre radheve, duhet t'ju kujtohet nje nga keshillat brilante qe Don Kishoti i dergonte Sanco Pances, te prokllamuar Gubernator i Xhabaries, ku thosh: Perpiqu Sanco vellai te nxjerresh sa me pak urdheresa, por sidomos perpiqu, qe po i nxore, te gjej pa tjeter zbatim, sepse do te thone te qeverisurit, qe Gubernatorit ja pati takati ti nxjerr, por nuk ja pati takati ti vere ne zbatim.

Ne vitin 1997, duke qene nje popull me logjike foshnjore, te panumert pjestar te ketij te flamosuri popull humben shtepi dhe katandi ne skemat piramidale. Kur nje ose me shume te marre duan te hidhen nga kati i dhjete i nje pallati, qeveria per kete eshte, tu thote se nga nje lartesi e tille eshte provuar se vritesh. Por te mos ndiesh as me te voglen pergjegjesi per detyrat qe ke dhe jo vetem ti harrosh ato, por qellimisht ti shkelmosh, atehere, besojme, jane te kota perpjekjet per te fajesuar turmat. Udheheqsit qe nuk shfaqin durim dhe kembngulje ne zbatimin e detyrave qe ata vet me deshire kane marre persiper, nuk ka perse fajesojne popullin per mangesite dhe indiferencen e tyre flagrante ne raport me detyrat.

Submitted by reformer (not verified) on

ka megjithate nje kriter qe mund te dalloje se kur qeverite jane me te vertete fajtore, shume fajtore madje edhe kriminale: kur ato ne vend qe ti ndihmojne popullin e tyre te shkoje ne rrugen e duhur, perkundrazi e shtyjne ate drejt gremines, si me 1997, si tani me kazinote dhe me rritjen e deficitit per te rritur rrogat etj.

persa i perket popullit, ai ka nje "avantazh" zoti Artan: si kur gabon qeveria ashtu edhe kur gabon vete, pasojat bien gjithmone mbi kurriizin e tij.

Submitted by Alba (not verified) on

Me gjithe respektin per autorin, ideja se populli "duhet vene para pergjegjesise morale" eshte krejtesisht ineficiente, sidomos ne shoqerite evropiane me te cilat krahasohemi qe ecin perpara me shume eficience.

Flas per rastin e aksidenteve, kushdo, flas te gjithe, edhe vete autori i nderuar nuk i respekton te gjitha rregullat e shpejtesise te qarkullimit rrugor. Te pyese veten dhe me siguri do kete kaluar kushedi sa here +10 km te pakten shpejtesine e lejuar. Pse? Se eshte i keq, i paditur? Jo, po sepse ne rruget tona nuk ka kontroll, as nga policia qe patrullon shume shume rralle, as nga sensoret ne rruge qe nuk jane, as nga shenjat vertikale dhe horizontale qe nuk jane. Dhe kur rruga perpara te duket si tundra pa pengesa fare eshte njerezore te nxitosh pak rroten. Madje do ishte jonjerezore po te mos reagoje keshtu.

Submitted by AC/DC (not verified) on

Te lumte zoti Fuga! Ndoshta po tregohesh pak i bute me kete lloj populli. Nuk lejme gje [te keqe] pa bere dhe gjithmone jemi pa faj. Gjithemone e ka fajin polici, politikani, greku, gazetari dhe gjithkush tjeter pervec nesh. Nuk e di se si por kjo eshte nje beteje qe duht fituar. Nje beteje me nje mentalitet te betonizuar qe veshtire se peson krisje sepse sapo ndodh kujdesemi vete ne ta mbyllim me vrap kete krisje se keshtu ndjehemi rehat. Si derri ne lluce.

Submitted by Bard (not verified) on

teper pak ky shkrim per nje filozof, siç duket gazetarizmi i shfaqur ne formen e cektesise ne te menduar eshte semundje ngjitese.

Submitted by Arbeni USA (not verified) on

Elsa Ballaurit,Artan Fuges dhe gjithe sojit te tyre ka filluar tu hapet goja,Sa ishte Saliu per kete lloj specie nuk ekzistonte as Gerdeci dhe as 21 Janari.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky profesori eshte i neveritshem ne servilizmin e tij.

Kush ka harruar le te kujtoj kur levdonte Jozefinen per marrezit e saj prej harbutje. Artan filozofi e quante  grua shume te guximshme qe menaxhonte nje shume te madhe burrash te hurit e te litarit. Dhe Jozefina s'kishte te ndalur se e levdoi profesori i bakllavave, tullumbave, qofteve dhe byrekeve.

Tani ky po ndryshon gjuhen per t'ju lepire pushtetareve te radhes, por e ndryshon me "mjeshteri prej filozofi" qe ne lexuesit te mos e kuptojme se po kthehet te lepije sunduesin e radhes.

Turep!

Submitted by RP (not verified) on

Ajo qe kuptova eshte nje deduksion i thjeshte;qe shperndarja e pergjegjesive prek edhe shoqerine civile,bashkesine njerezore te marre se bashku pa dallim,dmth popullin.Bertrand Russell shkruante diku qe populli mund te zgjedhe me unanimitet nje diktature,por detyra e çdokujt intelektuali apo individi qe mendon eshte te thote ate qe ndjen te arsyeshme,pavaresisht konformizmit.Bukur ne fund autori,kur permend se populli me hedhjen e votes ne kuti nuk e mbaroi detyren e tij demokratike,perkundrazi,eshte ne prove perdite.Ata tipat qe ngasin makina shpejt nuk eshte e thene se e kane zakon te mbetur nga koha e traktoreve,se ben vaki qe edhe rampollet e mbreterve dhe pasaniket dhjete breza bejne po te njejten gje,ndoku edhe me keq.Hiqi semaforet Nju Jorkut per 10 minuta te shikosh se ç'behet?

