Këshillat e para për Rama-Metën: Arrogancën nuk ta jep thjesht pushteti, por mendësia qeverisëse

Arben Meçaj, zyrtari që dikur denoncoi abuzimet financiare me rrugën Durrës-Kukës në ministrinë e drejtuar nga Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë për të përditshmen Dita. Përveç nevojës së PD-së për të rilindur, me kusht të domosdoshëm tërheqjen e Berishës, Meçaj (njëri ndër themeluesit e PD-së dhe dhjetorist) ka komentuar edhe rrezikun e arrogancës që sjell pushteti I madh për të majtën. “Super-pushteti nuk është thjesht e vetëm votë apo forcë numrash. Eksperienca e katër viteve të fundit tregoi se dhe me 71 vota prodhon super-pushtet kur cenohen parimet e administrimit të pushtetit”, ka thënë Meçaj. Dhe ai rendit katër “sekrete” që duhet te ketë parasysh mazhoranca e re, për të mos rënë në këtë kurth: Kompromis, transparencë veprimesh, zbatim ligji (dhe ndëshkim për shkelësit) dhe e fundit, ndërtimin e shtetit ligjor.
Re.Pu.
Comments
“Super-pushteti nuk është

“Super-pushteti nuk është thjesht e vetëm votë apo forcë numrash. Eksperienca e katër viteve të fundit tregoi se dhe me 71 vota prodhon super-pushtet kur cenohen parimet e administrimit të pushtetit”

Arrogancën nuk ta jep thjesht pushteti, por mendësia qeverisëse !

Dergojani Vehbiut kete , duhet ta lexoje dhe mbase qetesohet...

Me keta te dy ne foto,

Me keta te dy ne foto, sidomos me ate tipin perballe, veshtire eshte!

Rama-Meta mund te jete nje

Rama-Meta mund te jete nje nga qeverisjet me afatshkurtra qe kemi pasur ndonjehere. Rames do i duhet te beje kompromis me kushtin e vetem te Metes.VJEDHJA.Metes i duhet te vjedhe qe te paguaje votat qe e sjellin ne pushtet dhe e mbajne jashte burgut. Rilindja e Rames do sfumohet nga partia e skrapit te Ilir Metes. Divorci Rama-Meta eshte vetem pak muaj larg. Aleanca e Rames qe kerkon shrrenjosjen e korrupsionit me Ilir Meten qe eshte simbol i korrupsionit ishte e panatyrshme qe ne fillim. PS humbi deputete nga aleance me LSI.Pa kete aleance PS do ti kishte votat e mjaftueshme per te pasur shumice qeverisese.

Add new comment