Gjykimi i tretë i Ramush Haradinajt

Postuar në 05 Gusht, 2013 04:04
Ardian Ndreca

Vetëm gjatë kohës së komunizmit, njerzit janë gjykue ma shumë se nji herë për të njejtin faj, prej të njejtit forum dhe pa fakte të reja. Nji gja e tillë po i ndodh edhe Ramush Haradinajt, i cili iu dorzue Gjykatës së Hagës në momentin që ishte zgjedhë kryeministër i Kosovës, bani disa vite burg, u gjykue, doli i pafajshëm, u rigjykue dhe rishtas doli i pafajshëm. Vitet e burgimit të tij qenë nji humbje e madhe për Kosovën, e cila ra në dorë të njerzve të korruptuem, të sharlatanëve të spekullimeve ndërkombtare, të diletantave e të do tjerëve që punuen haptas kundër interesave të vendit.

Parimi antik “ne bis in idem” – pra, kurrkush s’mund të gjykohet dy herë për të njejtën vepër penale, në rastin e Haradinajt po tejkalohet dukshëm me “gjykimin” e tij të tretë publik. Gjykatat e mirëfillta kanë detyrën me sqarue së pari pozicionin e të pandehunit dhe eventualisht me i caktue atij nji dënim proporcional me sasinë e damit që ka shkaktue. Mbi të pandehunin randon dyshimi, por dyshimi e madje edhe pezullimi i përkohshëm i të drejtave të të pandehunit kanë si qëllim zbardhjen e çeshtjes. Forca e dyshimit, vërente ati modern i kësaj arme të pazëvendsueshme, R. Descartes, qëndron në faktin se kur e kemi ushtrue dhe kemi nxjerrë përfundimet përkatëse, nuk mund të dyshojmë ma për rezultatin e gjykimit që kemi shprehë.

Rasti i Haradinajt nuk asht ndryshe prej rasteve tjera njerzore. Ka qenë i dyshuem, asht hetue dhe ka dalë i pafajshëm. E gjithë kjo gja ka ndodhë dy herë rresht.

A ka atëherë arsye ligjore që çeshtja e tij të rihapet dhe sa herë duhet të gjykohet ky njeri për të njejtën çeshtje?

Gjykatat komuniste dënonim njerzit dy dhe ma shumë herë për të njejtën vepër dhe ketë gja e banin jo pse ishin të pagabueshme por pse kishin si qëllim shkatrrimin definitiv të personit. E njejta taktikë po ndiqet prej disa kinse intelektualësh shqiptarë me Ramush Haradinajn.

Gjykata e Hagës, që ka nji reputacion krejt tjetër prej atyne komuniste, ka vendosë për pafajsinë e Haradinajt. Mbas gjithë kësaj odiseje, e drejta me e rigjykue Haradinajn duket se përkon thjesht me dëshirën e zjarrtë me e dënue me çdo kusht, përtej fakteve dhe dëshmive që zotnonte edhe vetë Gjykata e Hagës.

Lufta ka rregullat e saja e sigurisht që zadhanësit e Serbisë që sot akuzojnë Haradinajn e dijnë mirë se ushtria dhe milicia serbe nuk ka respektue asnji prej atyne rregullave, tue masakrue gra, fëmijë e pleq, tue zhdukë pa gjurmë me qindra njerëz vetëm për faktin se i përkisnin etnisë shqiptare. Përballë nji egërsie të tillë të papame, UÇK-ja ka qenë e autorizueme moralisht me përdorë forcën dhe me neutralizue anmikun dhe bashkëpuntorët e tij. Haradinaj me shokë nuk kanë vu bomba në Beograd, ata vetëm kanë mbrojtë shtëpiat e veta, prandaj përdorimi i forcës prej tyne ka qenë ma se i legjitimuem siç ndodh në rastin e nji ushtrie të mirëfilltë. Çdo shkelje e së drejtës duhet gjykue rast për rast, tue kërkue të vërtetën dhe jo tue u mundue me vërtetue teoremat serbe.

Tregojnë se kur abati i Mirditës Preng Doçi po shestonte me organizue nji kryengritje kundër turqve, çoi e thirri së parit Preng Pashën e i paraqiti arsyetimin se kryengritja duhet të bahej mundësisht pa vra e pa therë kend; atëherë i pari i Mirditës u çue në kambë e i tha: këso luftet un s’mund të baj, pse as turku e as kurrkush tjetër nuk qitet jashtë pa u vra e pa u pre.

Buzëhollët që sot akuzojnë Haradinajn dhe ma gjanë UÇK-në për dhunë kundër forcave ushtarake serbe e bashkëpuntorëve të tyne, duhet të kishin shkue vetë në Kosovë për me ndalë dhunën shtazarake që vriste e priste, që përdhunonte dhe digjte këdo që i dilte përpara. Veprimi pozitiv i UÇK-së dhe sidomos roli i Haradinajt nuk mund të zbehen prej disa individëve që me idealet çlirimtare nuk i lidhte asgja.

