Dyshimi që duhet të ndjekë qeverinë e re

Postuar në 27 Korrik, 2013 07:40
Fatos Lubonja

Intervista e gazetares së BBC Sarah Montague me Edi Ramën, ishte një leksion për gazetarinë shqiptare. Besoj se edhe për Edi Ramën. Fillimisht më erdhi të them se ishte si një gazetari e harruar, pastaj shtrova pyetjen nëse ka ekzistuar ndonjëherë te ne kultura e një gazetarie të tillë ku gazetari pyet për të kuptuar të vërtetën, dhe jo për të shërbyer apo manipuluar?
Më rezulton se nuk ka ekzistuar, e, nëse mund të përdoret termi “e harruar”, duhet thënë se mund të përdoret për të gjithë ata gazetarë që, jo me pak shpenzime, janë edukuar e trajnuar për t’u bërë gazetarë si Montague e BBC, por që i kanë “harruar” leksionet, më të shumtat pa i aplikuar ndonjëherë.
E them këtë sepse në rolin e Montague gazetarët e llogoreve në shërbim të Edi Ramës nuk do t’i bënin atij kurrsesi pyetjet insistuese mbi bashkëpunimin me Meten, 21 janarin, përgjegjësitë e tij për korrupsionin, çfarë ka deklaruar Meta dhe çfarë ka deklaruar ai për të… sepse tashme e kanë “harruar” se mund t’i bëjnë ato pyetje. Kurse gazetarët e llogoreve pro Berishes nuk do të mund t’i bënin kurrsesi pyetje të tilla si ajo nëse do të kërkonte të hidhej në gjyq Berisha për Gërdecin siç ka premtuar ai në fushatën elektorale. Diferenca e gazetarisë së Montague me tonën është si ajo midis një mjeku që kërkon të të diagnostikojë për të gjetur mjekimin e duhur dhe një xhambazi që kërkon të të vërë një diagnozë që të shesë ilaçet e padronit të tij.
Pra BBC na bëri një shërbim edhe ne për të kuptuar sadopak të vërtetën e qeverisjes së ardhshme të Edi Ramës. Sipas meje, pjesa më interesante e interviste ishte ajo kur Rama tha se përgjegjës për korrupsionin është sistemi, jo njerëzit; se po të marrësh një nëpunës gjerman ta futësh në administratën shqiptare ai do të korruptohet ashtu sikurse një nëpunës shqiptar në administratën gjermane do të mbetej i pakorruptuar. Gazetarja, duke i qëndruar kësaj logjike, i bëri pyetjen: “D.m.th. edhe ti që ke hyrë në këtë sistem je korruptuar…” Dhe Rama u përgjigj se ai bën përjashtim që e ka provuar me administrimin e Tiranës.
Që nuk është kështu, e thotë Tirana vetë që ulërin nga dhimbjet dhe plagët që i ka krijuar sistemi. Madje sistemi që sundon sot ka lindur e lulëzuar bash në Tiranë më së shumti dhe veçanërisht në kohën e Edi Ramës. Por, edhe duke pranuar se Rama, sipas vetë gjykimit të tij, duke hyrë në sistem është korruptuar, nuk mund të mohohet se çështja që ngrihet nëse është sistemi që i korrupton njerëzit apo janë njerëzit që kanë krijuar këtë sistem të korruptuar, është e rëndësishme dhe meriton të trajtohet seriozisht nëse duam seriozisht të dalim nga sistemi i korrupsionit. Edhe vetë bëj pjesë ndër ata që kanë ngulmuar se duhet të merremi me sistemin, jo me njerëzit. E kam thënë këtë edhe duke iu kundërvënë asaj kategorie politikanësh dhe gazetarësh që gjithë opozitarizmin e tyre e kanë përqendruar te Berisha dhe familja e tij, berishologët, që sot duken si të mbetur pa punë. E këtu nuk mund të mos vihet re një inkoherencë midis fushatës së Ramës që ishte kryesisht e përqendruar kundër personit Berisha dhe familjes së tij dhe gjuhës paszgjedhore që flet për përgjegjësitë e sistemit jo të një personi apo të një familjeje.
Gjithsesi, pyetja e parë është se çfarë ka Rama parasysh kur flet për sistem, sepse ai asnjëherë nuk ka hyrë në detaje për të zbërthyer mekanizmat e tij? Sipas gjykimit tim, sistemi që ka parasysh është ai ku pushteti politik, pushteti ekonomik financiar, pushteti gjyqësor dhe pushteti mediatik, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, janë të përqendruar në të njëjtat duar oligarkësh politikanë dhe politikanësh oligarkë, ku e vetmja ndarje që krijon pak hapësira lirie dhe pavarësie është se këta janë të ndarë në dy grupe rivale. Sistemi punon si një i tërë, por në fund vija e tij ndahet për të çuar ujë në dy mullinj, ku njëri është më i madh, ai i maxhorancës, dhe tjetri është pak më i vogël, ai i opozitës. Kjo ka sjellë grabitjen dhe rrënimin e çdo gjëje publike, duke përfshirë edhe