Bamir Topi bën analizën e humbjes. Dhe thotë: “Berisha u largua? Nuk mjafton”

FRD-ja ka dalë e humbur nga këto zgjedhje, por Bamir Topi nuk ka hezituar ta thotë të vetën shpejt e shpejt. Bien në sy tre nënvizime të tij. Së pari, “FRD-ja njeh rezultatin”. Së dyti, “kjo humbje erdhi prej polarizimit të garës”. Së treti, “FD-ja po bëhet gati të bëjë opozitën”. Dhe së katërti, “kritikat e tyre të vazhdueshme u refuzuan, por elektorati me votë i vërtetoi ato”.
Më poshtë ai foli dhe për humbësin e madh, PD-në e Berishës. Dhe tha: “Vota popullore ndëshkuese për arrogancën e pushtetit aktual, penalizoi më shumë se gjithçka të djathtën e vërtetë shqiptare. Mijëra demokratë të vërtetë janë në opozitë për shkak të modelit të keqqeverisjes dhe abuzimit të pushtetit. Vlerësoj dorëheqjen e kryetarit të PD-së dhe e shoh si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm për të nisur një proces reflektimi brenda të djathtës. Mijëra demokratë të ndershëm nuk janë vetëm. Ata meritojnë respekt dhe falje publike. Kjo tendencë për të evituar përballjen me realitetin vonon jo vetëm rikthimin e tyre dinjitoz në vendimmarrjen politike, por edhe procesin e krijimit të alternativës ndaj pushtetit.”
Re.Pu.
Comments
Kjo eshte llogjika "Me qe

Kjo eshte llogjika "Me qe PD-ja iku, ne jemi fitues moral".

Shiko se ke marre (apo te kane numeruar) 2% te votave dhe ka 140 vende ne kuvend po FRD-ja nuk merr asnje. Kete ligjin e cuditshme elektoral ta kishe kundershtuar me kohe.

Ore dini gje nese i njohu

Ore dini gje nese i njohu zgjedhjet Kreshnik Spahiu se nuk po na ze gjumi naten nga meraku?

O Andreas shume hall e ke

O Andreas shume hall e ke Spahiun, po mos harro dhe Dules i vodhen vota. Me keto lloj zgjedhjesh dhe me LSI-ne ne pushtet nuk fiton njeri, perfshi dhe minoritetin ku me sa duket ben pjese.

Po ky sikur tha n'fillim qe

Po ky sikur tha n'fillim qe m'u vodhen votat? pffff apo u zbyth kur pa nderkombetaret bashk me Dulen, Spahiun, Priftin...

Vota penalizoi edhe

Vota penalizoi edhe arrogancen e Topit, po te ishte bashkuar ne koalicion me te djathten, pa rene pre e inateve, mund te kishte marre 2 mandate.

Vota duhet ti ishte numeruar

Vota duhet ti ishte numeruar si duhet, sado i vogel te jete. Nuk ka pse te futesh medoemos ne koalicion. Pastaj ne koalicion me PD-ne keta ishin te mbaruar, asnje vote. E vertete cfare tha DopioShtata, ketej rotull zgjedhjet i vendosin nderkombetaret, u thone mbylleni gojen dhe e mbyllin. Pa sesi blihen dhe vidhen votat ne Shqiperi e me gjere nuk eshte sekret.

"Vjedhje industriale!" tha ambasadori francez ne Kosove.

Pa merak Bamir, mund ta

Pa merak Bamir, mund ta ndjekesh parlamentin nga nje qebabtore qe ke afer lagjes dhe sherben pace komesh

Add new comment