Paradokset e Patozit, edhe zgjedhje jo korrekte edhe kryetar legjitim?!

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:59
Andrea Stefani

Astrit Patozi, nënkryetari i PD-së, në përfundim të zgjedhjeve brenda partisë së tij, u shfaq në “Top Story” me një intervistë mbushur plot kundërthënie. Ndihej në të edhe dëshira për të formuluar një kritikë për mënyrën si u bë zgjedhja e kryetarit të ri, por edhe meraku për të mos shkaktuar ndonjë çarje mes demokratëve, edhe për të bërë ndonjë kritikë ndaj Sali Berishës, por edhe për të mos cenuar kultin e tij sa poshtërues aq dhe të papajtueshëm me çdo demokraci, për të kritikuar mënyrën si Lulzim Basha u ngjit në majë, por pa cenuar statusin e tij si kryetar legjitim i partisë. Një mision që nuk mund të përmbushej pa rënë në paradokse qesharake ashtu siç edhe, në fakt, Patozi ra.

Që në krye të herës, Patozi zbulon kotësinë e një procedure demokratike në PD, ndërsa pohon se “ende shumë demokratë mendojnë se Sali Berisha i udhëheq më mirë se kushdo tjetër drejt ringritjes dhe drejt fitores”. Pra, po të qe në garë Berisha do të fitonte Berisha. Dhe kjo ndodh pasi kanë kaluar 23 vjet nga dita kur Berisha u zgjodh së pari kryetar i PD-së. Jo pak liderë komunistë do ta kishin zili këtë jetëgjatësi lidershipi që i përqaset, ndonëse nuk arrin rekordet e Enverit, Stalinit apo Maos. Por me ç’duket, atë që nuk e kuptojnë shumë “demokratë” të verbuar nga kulti i tij antidemokratik, e kuptoi vetë Berisha. Kupa ishte mbushur dhe po derdhej. Duheshin gjetur rrugë të tjera dominimi në parti. Prandaj vendosi të dorëhiqej. Edhe Patozi është dakord me këtë akt, megjithëse edhe për të duket se Berisha është lideri më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Berisha bëri mirë që u dorëhoq, tha ai.

Patozi duket sikur nuk e kupton fare Berishën. Kjo shihet qartë ndërsa ai qahet se mënyra si u zhvilluan zgjedhjet bëri që të dalë një lider i paracaktuar. Shkurt Berisha kish caktuar pasardhësin e tij që do të qe Lulzim Basha. Dhe Patozi nuk kupton se përse Berisha duhej të zbatonte formulën ourelliane të Fermës së Kafshëve duke shpallur se kandidatët për kryetar të PD-së do të ishin të barabartë, por në fund doli se Basha do të qe edhe më i barabartë. Përse të shpenzoheshin energji të panevojshme duke rrezikuar të krijohej edhe një hendek mes demokratëve? – pyet naivisht Patozi. Përgjigjja është thuajse evidente dhe ilustrohet në shembuj të pafund përgjatë gjithë karrierës së Berishës. Ato dëshmojnë se për Berishën demokracia ka qenë përherë një gjethe fiku, një maskë për autokratizmin, për të justifikuar pushtetet e përjetshme dhe mungesën e rotacionit të lidershipit në PD, madje edhe në shtet e shoqëri. Edhe këtë herë autokrati i pandreqshëm Berisha, e keqpërdori “demokracinë” për të maskuar me vullnetin e 41 mijë demokratëve “të lirë” vullnetin e tij prej autokrati që kishte paracaktuar si pasardhës Lulzim Bashën. Pikërisht sipas modelit të autokratëve dhe diktatorëve, pikërisht si Enver Hoxha që paracaktoi si pasardhës Ramiz Alinë, si Çavezi apo Kastro caktuan pasardhësit e tyre. Dhe për këtë qëllim manipuloi deri edhe listat e demokratëve madje, sikundër pohon Patozi, ky demokrat i madh dhe xhahilët e tij, ushtruan edhe presion mbi zgjedhësit demokratë duke shkarkuar edhe njerëz nga puna. Në një parti të vërtetë demokratike pasardhësi nuk caktohet kështu.

