V. Malaj: “Heronjtë” e demokracisë? Kukulla të vënë nga Ramiz Alia. Hajdari? Ordiner...

Në një analizë 3-faqëshe te Dita e sotme, Viktor Malaj analizon “revolucionin” e vitit 1990, për të arritur në konkluzionin që ai ishte i dirigjuar nga Ramiz Alia, dhe se Berisha, Hajdari, Nano, ishin kukulla të tij. Pra, nuk kemi pasur kurrë “Heronj” por vetëm “klone” të udhëheqësit.
Shkruan Malaj:
“Prej 22 vitesh, sa herë kanë nevojë për heronj dhe heroizma të rremë, na e shesin për të tillë Azem Hajdarin, bir i një familjeje komunistësh, me një karakter dhe personalitet ordiner në të gjitha aspektet. Po të kishte qene hero Azem Hajdari, kur u bënë zgjedhjet e para për drejtimin e PD-së në 14 shkurt 1991, nuk do të kishte ndodhur që Hajdari të merrte vetëm një votë (votën e vet) për Kryetar partie dhe si i tillë të zgjidhej A. Meksi. Dhe, menjëherë ndodh ndërhyrja e Berishës që anulon votimin e parë dhe zgjidhet vetë në votimin tjetër. Nuk do të kishte ndodhur që vetë PD, në qeverisjen e saj të parë, t’i hiqte Hajdarit dy herë mandatin e deputetit dhe ta dënonte dy herë si ordiner dhe, madje, ta akuzonte në gazetën RD si spiun i Alisë dhe autor vrasjesh “para dhe pas 22 marsit….”
Malaj citon disa burime e deklarata që e mbështesin në këto konkluzione:
“Ajo që mendohej si një epope e përgjakur për ndryshime ka zgjatur katër ditë dhe është kurorëzuar pa asnjë viktimë” – (Preç Zogaj)
”Unë e them me bindje se deri në mars të vitit 1991, revolucionin në Shqipëri e kanë drejtuar komunistët dhe bijtë e komunistëve… S’e kam përjashtuar asnjëherë mundësinë e përfshirjes së R.Alisë në lëvizjet demokratike… Në mesin e vendimeve që ai mori… ishte edhe rrëzimi i bustit të E.Hoxhës….Ne e morëm fitoren në tavolinë, akti juridik ishte akt formal”. – (Arben Meçe- ish-anëtar i kryesisë së PD)
“Nëndrejtori i Sigurimit të Shtetit më ka treguar aty nga viti 1993 se, fillimisht ishte planifikuar që të organizohej një protestë sapo R.Alia të zbriste në Rinas pas vizitës në OKB, por, pastaj u hoq dorë dhe u mendua si më i efektshëm një organizim i studentëve të Tiranës për të bërë të mundur ndryshimet.” – (ish-kolegu i Sali Berishës, Prof. Dr. Sabit Brokaj deklaron në Deja Vue)
“Një ditë para rrëzimit të shtatores së Hoxhës ndodhesha në zyrën e Ramiz Alisë. Aty ndodheshin edhe S.Berisha dhe Azem Hajdari. Ky i fundit, duke drejtuar gishtin nga një bust i vogël i Hoxhës, që ndodhej në tavolinë, i tha Alisë se “…këtë do ta hedhim nesër….”. Të gjithë vumë buzën në gaz…” – (Skënder Gjinushi, ish-Ministër Arsimi)
I plotë:
http://gazetadita.al/22-qershor-2013/
(foto, ekskluzive Dita)
Comments
NA MEKU FARE!Ai "biri i nje

NA MEKU FARE!
Ai "biri i nje familjeje komunistesh" qe thote ky zoteria... ishte i vetmi qe perkrahu dhe u fut n'greve me te perndjekurit ne vitin 1994!!! OK!!!

Quan Azemin, bir komunisti (Gje qe s'ka asnje lidhje, sepse t'gjithe ne jemi bij komunistash, prinderit tane detyrimisht duhet te ishin antare partie, qe t'pakten femijet e tyre t'vazhdonin shkollen e larte!)... nderkohe qe citon njerin qe jo-vetem ishte (VETE, PERSONALISHT!) komunist, e pjese e strukturave t'larta t'atij Shteti... por vazhdon edhe sot t'njejtin zanat (Gjinushi).

