Shënim: Këtë lloj përmbysjeje kishte parasysh PD-ja?

Gazeta Tema raporton se një tentativë e qartë manipulimi ka ndodhur tek shkolla “bajram Curri” në zonën e Alliasit, Tiranë. Disa punonjës të CEZ kanë hyrë fshehurazi tek KZAZ 33, pranë kësaj shkolle, dhe janë përpjekur të ndryshojnë kutitë e votimit. Ata janë identifikuar menjëherë nga ana e përfaqësuesve të PS-së, të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka shpallur në kërkim Igli Çelën, punonjës i CEZ, që akuzohet për dëmtim të materialeve të votimit, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë kyçur brenda sallës. “Mësohet se kanë qenë 6 persona që kanë tentuar ndërrimin e kutive, të cilët shoqëroheshin nga dy kandidatë të PD-së”, shkruan Tema. Ndërkaq, ngadalësimi i numërimit në disa qendra, droja e nënkuptuar (dhe paralajmërimi) e opozitës se me ardhjen e orëve të natës mund të tentohen ndërhyrje në kutitë e votimit, dhe kjo ngjarje domethënëse, i çojnë ujë arsyetimit se shpresa e PD-së për përmbysje të rezultatit, vjen jo nga numërimi, por nga “këmbimi” i kutive. Dhe rrogëtarë militantë në CEZ a ente të tjera shtetërore, asnjëherë nuk mungojnë. Ndërsa orët kalojnë, basti i vetëm është që këto raste të mbeten të izoluara e të zbulohen.
Re.Pu.
Comments
e pritshme!
<p>e pritshme!</p>
Edvin Kristaq Rama, urgjent
<p>Edvin Kristaq Rama, urgjent kerceno z. Sahit Dollapi! Nuk ke nevoje ta besh ne publik, por mos humb rastin. Ristanet e PD-se jane te shumte!</p>
Add new comment