Byreku dhe Enveri, gjithnjë në modë

Postuar në 05 Gusht, 2013 11:34
Andi Kananaj

Edhe këtë verë nuk mungoi në qarkullim libri për jetën e Enver Hoxhës. Nuk mungoi as përshkallëzimi logjikisht i shpërpjestuar i nivelit dement të librit, kundrejt jehonës gjithëpërfshirëse në mediat e përditshme. Enveri dhe këtë herë vinte në versionin aq shumë të vlerësuar nga publiku post modern i blogjeve dhe i gazetave në letër, si pervers i nivelit youporn, kanal me material të censurueshëm nën moshën 18 vjeç. Autori (ç’rëndësi ka emri) na servirte ngjarje si çdo autor i letërsisë së re, duke treguar gojëdhëna të dëgjuara lart e poshtë nëpër atdhe. Enveri për shembull, nuk është larguar nga liceu i Korcës për shkak të ideve të veta komuniste, por për shkak të një komenti të tij, se vajza X nga “5 dyqanet” ishte e kolme. Paskësh qenë ky vlerësim për kilet e tepërta të një zonjushe të asaj kohe, arsyeja e vërtetë e degdisjes nga puna.

Jemi përballë një prove gozhduese që Enverin nuk e prishi komunizmi, por vetja dhe veset e tij të çuditshme. Sigurisht që lutjet e mia, pas leximit të përciptë të titujve të bujshëm nëpër gazeta vërdallë, shkojnë të gjitha për Zotin e pornos, që të mos qëndrojë në heshtje, por të flasë për klikimet e përditshme nga Shqipëria, që të mund të ulen me këmbë në tokë autorët dementë të librave për maskilistë të përbetuar. Megjithatë, meqë kjo nuk do të ndodhë edhe për ca kohë, m’u desh të kujtoja kohët para-erotike kur në Tiranë shiteshin ditën për diell letra bixhozi me femra të zhveshura, lexoheshin gazeta për bëmat e Mata Harit, e ndërkohë, me siguri askujt nuk i binte në mend për misionet politike të agjentes së famshme.

Tirana para-fetare jetoi edhe videot me celuar të një këngëtareje. U eksitua edhe me oralin e një vajze të mitur pa iu dridhur qerpiku për etikë qytetare. Megjithatë për autorin, komenti për vajzën e kolme ishte “tradhëti” që i kish’ bërë vetes diktatori. Enveri faktikisht ka kaluar disa stade vlerësimi në përceptimin popullor për seksualitetin e tij. Demokracia e gjeti homoseksual të sigurtë. Fëmijët ishin të Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit. Kjo nuk pengoi ndërkohë autorë të tjerë, në libra po aq të famshëm, që t’i faturonin vrasjen e Qemal Stafës, për motive xhelozie frenetike ndaj Nexhmije Hoxhës. Ngatërresa nuk është vetëm e tipit, nëse ishte gej pse duhet të vriste Qemalin dhe jo Nexhmijen, apo pse një njeri që shfaqej si feministi që hutoi Edit Piafin, nuk mund të fitonte dot njëkohësisht “duelin” me Qemalin pa futur në mes ushtrinë e fashistëve. Detaje që dhe mund të anashkalohen derisa problemi nuk qëndron në fakt te idiotësia e këtyre tezave, më shumsë se sa te trajtimi hiper seksist në çdo publikim anti-hoxhist, kjo e shtrirë dhe ndaj komunistëve çlirimtarë në përgjithësi.

Ideja se femra partizane ishte e përdalë, funksiononte në vitet ‘30 dhe e njëjtë vjen edhe në ditët tona. Nexhmija dhe shoqet e saj ishin sende në duart e komunistëve. E njëjta gjë edhe sot. Trashëgimtarët e këtij mentaliteti botojnë libra ku sensi është i njëjtë. Periudha nacional-çlirimtare ishte njëfarë kohe ekstra për orgji kolektive. Luftë nuk ka patur, kësisoj kush vritej e kishte nga dëshpërimi seksual. Kjo teori vjen e suksesshme se ambalazhohet si sulm ndaj një diktatori që fajtor në fakt është për vrasje dhe dhunë ndaj popullsisë dhe jo për mospërdorim prezervativi në moshën e rinisë. Por kush do të kishte kurajo të mbronte lirinë seksuale të dikujt që ka vrarë për vite me rradhë? Një njeri që në lindje pervers?