S'dua t'zgjatem me shume... Thoni c'te doni per k'ta t'tjeret, por per nje FIGURE (qe absolutisht ka shume gjera negative, dhe te erreta por...) SI AZEM HAJDARI, SOT VUAN SHUME SHQIPERIA!
HAJT TUNG TASHTI EDHE LEXONI GAZETEN E TOMIT, SE JU BEN MIRE! ;)

Epo shyqyr de, qe erdhet ne

Epo shyqyr de, qe erdhet ne ato qe na zuri gola lesh duke i perseritur pa fund se socializmin ne Shqiperi nuk e rrezoi as Berisha dhe askush tjeter. Gjarperi me i tmerrshem qe ka pas jetuar ne gjirin e populit shqiptar mbetet dobiçi Serbise titiste, Ramiz Alia dhe kloni i tij Sali Berisha. (eshte çudi se kur u pyet Nexhmija per Sali Berishen, ajo tha se ne dosjen e Berishes kishte disa pika per ceshtjen e Lirise etj etj ndaj dhe nuk u pranua si doktor i Enver Hoxhes. Po si eshte e mundur qe e dinte Nexhmija këtë gje, dhe nuk e dinte Ramiz Alia?????. Epo natyrisht që e dinte dhe ishte pikërisht Ramiz Alia që i dha atij rolin e kobshëm të varrmihësit te Shqipërise) Dua shumë të besoj se nesër do të fillojë të lahet nga trupi i Shqipërise, helmi që hodhi pa kursmi Ramiz Alia dhe vetë këlyshi i këtij zagari serb, Sali Berisha!

po pse ky kloni i Alise e

po pse ky kloni i Alise e rrasi modelin e tij klonues per ca muaj te mire ne burg e perndoqi dhe nuk i dhuroi asnje fije privilegj pasi rrembeu pushtetin nderkohe qe Alia vete pas gjithe ketyre fshikullimeve mbi vete nuk belbezoi nje fjale te vetme kunder klonit te vet? Ka harruar ta pyese veten autori per kete fakt. Per me teper publikimi i ketyre fotove sot eshte totaly unfair por te qetesohet autori se ne rast se humbet ndonje gjyq te mundshem per propagande okulte elektorale e vemja gje qe mund ti sekuestronte permbarimi do te ishte rripi i pantallonave (dhe ky i fundit i rrjepur e i care ndoshta si intelekti i tij gazetaresk). Pertej heronjve te rreme te gjitha hamendjet mbi revolucionin nuk perbejne fakt. I vetmi fakt eshte se ai sistem ra nen peshen e dhunes dhe mbytjes se lirise qe e kishte ngritur ne te tilla permasa sa e zuri vete brenda. Njerezit qe bene ndryshimin nuk kane aspak merita te vecanta pervecse bene detyrat qe koha u kishte shtruar perpara. Ndoshta nje emer qe vertet ka merita por qe as permendet sot eshte familja Popa qe u ngujua ne ambasaden italiane dhe ky ishte vertet akt heroik per kohen te gjitha te tjerat ishin rrjedhoja te pashmangshme kurse venesit e tyre ne jete vecse aktore medioker qe jeta u dhuroi fatin te luajne rolet e tyre.

Kush eshte ky Viktor

Kush eshte ky Viktor Malaj?

Google ngado,por s`gjen asnje foto.

Duket si pseudonim dhe besoj se mund te jete.

Shkruan tek Dita,keshtu qe informacioni eshte i njeanshem.

...informacioni eshte i

...informacioni eshte i njeanshem.Edhe fotoja eshte montim i Filip Cakallit...

