Buzhala versus Braçe: Dy ish gazetarë, sot deputetë, debatojnë në distancë

Në fillim ishte Berat Buzhala që, në një shkrim të vetin të publikuar në gazetën kosovare Express, pasi uronte disfatën e Berishës më 23 qershor, kritikonte politikanët shqiptarë që kanë qenë kundër rrugës Durrës-Morinë. Dhe këtu, për ta ilustruar e konkretizuar kritikën, përmendte Erjon Braçen. Ky i fundit i kthehet, por me një gjuhë shumë pickuese. Dhe Buzhala ka vijuar debatin në distancë.
“Ndjej keqardhje të madhe pse për shkak tëndin, kryesisht, e edhe të ndonjë tjetri si ti z. Braće, Partia Socialiste asnjehere nuk mundi te jetë e popullarizuar edhe në Kosove, siç ishte, ta zeme, Partia Demokratike”, shkruan Buzhala, por “c”-ja me theksin sipër, dmth “ć”, nuk është një grafemë e hedhur gabim. Jo, është një grafemë e hedhur qëllimisht – kështu thuhet në gazetën Express - ngaqë është shkronjë e alfabetit serb.
Dhe Buzhala vijon: “Në fakt Braće, ti je vecse një mashtrues, spekulant - keshtu së paku edhe mua më kanë thënë ata që ty të njohin në Tiranë, qytet të cilin jam i bindur që e vizitoj shumë më shpesh se sa ti Prishtinën.”
Lajmin të plotë mbi reagimin e Buzhalës do ta gjeni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,115204
Re.Pu.
Comments
Nuk e kam lexuar reagimin e

Nuk e kam lexuar reagimin e Braces, por i kam lexuar te dy te Buzhales. Buzhala ka nje info krejt personale me opinionin e Braces ne Tirane, dhe ai beson, sidomos ne reagimin e dyte, se i ka te verteta informacionet. Po a nuk kishte informacion Saliu se do fitonte bindshem zgjedhjet? Keshtu qe, Buzhala "kruhet" kot me Bracen, i cili pavaresisht se mund te kete ndonje cen, se nuk ka njerez pa cene, eshte ai qe ka mbajtur frymen e opozitarizmit ne keto 8 vjet. Se ku e ka gjetur Buzhala kundershtimin e Braces per Rrugen e Kombit, duhet ta na e kujtoje, ndersa nese e ka fjalen per abuzimet me rrugen, eshte detyra e Braces qe ta risjelle edhe njehere ne qeverisjen e vendit. Eshte koha qe kush ka vjedhur nje qindarke, pavaresisht se cfare pune ka bere, duhet te denohet! Ne mos i kthefte parate e abuzuara, te pakten ta dime se kush eshte hajduti!

deleted

deleted

Buzhala, nuk ke per te dale

Buzhala,

nuk ke per te dale askund, me kete debat...

Duhet pritur ca, u duhet lene kohe ketyre qe erdhen rishtaz ne pushtet.

Edi Rama ka folur nje çike me ndryshe prej ish-shefave te tjere te PS-se, me

perjashtim te Pandeli Majkos, te tjeret...jane si te hershmit e kesaj partie!).

Erionka eshte thjesht nje "burre i pa-rritur" e nuk e merr njeri seriozisht ne

oden/konakun e burrave"! As Edi Rama vet...!

Ka nje histori te dhimbshme te ish-komunisteve shqiptare ndaj Kosoves, gje qe

justifikon pse ende nuk eshte zgjidhur "Historia e Tivarit"...

Edhe ndokush qe e ka permendur ndonjehere, thjesht per tym...

Nga gjithe ky debat i

Nga gjithe ky debat i panevojshem, midis shume te tjerave, ajo qe une nuk kuptoj eshte pse keta "politikanet" kosovare qe pasi shiten Mitrivicen, Presheven dhe Bujanovcin, duan tu njihet emri edhe ne Shqiperi. Me keto lloj analizash ky eshte i mire dhe ky eshte i keq, ky e do Kosoven ky nuk e do, ky eshte pro rruges se kombit ky eshte kunder, me kujtojne gjysh Saliun, qe i ndau shqiptaret ne jugore dhe veriore. Megjithese kosovaret jane pjese e kombit shqiptar, Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe i ndryshem nga Shqiperia, te jesh deputet ne Kosove nuk te jep te drejten te japesh mendime mbi politiken shqiptare pasi je shume i painformuar dhe larg aktualitetit shqiptar. Prandaj mjaft me keto analiza ndarese dhe shikoni punen ne vendin tuaj, ceshtja e kombit nuk ka lidhje me kete, pasi kemi qene jemi dhe do te jemi shqiptare,

Brace ka reaguar me nje gjuhe
Brace ka reaguar me nje gjuhe shum te ashper.
Kjo gjuh nuk i ka hije nje deputeti.
O Berat. Merreni Berishen

O Berat. Merreni Berishen atje dhe pijani lengun. Brace ka kritikuar vjedhjet e Bashes me compani dhe jo vete rrugen. Ishte Majko qe na futi ne shqiptarve taksen e makines per ndertimin e rruges dhe ato para qe na mbheshin neve cdo vit akoma nuk e dime ku i cuan Nano dhe Berisha.

O Buzhala, ju rregulluat

O Buzhala, ju rregulluat osoven e tani po merreni me Shqiperine. Nuk e di kush te ka informuar rreth z.Brace(ne te pakten e kuptojme), por duhet ta dini njehere e mire ju te Kosoves se deputeti Brace eshte nje nga deputetet me te nderuar i Shqiperise. Brace i ben nder vendit e Kombit, por ju jeni aq te trashe sa kerkoni te imponoheni ne jeten tone. Boll na keni merzitur me perkrahjen tuaj idioteske te atyre qe e shkaterruan kete vend dhe ne leni rehat te vazhdojme jeten tone se nuk jua kemi borxh. Njerez te trashe.

Add new comment