A do të përfundojë vërtet numërimi sonte? Kukanit ja premtuan, por pak si zor

Postuar në 24 Qershor, 2013 13:59

Për rezultate paraprake numërimi, afërmendsh që edhe raporti i parë përkatës i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte paraprak. Gjithnjë në frymën e “disa hapave pozitive, por kemi vënë re edhe difekte”, ku theksi kryesor i vihet përfundimit të procesit të zgjatur të numërimit, ky raport nuk u përcoll me shumë vëmendje në media. E kuptueshme kjo, përderisa fokusi është drejtuar tek mbarëvajtja e fazës delikate të numërimit. Por ama, është për t’u nënvizuar deklarata e shefit të delegacionit të PE-së për Europën Juglindore, Kukan, i cili në një intervistë për Dojçe Velen pohoi sot se ka marrë fjalën e dy liderëve konkurrentë, Rama e Berisha, se procesi i numërimit do të përfundojë sonte në orën 10 të mbrëmjes. “Nuk ishte proces perfekt zgjedhor”, tha ai, “por të presim mbylljen e numërimit”. Si thelë mbi bisht, Kukan përmend se të njëjtin premtim ka marrë edhe nga kryetarja e KQZ-së, Lefterie LLeshi. Por jemi një orë përpara këtij afati, dhe rezulton të jenë numëruar diçka më pak se gjysma e 5508 kutive në rang vendi.  

 

A.K.

Comments

Submitted by superman (not verified) on

<p>ne varesi te dredhjes se leshit - numerimi mbaron kur te keputet filli!</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ej, po si nuk tha njeri nje llaf te mire per IPR qe parashikoi rezultatin ne Tirane me saktesi milimetrike, apo tash qe fitorja eshte e sigurte askush nuk çan bythen per lajmesin? Rend or Maratonomak, rend..</p>

Submitted by A (not verified) on

<p>E mër burrë se sondazh është, sado t&#39;ia rrisin vlerat, është si ato të basteve që vënë koeficentë për ndeshjet. Gjithësesi këta e nxorrën këtë vlerën e re pas votimit, jo me sondazhin e atëhershëm, që doli 17-15.</p><p>Këtë e biseduan dhe Ilva Tare me Mustafain te Ora News, po normalisht ishte si reklamë për Ora News-in më shumë, që goditi kompaninë e sondazhit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.