Botimet nuk sulmojnë vrasjet në thelb por modelin e jetës më liberale, duke e gjetur shkakun te egërsia e romanticizmit të trazuar. Nëse nuk je stabël në jetën seksuale, tregon se mund të jesh dhe një Enver i maskuar si njeri normal. Hej dreq, kur mendoj se unë do ta kisha akuzuar krejtësisht për për të kundërtën diktatorin. Në fakt, duke ndërtuar komunizëm me vlera katolike, ai pengoi mundësinë për emancipim të mëtejshëm. Atë që vinte pas shkollimit dhe heqjes së perçes kolektive, që na pengonte të shihnim femrën si qenie njerëzore prej shekujsh.

Enveri si diktator i vdekur është figurë e shkëlqyer për misionin e instituteve parazite të luftës kundër komunizmit, që duke mos patur asnjë aftësi për të prodhuar mendim, përfitojnë nga fakti se diktatori s’po del nga moda e thashethemeve vip. Sa herë ka një botim (rozë) kundër tij, sa herë që dikush del me dëshmi dhe pa prova, fiton sakaq lavdi prej disidenti, ndërkohë që maksimumi duhej paguar si paparac këngëtarësh turbo folk. Asnjë ngjarje tjetër nuk i ka rezistuar kaq gjatë vëmendjes publike. As viti ‘97, as shpërthimi i Gërdecit, as goli i Aliajt kundër Greqisë, as vrasja e Gaz Muçës, as ikja në stadiumin e Barit, apo çiftëzimi kitch i ish mbretit Zog. Fama e Hoxhës po kalon në kohë edhe dashurinë për byrekun, bamjet dhe djathin kaçkavall të shqiptarit normal nëpër botë.

revista Klan

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

RP, do benit mire te na e kishit kursyer kete Diarre Enveriane te Partizan Kananit.

Submitted by tekniku (not verified) on

Do te vije koha qe figures se Enver Hoxhes ti jepet ne histori ai vend qe i takon ,me te mirat dhe te keqijat,por kete nuk mund ta bejne ca spurdhjake historiane medioker dhe te politizuar deri ne sharlatanizem si Baruti.Do te jete nje kohe qe shqiptaret te marrin edhe me shume credit per kohen e Enverit se sa 22 vjetet e ndyra te Sali Berishes.Predikohet per vjedhje masive dhe krime ekonomike te kohes se socia;lizmit,por akoma dhe sot nuk ka asnje evidence dhe person pergjegjes,hidhet balte mbi Enver Hoxhen por mali nuk rrezohet me guraleca.

Submitted by raimondi (not verified) on

hahahaha ........Bravo Artikull - shkruesi

Submitted by anticensurë (not verified) on

shkrim i shkëlqyer!fantastik!!

të lumtë kananaj!!!

Submitted by Gjon (not verified) on

Keto mund te quhen derdellitjet e nje nate te mesit te veres te Kananajt per t'u vetekenaqur me shkrimet e tija.

Kjo menyre e sulmit ad hominem, pa kunderargumente/prova e deri ne fyerje, ishte tipike e kritikave ne gjirin e kolektivit prandaj sa here qe degjon te permendet emri i Enverit, Kananaj eksitohet dhe leshohet si i terbuar kunder "armikut".

Ja çfare mbetet nga trashegimia e nje diktature 50-vjeçare nje mentalitet kriminal ku respekti per tjetrin as nuk merret ne konsiderate.

Submitted by Ermira (not verified) on

Mallin dhe nostalgjine per Enverin, e solli me teprice Sali Berisha me qeverisjen, antikombetarizmin dhe protagonizmin e tij kriminal.  Vetem ketu mund te gelltitet Enveri. Gelltitje me zor ama!  Por ti o Kananaj, ke bere nje shkrim te shpifur qe ndihmon mjaft masturbimin e enveristeve.

