Flet Doris Pack, por nuk duket e befasuar. Dhe shton: Shqiptarët i dhanë goditje Berishës e të tijve

Eurodeputetja gjermane Doris Pack, konservatore, ndjekëse dhe njohëse e mirë e jetës politike shqiptare, ka dhënë një intervistë për radion Deutsche Welle lidhur me zgjedhjet e mbyllura. Nuk duket e befasuar nga rezultati, por jo ngaqë e priste. Nuk duket e befasuar, ngaqë – dhe këtë e thotë pa u shqetësuar se dikush mund të dallojë një nëntekst përbuzës – “shqiptarët nuk e befasojnë më”. Por është “realiste”: “Kjo fitore e arritur nga aleanca e majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani”.
Lidhur me heshtjen e gjatë të Berishës, ajo thotë: “Për këtë duhet të pyesni vetë Berishën. Normalisht, humbësi duhet të urojë fituesin, por ju e dini vetë se sa e helmuar është klima në Shqipëri. Unë jam e sigurt se edhe Rama nuk do ta kishte uruar Berishën, nëse ai do të kishte fituar.”
Re.Pu

Comments
Aroma me do ris pak do
Aroma me do ris pak do merremi ne"!?
Edhe lopa e kupton qe
<p> </p><p>Edhe lopa e kupton qe Berisha po pret perfundimin e numerimit per te pranuar humbjen sepse nuk do qe numeruesit e tij te demoralizohen edhe me shume dhe te nderpresin numerimin ..... por mesa duket dorisi nuk kupton as sa lopa </p>
Add new comment