Arvizu shqiptarëve: Ju filluat një epokë të re me votën tuaj

Duket se pas takimit me Berishën, Arvizu është ulur përballë kompjuterit, ka hapur profilin e vet në facebook, dhe aty ka shkruar një mesazh. E fillon duke thënë se “stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjet parlamentare”. Dhe pastaj bën një nënvizim, që Berishës me siguri nuk do t’i pëlqejë:
“Ju ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare dhe bëtë që zërat tuaj të dëgjoheshin kumbueshëm”. Gjithnjë e më shumë po piqet ideja, se pas 23 qershorit është hapur një epokë e re.
Re.Pu.
Comments
Edhe ju z.Arvizu po ecni
<p> </p><p>Edhe ju z.Arvizu po ecni drejt nje epoke te re te jetes suaj ... Pensionit ... </p>
Add new comment