Submitted by Albi (not verified) on

Enver Hoxha ishte nje vrases, nje diktator qe e izoloi vendin per 45 vjet per te ruajtur pushtetin e tij. Arritjet e tij ishin te atij niveli sa shqiptaret ne vitet 90 ju sulen anijeve per te bere edhe pastruesin ne Itali apo Greqi vetem e vetem qe te shpetonin prej Shqiperise. Keto jane arritjet e atij sistemi, dhe kjo nuk duhet harruar kurre sepse u bonifikua nje fushe apo u shtrua nje hekurudhe.

Gjithsesi une nuk jam nga ata qe humbet kohen me te shkuaren komuniste, nuk jam fare i magjepsur prej mistereve te saj. Por ka nga ata qe ende jane, e prandaj ka akoma libra qe shkruhen rreth asaj periudhe. Nese nuk te pelqen nuk te detyron kush ti blesh e ti lexosh, por eshte qesharake qe nje spurdhjak si Kananaj tallet se te tjere duan akoma ta bejne kete gje. Nese Andi paska pasion te haj byrek i lumte, nuk i thote kush gje. Te tjeret kane pasione te ndryshme. Nuk e kuptoj pse duhet ta shqetesoj kjo Andin.

Submitted by albion (not verified) on

Albi, nuk jane pune per inteligjencen tende keto. Kurseja vetes keto mundime historike. Thash-e-themet do t'i benin mjaft mire shendetit tend mendor.

Submitted by Bard (not verified) on

Autorit do t'i sugjeroja te lexonte "Rrymat e Marksizmit" te Kolakovsky, vellimin e trete ku nder e tjera, mbrohet teza qe nuk e prodhoi Stalini sistemin, por nje sistem i bazuar ne filozofi kriminale, prodhoi Stalinin. Njesoj, per çfare mund te fajsohet Enver Hoxha, kur ai ishte thjesht me i zoti se killerat e tjere per te mbijetuar ne nje revolucion qe ushqehet sistematikisht me bijte e vet.

Submitted by Socius (not verified) on

Hajt po e marrim per nje moment seriozisht Leszek Kolakowskin, por mos duhet filluar qe nga libri i pare pa kercyer direkt te Stalini. C'mendon nje antikomunist si Kolakowski per teorine e mirefillte te Marksit? Pastaj dalim edhe ne perfundimet mbi lidhjen e Stalinit me te.

Submitted by Bard (not verified) on

Sa per korigjim, Kolakovski ishte nje komunist qe gjeti epifanine antikomuniste kur vizitoi BS dhe pa live tmerret e sistemit jo shume ndryshe nga Orwell. Se ç'mendon ai per marksizmin, mund te gjendet ne krahasimin mes termave marksizem-leninizem(marksizem i perthyer sipas logjikes leniniste te eleminimit te grupeve kundershtare, marksizem i interpretuar sipas vijes zyrtare te partise, qe polli edhe monstra si Stalini), dhe marksizem (dhe) leninizem(marksizem by the book).

Submitted by Socius (not verified) on

Se sa seriozisht duhet marre qasja e Kolakowskit ndaj marksizmave, kete e tregon qendrimi i tij ndaj Georg Lukacsit dhe Ernst Blochut po ne ate liber. Gjithsesi secili mban marksizmin e vet. Kush ate 'te pafajshmin' e shkrimeve hegeliane te rinise, kush ate me seriozin e Kapitalit. Per te mos folur pastaj edhe per prerjen leniniste qe aq shume i tremb liberucet apo marksistet e katedrave.

Submitted by Liçe Kusi (not verified) on

Ky shkrim perpiqet  ta paraqese si qesharak librin ne fjale. Mua ai mu duk mjaft i dokumetuar, ndersa ky recension paraqitet si nga dora e nje letrari te deshtuar.

Zaten, mjafton te mbash ate mbiemer en kurriz e te ikesh duke vrapuar nga frika se po ndesh nje sekretar parie si personazh filmash!

