Kohë të vështira për Vetëvendosjen, që po krijon keqkuptime, moskuptime e kundërshtarë

Puna ka ardhur që lëvizja ‘Vetvendosje’ të jetë pothuaj e vetme kundër të gjithëve. Ajo ka bërë opozitën gjithë këto kohë, ajo po e bën dhe sot opozitën, madje në një mënyrë që nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e atyre që ndjekin zhvillimet në Kosovë, por kohët e fundit janë krijuar dhe moskuptime e keqkuptime me një numër aktorësh e faktorësh lokalë e ndërkombëtarë. Marrëdhënieve të vështira me SHBA-të i është shtuar “plaga” që ka marrë në krahun e saj prej protestuesve ambasadorja amerikane. Po këto ditë, ata janë ballafaquar mes deklaratash të ashpra me partinë e Haradinajt, AAK-në, që është gjithashtu në opozitë. Në këtë seri ngjarjesh ka rënë në sy dhe ngjarja tjetër, që ka lidhje me deputeten e tyre, Alma Lamën, e cila ka dhënë shenja se është e pakënaqur nga drejtuesit e Vetëvendosjes, pasi e lanë pa mbrojtje politike përballë sulmeve që i erdhën, sipas saj, nga elementë që përfaqësojnë islamin radikal në Kosovë.
Dje, me anë të një shkrimi në gazetën Express, opinionisti Arben Idrizi mbronte tezën se “Vetëvendosja është duke i dhënë një kthesë të çuditshme nacionalizmit shqiptar në Kosovë (për aq sa ajo e përfaqëson dhe ngërthen në vete atë)”. Ku e ka fjalën? Drejtuesit e Vetvendosjes janë “duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik”, thotë Idrizi, që nuk mjaftohet me kaq. Është dhe më i ashpër: “Për Vetëvendosjen dhuna është mjet; Vetëvendosja s’do të heqë kurrë dorë nga dhuna; aq më tepër kur (nëse do) të vijë në pushtet. Sepse atëherë do t’i duhet edhe më tepër.” Shkrimin e Idrizit mund ta gjeni të plotë në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,883,115501
Re.Pu.
Comments
Ku është e reja

Ku është e reja këtu? Vetvendosja! e vetme ka qenë gjithmonë e kundër të gjithëve. Dhe kjo sepse është alternativë e sinqertë e jo pozë opozitare.

Pa merak për mbështetjen ndaj Vetvendosjes, s'ka marrë asnjë rrudhë; përkundrazi vetëm pikë fiton.

Autori ngaterron dicka fare

Autori ngaterron dicka fare te vockel. Per Vetevendosjen nuk eshte mjet dhuna, pra ushtrimi i dhunes, por pesimi i dhunes. Dhe duhet inteligjence siperore qe pesimin ta konsiderosh ushtrim.

Vetevendosja ka faqe zyrtare

Vetevendosja ka faqe zyrtare ne web dhe kush do mund te shkoje te lexoje qendrimin zyrtar. Shume po e sulmojne per faktin qe eshte kunder negociatave, shtetit klanor, mungeses se sovranitetit dhe privatizimit. Politikanet shqiptare e kane zakon te ngrene syte nga lart e te degjojne cfare u thone nderkombetaret per cdo gje. Kush mendon ndryshe shpallet rrugac, ekstremist, antievropiuan, anitamerikan, etj, etj.

Te protestosh ndaj nje marrveshje te tipit Milloshevic duke u ulur ne rruge e bllokuar hyrjen ne Kuvend nuk me duket e demshme, e demshme eshte vete "marrveshja" (serbet nuk e quajne marrveshje, e quajne akt nenligjor, eja e merre vesh) e turpshme qe u ratifikua ne Kuvendin e Kosoves nga pseudo-deputetet. Shumica me vota te vjedhura, "vjedhje industriale" e quajti ambasadori francez, dhe nje pjese e mire me planin e Ahtisarit, 20% u rezervohen pakicave mbi numrin e deputeteve qe mund te marrin drejtperdrejt ne zgjedhje, pra shtohen 20 deputete artificialisht. Nje kombinim kriminelesh me konglomeratin serbo-boshnjak0-turko-magjypo-gorano-ashkali.

Shqiptaret jane 92% e Kosoves, dhe te pakten 28 Nentori duhet te ishte feste zyrtare! Kete askush nuk e thote pervec Vetevendosjes.

Respekte VV dhe Albin Kurtit.

Respekte VV dhe Albin Kurtit. Zoti i dhente jete e force se eshte i vetmi politikan tamam shqiptar.

Add new comment