Të përditshmet e sotme kishin kumte të qarta e tituj të ngjyrosur e stilistikë

Të përditshmet e sotme, për shkak të situatës më në fund të qartë elektorale, kishin dalë me tituj që nuk bartnin më ekuivokë. Madje, një pjesë titujsh kryesorë të faqeve të para ishin plot ngjyra. Shqipi dilte me titullin “Maxhoranca më e fortë në histori”. Mapo kish një titull të ftohtë raportues: “Gjysma e kutive, dhe e majta ka mbi 80 mandate”. Panorama dilte me titullin “E majta kryeson në 10 qarqe, 84 mandate”. Shqiptarja.com ka nxjerrë një titull gjysmë shqip e gjysmë anglisht: “Wow! Dallga rozë”. Dita, gazetë opozitare që ka dalë para disa muajsh, thosh me gërma të mëdha në faqe të parë: “Faleminderit popull!” Ndërsa Tema kish zgjedhur një gjetje tjetër, ku luhej me foljen “fitoj” në anglisht (win). Sipër fotografisë së Edvin Ramës, shkruhej emri EdWin.
Re.Pu.
Comments
Po. Gazetat e majta dhe ca
<p>Po. Gazetat e majta dhe ca gazeta pa asht, si ajo e Henri Çilit. Po me i damkosur eshte kryehipokriti e kryeservili Fevziu, i cili e ka prapanicen fare me maje, nuk gjen vend gjekundi vetem ne torten e fituesve, ku maja ngulet. Do ta shikoni me vone. Do t'i zere vendin Sokol Balles ne emisioni Top story. E pate mbreme si a shfytyrua ne fytyre, kur e luti Meten te buzeqeshte pak(se ishte fitues). O tempero, o more!...</p>
Add new comment