Patozi e thellon naivitetin e tij (mendoj të stisur, sepse është vështirë të besosh që ai tani po konstaton mungesën e demokracisë reale në PD) kur thotë se “PD kishte nevojë për një garë reale, që do të thotë se anëtarësia vetë të zgjidhte liderin që ai të kishte një mandat të fortë dhe të kompensonte në një farë mënyre autoritetin e Berishës…”. Sepse pikërisht një gjë të tillë nuk do ta donte kurrë Berisha. Një lider i zgjedhur qartazi pa parapëlqimin e Berishës do të thoshte humbje e monopolit të Berishës mbi PD-në. Më shumë se çdo gjëje Berisha i trembet momentit kur në PD do të dalë një lider që të kompensojë autoritetin e tij në PD. Sepse Berisha do që ta ketë PD-në nën thundrën e tij, si mburojë të tijën para sfidave me të cilat do të përballet shumë shpejt. Është e vërtetë se në PD ka shumë demokratë që nuk duan të çlirohen prej Berishës si jo pak skllevër nga i zoti, por mbi të gjitha është Berisha që nuk do që PD-ja të çlirohet prej tij. Berisha e mburr “të bukurën e dheut” tamam si ai magjistari plak që e mban të mbyllur në kafaz.

Naiviteti i Patozit përshkallëzohet në paradoks n’sa pohon se megjithëqë zgjedhjet në PD ishin jo korrekte, Basha mbetet lider legjitim. Është njësoj si të pranosh si fitore legjitime atë të arritur me disa gola në pozicion jashtë loje. Por përse Patozi mendon kështu? Sepse, sipas tij, po të donte Berisha mund ta caktonte Bashën kryetar, edhe pa nevojën e një farse demokratike! Por nuk e bëri. Bah çfarë sakrifice paska bërë Berisha për hir të demokracisë! E paska përfillur atë dhe procedurat e saj të votimit edhe kur përfundimi qe thuajse i paracaktuar prej tij. Por a nuk ju kujton kjo disa lloj votimesh që ca dekada më parë organizonte në parti dhe në shtet një farë Enver Hoxha? Mos vallë dhe ai qe legjitim?

Shqip

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

"një farë Enver Hoxha"....... kështu shkruan njëri nga mendjet me të larta më fillozofike, nje superAristotel i koheve moderne.  Paradokset e një njeriut  të ngjajshëm si gjithë masa e aneterve të partise ne te cilën bën pjesë dhe vetë, dmth paradokset e Patozit, ishin fort të dukshme edhe për një njeri me kulturë nënmesatare kur e dëgjoi në Top-Stori atë monolog frikacaku të rrahur. Por, por dëshira për të dalë fitues mbi hordhitë kriptodemokratike te berishianëve pa Berishën dhe frika se mos akuzohen se kanë prejardhje nga socializmi i Enver Hoxhës, janë dy elementë që krijojnë njerëz të kalibreve madhështore ne filozofi, kritkë të mëdhenj universalë, që nuk i ka parë ndonjëherë historia, aq shumë të mëdhenj sa edhe udhëheqës apo mbretër që kanë ndenjur në krye të popujve të tyre nga një gjysëm shekulli duken si bëzhdila  përpara këtyre superanalistëve të sotëm. Vërtet A. Stefani është i madh me kritikat e tij universalë. Po të mos kishim këtë njeri, atëhere fashizmi serbo-grek me në krze Sali Berishën nuk do të kishte pësuar këtë disfatë që pësoi nën analizën ultraderrmuese të superAristotelit modern Andrea Stefanit.

Submitted by Albi (not verified) on

Dy gjera duhen theksuar ketu.

E para, Patozi nuk mund te flase per Berishen ashtu sic do Stefani sepse ka nje karriere ne ate parti. Edhe sikur te mendoje identikisht si Patozia, per aq kohe sa perfaqeson nje elektorat qe Berishen gjithsesi e do atehere eshte i detyruar ti respektoje.

