FRD-ja nuk merr asnjë deputet; nuk pati as shansin të dëmtonte Berishën

Postuar në 25 Qershor, 2013 03:50

Përpara zgjedhjeve konsiderohej se një nga të panjohurat e ekuacionit elektoral ishte FRD-ja. Tani nuk është më e panjohur. FRD-ja ka dështuar. Ka ende vota për t’u numëruar, por leximi perspektiv i rezultateve na thotë se FRD-ja nuk do të marrë asnjë deputet. Nuk marrin as atje ku pritej të merrnin, në Tiranë e në Durrës. Ndoshta janë penalizuar nga polarizimi i fortë në prag të ditës së votimit? Ndoshta, por kjo është analizë që do bëhet në ditët e  ardhshme.

FRD-ja nuk pati as shansin që faktorizohej e valorizohej duke i bërë dëm PD-së së Berishës. Nuk e pati këtë shans, pasi aleanca e majtë ka fituar pavarësisht FRD-së, AK-së, Arben Malajt, Dritan Priftit, Agron Dukës, e pavarësisht çdo faktori tjetër.

Për FRD-në do duhet të hapet një fazë diskutimi: Ç’do bëhet me të?

Re.Pu.

Comments

Submitted by ervin (not verified) on

<p>Duke lexuar me kujdes shifrat paraprake vihet re se ajo qe e ka ndryshuar balancen elektorale eshte LSI. Nqs ajo do te kishte vazhduar djathtas veshtire se rrotacioni do te kishte vend. Kjo tregon qartas intuiten politike te Metes qe diti ta ktheje timonin 180 grade ne momentin me te pershtatshem dhe njekohesisht moralin e vertete qe eshte mbjelle ne frymen e votuesit shqiptar ku merr mandat Dritan Prifti dhe lihet jashte A.Malaj.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Muco, qe ne vjeshten e 2011 t&#39;u lutem te mos e etiketoje Partia E Bamirit! Si shume kolege te tjere dhe ti re gracke e deshires per &quot;unin&quot;! Shkaterruat (kuptohet jo vetem ti) cdo shans qe ajo pjelle e re dhe jo e Bamirit te rritej. Dhe nuk eshte se e pame sot qe nuk ekziston. Ne, populli i thjeshte pa tru dhe pa analizat e Zaloshnjes, e dinim gjate tere 2012-es. Ju e kuptuat sot!</p><p>Cfare do te behet me te? Nqs ju mediat i jepni prape oksigjen Bamirit, sepse Bamiri eshte burre tirone, dhe vetem sepse Bamiri nuk di te marre kra (jamais trancher!), atehere ai prape do te vegjetoje. Ka qe dje disa zera qe thonin qe Edi po perpiqet t&#39;i mbrroje voten dhe ta nxjerrre deputet. Rrobt Edit atehere!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.