Gjergj Meta kundër ripërkufizimit të martesës (në lidhje me gay-të)

Postuar në 30 Qershor, 2013 07:29

Kleriku Gjergj Meta ka artikuluar te MAPO e fund-javës një shqetësim që zë fill te fakti që Gjykata e Lartë e SHBA-së, jo vetëm lejoi martesat gay, por ripërkufizoi edhe martesën në vetvete, si ledhje burrë-burrë, a grua-grua.

Ndaj kleriku Meta, kjo “erë” që fryn në lidhje me vlerat themeltare të shoqërisë, sikurse janë familja dhe jeta, “duhet të nxisë krijimin e një fronti opozitar të papërkulur.” Ai thotë se “asnjë gjykatë, pavarësisht numrave, asnjë parlament, pavarësisht mazhorancave të cilësuara, nuk mund të prekë ato vlera që u paraprijnë këtyre mazhorancave e të cilat nuk janë të gatshme për eksperimentime laboratorike.”

Meta shpreh merakun se “marrëdhënia me të vërtetën e martesës të mos falsifikohet nga lobimet me matricë europiane apo amerikane për hir të interesave të ngushta apo të frikërave nga “të mëdhenjtë”... Këto nuk janë dhe nuk mund të jenë çështje mazhorancash, ndaj kërkojnë një konsultim më të gjerë e një opozitë morale më të fortë pjesë e së cilës nuk janë vetëm subjektet politike, por edhe shoqëria civile, Kisha katolike dhe komunitetet e tjera fetare.”

Për të, arsyeja e vërtetë e mëtimit të këtyre ligjve është banale, e as parimore, e s’ka asnjë ideal, por thjesht përfitime ekonomike që garantojnë ligjet për familjen. “E gjithë kjo bëhet që edhe çiftet gay të kenë të njëjtat benefite ekonomike sikurse edhe çiftet heteroseksuale në rastet kur divorcohen, apo kur adoptojnë fëmijë, apo kur u vdes partneri.” Le t’i marrin benefitet, shkruan Gjergj Meta, po s’mund të përkufizojnë familjen!

k.c.

i plotë:

http://mapo.al/2013/06/29/love-is-not-business/

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Keta (deleted) qe martohen a do pjellin kalamqer?   Po ato femrat qe martohen me njera tjeteren me cfare do ti pjellin kalamaqrit?  Ne qofte se nuk pjellin kalmaqer atehere mund te formojne cdo gje, kope, grup, vile, grumbull, bashkesi vlerash te ndryshme nga shoqeria njerzore ((deleted) duhet te mos i lendojme ata qe na lendojne neve vete dhe familjet tona)

(deleted)

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

Prifti Meta mendon akoma me psiqiken mesjetare kur edhe mbreterit i konsakronte papa.

Zoti atje lart nuk merret se si do ta perdorin by... njerezit ketu poshte, po prifti i gjore kujton se ia var kush

pervec ndonjerit ketu tek respublica.

Submitted by Gjon (not verified) on

Le t’i marrin benefitet, shkruan Gjergj Meta, po s’mund të përkufizojnë familjen!

Po e nis nga kjo fjali e fundit, ku Gjergj Meta ben nje ndarje midis "ne" dhe "atyre" e qe tingellon shume pak kristiane pasi  sipas doktrines katolike te gjithe jemi bij te zotit pa ndasi te tilla.

Problemi thelbesor i arsyetimit ketu qendron ne faktin se kemi dy koncepte te marteses , ate civile dhe ate katolike si shprehje konkrete te pavaresise  se pushtetit te shtetit nga kisha.  Reagime te tilla jane ndeshur edhe kur jane aprovuar ligjet mbi divorcin apo abortin por bota ecen perpara dhe nuk mbetet e ngurtesuar ne dogma.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.