Në fillim Ksera, pastaj Pango. KLSH e Leskajt nis kallëzimet, por…

Postuar në 01 Korrik, 2013 05:09

Pasi KLSH dërgoi në prokurori dosjen e abuzimeve për tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës (është paguar rroga rregullisht e një këshilltari të ministrit Ksera, edhe pse ky ka munguar gati një vit rresht), institucioni i Bujar Leskajt “godet sërish”. Një padi për Ylli Pangon, drejtor i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, flet për 100 mijë dollarë abuzime. Në dosjen e KLSH-së thuhet se Pango ka abuzuar me tre projekte. Për gazetën Panorama, vetë Pango ka deklaruar se ky është një akt urrejtjeje i kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Leskaj. Me gjasë, priten edhe zbardhje hetimesh të tjera të KLSH-së, ndërkohë që Ilir Beqaj i PS-së deklaron se të gjitha tenderat dhe veprimet financiare të qeverisë në ikje, do të hetohen me skrupulozitet. Një pyetje, megjithatë ngrihet: A do dërgoheshin në prokurori investigimet e KLSH-së, qofshin dhe me shifra “modeste” si këto më lart, nëse rezultati zgjedhor do ishte i ndryshëm?

Re.Pu

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Konstatim shume i drejte i ResPublica: vec ketyre goditjeve keto dite kam vene re edhe nje ''gjallerim'' ne media me shkrime nga vete drejtuesit e KLSH.

Submitted by daku (not verified) on

Me sa duket Leskaj e ka me paraardhesit e tij. Besoj se demi eshte shume me i madh. Ne shtyp kane dale shkrime qe drejtoret e Kseres kane futur ne llogari te ministrise edhe kartat e dixhitalbit!!!

Megjithate, Leskaj mbetet nje pordhac, lab i lindur. Legen burre

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ca ja fusni kot, KLSH ka bere kallezime gjate te gjihte kohes, hapni arkivat mos flisni brockulla

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.