Hapat e parë, Rama: Meta, kryetar Parlamenti; Berisha: Në krye të PD-së, ai që ka ambicie pozitive

Sot në mesditë janë bërë hapat e parë, qoftë nga fituesit për administrimin e fitores, qoftë nga opozitarët e rinj për të administruar humbjen duke u riorganizuar.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, janë takuar në hotel “Sheraton” për të diskutuar në lidhje me formimin e qeverisë së re.
Ky është takimi i parë që pas fitores së zgjedhjeve, ku e majta mori 84 mandate. Takimi i zhvilluar sot në mesditë në hotel “Sheraton” ka zgjatur rreth 1 orë. Mësohet se gjatë takimit është rënë dakord që Ilir Meta të drejtojë Kuvendin e ardhshëm.
Nga ana tjetër Berisha ka dalë sot para deputetëve dhe kryesisë së Partisë së tij për zgjedhjen e liderit të ri të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, proces që, sicc tha, do ta drejtojë vetë. Në këtë kontekst ai la të kuptohej se kryetari i ri nuk mund të zgjidhet nga kongresi i partisë, por nga një anëtar një votë.
“Në krye të PD-së do të jetë ai që ka ambicie positive”, ka thënë Berisha, duke hapur në këtë mënyrë garën.
Zh.
Comments
Dmth vetem per postin e

Dmth vetem per postin e Jozefines e beri tere kete rremuje politike Meta? :P pfffff... oferte t'bukur i paska bo Rama, ja paska fut! :P

LAJM I FUNDITRama

LAJM I FUNDIT
Rama kryeministër,
Meta kryetar Kuvendi
Nasip minister i Ekonomise
Idhi Manjanka minister i Rendit
Spartak Braho minister i Drejtesise

…mesa duket “Rilindja ” eshte e sigurte

Un shpresoja qe Meta do

Un shpresoja qe Meta do behesh minister i drejtesise. Ka merita te larta per luften kunder/pro korrupsionit.

Sa per kryetarin e parlamentin iku nje legene dhe erdhi nje legen...

te shpresojme ne nje

te shpresojme ne nje qeverije normale...u lodhem me situata epike njerezit epik ne kete vend qe vetem epik nuk eshte. Shpresoj shume ne planifikimin e qarte te politikave qeverisese te te majtes.

Jane po ata. Do te jene edhe

Jane po ata.

Do te jene edhe me tej po ATA.

Berisha, i Pardesyve te Bardha, ua dorezoi pushtetin po atyre qe po ato dite dolen: Rama, Meta!

Josefina, ishte E Perkohshmja Tjeter (si Pjeter Arnori, Azem Hajdari, Uran Butka, Te Renet e Shkodres,

Te renet e 21 janarit, Viktimat e Gerdecit...!)

T'i gezoni, O Popull!

Add new comment