Tribalizmi në shoqërinë tonë është një fakt kulturor, jo fetar

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 03:53
Mustafa Nano

Nexhmedin Spahiu kish futur një element fetar të nënkuptuar në tezën time se, “kosovarët e duan Sali Berishën, ngaqë e ndiejnë dhe e shohin si të tyrin, e ngaqë e kanë më të lehtë të njëjtësohen me të”, të cilën unë e kisha mbështetur dhe mbi frazën e Migjen Kelmendit: “kosovarët e duan Berishën se e ka emrin Sali Ramë Berisha dhe nuk e duan Ramën se e ka emrin Edvin Kristaq Rama”.

Po e filloj me ndonjë saktësim. Kam vënë re që këtejpari kanë drojë ta përdorin termin tribu, a thua se është fjala për ndonjë blasfemi. Kjo që them nuk ka lidhje me Spahiun, por me ndoca komentues të hasur aty-këtu në botën on-line e off-line, të cilët kanë parë një qasje përçarëse e sektare në nënvizimin tim. Sipas tyre, të identifikosh e denoncosh natyrën tribale të shoqërisë sonë është një qëndrim përçarës. Për ta, mjafton të përmendësh termin ‘tribu’, dhe merret vesh se ke një qëllim të keq. Këta janë si ata të sëmurët, që bëhen keq kur ua përmendin emrin e sëmundjes. Mirëpo, nuk ka diskutim që është më mirë ta njohësh e pranosh sëmundjen, ndryshe s’mund ta kurosh, e për rrjedhojë ajo zhvillohet e të vë poshtë njëherë e mirë.

E meqë jemi në këtë pikë, nuk do ishte keq të binim dakord mbi një patologji të rëndë të shoqërisë sonë, nga më të rëndat, për t’mos thënë më e rënda: këtejpari ndodh shpesh që interesin e tribusë, klanit, fisit, ta nënvizojmë vend e pa vend dhe ta vëmë përpara çdo interesi tjetër, edhe përpara interesit publik, kombëtar a shtetëror. Shumë probleme tonat e kanë burimin bash tek kjo patologji. Mirëpo, me ‘nënvetëdijë fisnore’ (është lokucion i përdorur nga Spahiu) nuk mund të ndërtohet asgjë e hairit në planin politik, demokratik, shtetëror, publik, apo kombëtar. Dhe është pikërisht kjo gjë që duhet të na shqetësojë. E më vjen mirë që Nexhmedin Spahiu e kish këtë shqetësim.

Saktësimi i dytë ka të bëjë me elementin e nënkuptuar fetar në marrëdhënien prore idilike mes Berishës e kosovarëve. E vërteta është se nuk e kam pasur fare në mendje këtë “insinuatë”. Nuk është se jam i idesë që ky element nuk ekziston asnjë çik në këtë marrëdhënie, por unë nuk e kam pasur në mendje, teksa kam shkruar artikullin me titull: “Në Kosovë, Berisha është një Mesia; kundërshtarët e tij nuk ka se si të çmohen”, dhe nuk i jap peshën që i japin të tjerët. Identitetet tona fisnore janë më së pari kulturore e antropologjike, e pastaj fetare. Madje, unë kam frikë se, me ca përjashtime, janë shumë pak fetare. Apo gabohem? Këtej nga Republika jonë është e sigurt që është kështu. Sali Berishën e duan me shumicë në Tropojë e në Kukës, jo për shkak të fesë, por për shkak të njëjtësimit fisnor. Po kështu ndodh me Ilir Metën në Skrapar e në Berat, ku feja është krejt jashtë një diskutimi të tillë.

Dhe ilustrimet që bën Spahiu demonstrojnë pikërisht këtë gjë. Vetëm se me Majkon kam frikë se teprohet, kur merret si ilustrim i dashurisë jo tribale të kosovarëve. Kosovarët nuk është se e urrejnë ‘krushkun’ Majko, por edhe ndonjë dashuri të madhe për të nuk kam parë në Kosovë. Patriotizmi i tij patetik, sidomos kur ish kryeministër, ka synuar zemrat e kosovarëve, por nuk ka mundur t’i rrëmbejë. Ato zemra i ka rrëmbyer Berisha qysh në krye të herës. Në çdo kohë. Edhe kur Berisha ish në opozitë, dhe Majko hidhte idenë e rrugës Durrës-Kukës, dashuria e kosovarëve ka anuar më shumë nga Berisha.

