Mediu flet me panagjerizëm për Berishën. Arsyet e humbjes? Shpresoj të mos ketë qenë arroganca, thotë ai

Fituesi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është Ilir Meta, thotë Mediu, por edhe katër të vetët nuk janë pak, po të kemi parasysh edhe zgjedhjet e tjëra, ku ai nuk e ka kaluar këtë numër. Pasi ka thënë se e djathta ka ofruar më të mirën për qytetarët shqiptarë, ka pasur një lidership në mënyrë absolute të përqëndruar në interesat kombëtare, por ka një seri faktorësh që duhen analizuar, Mediu, gjatë një interviste në AS, ka folur për Berishën:
“Jeta të jep pak shanse e mundësi që të njohësh njerëz me autoritet e vullnet të tillë si zoti Berisha. Ajo që kam vlerësuar më tepër është dëshira e tij për të bërë më të mirën për vendin. Të mos harrojmë se janë 22 vjet jetë politike dhe duhet të dimë të vlerësojmë çdo gjë të mirë të bërë nga njerëzit, e sidomos nga autoritete të tilla. Nëqoftëse do të ecim nëpërmjet mohimit, ne nuk do të ndërtojmë dot asnjë gjë të drejtë. Mendoj që është një vlerë jo për PD, është një vlerë si në aspektin e politikës shqiptare, dhe në aspektin e politikës tonë kombëtare. Të gjitha çështjet e tjera janë krejt dytësore, të parëndësishme”, shprehet ai ndër të tjera.
Zh.
Comments
Shko mor vrases !
<p>Shko mor vrases !</p>
Fatkeqesia e njerezve si
Fatkeqesia e njerezve si Mediu eshte se besojne se me karrigen vijne edhe mendte eshte disi jashte cdo llogjike njerezore. Plehrave ju vjen era dhe qelben, dhe mbeten plehra pavaresisht se cfare thone. Poshtersite nuk i ha askush, prandaj ky ti gezohet pazarit qe ka bere me Saliun dhe t'a qepe. Ky se bashku me ate qe po iken eshte sjelles fatkeqesie per shqipetaret, rrenues i shpresave te anti-komunisteve. Ky eshte njeri pa moral dhe sherbetor i pares.
Behu gati Medi te japesh
<p>Behu gati Medi te japesh llogari per Gerdecin dhe per ndyresirat qe ke bere ne krye te ushtrise ti dhe langot e tu.</p>
Add new comment