Submitted by natyralisti (not verified) on

Shkrimi juaj në opinion tim është fund e krye demagogjik,lajkatar ndaj qeveritarëve të vjetër dhe të rinj,sepse kjo ju ka sjellë vetëm dobi deri në akademi.Por le ti kthehemi shkrimit tuaj të fajësisë së popullit apo të armikut Popull !!??

Së pari,siç ju e dini,nocioni popull është një nocion i përgjithëshëm që përfshin një masë relativisht të madhe individësh me diversitet të madh moshe,gjinie,kulture,arësimi,etike,gjëndje ekonomike e shëndëtësore etj.Ndërsa akuza,faji është një nocion i përveçëm,konkret që lidhet me një kundravajtje apo krim të caktuar të kryer nga një ose disa persona të caktuar që kane emër dhe mbiemër dhe gjeneralitete të tjera të sakta identifikuese deri edhe tek përcaktimi i ADN-ës së tyre.  Le të marrim për referencë,akuzat tuaja që ja veshni padrejtësisht popullit. Shkeljet e trafikut rrugor. Këto shkelje i bëjnë individë që timonojnë makina,natyrisht jo të gjithë ata që zotërojnë dhe përdorin makina.Pra nuk mund të akuzosh të gjithë makina-përdorusit e një shteti,aq më keq të akuzosh gjithë popullin që nuk ka fare makina.Populli shqiptar është rreth 4 milion,ata që kanë makina mund të jene rreth 3-4% e popullit,ndërsa ata që kanë shkelur rregullat e trafikut mund të përbëjnë në rastin më të keq rreth 0.5-1% e popullit.Atëhere a mund të akuzohet gjithë populli Shqiptar(fëmijë çerdhesh e kopshtesh,nxënës,punëtorë,fshatarë,pleq e plaka) se paskan shkelur rregullat e trafikut disa individë të papërgjegjëshëm.Dënimi apriori qoftë edhe për një individ të vetëm e jo më për një popull të tërë është absurditet dhe papërgjegjëshmëri i nderuar “filozof dhe akademik”. Hollë-hollë,nuk është “faji apo armiku popull” por është fakti se në administratën qeverisëse dhe në Akademinë tonë të shkencave kemi “filozof” si puna juaj.

Submitted by besa (not verified) on

Argumenti juaj bie poshte mendoj ne pjesen me te madhe. Shqiptaret sillen krejt ndryshe jashte pikerisht sepse funksionon ligji dhe rregulli pavarsisht pseudodeshires qe shfaqin per anarkizem dhe thyerje te ligjit ne vendin e vete.

Submitted by Gani MALOKU (not verified) on

Prof.dr. Fuga thote:

"Barbarët që janë mësuar thjesht të ngasin ndonjë zetor kooperative, të lëvrojnë qetë e fshatit, të hipin e shumta në ndonjë gomar gjysmë të ngordhur që tërhiqet në rrugën me pluhur drejt qytetit për të shitur ndonjë koqe ve, tani janë mbi BMW, Peugeot, Fiat, dhe me shpejtësinë e dritës, pa pikë përgjegjshmërie po bëjnë kërdinë".

Fshatar = barbar thote profesori.

Po ne baze te kujt statistike u zbulua se ata qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor qenkan vetem fshatare? Vetem ai qe nuk e njeh fare qytetin mund te thote se shkelesit e ligjit jane vetem fshatare.

Gjithe kjo urrejtje kunder fshatareve dhe te varferve te djeshem, eshte kriminale.

Problemi i vertete i Shqiperise jane filozofet barbare. Kur intelelektualet e nje vendi jane ne kete derexhe, shkelesit e rregullave rrugore as qe duhen numeruar fare tek problemet

Submitted by Hithri (not verified) on

Deshtak tere jeten mbete o A. Fuga. sipas teje eshte faji i femijeve nqs ti i rrit si idiota.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Dikush me tha , per juve Fuga , "se eshte mendjemadh por dhe inferior" , si dy ane te nje medalje ! Te them te drejten une e kundershtova "Ate dikushin" , sepse asnjehere vete nuk kisha konstatuar ndonje "mendje te madhe" tek juve ! Mundet te jete e vertete se keni "gjuhe te gjate" , por kjo nuk presupozon te keni edhe "mendje te madhe" ! Mundet te keni lexuar shume , sepse syte i keni ne rregull ! E keni perdorur "syrin" si nje autostrade per kalimin e shkronjave nga libri tek "truri" , por kjo serish nuk e ben "mendjen e madhe" ! Prandaj nuk isha dakort me "ate dikushin" !

I thashe se te "dy fenomenet" , qofte ai i te "folurit" (gjuhes se gjate) apo dhe ai i "te shikuarit" (leximi i shumte) , jane cilesisht te lidhur me "Mendjen" , per te shmangur qe i pari te jete nje "grup tingujsh"  , ose i dyti te jete nje "grup figurash " !

Por pavaresisht pa aftesise tende profesionale , apo mediokritetit tend , apo problemeve te karakterit tend , per menyren e perdorimit te "gjuhes se gjate" , nje gje nuk arrita ta pranoj :

"Nje filosof asnjehere nuk mundet te ofendoje apo denigroje "mendimin dhe komunitetin njerezor"! Do te sharronte "degen e vetme" nga mund te pretendonte te ngjitej ne majat e "ketij mendimi"! "

Pershendetje te perzemerta

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.