shtetin, i cili veç të tjerash, shërben për të mbajtur klientelën edhe nëpërmjet punësimit në administratë. Sistemi është edhe korruptimi i prokurorisë dhe gjykatave që nuk kanë bërë të mundur dënimin qoftë edhe të një politikani të korruptuar, siç e ka thënë dhe vetë Rama kur ka folur për gjyqin që shfajësoi Ilir Metën. Thënë ndryshe, ai është një regjim, në thelb si ai i Hoxhës, i cili shfrytëzon egërsisht pjesën më të madhe të popullsisë për të çuar ujë te dy mullinjtë. Nuk të fut në burg, nuk të izolon fizikisht nga bota, por, po të mos jesh pjesë e njërit apo tjetrit mulli, e sheh veten në të thatë. Është një sistem, pra, kundër meritokracisë, kundër barazisë së të gjithëve përpara ligjit, ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhunohen edhe pse jo si në kohën e Hoxhës.
Nëse pranojmë se ky është sistemi, pyetja që ka shtruar Sarah Montague është kardinale. A munden këta njerëz, që kanë ngritur sistemin, që janë pasuruar dhe inkriminuar nëpërmjet këtij sistemi, ta ndryshojnë atë? Sado të përpiqet Rama të na mbushë mendjen se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta, ndryshimi nuk ka se nga të fillojë veçse nga njerëzit. Unë e shoh me dyshim atë që thotë Rama, se po të sjellësh një administrator gjerman ai do të korruptohet. Më me shumë gjasa ai do të ikë duke dashur të mos njolloset. Dhe në fakt ka edhe shumë shqiptarë të ndershëm që nuk pranojnë të hyjnë në politikë pikërisht pse nuk duan të njollosen. Jo vetëm, por Rama kundërshtoi vetveten kur foli kështu, sepse si shembuj të vetëm që dha për të luftuar korrupsionin ai dha pikërisht sjelljen e të huajve. A nuk do t’i korruptojë ata sistemi, sipas vetë fjalëve të Ramës?
Personalisht besoj se sistemi dhe njerëzit nuk mund të ndahen. Sistemi dhe njerëzit janë dy faqe të së njëjtës medalje, prandaj përgjegjësia e korrupsionit është e dyfishtë. Dhe kur flitet për përgjegjësi dhe ndëshkim që sjell ndryshimin në sistem dhe në njerëz, nuk është vetëm çështja e futjes në burg të të korruptuarve, por edhe ajo e prishjes së strukturave të ngritura për interesat e tyre. Pra, nëse do të ndryshosh strukturat e një sistemi nëpërmjet të cilit kanë ngrënë dhe hanë mbështetësit e tu, kjo do të thotë t’u biesh ndesh interesave të tyre. A do të mund ta bëjë Rama me Metën një gjë të tillë?
Kur ngremë këtë pyetje nuk mund të mos marrim në shqyrtim edhe procesin zgjedhor, sepse edhe ai është pjesë e sistemit, madje në një farë kuptimi ai hedh themelet e një pushteti dhe sistemit të tij. E kam fjalën për faktin se deri më sot e dimë se ata që mund të quhen shtyllat e sistemit, oligarko-mafiozët, janë ata që investojnë më së pari në fushatën elektorale, janë ata që derdhin një shumë parash për t’i shumëfishuar ato pastaj kur të marrin pushtetin. E pra, në logjikën e kësaj që thashë më lart, nëse është e vërtetë, siç ka shumë të dhëna, se një pjesë e mirë e votave janë blerë ose janë dhënë mbi premtimet për të zgjidhur problemet e bizneseve private, sistemi ka vazhduar të punojë po njëlloj edhe gjatë zgjedhjeve. Nëse është e vërtetë, ashtu sikurse thuhet gjithandej, se logjika e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë te PS ka qenë e tillë që janë sakrifikuar jo pak njerëz të ndershëm për hir të njerëzve të fortë që mund të blejnë dhe akaparojnë vota, zor se këta njerëz do të ndryshojnë sistemin, pasi janë atje pikërisht për t’i shërbyer atij, që do të thotë vetes së tyre.
Në këtë pikë nuk mund të mos shtrojmë pyetjen: gjuha e ndryshuar e Ramës, i cili para zgjedhjeve akuzonte kryesisht Berishën dhe familjarët e tij dhe pas zgjedhjeve i shfajësoi direkt apo indirekt këta duke ia vënë fajin dhe përgjegjësinë sistemit, a mos vallë duhet interpretuar se ai, ashtu sikurse Berisha i 2005-s, ka synuar thjesht e vetëm të zëvendësojë paraardhësin në krye të sistemit? Le të shohim. Sikurse kam thënë në shkrimin para këtij, të vësh bast për një gjë të tillë nuk është punë e mençur. Por inkoherencat e Kryeministrit të ardhshëm në BBC, sipas meje, na dhanë sinjale të forta se qeverisjen e re Rama-Meta duhet ta ndjekim me dyshim dhe vigjilencë të madhe.