Ndërsa në ditët e sotme, as që vihet në diskutim. Berisha në Kosovë është një autoritet që konkurron dhe ndonjë personazh qendror të librave të shenjtë. Në nja dy raste, përpara se të kem hyrë në studio televizive të Prishtinës për të marrë pjesë në programet e atjeshme, është bërë i gjallë dikush që e ka pasur merak t’më porosiste: nëse don të bësh figurë të mirë tek shikuesit kosovarë, mos thuaj fjalë të keqe për Sali Berishën! Dhe feja luan një rol të papërfillshëm në këtë mes. Rolin e madh e luan, sipas meje, përkatësia e njëjtë tribale. Me fjalë të tjera, nëse perifrazoj Migjen Kelmendin në një mënyrë që ai të mos keqkuptohet për herë të dytë, më duhet të them se kosovarët mendojnë për Berishën se “ky është i yni”.

Berisha ka dhënë prova se nuk bezdiset nga ky identitet i fortë tribal, rreth të cilit mblidhen “të vetët”. Përkundrazi, ka bërë çmos ta përdorë këtë gjë. Dhe nuk është i vetmi. Ilir Meta ka bërë të njëjtën gjë në kohët kur i priste shpata nga të gjitha anët. Dua të them se këta lloj politikanësh e kanë përcjellë tribalizmin nga shoqëria në politikën nacionale. Si? Duke u mbështetur shumë tek tribuja e tyre, e duke i dhënë një rol të tepruar prej protagonisti asaj tribuje në jetën nacionale. Të kuptohemi pra, ata nuk synojnë tribalizimin e politikës; jo, ata thjesht synojnë dominimin e jetës nacionale, e në këtë funksion shtien në punë natyrën tribale të shoqërisë sonë (Sali Berisha e ka mbushur administratën publike me tropojanë në ditët e sotme. Janë të panumërt ata tropojanë që punojnë në nivelet e dyta të drejtimit të administratës apo të strukturave të sigurisë, sidomos në Gardë e Polici. Të njëjtën gjë ka bërë Ilir Meta, kur ishte kryeministër. Ka barsoleta të shumta për tropojanët e skraparlinjtë).

Përfundimi? 1. Shoqëria shqiptare është me karakteristika të qarta tribale; në këtë pikë unë e Spahiu jemi dakord; 2. Feja luan një rol me rëndësi sekondare në jetën publike e garën politike; edhe në këtë pikë mendoj njësoj me Spahiun, por nuk di pse ky i fundit ka menduar se unë mendoj, që në themel të dashurisë kosovare për Sali Berishën, është feja myslimane; në shkrimin tim unë flas për tribu, e jo për fe; dhe e lidhur me këtë të fundit 3. Tributë unë i shoh më së shumti si entitete kulturore e antropologjike, e shumë pak fetare.

Comments

Submitted by M (not verified) on

Sakte, madje une do te shtoja se kete fakt edhe Enver Hoxha e ka shfrytezuar me se miri. Ate vajzen nga veriu i Shqiperise Shkurte Vata qe u vra gjate punes ne aksionet e Rinise ne rrehtinat e Vlore e beri heorine te punes socialiste e me pas me anen e te atit te saj Pal Vates, rreth te cilit jane thene shume barcoleta ne ate kohe, beri nje si "byrazerllek" ne versionin femeror me nje heroine te Luftes Nacinalçlirimtare nga nje fshat i Vlores. Ne pamje te pare nuk duket ashtu, bile duket si nje perpjekje per ti vellazeruar keto dy pjese te vendit, por po ta studiosh me vemendje bie ne sy vendosmeria per t'ia  atribuar  Luften Jugut. Me pas edhe Ramiz Alia si verior nxiti e mbeshteti nismen e zhvillimit te Veriut duke shpene atje specilaiste nga Jugu, kete radhe jo per ti dhene atribute jugoreve per nga intelekti, perkundrazi per ti dale zot Veriut duke i treguar gjithe Shqiperise se Enveri zhvilloi Jugun?- po une jam ketu per ti vene gjerat ne vend, duke i shpene jugoret e zhvilluar ti sherbejne Veriut, madje ne 1990 ne te Djathten e politikes Shqiptare perzgjodhi nje nga Veriu ndersa ne te Majte nje nga Jugu. Keshtu i sherbeu perçarjes qe krijoi Enver Hoxha mbi bazen e pretekstit te Luftes nacionalçlirimtre por inverse, e cila me sa duket do te vazhdoje shume gjate duke u dukur si nje perçarje me baze vetem tribale, por qe ne fakt edhe ajo politike eshte including. Ndokush do te kundershtoje, duke e justifikuar shpenien e specialisteve te Jugut ne Veri si nje diçka objektive sepse Veriu ishte vertete shume i varfer,po  kjo do te ishte aresyetuese nese burimet njerezore te mobilizuara per kete gje nuk do te merreshin pikerisht nga Jugu.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Jam i nji mendimi me analizen e bukur dhe te arguentueme te Mustafa Nanos, si dhe pse jo edhe te komentuesit (te cilit i sugjeroj qe te dale me emrin e vet real per ti dhen me shume vlere fjales se vet). Faktori kryesor ne jeten e shqiptarve sot asht TRIBALIZMI, i cili fuqizohet me faktorin e perkatesise fetare.

