Malaj kritikon dhe uron, pastaj flet si ekonomist

Kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj, nuk arriti të sigurojë votat e duhura për të fituar një mandat deputeti. Ai u shpreh përmes një komunikate për mediat se nuk e zhgënjen dhe aq mos-hyrja në parlament, sesa ndjesia e frikës që vuri re në elektoratin e tij. “Fushata negative, presionet ndaj kandidatëve të pavarur, ndjekur nga hezitimi për mbrojtjen e votës janë ndër faktorët kryesorë që ndikuan për këtë rezultat…”, thotë Malaj. Megjithatë, ai nuk hezitoi ta urojë Partinë Socialiste për fitoren e thellë, duke këshilluar ndërkaq që qeveria e re të fokusohet menjëherë në misionin e vështirë të ringjalljes ekonomike dhe të reformave të thella politike. “Përndryshe, rrezikojmë kriza të rënda sociale”, thotë Arben Malaj.
Re.Pu

Comments
Ha ha ha. O zar i Nanos. a e

Ha ha ha. O zar i Nanos. a e pe se kush je? Je nje hic.

Do te doja te shihja kandidat

Do te doja te shihja kandidat te tjere te pavarur te benin me shume ne kushtet ku ishte Malaj.

Ky ishte kandidati me i

Ky ishte kandidati me i pavarur qe varej drejtperdrejt nga Nano qe kam pare ndonjehere.

Urime Arbenit dhe te gjithe

Urime Arbenit dhe te gjithe stafit te tij edhe gjithe atyre qe e votuan per ate qe ai luftoi ; per nje politike te paster bazuar ne meritat dhe kontributet, per nje respektim te votuesve dhe te nevojave te tyre ; per nje politike pergjegjese brenda normave ekonomike dhe jo aventurave ne ekonomi qe na paraqiti Berisha and Co keto 8 vjet. Uroj qe ta shikojme kete lloj politikani edhe ne nivelet me te larta te qeverise se ketij vendi pasi eshte politikani i llojit qe investon dhe te nderon ne arenen nderkombetare. Urime PS, urime Malaj ne sfidat e ardhshme.

Uroj gjithshtu qe Edi Rama ,
Uroj gjithshtu qe Edi Rama , te dale pertej mllefeve per zerat kunder sepse nuk kemi lluksin te kemi shume eksperte e politikane te nivelit te Z. Malaj . Sinqerisht uroj qe Arben Malajn te mos e shohim te perjashtuar nga kjo fitore e shumepritur edhe prej Tij e se majtes
Malaj morri nje sasi te

Malaj morri nje sasi te admirueshme votash. Eshte e qarte qe konkurimi i tij nuk ishte per te fituar dhe as per te sjelle ndonje risi ne jeten politike. Cmund te beje nje idivid i vetem ne nje parlament te polarizuar? Ndoshta ka shpresuar se do futej ne parlament dhe numri i deputeteve te polarizuar do te ishte shume i ngushte 69 me 71 dhe ne kete ngushtice do te delnin ne pah aftesia e tij shantazhuese (ky perfundim sipas nje gjykimi dashamires per Malaj). Por ja qe qe rezultati doli shume larg. Ne histori ka shume tipa te tille narciste, qe mendojne se bota nuk mund te ece pa ata dhe kush guxon te ndermare nje inisiative te tille ti lere ata perjashta, do te perballet me hakmarrjen e tyre e cila tashme ne shqiperi eshte nje parameter konstant. Edhe Kac Islami eshte nje i tille "mendimtar" si puna e Malaj, por me praktik dhe me diabolik. Kush i solli dem me te madh koalicionit te majte, Malaj i pavarur apo Kaci -blu ? pergjigja eshte qarte-Malaj morri vota pergjithesisht nga te majte, kurse Kaci i djathte eshte njelloj substance qe hyn ne reaksion me bazamentin e djathte, edhe duke punuar per ta i ben dem kesaj te djathte, ky ish-minister socialist, kryetar parlamenti socialist, zvendes kryetar i kshillit te ministave socialiste, tani vide e ndryshkur e nje makinerie qe pritet te hyje ne reaminacion. Kurse Malaj shpreson me retoriken e tij te ndryshoje raporti i forcave per tu riafruar ne kampin roze. Sa per Dritanin e Prifte vlejne te njejtat gjera si per Malaj. Ata te gjithe jane te ngjashem edhe egzemplare te ralle njekohesisht.

Add new comment