Nga ana tjeter me vjen mire qe Stefanit, si shume te tjereve, filloj tu kujtohet demokracia ne parti vetem per Bashen e Berishen ndersa psh ne nje emision televiziv ca nuk i tha Ben Malajt per shkak se ky i fundit kishte guxuar te kundershtonte Ramen edhe pasi ishte perjashtuar de fakto nga partia.

Submitted by Bard (not verified) on

Vras mendjen si do e fitoje buken e gojes Stefani kur Berisha te na kete lene shendene...Jo se e vras shume, por nganjehere edhe ndodh...ngaqe duket sikur e gjithe narativa e jetes intelektuale e Stefanit sillet rreth te njejtit bosht, antiberishizmit. C'harxhim i kote, po te kesh parasysh se prapeseprape, Berisha do te ike kur t'ia doje rradakja, dhe kurre per shkak apo deshire te Stefaneve..

Submitted by ervin (not verified) on

Dikur para se fenomeni Berisha te ekzistonte dhe ne vend sundonte vetem nje parti Andy ishte nje mesues i thjeshte lende (PPSH-je). Me daljen e Berishes kur ky u priste koqe majtas e djathtas kundershtareve Andushi nuk guxonte as te lehte me embelsi ndaj fenomenit jo me te cirrej. Kur Baca u smooth-ua paksa nga vullneti i tij i paepur per pushtet Stefani u kthye ne nje antiberishist te pasosur sepse tani i lejohej mjekra dhe nuk i trembej me gervishtjeve te briskut. E upgrade-oi veten ne analist te pavarur politik te sferave te larta pamvaresisht se fyelli i tij analitik kishte vetem nje vrime qe zihej shpesh nga jarget e analizave stefanoide. Kur misherimi i vepres niceane te vullnetit per pushtet te mos ekzistoje me publikisht nuk do te jete fare cudi qe ne librarite e Tiranes te gjesh libra artistike me perralla per femije si "Berisha dhe 3 kecat", "Ramsulkuqja", 'Na ishte nje here Berisha...", "Qerosrama dhe katallandoktori" e tituj kesisoj. A e imagjinon dot kush do te jete autori i suksesshem dhe hiperproduktiv i ketyre titujve???

Submitted by RP (not verified) on

duhet t'a njohesh tjetrin,se ne internet eshte kollaj te rrezosh çfare te duash.Nga pedagog(jo mesues i thjeshte)A.S.shkoi tek Gazeta Shqiptare e Bollinos,me kujtohet t'a kem takuar disa here aty afer Medresese.E filloi nga hiçi,tip polemist,se polemist&debatues ka qene edhe kur jepte marksizmat,por siç te thashe,duhet ta kesh njohur.Sado nuk jam dakord me gjithe çfare thote,A.S.ka nje linje te perhershme argumentuese,qe te pakten nuk lodhet e te thote si ndonje filozof i gazetarise elitare me emer te gjetur francezo-anglez"se keshtu me do trapi".Po te jete per biografira,atehere PD nuk do ekzistonte,sepse S.B,Mustafaj,Meksi,Pashko me shoke,te gjithe ata ishin ku e ku me te kapur me privilegjet e nomenklatures si askush tjeter.Ndoshta,si erdhen punet,nuk do ishte keq qe kryetar i pare i PD te ishte Pali Miska.S'ishte i zgjuar,por kishte karakter.Dhe ka nje gje,çdokush mund te beje ne jeten e tij nje artikull te mire,por jo te gjithe kane talentin dhe pasionin te shkruajne perdite.Kam vene re ne disa forume qe me mjeshterisht shkruajne disa komentues sesa nje pjese e mire e gazetareve;gati-gati dhe une i perkas asaj shumice qe shfleton gazetat online me shume per te lexuar komentet sesa artikujt.Sidoqofte,nuk ka gazetar perfekt;poshte kasta e analisteve!Qekur lindi ky fenomen,gazetaria e mire u qelb.