Kur vij ne Shqiperi (mos ma merrni per te keq, por e tham me sinqeritetin ma te madhe) gjeja qe me bjen me shume ne sy eshte se shikoj rrugve shume levizje njerzish, ndryshe nga vendet ku jetoj tash 20 vjet. I veshtroj dhe me bjen ne sy se keto njerz qofte nga menyra e veshjes, qofte nga menyra e levizjeve dhe e ecjes, qofte nga menyra e mimikes se tyne, me duken si njerz te nivelit teper te ulte te civilizimit. Ky fakt mjerisht ka arsyet e veta. Jo se shqiptaret jane me pak te menqur se te tjeret. Perkundrazi. Por nuk duhet harruar asnji here se shkaku kryesor dhe i vetem i kesaje gjendje prej nga rrjedh TRIBALIMZI, asht mbajtja e ketij populli per pese shekuj ne errsine. E jo vetem ne erresine, por edhe nepermjet dhunes, i orjentuem dhe i deformuem ne kahen e kundert, ne kahen e mbrapambetun TRIBALE aziatike te vendeve tribale arabe. Ketu futet faktori fetar islamik, qe nuk i lejon shumicen e shqiptarve te shkeputen nga ky sistemi arab. Gja kjo qe nuk vrehet ne vendet fqinje tonat.

E keqja asht se sot ne Shqipni njerzit habiten mbas rivalitetit tee partive dhe nuk e kuptojne ate qe me shume te drejte ven ne dukje Mustafa Nano: "Për ta, mjafton të përmendësh termin ‘tribu’, dhe merret vesh se ke një qëllim të keq. Këta janë si ata të sëmurët, që bëhen keq kur ua përmendin emrin e sëmundjes."

Submitted by M (not verified) on

Paul pershendetje!

Ne jemi TRIBAL . Kete fjali duhet ta veme ne kornize, qe sa here ta shohim te kujtohemi kush jemi  e perse jemi ashtu siç na pershkruan edhe ti per nga kriteret e paraqitjes se fizike qe ne fund fare tregojne standardin tone si popull. Pas Luftes se Dyte Botrore shpellaret e malesoret e Jugut e te Veriut u perdoren nga mentaliteti tribal i Enver Hoxhes. Por sot ne 2011 te vazhdoje me intensitet edhe me te madh ky eshte problemi. Nese te Majtet e te Djathtet urrehen reciprokisht kjo e ka nje shpjegim ata jane politikanet, dhe qe te Majtet e te Djathtet jane te ndare me thike Veri Jug  edhe kjo e ka nje shpjegim eshte prape politika. Une shkruaj inicialin e emrit tim ngaqe ketu te gjithe perdorin pseudonim, por e rendesishme eshte te percillet mesazhi, nese kjo i jep vertete rendesi argunetit atehere po e shkruaj

Me respekt

Magdalena ramohito

Submitted by loni (not verified) on

I nderuari Paul Tedeschini-Europe komenti yt me pelqen jashte mase, bukur sakte dhe e verteta e kukuar. Uroj te behemi te gjithe bashke kunder kesaj gjendjeje te mjere qe ju vini re sa here vini ne Shqiperi dhe te perpiqemi te civilizohemi. Falemnderit!

Submitted by loni (not verified) on

Ndjese per nje gabim ne shkrim ne pergjigjen e mesiperme,  doja te shkruaja e verteta e kulluar

Submitted by Aulin (not verified) on

Nuk eshte e thene qe te jesh kryetar i Ps-se, partise me te madhe ne Shqiperi te jesh automatikisht i dashur per shumicen e shqiptareve perfshi ketu eshe kosovaret.

Diku u permend Majko. Normal qe Majko mund te kete me shume dashamires ne Kosove sesa Rama apo dikush tjeter. Nuk mund te çuditemi se edhe Muç Nano mund te simpatizohet me shume se Rama.