Submitted by Rudionim (not verified) on

Cfare enveristi i flakte ky Kananaj. Dhe ben si postmodern keshtu duke u talluar me ata qe nxjerrin ndonje dokument per monstren Hoxha. Sikur nuk e di (deleted) qe Enveri vete falsifikoi gjithka per veten e vet sa ishte gjalle.

Submitted by lilo labja (not verified) on

Liço ,derman , qenke i kenduar.. po ai libri "mjaft i dokumentuar" eshte pordhe me rigon. Pastroji gjyslyqet kur merresh me lexime, hë te kam rixha.

Submitted by anticensurë (not verified) on

Gjon ,Liçe Kusi,Rudionim dhe Bard do tu thosha se po të lexoni mirë shkrimin e kananit do të kuptoni se jeni në të njëjtin mendim me të!!do të thotë se ju jeni viktimë e vogëlsirave dhe urrjtjes!që të dyja këto ju bëjnë që të mos përqëndroheni tek e madhja!!tek ajo që kërkon kanani:"Botimet nuk sulmojnë vrasjet në thelb por modelin e jetës më liberale, duke e gjetur shkakun te egërsia e romanticizmit të trazuar. Nëse nuk je stabël në jetën seksuale, tregon se mund të jesh dhe një Enver i maskuar si njeri normal. Hej dreq, kur mendoj se unë do ta kisha akuzuar krejtësisht për për të kundërtën diktatorin. Në fakt, duke ndërtuar komunizëm me vlera katolike, ai pengoi mundësinë për emancipim të mëtejshëm."

kanani e thotë shumë mirë,duhet folur për të keqen që i k a bërë enveri këtij populli e jo për jetën e tij private!ajo është pjesë po e historisë së tij,por në fund të fundit nuk është pjesë e historisë tonë!!

Submitted by Bard (not verified) on

ç lidhje kam une me gjuhen e urrejtjes, i kam sugjeruar autorit thjesht te provoje nje pale gjyzllyqe te tjera...edhe duhmen me te lehte te kritikes po te ndjeni kruspulloseni si djalli ndaj temjanit..

Submitted by anticensurë (not verified) on

bard

nuk e kuptova çdeshe te thuash por prap ke të drjetë!!ti nuk hyn ke urrejtja!!

Submitted by RP (not verified) on

Gjon,kur nje autor ka shkruar me shume se dhjete rreshta,pak a shume e ka shpjeguar domethenien.Mesa kuptoj une Kananaj ka shfryre dufin ndaj librit te rradhes per Enverin,meqe sipas Kananajt eshte e serishmja here ku biografise se Enverit i shtohen rrufjanlleqet e beqarit,perveç atyre te sterthena.Deri tani Enveri del se ka qene kopil i tere Gjiroakstres dhe rrethinave e te jesh kopil qenka negative(!)pasi behesh agresiv,vrases i lindur etj;kjo eshte teori shume interesante,e aplikuar edhe per Hitlerin,Stalinin,etj.Thuhet se ka qene kopil turk i bimbashit,por me keq fare,Çerçiz Topulli i hapi lufte Turqise dhe shkuli rrapin e Mashkullores tamam per te njejten  gje,se po behej gare mes patrioteve e bimbasheve kush do zinte Enverin qe ne"endrren"e s'emes.Homo paska qene,hetero po ashtu,qejfli per te kolme,per te plakura,etj.Jam kurioz nese Qemali do mbijetonte dhe po te behej ai shef i shtetit komunist,a thua se komunizmi do fitonte ne gjithe boten,meqe Qemali ishte jokopil,johomo,jokriminel,etj?Apo do shpikej edhe Qemali i tille,siç jane shpikur komunistet si te tille ne propagandat perendimore dhe kishtare,ky me duket mua si thelbi i asja qe shkruan Kananaj.