Submitted by ervin (not verified) on

Shume te nderuar polemizues meqe u paska mbetur kaq kunj me lejoni te bej mea culpa per uljen ne grade te Stefanit nga pedagog ne mesues( gjithesesi lenden e vet e jepte ne nje shkolle ku dhe niveli i perthithjes se saj nuk ishte fare i larte per me teper nuk ishte lende profili i kesaj shkolle) dhe se dyti qe i deformova lenden (nga marksizem ne PPSh ndonse vete marksizmi ketu ishte i deformuar qe ne gjeneze pasi u zbatua ne nje vend me proletariat te paformuar ideologjikisht, ne minorance te thelle ndaj mentalitetit fshatar dhe ku sundonin latifondiste, bejlere e zogolle 4ciperisht provinciale e jo manjate industriale, nje vend ku ajka e borgjezise ishin tregetaret e medhenj qe sa vete mund te ishin te afte te punesonin neper magazet e tyre!??). Gjithesesi une e kam me Stefanin jo per ate cka u mesonte brezave por per te drejten aspak morale qe ai ka te thote rregjimi i Berishes kur ne kohen qe ky ishte vertet rregjim Stefani nuk ishte as denoncues, as polemizues por nje rrogetar i thjeshte shtypi dhe nxirri te gjithe nr e gazetes qe de facto drejtonte e do te shohesh titujt dhe analizat politike me roze te kohes ne te kundert te KJ-(Leso-Frangaj-Blushiste) por dhe aspak ne nivelin e Albania-s( te cuar perpara nga interesat e Rakipit pa shkelqim dhe zelli provincial i Bazes qe perfaqesonte asokohe turpin me te thelle te gazetarise se shkruar ne unison te plote me gazetarine e folur(Vokshi-Tepelena & co). Sot ndoshta eshte vertet analist por ne syte e mi duket lakeu me i zellshem i Rames kur justifikon cdo veprim e sjellje te tij kur bucet me bindje te plote  se 21 janari eshte fature pagesa e te cilit eshte ekskluzivitet i politikanit Berisha (as logjika me e thjeshte nuk e pranon kete dhe hajdeni te polemizojme kur, ku dhe si te doni per kete) duke anashkaluar me nonchalance mendjen kriminale qe e hartoi e instrumentalizoi dhe perdori politikisht ne menyre te paskrupullt, kur me 22 janar e qelloi Meten me veze e domate ndersa sot i lustron bishtin me furcen e vjeter qe deri dje e perdorte per Ramen, kur e perdhos Malajn vetem se ky tentoi te ruante identitetin e tij politik dhe thjesht ushtroi nje te drejte te veten demokratike. Ka shume fakte qe Andy-n e ulin si analist e duke polemizuar ne kohet e sotme(per mua personalisht eshte duke bere spekulim te ulet mediatik) ngjan si ata trimat qe u bashkuan me luften clirimtare ne 27 apo 28 nentor '44 kur i vodhen pushken ndonje gjermani duke dhene shpirt e pasi ja selluan me qyte kokes qe ta shpinin sa me shpejt ne purgatorin e botes se pertejme e me pas uleriten si perqafuesit e kauzes se drejte e clirimtare.

Jam sh dakord me ty teksa ve re se niveli i nje pjese te komenteve eshte fort me i larte se niveli i koloretove artikullshkrues apo i nje sere pushtuesish pa nivel te ekraneve publike.

Submitted by Bard (not verified) on

me lejo vetem nje saktesim: lenda per te cilen i siperpermenduri ishte marksizem, dmth keqinterpretim(ne mos deformim i tij). Kete saktesim e bej jo per te paragjykuar, por si nje shpjegim i afermendshem i arsyes perse Andy, nga gjithe spektri i ngjyrave, shquan vetem dy, te bardhen e te zezen, kuptohet, te perthyera ato ne lentet ngjyre çaji qe nder mendje te medhaja jane goxha trendy keto kohe.