Panorama

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Perfect!

Submitted by mustafa (not verified) on

opaaaa... vigjilenti!!!

Ky palaco e ka pasur halene nen hunde per nja njezet vjet rresht, dhe shikonte lart e poshte se nga i vinte era e keqe. Tani po i bie ere e keqe pa dhjere njeri ende.

Nuk ka njeri aty ne Tirane t'ia mbulle gojen ketij idioti qe po ben deme te pallogaritshme si per shqiptaret edhe per kosovaret?

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Po kush o Mustafa, nuk e shikon si e duartrokasin idiotet?

Lubonja ka nje paranoje te pandryshueshme nda j Edi Rames, ka nje frustim inferioriteti te perhershem qe e mundon

dhe qe shtyn te flase keq edhe kur Rama dukshem ben pune te mira . Eshte krejtesisht i pabesueshem sa here flet per Ramen.

Ky artikull eshte pa bosht, absurd : edhe thote se Rama i ka kopjuar idene edhe e kundeshton; pra kundershton veten !

Submitted by Skender (not verified) on

Bravo Mustafa!

Submitted by asnjanes (not verified) on

Lubonja je njesh,dhe vere bastin se e ke te fituar,nuk jam kundra Edi Rames por problemi eshte se aty njerzit qe kur lindin edukohen me mashtrim dhe dinakeri,aty njerzit qe kane bere leke me pune te pista mbahen si njerez te zote dhe me vlera ,aty cdo shtrese e shoqerise eshte e koruptuar, zor se gjen ndonje te ndershem  dhe nuk duket te kete drite ne tunel per shume vite akoma.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Shkrimi eshte i mire po e them qe ne fillim. Eshte nje shkrim qe ka shume pikpytje,  ku nuk lypte nevoja te kishte pikpytje e pikcuditse! E veme bashke bastin, me zotnine tate e me cdo njeri tjeter, e sigura e keni te humbur. Ene Rama po ven bast me veten per te hyre ne histori! Nuk mund te behet pakt per te luftuar korrupsionin me te korruptuar. Jo po sistemi jo po i korruptumi. Pyesin gazetaret Angleze per kontraten me Tony Blair: sa e ka gjoben Toni ene kush do ti paguj? (Gazetaret Shqiptare nuk dine te bejne kesoj pytjesh) Kryeministri qe akoma nuk e ka vu bythen nkarrike nuk jap xhevap! Cfar eshte kjo? Korrupsion. Te luftosh korrupsionin do te thote te besh TRANSPARENCE. Transparence nuk ka, po ka korrupsiun. Dhe pa fillu akoma pune si kryeminister, Jo po Podesta jo po miliona dollare. Paundi eshte dyfish me dollarin.