Submitted by Gjon (not verified) on

RP,

Po te lexosh edhe artikujt e tjere te Kananajt e kupton se si shume shpesh shfren dufe dhe nuk dua te zgjatem e te analizoj arsyet pse.

siç jane shpikur komunistet si te tille ne propagandat perendimore dhe kishtare

Ketu nuk po merremi me shpikje por me fakte e dokumente historike. Terrori enverist konfirmoi natyren kriminale te konceptit komunist te aplikuar ne Shqiperi dhe per kete nuk kane asnje faj as perendimi e as kisha.

Persa i perket jetes se Enverit, nese nuk ka pasur asgje per te fshehur, perse jane zhdukur nga arkivat e shtetit shume dokumente qe mund te deshmonin per jeten e Enverit ne vitet e rinise?

Submitted by RP (not verified) on

Gjon,je drejte dhe nuk kam kundershtim,por edhe thashethemet fakte jane,gjersa nuk ka version te kundert 100%te sigurt.Tek e fundit,çfare eshte historia?Eshte"byrek"kujtimesh,me shume te pasakta sesa te verteta.Historite qe njohim jane te shumtat hipoteza.Per propaganden perendimore dhe kishtare kunder komunizmit&komunisteve,si drogaxhinj,kurvare,kopila dhe prodhime te sigurta inçesti ka kaq shume burime,sa t'i sjellesh te tera ne libra do duheshin miliona gigabyte.Per mua komunisti i pare ka qene Krishti,por nejse.Iken ato debate.E vertete eshte qe komunizmi i Enverit ishte nje burgosje mentale e pergjithesuar,jo shume ne drejtim te viktimave qe beri,por ne drejtim te demeve psikologjike qe solli edhe per ata qe kujtuan se sistemi i favorizoi.Por te diskutojme keto,duhet te kemi kaluar stadin e thashethemeve dhe fakteve historike me bordello dhe komplekse seksuale te Enverit,se ndryshe e thjeshtojme tere sistemin ne kuadratin e ngushte te filozofise frojdiste.

Submitted by RP (not verified) on

Gjon,nuk eshte fjala per te falur,por megjithate,per kuriozitet ekziston nje teori e shkruar nga deshmitare se Hitleri realisht u fal,dmth iu krijua nje mundesi te jetonte diku tjeter dhe vdiq ne vitet '50 nga nje krize barku.Mund te jete edhe kjo thashetheme historike,nga ato qe thashe me lart,por lufterat gjithmone keshtu e kane pasur.Nje tjeter teori meson se Gjermania u nxit per lufte nga qarqe okulte andej e kendej oqeanit,se lufta eshte nje perfitim kolosal.Per mua kurre nje genjeshter nuk eshte 100%genjeshter,as nje e vertete 100% e vertete.Per zoologe dhe botaniste,diplomate dhe satrape,tregtare dhe industrialiste,pra,per te gjithe kete babiloni maskarenjsh,lufta eshte nje nevoje,mundesi per ekspansion,tjeter se popujt e paguajne me koke dhe me gjak.Gjoni,se eshte dhe anticensura ne mes,ky Barut Kapsolla mos eshte gje ai "nastradini"i forumeve,se po te jete ai jam dakord.

Submitted by anticensurë (not verified) on

gjon,

besoj se kananaj ka bërë një lapsus!një lapsus ndërmjet "ortodoks" dhe "më katolik se papa".që të dy këto shprehje nuk kanë të bëjnë me fenë¨kuptimin nuk besoj se duhet të ta shpjegoj unë!!për mendimin tim ai ka qënë në mëdyshje ndërmjet këtyre thënjeve dhe ka përfunduar në "katolik"!gjëja që mua më bën përshtypje është se ti,me gjithë nivelin që ke,nuk kupton këtë gabim dhe hidhesh për të mbrojtur "fyerjen"që i është bërë katolicizmit!!

gjon,unë respektoj të gjitha besimet fetare,përfshi dhe "ateizmin"!kushdo që flet kundër me fakte e respektoj,ashtu si dhe atë që flet pro!!kur shoh një lapsus nuk hidhem përpjet por përpiqem tia kujtoj tjetrit për ta korigjuar!!një thënje e kananit nuk besoj se i prish punë katolicizmit!!nuk e zhduku dot enveri e jo kanani!!

sa për "faktin" e dytë "Enveri si diktator i vdekur .....vip."