Submitted by RP (not verified) on

Bardi,kam shume respekt per forumin e Respublikes,se eshte pak e sakte.Ne fakt dy ngjyra jane thelbesore,te qartat dhe te erretat,mesa di,ky eshte principi fondamental qe nga antikiteti.Une besoj se njeriu qe ka shume ngjyra idesh nuk arrin te plotesoje asnjeren.Une e kam johur dikur Andrean,kur nuk ishte ky personazh qe eshte dhe kam mbresa te mira.Nje njeri qe lexon shume dhe qe debaton duke te lene hapesire t'i pergjigjesh.Por e keqja eshte se gazetat dhe panelet televizive nuk ofrojne tema te tjera perveç katrahures politike e qe te mbijetosh duhet te besh tifozin.Se gazetaret ne shumice mbijetojne,ndoca tipa kane bere para te madhe.Ndoshta keni te drejte dhe ju me ervinin,ku ta dish!Pershendetje!

Submitted by RP (not verified) on

çfare fati eshte te mos shikosh televizion shqiptar,Topa,Tollumbace dhe Tollovira.Andrea e di qe ne politike gjysem te vertetat jane karte krediti,i perdor per te blere me pazar te mire.E verteta ne politike eshte automatikisht falimentare.Ndersa ky thes qe hapi pak Patozi eshte si ato reklamat e telefilmave,japin ndonje sekuence te zjarrte qe t'a ndjekesh ne filan orar.Patozi ka dy mundesi;ose te vazhdoje karrieren ne PD,ose ta braktise perfundimisht.Qe t'a vazhdoje karrieren,minimalisht duhet te vazhdoje te jete nenkryetar,po iu ofrua me pak,kjo nuk quhet me karriere.Po e la perfundimisht,do nxjerre ç'i ka barku;ops,do kemi ndonje liber te ri te Fevziut me gojedhena berishe tamam ne panairin e librit ne nentor.Ma do mendja qe Patozi eshte ne medyshje,pasi precedentet nuk jane optimiste.Mustafaj B.eshte prej shume kohe me"vetadministrim"partiak(idiome demagogjike)pikerisht per zevendesimin nga posti i ministrit nga dora vete"Njeriu qe qesh".U menjanua nga shume komoditete partiake,me duket shkoi fare afer me FRD,por Mustafaj e pershendeti ardhjen e Bashes,sado zgjedhjen e cilesoi si seance stervitore.E kote te flasim per sagen e Preçit,ate e ka ripushtuar dashuria sezonale me PD dhe Bashen.Dmth,Patozi duhet te jete ne dileme,dhe kaq sa ka thene - per pozicionin qe ndodhet - eshte shume.Paradoksi me i madh,qe kam vene re,eshte se Berisha u ekzaltua shume per fituesin dhe harroi te ngushellonte publikisht rivalin Olldashi.Siç duket,pleqeria po ben te sajen.Kam pare pleq qe luajne domino vetem,duke improvizuar dy kundershtare,dhe sa gezohen kur dora e djathte arrin te fitoje ndaj dores se majte.Ndonje psikolog keshillon qe njeriu duhet te loze me veten,per te mundur depresionin. dhe melankoline.Basha u gjet si çeplendisja e duhur,por kam shume besim se nje dite do plasi mosmarreveshja.Do jete gallate e madhe,sepse Berisha do çuditet qe goja pa dhembe qenka shume me banale se dhembet pa goje.

Submitted by davidi (not verified) on

patozi qe kishte caktuar diten e votimit sipas ditelindjes se vet gjithashtu kishte percaktuar edhe skenarin bashke me rezultatin ne perqindje. patozi ndoshta e kishte lene 60% me 40% ndersa ata e tepruan me 80% me 20%. kjo eshte e gjitha. patozi do tu thote te gjitheve ja cfare ndodh kur nuk me degjoni.

Submitted by davidi (not verified) on

nuk ka paradokse te patozi ai e tha cope se kishte caktuar diten e votimit sipas ditelindjes se vet dhe gjithashtu kishte percaktuar edhe skenarin bashke me rezultatin ne perqindje. patozi ndoshta e kishte lene 60% me 40% ndersa ata e tepruan me 80% me 20%. kjo eshte e gjitha. patozi do tu thote te gjitheve ja cfare ndodh kur nuk me degjoni.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.