Nuk jam dakort aspak me menyren e trajtimit te ketij debati as ne rrafshin politik, fetar, krahinor apo edhe tribal.

Normal qe te gjitha sebashku ndikojne por eshte e gabueshme ti meshojme faktoreve te veçante.

Tribalizmi mund te jete nje faktor por kurrsesi nuk ka te beje me dashurine per nje person te veçante, pavarsisht se tribalet kane nevoje per lider ose duan liderin, lider te forte, te veçante, te paepur etj.

Atehere duke analizuar keto veçori duhet te themi se Berisha eshte nje lider qe di te impostohet dhe imponohet.

Nuk me pelqen aspak ky debat pasi disa "mbeturina" te tribalizmit nuk mund te jene aspak vendimtare ne kete , le ta quajme "dashuri".

Padashje kete dashuri e quajme tribalizem dhe prape padashje i trajtojme si tribale te tjeret.

Po te ecim me kete llogjike atehere Ps eshte parti tribalesh duke qene se eshte partia me e madhe ne Shqiperi.

Qe jemi mbrapa kjo dihet, sa me shume qe njohim boten dhe europen e kuptojme kete diference.

Kurrsesi kjo diference nuk duhet te na beje te humbim arsyen dhe gjykimin e ftohte, te pranojme realitetin ashtu sikurse eshte dhe jo te shohim enderra me gjermane, angleze , amerikane etj, as edhe me kineze...

Submitted by Ilir (not verified) on

Tribalizmi s'do pare vetem ne kontekstin e Shqiperise por edhe te Ballkanit ne vecanti si zgaver e futur ne Evrope. Ballkani ne vetevete ka ngarkesa te medha folklorike..... jo larg por deri ne 2000 eshte zhvilluar lufta e fundit, ne kete  plan duhen perfshire edhe krahinat shqiptare me zakonet dhe doket e tyre, nq,q s keto zakone nuk do ishin keto krahina do ta kishin humbur  vleren e tyre ketu nuk ben perjashtim edhe Kosova n,q,s nuk do  ti kishte ato parime dhe rregulla te forte krahinore ajo do ishte zvetenitur dhe humbur , gjuhe, zakone dhe kulturen popullore, rrjedhimisht edhe njerezit qe dalin nga keto krahina qofte nga veriu ose jugu pavaresisht edukimit qe marrin ne arsim do ruajne ne vetevete po keto zakone dhe rregulla dhe Institucionet do marrin ate forme te po ketyre njerezve me ato rregulla dhe doke te krahinave nga vijne...Rasti me konkret eshte Kryeminstria ku eshte Sali-u apo Presidenca e para  97 ku ishte po prape Sali-u.....Pra nje forme e kamufluar Bajraktarizmi.....apo Institucione qe nga niveli me  i ulet deri tek me i larti........Sa per myslimanizmin  dihet genocidi qe ushtroi Turqia gjate Mesjetes , te gjitha llojet e Genocidit........Ska  nevoje te identifikohemi i mysliman.... pasi na kane bere me dhune.......

Submitted by loni (not verified) on

Problemi yne eshte varferia dhe injoranca; problemi yne eshte cuberia, hajduteria horrlleku dhe krimi qe kane kapur shtetin prej fyti; problemi yne eshte Sali Berisha ky taleban kriminel qe deri tani ka shkaterruar vendin; me thoni nje te mire qe ka bere ne keto 21 vjet...e filloi me kontrabande nafte me serbet kur keto te fundit shkonin ne hell kosovaret qe na e dashkan fort Berishen dhe vepra e fundit ishte skandali i vjedhjes se bashkise se Tiranes dhe shkaterrimi i sheshit skenderbej sepse po na e bente Edi Rama. Tribalizmi dhe mendjengushtesia, pabesia dhe ndyresia, ligesia dhe fanatizmi, servilizmi dhe gropeberja per tjetrin, pertacia dhe parazitizmi zhduken duke zhvilluar arsimin dhe kulturen duke mbyllur ato 58 kioskat qe i quajne universitete private dhe duke hapur dhe forcuar vetem nje universite qe te njihet ne te gjithe boten si p.sh. Universiteti Norvegjez, dinjitoz dhe prestigjioz kudo ne bote. duhet te filloj nje rilindje shqiptare se pari duke hedhur ne koshin e plehrave plehra si sali berisha e si injorantet e hajdutet qe i kane hipur mbi kurriz shqiptareve sot dhe te hidhen themelet e nje shteti te vertete qe te jete garancia per zhvillimin e vendit jo per plackitjen dhe shkaterrimin e tij sic ndodhi ne kete periudhe post komuniste ku derbedere e injorante u gdhine politikane e ministra dhe vendin me te vogel ne bote e bene me lemsh e me rremuje saqe edhe ti vihesh me qellim nuk e ben dot

