Po bëhen spekullime urbane mbi leximin që Berisha do t’i bëjë humbjes së vet

Të gjithë po presin se cili do të jetë reagimi i Berishës dhe cili do të jetë leximi që ai i ka bërë votës plebishitare kundër tij. Po ndërkohë qarkullojnë tre variante, njëri më surreal se tjetri, të cilat ngrihen mbi premisën se ai nuk do të largohet nga kreu i PD-së e nga politika. Në njërin prej varianteve, Berisha do dalë e do na thotë se “faqeziu Edi Rama ju mashtroi, ai iu gënjeu me premtime të mëdha dhe me shpifje për familjen time, dhe unë nuk mund t’iu lë vetëm përballë një mashtruesi të tillë”. Në versionin e dytë, Berisha do të thotë se “zgjedhjet nuk i ka fituar Edi Rama; fituesi i vetëm i zgjedhjeve është Ilir Meta; dhe prandaj, unë nuk kam pse largohem”. Dhe në variantin e tretë do të thotë atë që, sipas atyre që e tregojnë, ai ua ka prezantuar do ambasadorëve që e kanë takuar, apo që e kanë kapur në telefon: “Unë jam i ri, jam plot energji, dhe nuk dëgjoj asnjë këshillë që përpiqet t’më pengojë që unë t’i shërbej vendit tim”.
Duken si barceleta urbane, që lozin me një gjendje të supozuar psiko-mentale të çoroditur, por një numër gazetarësh e politikanësh (të opozitës) vinin dorën në zjarr në mbrojtje të variantit të tyre. Duhet të presim që të gdhihet për të marrë vesh të vërtetën.
Re.Pu.
Comments
Pak rendesi ka se cfare do
Pak rendesi ka se cfare do thote kurdo qe te dale nga strofka e te frikesuarit, pasi ai nuk mundet kurrsesi te cbeje ate zgjedhje qe ka bere populli kete radhe.
Saliu ka gjynahe se ka bere e ka lejuar krime te llahtarshme ndaj qytetareve shqiptare. E per kete duhet gjykuar. Edi Rama nuk ka tager per te anashkaluar nje hetin mbi krimet anti-njerezore, vjedhjet, korrupsionin ne administrate, financa, etj. Ne se ai e lejon kete atehere, nuk ben gje tjeter vec verteton ate qe shumekush e mendon por nga gezimi i largimit te kulufruthit e mban pa thene.
Ky njeri do perpelitet si

Ky njeri do perpelitet si gjithmone se i duhet Serbise ne ballkan. Misioni serb i ketij njeriu ishte shkaterrimi i shtetit shqipar, te cilin e realizoi. PD e ktheu ne nje bande hajdutesh dhe kriminelesh. Ministria PB eshte marre me punet me te ndyra te kontrabandes dhe droges? Administrata eshte e mbushur me militante te paafte qe lozin neper kompjutera. Policia e shtetit eshte e kriminalizuar dhe plote police, qe po tu behet verifikimi dokumentacionit jane me dokumenta fallco? Ne qeverine qe do krijohet do kemi hajdutet e LSI qe do mbrojne ata te PD(se ju dalin te palarat e tyre)...etj.etj. Tja leme kohes. Nje jete e veshtire na pret.....

Aman mo si do të bëjmë tani

Aman mo si do të bëjmë tani pa Skënderbeun e Viçidolit?

Po kuliçërat e tij ku do të mbyten tani?

Egjithe kupola e larte e

Egjithe kupola e larte e partise duhet te dorhiqet berisha,basha,topalli,bode,olldashi,ruli,imami,patozi,pollo,vetem ne kete menyre i hapet rruga e zgjedhjeve brenda partise dhe kjo eshte menyra per te afruar dhe nje here te larguarit nga PD.Reformim nga vota e brendeshme e te gjithe partise.

Ka qene nje komentues fanatik

Ka qene nje komentues fanatik i PD-se sa i trashe, aq dhe i poshter, qe pothuajse çdo dite shkruante: "Largohu Edi Rama se e shkaterrove Partine Socialiste". Per te ironizuar ate une po shkruaj:"Largohu Sali Berisha se e shkaterrove Partine Demokratike". Jo, jo! bej shaka. Rri aty Sali Berisha sa te kalbesh, qe te kalbet edhe ajo parti qe me ty ne krye e shkaterroi Shqiperine.

Add new comment