Edi Rama e John Withers: Ndoshta historia do jetë më bujare se sa ne me Berishën

Ka plot kundërshtarë të Berishës që vijojnë të mos kenë mëshirë për njeriun që ka dominuar për 23 vjet me radhë politikën shqiptare, e prandaj po flasin e shkruajnë për të njësoj si më parë (i ndihmon shumë ai vetë, pasi nuk po lë gjë pa bërë për të qenë lajm i ditës), por ka dhe të tjerë që kanë dhënë shenja se po përpiqen ta mirëkuptojnë e të kenë pak empathi për të.
I pari dhe më i rëndësishmi është Edi Rama. Në fjalimin e tij të parë pas fitores, ai tha se “shpreson që historia të jetë më objektiv se sa Rama vetë, e t’i njohë ndonjë meritë Berishës”. Të njëjtën gjë thotë dhe ish ambasadori amerikan, John Withers, në një letër publike që u ka dërguar shqiptarëve pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Unë rrallë kam qenë dakord me politikat e tij të brendshme, por e kam respektuar atë si njeri. Ndoshta historia do ta gjykojë atë më drejt.”
Re.Pu.
Comments
Na lodhi ky njeri!!!!!!!!!!!
<p>Na lodhi ky njeri!!!!!!!!!!! Ka harruar se nuk eshte me ambasador!</p>
Duket hakmarres ky njeri dhe
<p>Duket hakmarres ky njeri dhe kjo eshte per te ardhur keq!</p>
Ai eshte ambasadori me i mire
<p>Ai eshte ambasadori me i mire qe ka patur Shqiperia ndonjehere, eshte i drejte dhe gjithmone i ka thene gjerat ashtu sic jane. Nuk eshte si te tjeret qe shkojne nga njera seli ne tjetren thjesht sa per te justifikuar rrogen dhe thone te njejtat idiotesira gjithmone. Qe keshtu fjala "hakmarrje" nuk ze vend ne figuren e ketij njeriu, thjesht dhe vetem se ai nuk ka per cfare te hakmerret ndaj Berishes. Rama po.</p>
Add new comment