Submitted by Anim (not verified) on

Ka gjithmone dicka te erret e negative ne komentet/analizat e Lubonjes ndaj Rames qe e bëjnë Lubonjen te duket tejet tendencioz e paragjykues ndaj Rames dhe si rrjedhoje edhe I pavertete ne ato qe thote.

Un shoh inkoherence tek Lubonja ne kete shkrim - vecanerisht kur pranon se edhe ai beson tek sistemi i korruptuar qe korrupton njerezit. Lubonja ben si gjithmone gabimin e paragjykimit te kujtdo dhe gjithkujt. Po ashtu ai flet per Ramen me po are gjuhe kritike e percmuese si Berisha, nderkohe qe Rama ende nuk ka filluar te ushtroje detyrën. Nje gjë qe Lubonja dhe shume prej analisteve dështakë te medias shqiptare harrojne te thone eshte se pas 23 vjetesh Shqiperia ka per here te pare ne krye te vendit nje udheheqes te ri, pa lidhje shpirterore e kulturore (ca me pak botekuptimore) me sistemin komunist ( mos te harrojme madje qe Rama ishte ne avangarden e kundershtareve me te ashper te atij regjimi perpara Berishes, Azemit dhe te gjithe PDistave te tjere).
Eshte shanci I madh qe I jepet Rames per te te shkeputur realisht Shqiperine nje here e pergjithmone me kete te kaluar komuniste.
Une mendoj se Rama do ta kete shume te veshtire kete transformim botekuptimor, por kjo nuk eshte e pamundur dhe Rama besoj se eshte personi me I mire ( ne kete moment ) per ta bere nje gjë te tille qofte ne sensin strukturor te organizimit te sistemit dhe ca me teper ne sensin e orientimit te qarte shpirteror e botekuptimor te shqiptareve drejt vlerave perendimore qe ne te vertet shumica e shqiptareve gjithmone Kane qenë pjese. Eshte plotesisht normale te jemi skeptic me cdo regjim te ri e kritik me cdo gjë qe do te bej Rama dhe tijte nga Shatori e me tej (si dhe te mbeshtesim me force cdo reforme civilizuese e perparimtare te tij) por nga ana tjeter duhet te distancohen i me dashakeqjen dhe xhelozine e analizave te tilla erresues te tipit Lubonja.
Eshte interesante qe kritiket me te medhenj te Rames jane pikerisht bashkemoshatare te tij qe ne keto 23 vjet pervecse shume fjaleve te kota nuk Kane arritur apo bere ndonje gjë per ti mbajtur mend apo per te qenë krenar me veten e tyre.
Per te kujtuar se nese heq menjane anen gazetareske e "intelektuale" te CV-se se tij, e vetmja Perpjekje e Lubonjes per tu Marre me politike ne vitet1996-7 ishte nje zhgenjim I vertet per te dhe shume te tjere simpatizante te ti,j dhe se ne postin e vetem qe ai ka mbajtur ne keto vite- si kryetarit I bordit te TVSH - dha doreheqjen ne menyre te turpshme e frikacake.
Se fundi edhe une kam dyshimet e Mia per c'ka Rama mund te arrij te bej ne transformimin shoqeror e konceptual te vendit, por ndryshe nga Lubonja dhe koketrashet e tjere te medias shqiptare, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve shpresojme dhe urojme qe shumecka qe eshte e mundur, te behet realitet ne muajt dhe vitet ne vazhdim. Dhe ky eshte Fati dhe Shanci I madh I Rames qe vetem ai mund ta zhbej apo katranos sic ben parardhesit e tij (Nano/Bisha).

