Plaku dhe banda e tij

Jo vetëm nuk priti të dilte rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, por nuk priti as të mbaronte numërimi i gjithë votave, për të shpallur garën brenda Partisë Demokratike. Berisha, gjenerali i kësaj ushtrie të vdekur udhëhoqi demokratët në zgjedhjet e 23 Qershorit, e në fakt më shumë se udhëhoqi, u nis i vetëm në luftë, sepse pas tij nuk shkonte kurrkush. I shokuar nga një rezultat që e nxirrte humbësin më të madh të këtyre 22 viteve pluralizëm, madje dhe më shumë edhe se në ‘97, në panik e sipër filloi të blinte kohë nga vetë koha.
Berisha, për të mos dëgjuar zërat që e shpallnin humbës e për të mos ndjerë peshën e rëndë të demokratëve që pavarësisht duartrokitjeve, e konsiderojnë pikërisht liderin historik arsyen kryesore të kësaj disfate të pashembullt, e futi partinë në një proces zgjedhor për kryetarin e ri, pa bërë asnjë lloj analize mbi rezultatin e zgjedhjeve. Berisha mendoi që duke zgjedhur dike tjetër në atë karrike, gjithë pesha e urrejtjes popullore do transferohej si me magji në një trup tjetër.
Ankthi më i madh i njeriut nuk krijohet kur koha është e pamjaftueshme, përkundrazi kjo ndjenjë bëhet e padurueshme kur koha është e pafundme. Kjo i ngjau dhe Berishës në këtë fundqershor. Ai nëpërmjet procesit të porsashpallur të zgjedhjeve brenda partisë, u mundua t’i mbante të angazhuar demokratët në disa mitingje absurde. Të dy kandidatët jo vetëm që nuk përçojnë kurrfarë sigurie për ndonjë rikthim të mundshëm të PD-së në pushtet, por nëse ndiqje me vëmendje për shembull deklaratat apo mitingjet e tyre, dukeshin si dy aktorë, të cilët i mbanin mendjen e zënë grupit të spektatorëve.
Mjafton që lexuesi t’i bëjë një pyetje vetes, çfarë thanë Basha dhe Olldashi? Cila ishte e reja? Për çfarë do mbahet mend kjo fushatë e nxituar brenda Partisë Demokratike? Në fakt është e vështirë t’u kthesh përgjigje këtyre pyetjeve, jo se personazhet në fjalë janë mediokër, apo nuk dinë të artikulojnë një mendim, por thjesht dhe vetëm se ky ishte roli i tyre në këtë teatër absurd berishian. Ata në fakt nuk ishin të supozuar të thonin diçka, ata duhet vetëm të fitonin kohë për plakun, që të mendonte ç’do bënte më pas. Në sytë e dy aktorëve dhe spektatorëve që mbushën sallat, nuk lexohej as shpresë e as dinjitet, por një pezm që dukej se nuk arrinte të artikulonte arsyen se çfarë i bënte akoma të përdoreshin si marioneta; cila ishte ajo fuqi që i shtynte të vetposhtëroheshin deri në këtë pikë.
Në një proces që zhvillohet në absurd, edhe dita e votimit patjetër nuk mund të dilte përtej këtij skenari. Për një “garë të vërtetë” sikurse deklaronin demokratët se ishte kjo farsa e tyre, rezultatin që doli do ta kishte zili çdo “garë e stisur”. Demokratët e kanë treguar që kur fillojnë të vjedhin nuk kanë asnjë limit. E pastaj kur fillojnë të vjedhin brenda vetes së tyre, e bëjnë dhe pa asnjë lloj skrupulli. Fitorja e Bashës nuk do të thotë asgjë. Po ashtu dhe ndonjë fitore hipotetike e Olldashit, i cili si për t’i vënë kapak një muaji poshtërues për të gjithë anëtarësinë e PD-së, denoncoi vjedhjet, manipulimet, heqjet nga puna, përjashtimet nga partia që ishin bërë pak ditë para votimit te mbështetësit e tij. E pasi denoncoi gjëra të kësaj natyre, me po të njëjtën staturë, u shpreh se do vazhdonte të kontribuonte brenda PD-së! Mos duhet kuptuar ky qëndrim si vazhdimësi kontributi ndaj këtij fenomeni?
Ky muaj që përjetuam që nga dita e zgjedhjeve, nxorri në pah fytyrën e vërtetë të një bande, e cila e ka udhëhequr këtë vend për 8 vjet. Kur i sheh kështu të zhveshur nga pushteti, ndjen neveri dhe keqardhje. Neveri për atë që kanë bërë e për mijëra jetë që kanë deformuar, e keqardhje për ne, që humbëm 8 vjet nga jetët tona me këtë çetë injorantësh të babëzitur për para dhe pushtet.
Po ja, dhe një muaj e shtyu Saliu me këto zgjedhje. Dikush u zgjodh kryetar, në një parti që problemin nuk e kishte që s’kishte kryetar, por që nuk ka më anëtarë. Një kryetar që dhe vetë e di që nuk është kryetar, e po ashtu akoma nuk di se kë realisht do udhëheqë. Një trill i plakut për të fituar një muaj kohë. Po e zemë që ndoshta dhe disa javë të tjera do i fitojë duke e përpëlitur rezultatin në KQZ, e duke provokuar shqiptarët me deklarata si ato që opozita na i vidhka votat qeverisë. Por një ditë të gjitha këto përpëlitje mbarojnë, jo vetëm se plaku nuk ka më energji për ta mbajtur këtë ritëm, por dhe sepse vendi e ka konsideruar atë dhe bandën e tij të propozuar në formë partie si një kapitull të mbyllur, e pyetja që mbetet pezull është: Po tani... çfarë?
Revista Klan
Comments
Përcaktimi si “bandë” është

