Rama për Kathimerinin: Në Shqipëri nuk do ketë më ‘one-man show’

Në një intervistë për të përditshmen greke, Kathimerini (një gazetë tradicionalisht konservatore), Edi Ramës i është dashur të flasë për dy momentet, ku “kanë ngecur” marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Momenti i parë është ai që ka të bëjë me marrëveshjen e kufirit detar që është nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Dhe Rama nuk është çbalancuar; ka folur shkurt pa thënë ndonjë gjë të madhe: “Duhet të bisedojmë, në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit, që të gjejmë zgjidhjen e duhur”.
Momenti i dytë është “nacionalizmi i Berishës” që shpërtheu me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, dhe që, në fakt, tanimë është arkivuar prej muajsh prej vetë atij”. Dhe Rama saktëson: “Fitorja [që na dhanë zgjedhësit] është kërkesë për një frymë të re dhe një mënyrë të re të të bërit politikë gjatë qeverisjes së vendit. Epoka dramatike e qeverisjes, që ishte perceptuar si qeverisja “one man show” me një kryeministër që ishte njëherësh president, kreu i drejtësisë, prokuror i përgjithshëm, kreu i shërbimit të fshehtë, madje edhe drejtori i RTVSH-së etj., u mbyll njëherë e mirë të dielën e shkuar nga populli shqiptar.”
Re.Pu.
Comments
"Nuk eshte cbilancuar"? Edi
"Nuk eshte cbilancuar"?
Edi Rama ka thene qe do ridiskutojme vendimin e Gjykates Kushtetuese Shqiptare e cila hodhi poshte cdo tentative per rindarje te kufijve detare. Mos eshte ky nje mesazh: "tashti njishi jam un - po te doni pazari bohet nga e para me njerezit e mi"!
"Pyetjes nëse është prioritet
<p>"Pyetjes nëse është prioritet tema e kufijve detarë për qeverinë e re, Rama i është përgjigjur: “Duhet të bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit."</p><p>këtu ki kujdes mafishe se fluturon më keq se ai tjetri!!<br />gafën e parë e bëre kur deshe ti ngacësh saliut para 8 muajsh këtë patate të nxehtë!!ai su tregua budalla!</p><p>kësaj here mos u përpiq ta kalosh pa u ndjerë si provoi saliu!!bëje publike çdo lëvizje!askush nuk ka për të ta falur nqs na tradhëton në këtë drejtim!lëri lojërat e fjalëve me kohë dhe hecje kohësh!!toka nuk ka kohë dhe nuk lëviz!!</p>
Add new comment