Submitted by Anonim (not verified) on

Une shoh inkoherence te thelle tek Lubonja ne shkrimit e fundit tek Panorama. Bishes – vecanerisht kur ai pranon se edhe ai beson tek sistemi i korruptuar qe korrupton njerezit, thenie e Rames ne intervisten e Hardtalk te BBC’s. Lubonja ben si gjithmone gabimin e pafalshem te paragjykimit te kujtdo dhe gjithckaje. Po ashtu ai flet per Ramen me po are gjuhe kritike e percmuese si Berisha, nderkohe qe Rama ende nuk ka filluar te ushtroje detyrën. Nje gjë qe Lubonja dhe shume prej analisteve dështakë te medias shqiptare harrojne te thone eshte se pas 23 vjetesh Shqiperia ka per here te pare ne krye te vendit nje udheheqes te ri, pa lidhje shpirterore e kulturore (ca me pak botekuptimore) me sistemin komunist ( mos te harrojme madje qe Rama ishte ne avangarden e kundershtareve me te ashper te atij regjimi perpara Berishes, Azemit dhe te gjithe PDistave te tjere).
Eshte shanci I madh qe I jepet Rames per te te shkeputur realisht Shqiperine nje here e pergjithmone me kete te kaluar komuniste.
Une mendoj se Rama do ta kete shume te veshtire kete transformim botekuptimor, por kjo nuk eshte e pamundur dhe Rama besoj se eshte personi me I mire ( ne kete moment ) per ta bere nje gjë te tille qofte ne sensin strukturor te organizimit te sistemit dhe ca me teper ne sensin e orientimit te qarte shpirteror e botekuptimor te shqiptareve drejt vlerave perendimore qe ne te vertet shumica e shqiptareve gjithmone Kane qenë pjese. Eshte plotesisht normale te jemi skeptic me cdo regjim te ri e kritik me cdo gjë qe do te bej Rama dhe tijte nga Shatori e me tej (si dhe te mbeshtesim me force cdo reforme civilizuese e perparimtare te tij) por nga ana tjeter duhet te distancohen i me dashakeqjen dhe xhelozine e analizave te tilla erresues te tipit Lubonja.
Eshte interesante qe kritiket me te medhenj te Rames jane pikerisht bashkemoshatare te tij qe ne keto 23 vjet pervecse shume fjaleve te kota nuk Kane arritur apo bere ndonje gjë per ti mbajtur mend apo per te qenë krenar me veten e tyre.
Per te kujtuar se nese heq menjane anen gazetareske e “intelektuale” te CV-se se tij, e vetmja Perpjekje e Lubonjes per tu Marre me politike ne vitet1996-7 ishte nje zhgenjim I vertet per te dhe shume te tjere simpatizante te ti,j dhe se ne postin e vetem qe ai ka mbajtur ne keto vite- si kryetarit I bordit te TVSH – dha doreheqjen ne menyre te turpshme e frikacake.
Se fundi edhe une kam dyshimet e Mia per c’ka Rama mund te arrij te bej ne transformimin shoqeror e konceptual te vendit, por ndryshe nga Lubonja dhe koketrashet e tjere te medias shqiptare, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve shpresojme dhe urojme qe shumecka qe eshte e mundur, te behet realitet ne muajt dhe vitet ne vazhdim. Dhe ky eshte Fati dhe Shanci I madh I Rames qe vetem ai mund ta zhbej apo katranos sic ben parardhesit e tij (Nano/Bisha).

Submitted by Anonim (not verified) on

Bravo Lubonja... Me te vertete je i sakte dhe jashte cdo graviteti lokal..!

Submitted by Anonimi-04 (not verified) on

(deleted) po ti ku e fut veten (deleted)!!???ti akoma kujton se do krijosh respekt se ke bere burg. Po mire tu be, se ishe viktime e luftes mes lojit e sojit!  Edi Rama mund te jete cilidoqofte, mund te kete simptoma diktatori, etj,.. po a di c'fare ndryshon nga ty? Se edi Rama merr persiper!! dhe kur merr persiper, ke vetem dy shance pasketaj; ose te mbahesh mend per mire, ose te thyesh qafen (si ky i fundit qe na la).   Ti je fatkeq se kurre nuk i ke hyre nje rreziku te tille, ti vetem je lepire!!! Keshtu dhe ne komunizem, vetem se lepive (deleted) te gabuar, ne momentin e gabuar dhe me menyren e gabuar, keshtu qe e hengre! Hesht me mire mor i shkrete!!