Përcaktimi si “bandë” është krejt me vend. Bash për këtë arsye nuk është më me vend që antarët e asaj bande të vazhdojnë të quhen “demokratë”. Ata janë thjesht “demokratiksa”.

Ky eshte shkrim. Flemnderit

Ky eshte shkrim. Flemnderit Leart Kola!

Mendoj se Berishes tanime nuk

Mendoj se Berishes tanime nuk i duhet kushtuar asnje vemendje. Ai duhet lene ne vetmine e tij. Berisha nuk ka asnje mik, pasi ai nuk di te dhuroj dashuri. Njerzit Berisha nuk di ti trajtoj si miq dhe shoke, por thjesht si instrumenta ne funksion te nje qellimi. Nuk ka per te kaluar shume kohe dhe keni per te pare qe njerzit do te largohen nga ai. Askush nuk e ka dashur, pasi dhe ai nuk ka dashur asnje. Te dy palet kane bere sikur jane dashur. Ndryshe nuk kane si spiegohen pergjerimet permanente per "dashuri te perjetshme" te zonjes Topalli, te cilat jane modeli i nje hipokrizie te kulluar.

''Plaku dhe banda'' e tij

''Plaku dhe banda'' e tij duhen lene ne vetmi dhe te harron sa me shpejt te jete e mundur. Si fenomen studimi i perket historise dhe sociologjise, ndoshta nje dite... dikush do jete ne gjendje te shpjegoje si ka mundesi qe nje popull i tere te ri-zgjedhe ne pushtet Sali Berishen. Mund te jete epoka konfuze qe jetuam...prape nuk me duket bindese.

- A do e pranonin Shqiptaret A. Zogun perseri ne 1947? [sikur te ishte mundesia]

- Apo R. Aline ne 1999...?