çfar mendon gjon se ata kanë bërë gjë??kanë marrë vetëm rrogën,si shumica e pseudo intelektualëve!kanë shkruajtur sipas qeverive që kanë ardhur!!thejshtë nuk ka shkrime të pastra,studime!ka vetëm shkrime të njëanëshme!!o që e kanë ulur në maksimum o të kundërtën!!gjë të pastër nuk ka!!si nuk ka pothuajse asgjë të pastër në rrëmujën shqiptare!!

të gjithë do të ishim më mirë sikur të bëheshin gjërat me saktësi,por me sa duket nuk do të ndodhë!!për një kohë të gjatë!!

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Sa per asgjesimin tout court te shkrimeve te te persekutuarve"

gjon nuk ka folur për shkrimet e të persekutuarve,por për të atyre pseudointelektualëve që punojnë nëpër pseudo institutet anti komuniste!!që nuk janë gjë tjetër veçse ish "intelektualët" e komunizmit!!ata në të gjithë kohërat kanë thurrur lavde kohës!!kanë përfituar nga rrasti!!sa për shkrimet e të persekutuarve të të gjitha kohërave që kanë shkruar atë që kanë përjtuar nuk mund të tham asgjë!!i respektoj shkrimet e tyre!!

gjon e përjetuara nuk mund të gjykohet,nuk mund të përçmohet!!përjetimi është si shija!!seicili ka të tijin dhe për këtë duhet rrespektuar!!

Submitted by Gjon (not verified) on

përjetimi është si shija!!seicili ka të tijin dhe për këtë duhet rrespektuar!!

Dmth. qe shfarosja dhe mizoria ne kampet e perqendrimit  ushtruar ndaj te hebrenjve ishte e tille vetem nga pikpamja e tyre ndersa nga pikpamja e nazisteve ishte dezifenktim i minjve. Ti i respekton te dyja.

Kushedi cfare do te kishte menduar Primo Levi duke lexuar ate cfare ke shkruar.

Submitted by anticensurë (not verified) on

gjon po i futesh detit në këmbë!!

përjetimin tënd unë e rrespektoj,por dhe e gjykoj!!përse?

sepse është përjetimi tënd,nuk mund ta influencoj atë!!

kur vjen rradha për gjykim është në dorën time se si do ta gjykoj atë!gjithnjë në bazë të bindjeve të mia!!për atë që ka ndodhur me izrailitët,ndoshta ti nuk e di mendimin tim,por për mua ka qënë dhe është akoma një nga mizoritë më të mëdha njerëzore!më e keqja është se është bërë në shekullin e kaluar!!

dhe tashti për të ta këthyer në të njëjtën monedhë si ke shkruar,duke filluar nga papa i asaj periudhe(nuk më kujtohet emri)dhe shum priftërinj,aktivisht o me indiferencën e tyre,ndihmuan në këtë mizori!!për të qënë i drejtë pati dhe shumë të tjerë që ndihmuan në shpëtimin e tyre!!

gjon të bëra një pyetje më lart!!

është e vërtetë ajo që ka shkruar hithri dhe a e pranon ti një thënje të tillë!!sa për atë link që ke vënë në italisht,nuk më intereson!!dhe unë personalisht e njoh si linku italisht,ajo që unë e mendoj si "zyrtare",por pyetja është për linkun e hithrit!!

Submitted by Gjon (not verified) on

Me vjen keq por nuk kam folur per perjetimet e mia, kam pershtypjen se lexon kalimthi cfare shkruaj...

Mendimin  tend  ti e shpreh,  ndoshta padashur, duke shkruar citime si ato qe te vura ne dukje. Shpeshhere duhet te kemi kujdes se si shprehemi sepse ne komunikimin online eshte e vetmja menyre per te transmetuar idete tona pasi nuk njihemi personalisht.

Ne lidhej me cfare shkruan "hithri" me duket se jam shprehur qarte   dhe nese nuk te intereson linku qe kam bashkengjitur atehere eshte kot te vazhdojme sepse po deshmon vullnet per te mos kuptuar.