Submitted by Sky (not verified) on

Qe te jesh dyshues ndaj Rames eshte normale bile e shendetshme dhe per kete une e pershedes Lubonjen. Por ne shkrimet e tij ashtu si dhe ky u sotmi vazhdon me te njejten teme qe te gjithe jane njelloj. Une si shume te tjere besoj tek Edi Rama jo se eshte me inteligjeni apo me i miri jo, une besoj sepse ai deri tani po arrin te mbaj gjalle nje shprese te vaket qe Shiqiperia mund te behet pavaresisht kesaj mase te madhe te korruptuarish. Sikur Edi Rama te bej ne Shqiperi aq sa beri ne 4 vjet ne Tirane une do te isha i kenaqur.(pavaresisht se Lubonja e shumezon me zero cdo gje nga Rama ne Tirane!) Por kjo shprese nuk mund te mbahet gjalle nga nje njeri i vetem sepse te gjithe politikanet jane te konsumueshem por ajo qe une shpresoj eshte qe te gjithe intelektualet te ndershem ti japin nje shanc Rames dhe te behen pjese e planeve te tij. Une kam dyshimet e mija perse Lubonja eshte aq anti-Rame dhe per kete testi eshte qendrimi ndaj vrasesit te 21 Janarit. Shume kollaj mund te thuhet qe Rama eshte i korruptuar por po aq kollaj mund te thuhet qe Saliu te vret. Apo jo Lubonja? Por nese me te vertete Lubonja eshte aq i "afte dhe vizionar" perse nuk ofrohet te ekipin e Rames apo te behet drejtuesi i ndonje bordi te pavarur? Koha e sallatave te citateve filozofike me thashetheme klubesh ka mbaruar, Lubonja nese e do Shqiperine me shume se Edi Ramen angazhohu 24/7 dhe jo 2 ore llogje tek Fevziu se nuk impresionon njeri.

Submitted by Alban (not verified) on

"Berishologet" nuk jane te papune z. Analist. Ata jane me mision te kryer.

Submitted by Alban (not verified) on

*qeverisja e re Rama-Meta-Blair ...:p

Submitted by RP (not verified) on

ky eshte shkrim i mire,padiskutim.Por pafajsisht te çon ne nje dileme hamletiane,sistemi apo njerezit?Kush lindi e para:veza apo pula?Sipas nje reviste shkencore,para ndonja 2 vjetesh,nje ekip studjuesish e paskesh gjetur qe e para ishte pula,por edhe ata nuk jepnin siguri 100%.Mesa di une,oligark ndryshon nga kapitalist,pasi oligarku(term qe perdoret per manjatet pasunare ish-lindore)eshte nje zyrtar-pasunar,rrjedhoje e privatizimit te sektoreve publike,ne menyre thjesht proçeduriale e korruptive,krejt perkunder kapitalistit tipik qe shfrytezon pasurine per t'u fuqizuar me pushtet politik.Heret apo vone,çdo pasunar do t'a synoje pushtetin,se pushteti eshte terheqje fatale.Oligarku nuk nenkupton termin Oligarki,si ne greqishten e vjeter(qeverisja e te pakteve),ndryshe fare nga Aristokracia(qeverisja e me te mireve).Kur Lubonja thote oligarko-mafiozet qe investojne per pushtet,besoj ai e ka fjalen per ish-funksionare,qe njehere u pasuruan si zhvates fale ofiqeve,ndersa iu kthyen serish pushtetit,kesaj rradhe si investitore;nuk mund te jene garantues te ngritjes se nje ngrehine,qe kohe me pare e rrezuan duke zhvatur.Pra,nese sistemi eshte ngritur mbi keto dy presupozime,nga njera ane,dikush e shfrytezon pushtetin per te bere para,nga tjetra dikush shfrytezon parane per te bere pushtet,atehere po qe ka sens dualizmi i Lubonjes dhe ky eshte nje dualizem universal.Njerez,hapni syte dhe dyshoni gjithmone tek pushteti dhe pushtetaret!Ata kane gjithmone mangesi,thelbi i demokracise nuk eshte liria e pushtetit,por kufizimi&kontrolli i kesaj lirie.Detyra e intelektualeve eshte denoncmi i ketyre mangesive,pasi sistemi eshte gjenialisht i komplikuar dhe jo çdokush i kupton difektet.Duke e pare ne kete prizem,Lubonja ka shume te drejte dhe eshte legjitime te dyshojme tek aftesite e Rames dhe ekipit qe vjen,siç eshte ne dyshim çdo mekanizem qeverises.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.