Submitted by Anonim (not verified) on

O Zotri Nano, te lutem mos u merr me z. Spahiu, une jam nje fshatar nga rrethina e Mitrovices prej nga vjen Spahiu, mirepo me tvertet eshte nje njeri i nivelit shume te ulte, ky person e ka nje tv l0kal qe me se paku eshte tv, dhe absurtiteti me i madh eshte  paramendo po qe se eshte i ftuar ne nje televizion shqiptar te Kosoves ose te Shqiperise, ua merr at xhirim dhe nje jav rresht e transmeton ne tv e vet at xhirim ky eshte i dashuruar ne vetveten dhe se fundi ka filluar ta kundershtoj historin shqiptare te kosoves i nxitur nga sherbimi sekret turk, ky me se paku eshte intelektual, vetem fol pa argumente ja fut kot me nje fjal me qen nje qender te vemendjes shkurt nje mercenar, andaj te Lus mos i jepni hapsir shkrimeve te tij as mos u merrni me to ne Shqiperi si sja fut askush ne Kosove, ti je nivel i lart zotri Nano per tu marr me ket mercenarin nga Kosova.

Pershendetje dhe Respekt nga Kosova.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Tribalizmi pare ne aspektin kulturor,fetar, pse jo dhe politik,per mendimin tim,edhe pse ben pjese ne traditen tone nuk eshte mentaliteti dallues per ne.

Ky realitet e detyroi Fan Nolin,kryeministrin e nje populli me shumice muslimane te deklaronte,qe ai ishte perfaqsuesi i teteqintemije "mbreterve" dhe jo i iks fiseve.

Po keshtu deklaron edhe Gj.Fishta:"Per lirine e vete shqiptari ban fli shpine,token dhe mjerishte edhe besimin.(fene)."

A kane ekzistuar grupet tribale ne Shqiperine e pasluftes?

A ka ekzistuar politika tribale ne Shqiperine e pasluftes?

Edhe per nje analist te nivelit medioker pergjigja eshte thjesht , JO.

Cila tribu ne Shqiperi ka drejtuar ndonjehere?

Nese me fjalen tribu kuptojme:

- nje fis i caktuar

- nje klan i  caktuar

- antaret e nje sekti religjioz

- banoret e nje fshati,apo krahine

- pjestaret e nje lagjeje

- njesi te caktuara te ushtrise,

apo edhe kombinime te ndryshme bazuar mbi keto ndarje,nje gje mund te thuhet me plot gojen: Ne Shqiperi nuk ka pasur politike tribale.

Politika tribale eshte virtut i shkretetires,siç thote proverbi beduin:

" Une dhe vellai im kunder kushuririt tone.Une,vellai im dhe kushuriri im kunder komshiut......................"

Ne Shqiperi nuk ekzistojne konflikte tribale,sepse rrenjet tona nuk kane identitete te ndryshme.

Nese doni te kuptoni te verteten ne lidhje me kete term "barbar",kujtoni influencen e perfaqsive te huaja,kuptohet qe vinte nga mosnjohja e terrenit te izoluar per 50 vjete,ne influencen per formimin e shtetit te ri shqiptar ,pas  zgjedhjeve pluraliste ne vitin 1992.

Shumica e popullsise muslimane : Presidenti Sali Berisha,musliman.

Minoranca me madhe ortodokse :  Kryeministri Aleksander Meksi,ortodoks.

Minoranca tjeter katolike            : Kryetari i Parlamentit Pjeter Arbnori,katolik.

Shpejt u pa se kjo gje nuk funksionon ne Shqiperi,edhe pse ka tentativa per ta ruajtur.

A ka nje influence te tribalizmit ne Shqiperi ne keto 20 vjetet e fundit?

Padyshim qe ka ,por tribalizmi,autoritarizmi dhe shteti modern nacional,pjese perberese e regjimeve ne vendet arabe nuk eshte dhe s'ka per te qene kurre vital ne vendin tone,sepse shteti tek ne ka lindur nga kombi dhe jo kombi nga shteti.

Edhe pse per fjalen "komb" ka shume gjera per te thene.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.