“Rënia e Shkodrës” dhe një pohim: Rama hyri në veri me anti-modele

Postuar në 25 Qershor, 2013 14:21

 

Në shkrimin me një titull barletian tek sajti online i Mapos (gazeta që ditën e zgjedhjeve shpalli endorsement-in e saj për të djathtën), “Rënia e Shkodrës dhe e ardhmja e PD”, kryeredaktori i revistës Mapo, Alfred Lela, rreket të analizojë se çfarë ndodhi realisht me Shkodrën në këto zgjedhje. Për të, nuk ka dyshim se “Shkodra mbahet si një qytet antikomunist dhe kjo është klisheja e parë që duhet të bjerë te të djathtët. Antikomunizmi nuk mund të jetë më platformë. Jemi futur tashmë thellë në dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë për të operuar me stilema të dekadës së fundit të mijëvjeçarit të dytë”. Por reformimi i ardhshëm, sipas Lelës, nuk duhet lexuar gabim e kuptuar si nevojë që në PD të shtohen çiljetat, gretat e kukulla të tjera që nuk e shpjegojnë as bartin konservatorizmin e ri shqiptar”. Nga ana tjetër, as faktori Topalli nuk është momenti prej nga duhet të fillojë analiza. Lela është i mendimit se “Partia Socialiste e Edi Ramës, dhe jo Fatos Nanos, në mënyrë cinike ka përllogaritur të futet në veri me forcë, siç bënë paraardhësit e saj në vitin 1944. Nëse u hedh një sy listave të Lezhës e Shkodrës, por tek-tuk edhe tjetërkund, ndesh elementë spektakolarë të asaj që shoqëritë përsëmbari mbajnë si anti-modele. Anti-modele që z. Rama do na i prezantojë në Kuvendin e radhës si modele”. Ama, që PD-ja duhet të hedhë vështrimin brenda vetes, kjo për Lelën është e domosdoshme.

 

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.mapo.al/2013/06/25/renia-e-shkodres-dhe-e-ardhmja...

 

Re.Pu

 

Comments

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

<p>O LELE, &nbsp;po ti e ke ANTIMODELIN &nbsp;shembullor ne &quot;SHTEPINE TENDE&quot; ....BERISHEN !!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.