Emigrantët e “Rilindjes” e zgjidhën vetë problemin e votës, 68 mijë erdhën më 23 qershor

Debateve të të dy krahëve të politikës për votën e emigrantëve, këtë radhë i kanë dhënë zgjidhje vetë emigrantët. Me përfundimin e procesit zgjedhor dhe rezultatit që Partia Socialiste mori më 23 qershor rezulton se vota e emigrantëve shqiptarë ka qenë vendimtare në fitoren e së majtës përballë Partisë Demokratike.
Të dhënat e siguruara qoftë nga pikat kufitare përmes sistemit TIMS, por dhe burime nga Partia Socialiste, flasin për mbi 68 mijë emigrantë nga Greqia. E përkthyer në mandate, vota e tyre ka prodhuar 6 ose 7 deputetë.
Qarqet në të cilat vota e emigrantëve shqiptarë nga Greqia pati ndikim flitet se janë Vlora, Gjirokastra, Fieri, Berati dhe Tirana, qarqe në të cilët partia Socialiste shënoi një rezultat të thellë qoftë si subjekt por edhe si koalicion.
PS kishte organizuar një fushatë mobilizimi dhe ndërgjegjësimi të emigrantëve, e cila rezultoi e suksesshme, ajo ka premtuar që do të mundësojë brenda mandatit të parë qeverisës votën e emigrantëve në shtetet ku ata jetojnë prej dhjetëra vitesh.
Zh.
Comments
Te shohim sa do ta mbaje

Te shohim sa do ta mbaje fjalen. Nuk ka kuptim qe per nje pune 3 minuteshe ne votim njerezit te humbasin dite te tera dhe te lodhen rrugeve nga nje shtet ne tjetrin. Leket e autobuzave na jepni me mire per ndonje eksursion

Ju te Respublicas ju ka zene

Ju te Respublicas ju ka zene sindroma Zaloshnja. Futja pordhes me numra se nuk i kupton mileti.

Po te kishte dale rezultati 72-68, do te rrinte qe emigrantet kishin prodhuar 5-6 mandate, por ne rezultatet qe dolen emigrantet bene shkelqyeshem qe erdhen por per shkak te disa koincidencave te medhaja, ata nuk ndikuan dot ne me shume se 1-2 mandate (mund edhe te mos kene ndikuar fare). Si te thuash bene 5 raste te pastra per gol por nuk arriten dot te finalizonin asnje.

Me e sakta qe mund te thuhet eshte se emigrantet desh i dhane opozites edhe 5 mandate (4 PS + 1 LSI) po te kishin ardhur nja 5000 me shume.  Elbasanin, Korcen, Kukesin, Beratin dhe Vloren, opozita i humbi per shume pak vota.

Paskeni harruar si gjithmone

Paskeni harruar si gjithmone premisen: Sa dhe kush i pagoi udhetimet e emigranteve nga Greqia?

Ju edhe tani nuk hiqni dore se qeni gazetare llogoresh dhe merreni vetem me emigrantet qe solli Belle Air-i ndersa te ardhurit nga Greqia, sipas jush, e bene per "Rilindjen".

Add new comment