Berisha tenton të përmbysë rezultatin nesër me kosovarë??? Express flet për përfshirje të deputetëve të Kosovës në plan

Gazeta kosovare Express ka nxjerrë në faqen e saj të parë lajmin se ekziston frika e një skenari që Berisha të tentojë të përmbysë rezultatin e nesërm zgjedhor përmes një kontigjenti kosovarësh qe kanë shtetësi të Republikës së Shqipërisë.
"Duke pasur parasysh sistemin tonë elektoral, ku rezultatin final mund ta ndryshojnë një grusht votash, Berisha ka kërkuar përkrahjen e mbështetësve të tij nga Kosova", ka thënë një zyrtar i PS-së për Express, që nuk pranon të dalë me emër. Të njëjtat informacione janë konfirmuar edhe nga disa burime qeveritare (në Kosovë). Madje, sipas tyre, në këtë lojë kanë hyrë edhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës. "Deputetë te Kuvendit të Kosovës janë të përfshirë në organizimin e njerëzve për të votuar në Shqipëri, të kamufluar si turist. Esenca qëndron se kjo do të bëhet duke keqpërdorur gjithë ata kosovarë që kanë shtetësi shqiptare. Do të votohet në emër të tyre, me personalitete të tjera", ka thënë një burim qeveritar për Express.
Për përfshirjen e kosovarëve në kurdisjen e zgjedhjeve në Shqipëri, ka pasur intormacione edhe në të kaluarën, duke rritur kështu ndasitë mes dy vendeve. Normalisht, zgjedhjet në Shqipëri nuk do duhej të ishin betejë e shtetasve të Kosovës.
*marrë nga Express
Comments
E besoj plotesisht kete lajm.

E besoj plotesisht kete lajm. Berisha eshte me fashist se fashistet, por hiqet me shume besimtar /katolik se Papa.

Po thoni qe zgjedhjet dhe

Po thoni qe zgjedhjet dhe rezultati i tyre do te vendosen nga, le te themi, 10 000 kosovare qe do vijne per te votuar ne Shqiperi? Ku shkoi entuziazmi opozitar per fitoren e thelle te zgjedhjeve? Ku shkoi garancia "Meta" per triumfin e koalicionit te qelbesirave? Do te ishte ide e mire mos te perhapnit panik ne popullin opozitar, pikerisht nje dite para triumfit te shumepritur. Aq me teper qe paniku nuk ka bythe ku te qendroje: zgjedhjet nuk do te vendosen nga 10 apo 20 mije vete, por nga elektorati gri qe mes dy duhmave te qelbura do te perpiqet te shquaje ate me pak te qelburen. Futini ndonje shkrim te Zaloshnjes per nje shtrengim paraprak radhesh, se do te ishit me prane realitetit se ne komentin me siper..

"aq ke aq thua",thote

"aq ke aq thua",thote populli....

Sa kohe kane nenshtesi su heq

Sa kohe kane nenshtesi su heq dot njeri te drejten per votim. Sa shqiptare ka sot qe jetojne ne vende te ndryshme dhe kane dy nenshtesi. Sipas kesaj teorie i bie qe keta shqiptare me dy nenshtesi te mos votojne ne vendet nga kane nenshtesine. Shume shqiptare jetojne ne Shqiperi dhe votojne ne zgjedhjet per ne Amerike sepse kane nenshtesine dhe votojne, megjithese s jetojne fare ne amerike. E drejta e votes eshte universale dhe lind ne momentin e marrjes se nenshtetesise. Mos u frikesoni se nuk kaq shume kosovare qe te ndryshojne vendimin. Frika vjen nga votimi i popullit qe mesa duket ju po shikoni qe sdo te votoj Ramen. Pak ngrene peshe kosovaret ne votim, megjithese kane te drejten e tyre te votojne si shtetas.

ca lajmi kot eshte ky??? po

ca lajmi kot eshte ky??? po qe se kane nenshtetesine do te votojne per ke tju doje qejfi... jam i bindur se midis tyre do te kete dhe votues te rames.

Kosovari i shkrete eshte
Kosovari i shkrete eshte katandis si armiku i klases. Sa here sa e lyp partia armikun, kosovari eshte i pari qe e nxjerr nga balta.
Add new comment