Mund të ndodhë përmbysja në favor të PD-së në Shkodër e në Lezhë? Po, edhe mundet. Por nuk është e lehtë

Numri i votave të numëruara është më shumë se 30%, tanimë. Dhe është krijuar një tablo më e qartë e asaj që mund të ndodhë. Diferencat e momentit në numër mandatesh do të ruhen në të gjitha qarqet, madje në ndonjë qark mund të rritet në favor të PS-së (në Korçë po shpresojnë të dalin 8 me 4), por duhet folur me pak rezerva për Shkodrën dhe për Lezhën. Në këtë çast, kur në Shkodër janë numëruar rreth 40% e votave, koalicioni i majtë ka mbi 6 mijë vota më tepër se sa koalicioni i djathtë. Dhe mbi këtë bazë, rezultati në numër deputetësh është 6 me 5 për të majtët. Për ta përmbysur këtë rezultat, të djathtëve u duhet të rekuperojnë këtë diferencë, gjë që është e vështirë. Por rezerva, për të cilën folëm, ka të bëjë së pari me faktin që janë gati 60% e votave për t’u numëruar, dhe së dyti tek fakti që fitorja e të majtëve në Shkodër do të ishte një ngjarje historike, e cila do duhet të vijë me shifra në fund të procesit e jo me spekullime në mes të këtij procesi. Megjithatë, përsërisim: Të majtët në këtë moment janë më afër fitores.
Me të njëjtën logjikë shpjegohen dhe rezervat në qarkun e Lezhës. Tani që po flasim, në këtë qark janë numëruar gati 60% e kutive të votimit, dhe të majtët janë në avantazh me mbi 2 mijë vota. Të djathtëve, për ta përmbysur këtë rezultat, do duhet të rekuperojnë këtë diferencë. Njerëzit e mirinformuar nga terreni na thonë se kjo përmbysje mund të ndodhë, por është më e besueshme, e me më shumë gjasa, që të të ndodhë e kundërta, dmth të majtët ta mbajnë diferencën në fjalë.
M.N.
Comments
Mund te ndodhe. Pse?
<p>Mund te ndodhe. Pse? Fashistet e PD-se me Sali Berishen ne krye jane gati tí vene flaken Shqiperise vetem e vetem qe te fitojne e te mbrojne pasurine qe vune duke e vjedhur. Por populli i Shkodres nuk duhet ta harroje se, kur u permbyt disa here, Gjok Uldedaj me kelyshet e tij vodhi edhe rezervat e shtetit, te cilat "niseshin" ne ndihme te Shkodres. Medet, ne cilen dore ka qene Shqiperia qe nga viti 2005.....</p>
zoti nano po ju bej nje
<p>zoti nano po ju bej nje kerkese qe nuk ka lidhje me artikullin qe keni shkruar,dhe uroj qe ta merni parasysh.po ndjek rezultatet e zgjedhjeve dhe shoh qe ne shkoder po behet deputet te koalicioni i majte mark frroku,vellai i arben frrokut,personi qe ka vrar dritan lamaj.un vete jam i aferm i dritanit.vete jam mbeshtetes i se majtes dhe super tifoz i rotacionit .por me shqeteson ky fakt kur shoh qe deputet do te kem nje person qe ne mos eshte vrases direkt eshte uurdheruaes ose person ne dijeni per nje krim te kryer.me merzit shume fakti qe ky kontigjent ka investuar ne fitoren ne shkoder,ne krah te te majtes.kerkesa ime eshte qe kur mund tiu bjere rasti te pyesni zotin rama ose zotin tahiri(per kete te fundit kam dyshime ne mund te kete ndikuar ne pranimin si kantidat ne koalicionin e majte sado qe mund mos te kete fuqi ne perzgjedhjen e kantidateve te nje partie tjeter,fakti qe frroku eshte bere faktor ma ben ta dyshoj)ose dhe ndonje lider te se majtes ne i duket e drejt dicka e tille dhe kush siguron qe deputeti nuk do te ndikoj ne procesin e te vellait ku shume mire ai vete mund te jete pjese e hetimeve..?dhe me duket e habitshme qe ps nuk e ka reklamuar kete emer duke qene se kjo ka qene nje ngjarje publike.emri i tij eshte lakuar disa here sot ne televizione por asnje nga gazetaret nuk ka bere nje analize nisur nga ky kendeveshtrim.ndofta do te duket nje kerkese abstrakte,por duke qene se jeni nje nder columnistet e preferuar dhe vleresoj qendrimet tuaja nuk do tju kushtoj nje pyetje e tille ne rrethana publike ose private.faleminderit.Genti</p>
Add new comment