Nuk besoj, por ja qe ne 2005, e rikthyen ne pushtet Berishen qe asistoi dhe mbikqyri djegjen e vendit ne 1997. Nese plakut nuk i hiqet Oksigjeni i publicitetit behuni gati per akrobaci dhe zullume te tjera te tij. Kemi kaluar pertej parodise: qe nga akuzat, shpifjet, te sharat, mungesa e politikes, seriozitetit, diplomacise, etikes, punes normale dhe gjithshka te mbrapshte qe Ai dhe BANDA E TIJ ushtruan tek ne. Ky ''Plak deshtak'' pruri nje fryme militanto-agresivo-puciste ne Shqiperi aqsa u futi friken ne palce shume njerezve dhe akoma pretendon te jete faktor.

Lejeni ne ''facebook'' ne derdellitjet e tij, fjalet e tij nuk perbejne me lajm, deliret e tij s'duhet te jepen neper media dhe mbani mend se po i ''mbajtet qiriun'' Plaku do i eskaloje [sic] zullumet e veta. Te pakten mos shkoni kunder natyres... e mos ja numeroni cdo fryme apo pergerje te fundit.

Fokusi te jete tek Meta e Rama, ky koalicion me 100 halle evrima dhe me nje te kaluar teper te Ndotur... mos u lejoni diversione apo t'ju hedhin hi syve me shpenzimet publike dhe politike mediatike.

Te lutem shume mos beni
Te lutem shume mos beni opoziten e opozites :p
Prit se ka dhe 1 muaj në

Prit se ka dhe 1 muaj në qeveri...

Pa shaka, kemi të drejtë të bëjmë bilancin e qeverisë së iku, bashkë me kritikën e qeverisë që do të vijë...

Tani presim se cila do të

Tani presim se cila do të jetë qeveria e re dhe nëse do tua mbajë të vendosin drejtësi, e të rihapin ca gjyqe që u mbyllën me procedurë, të zbardhin disa tendera, disa konçesione, disa monopole pa arsye.

Të shohim se si do i vejë puna problemeve të përditshme, punës, shëndetit, ujit, dritat, sigurisë, e kshu me radhë.

Plaku do të ishte gjynah që të shpëtojë si Millosheviçi. Banda e tij të përgjigjet për 8 vjet shpërdorime.

jam dakord me ALbin: 1. Te

jam dakord me ALbin:

1. Te lutem shume mos beni opoziten e opozites :p

2. mos harxhoni kohen tone duke u marre me kohen e plakut (ose ne dac quajeni edhe udheheqes legjendar) kujt i plasi!

sidoqofte artikulli mund te sherbeje edhe si antidot i perrallave genjeshtare mbi votat e marra me terror dhe te blera me parate e mafias!!!!???? ne opozite????!!! qe i bie qe eshte PD qe vazhdon te beje opoziten e opozites edhe pasi ka kaluar vete ne opozite.

do bere peticion

do bere peticion Facebook-ut,qe t'i fshije(deleted)Berishes deklaratat ekstremiste,ose t'a fshije ca kohe llogarine,se u ben mire te dyve.Mendoj se eshte terapia qe duhet ndjekur.Duhet te haje zarzavate te zjera dhe patellxhan me spec djeges te zjere dy here.Shishet e ujit duhet absolutisht pa tape,se jane te rrezikshme.Te mos lexoje vepra te Hemingwey dhe Hesse,se i zgjohet pulsioni i vetvrasjes.

A u prezantua Basha perpara

A u prezantua Basha perpara deputeteve te PD, si kryetar i saj?

Ike plaku Mere me gjith

Ike plaku Mere me gjith tespiet e Tosun Baç

Berisha iku si humbes dhe u

Berisha iku si humbes dhe u prezantua nga zevendesit e tij si i pazevendesueshem. Atehere, pse u largua? Sipas kesaj logjike PD ka zgjedhur nje kryetar me te dobet se Berishen. Çfare absurdi. Edhe te vdekur, Luli do ta kete frike Berishen. Hajde zgjedhje, hajde...

Add new comment