Submitted by anticensurë (not verified) on

kur të kam thënë s'më intereson linku tënd në italisht,ta kam shpjeguar më poshtë:"dhe unë personalisht e njoh si linku italisht,ajo që unë e mendoj si "zyrtare".betimin e priftërinjve katolik unë e njoh si linku që na ke orientuar ti,por pyetja ime për ty ishte se "a është e vërtetë ajo që shkruan hithri dhe nëse ti e pranon si të drejtë të tërë atë që është shkruar??"!do të kisha dëshirë të dija mendimin tënd për këtë pikë!!

përveç asaj që ka përkëthyer hithri,unë përkëtheva(me google,shumë keq,por kuptimi dilte i qartë)dhe smë pëlqeu aspak!!nuk përputhet aspak me linkun italisht ose me zyrtaren!!

ps:nuk di se kush nga ne të dy e lexon njëri tjetrin përciptas!!sidoqoftë kaluam nga "lufta në vietnam,tek ndërzimin artificial"!!

Submitted by anticensurë (not verified) on

GJON,

duke qënë se nuk jam një njohës kaq i thellë sa është hithri,i fesë të krishterë.do të kisha dëshirën të dija prej teje në se është e vërtetë kjo që thotë hithri,(referencën e tij e pash)!në një anë kjo nuk ka rëndësi shumë,ajo që ka rënëdsi është se ti a je i të njëjtit mendim,e pranon ti si të drejtë, atë që shkruan hithri(betimin )???

do të kisha dëshirë ta kisha një përgjigje tënden!

Submitted by fundi perralles (not verified) on

Jo mor jo nuk ka lapsus, e ka thene 'katolik' dhe 'katolik' eshte dhe ka te drejte.

Lexoni c'ka shkruar jo cfare doni. Gjithe paragrafin , jo nje fjale.

Nuk ka te beje me katolicizmin si fe por vetem me puritanizmin e propaganduar dhe ushtruar nga katolicizmi ne raport me marredheniet seksuale te njerezve. Ti Gjoncima do te mbrosh katolicizmin e katoliket po me pare meso historine e tyre. Mos ja fut si kau peles se do mbetesh propagandist militant gjithe jeten..

Submitted by august (not verified) on

Te lumte pena o Andi. Po zatem,cfare te presesh nga servile e bythelepires, si te asaj kohe si te kesaj kohe? Vetem libra te tille e te tilla tema! Keto jane si opium per njerezine qe rrijne neper kafenera e diskutojne te tilla gomarlleqe e jo ceshtje thelbesore te shoqerise sone .

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Per mua ky shkrim ishte nje diziluzion i vertete. Si shqiptar normal neper bote (se cfare dreqin do me thene kjo vetem autori mund ta dije), pata shprese se do te mesoj ndonje recete te re byreku, sepse se paku duke u nisur nga titulli thashe se aty rreth gjysma e shkrimit duhet ti dedikohej byrekut. Fatkeqesisht, proporcionet e titullit (50-50) nuk ruhen ne shkrim. Dhe kjo eshte dinakeria e autorit per te terhequr sa me shume lexues, duke e ditur qe vetem me Enverin, shume pak te roitur do te merrnin mundimin ta lexonin, ka futur byrekun ne titull per karrem. Heren tjeter zoti Kananaj, po deshe na trego pak me shume per byrekun, bamjet dhe kaçkavallin, po pate mundesi na bej edhe ndonje skice, keshtu qe te mund te kuptojme me mire idete e tua gjeniale, me fal per shprehjen, rreth shqiptareve normale neper bote.

Ah se per pak desh harrova, nuk me dukesh ne nivelin e duhur per te dhene ment rreth komunizmit, e aq me pak rreth katolicizmit, pa le pastaj kur mundohesh ti perziesh bashke. Gjithesesi kjo mund te jete subjektive, prandaj ti ne se gjen kurajo intelektuale te belbezosh, me mendimin se po shkelqen, bujrum keep going.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.