Sot çeshtja e Haradinajt nuk asht hapë rastësisht. Në nandorin e ardhshëm në Kosovë janë zgjedhjet lokale e R. Haradinaj dhe partia e tij përbajnë nji problem për të gjitha ata që duen nji Kosovë të dobtë, të korruptueme, të vorfën dhe të mvarun prej Serbisë. Mbas nji viti në Kosovë do të zhvillohen edhe zgjedhjen politike dhe prap Haradinaj ka mundësi me fitue bindshëm tue i dhanë Kosovës nji drejtim të ri në të gjitha aspektet.

Tempizmi me të cilin goditet sot Haradinaj i përgjegjet thjesht interesave serbe në rajon edhe pse mbulohet me nji patetizëm që gjoja paska si objektiv zbulimin e së vërtetës.

Nji publicist i frustruem prej jetës nuk mund të japë verdikte që as Gjykata e Hagës nuk ka mbërrijtë me dhanë, nji llafexhi televizionesh që u pa sesi reagoi ndaj 21 janarit nuk mundet me dhanë gjykime historike për nji ngjarje kaq të afërt në kohë siç asht lufta për çlirimin e Kosovës.

Si gjithë krymbaleshat vanitozë të publicistikës, edhe ky asht gati me krye deri edhe vetvrasje vetëm për me ndie tue u folë për të. Mbrapshtia nuk asht tjetër veçse diçka e ligë dhe e pazonja me qenë në mungesë të së mirës. Mbrapshtia pjell delirin, marrinë, frustrimin, dështimin fatlum, megallomaninë, vnerin ndaj së mirës, verbnimin, mashtrimin.

Mbrapshtia e atyne që kanë punue kundër interesave të kombit na ka ndjekë pa pra përgjatë gjithë historisë, megjithatë ata janë të pafuqishëm përballë vitalitetit tonë shpeshherë kaotik.

Mapo

Comments

Submitted by Daku (not verified) on

Se ky ketu nuk eshte I korruptuar? Mere me mend, ka dhe vile ne Dubai.

Submitted by anticensurë (not verified) on

dak

e ka fjalën për periudhëne luftës e j për pas luftën!!

Submitted by anticensurë (not verified) on

"...Vitet e burgimit të tij qenë nji humbje e madhe për Kosovën, e cila ra në dorë të njerzve të korruptuem,..."

ke të drejtë më paska shpëtuar!!

unë personalisht i njoh vlerat e luftës,përfshi dhe dëmet kolaterale që bëjnë pjesë në të,por aspak pas luftën!e para ka qënë dhe është i pa përshtatshëm për politikë!!e dyta ka dyshime të mëdha,jashtzakonisht, për pasuri të vënë në bazë të korrupsionit!!me korrupsion nuk kuptohen vetëm dhënje tenderash por dhe marrje favoresh nga pushteti!!

Submitted by cendurimmadhi (not verified) on

Bravo Ndreca.aNuk po du me i hy gjykimeve dhe diskutimeve mbi Haradinajn  asht  apo jo i korruptuem,ka pasuni apo jo e si e  ka vu.Problemi asht qe nji nder dalazotsit e asaj toke kosovare,nje nder dalazotsit e popullsise kosovare ne ditet ma te veshtira te historise se ekzistences nuk gjen rahatine e meritueme mbas ketij kalvari zinxhir gjykimesh.

Submitted by Albi (not verified) on

Kush eshte rehatia e merituar e Haradinajt??? Te vjedhe vendin e tij deri ne ekstrem, e te behet nje nga njerezit me te pasur te rajonit si Berisha, Meta, Rama??

Lubonja mbase ka gabuar duke u marre me vendimin e gjyqit (megjithese dyshimet qe ngre per zhdukjen e deshmitareve qendrojne). Por eshte nje mije here ne te drejten e tij te hape debatin se c'rol dhe pushtet duhet te rezervojme per heronjte, edhe heronj lufte, ne vitet e mepasme. Sepse kjo qe ka bere Haradinaj vetem "rehati e merituar" nuk eshte.

Submitted by LORA (not verified) on

A mund ta shpjegoje zoti Ndreca se si ka mundesi qe Lubonja,"ky publicist i frustruem" ,

e nisi sulmin e tij te ndyre mbi UCK-ne, ne pergjithesi dhe Haradinajn ,ne vecanti

pikerisht pas verdiktit referendar te 23 qershorit?????!!!!!!!!!Jam e interesuar per

te njohur kendveshtrimin e z.Ndreca,per kete problem sepse vete e kam nje ide.

Submitted by Albi (not verified) on

Ne c'koment te Lubonjes pe ndonje vleresim per masakrat e Serbeve ne Kosove?

Dhe mbi te gjitha, Haradinaj akuzohet edhe per krime ndaj shqiptareve. Kuptohet, ashtu si shume "partizane" te luftes ai mund ti quaje ato si krime ndaj tradhetareve, po se sa tradhetare kane qene keta njerez nuk kemi per ta marre vesh kurre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.