Pikerisht trupa teatrale e

Pikerisht trupa teatrale e Ramiz Alise, qe do sillte "demkoracine" u hartua ne bashkpunim me sigurimin e shtetit. Ndaj edhe pardesyte gri, ishin menyra qe u perdor per te evidentuar "demokaratet' e shokut Ramiz qe do sillnin "demokracine". Une kam pare te dielen e pare te dhjetorit 1990( po shkoja te shikoja ndeshjet e te rinjve tek aneksi i Qemal Stafes si cdo te diele paraditje) me syte e mi tek muzeu Lenin Stalin studentet qe tentuan te vershonin tek rruga e Elbasanit por qe u bllokuan nga IFAt e policise. Une dhe disa kalimtare mebtem midis 2 zjarrve dhe mezi kaluam ne nje nga rrugicat prane ambasades franceze...Studentet ishin kapur dore per dore si zinxhir. Ishin disa me pardesy gri midis te cilve Azemi binte ne sy. Une nuk e njihja por dite me vone u be i njohur per mbare opinion. Por tipat e tjere si Sala, Pashko etj, benin mu qe ishin sigurmsa se per muajin dhjetor e deri diku nga janari nuk e hoqen kurre pardesyne. Ky skenar eshte ndejkur edhe ne vende te tjera ish komuniste. Besoj se keni degjuar per librin disidentit cek Buchar KUSH E RREZOI KOMUNIZMIN botuar me 2011 ne Chicago, qe pohon te njejten linje qe qe komunizmin e "hodhi" vete klika e Ramizit.

Kush jetuar ne Tirane se paku ne gusht-dhjetor 1990 e ka te qarte skenarin e Ramizit. Demokracine me 1990 e "solli" Ramizi dhe kjo kish kohe qe pergatitej, bile edhe hapja e ambasadave ishte loje e Ramizit. Psh kush ka jetuar ne Tirane ne gusht 1990, kish degjuar nen ze se sa te vijne studentet per shkolle ne shtator, do vijne ndryshime dhe do permbyset qeveria(?!). Dhe keto i hapte sigurimi me urdher te Ramizit... Kjo tregon qarte se Ramizi po pergatiste grupin e "intelektualve me pardesy gri" qe ne dhjetor do "sillnin" demokracine ne nje skenar te mirestudiuar.... Bile dihet qarte se Ramizi kishte muaj qe punonte per kete pune edhe nen ndikimin e vendeve te tjera ish komuniste. Duhet te lexosh librin e Buchar se ke nevoje per pak njohuri. Dhe kete jua them per dashamiresi. Kuhs ishte Azem Hajdari nje bir komunisti qe studionte per markziem leninize, dege speciale ne Filologjik, ku shkonin 2025 studente nga 26 rrehtet e vendit. Pra ishte nje njeri i afert i regjiimit qe luajti rolin e aktorit te "demokracise". Eshte turp i madh qe siguramsa te tille te behne pishtar te "demokracise". Pishtar te Ramizit mund te shpallen edhe Azemi edhe Sala edhe Pashkoja por jo te demokracise...Hoistoria te shkruet e paster...

Dezinformimi po tenton te

Dezinformimi po tenton te beje heronjte legena dhe legenat heronj.Vazhdoni keshtu Respublica,shpeplajani trurin popullit memorieshkurter.

Llafe,shume llafe.Sipas nje

Llafe,shume llafe.Sipas nje gazetari investigues spanjoll,triumfin e komunizmit ne Rusi e financuan boset ebrenj nga Amerika dhe Evropa,specifikisht Rokfeleret Trockijn dhe Rothshildet Leninin.Fakti qe Standard Oil fitoi koncensione ne Rusine komuniste e deshmon kete.Ata qe e financuan te ngrihej per tu provuar,po ata financuan per ta rrezuar.Thuhet se grupi Bilderberg pagoi bijte e Enverit nepermjet fatorinos Sali Berisha.Azerm Hajdari ishte me injorant se Haxhi Qamili,duhej nje rrugaç per te dale rrugeve.Interesi i grupeve financiare boterore(s'po i quaj qarqe çifute per te mos u keqkuptuar)eshte qe Shqiperia te jete dhe ca kohe ne tranzicion e per kete jane zgjedhur"Lideret" e duhur.Çfare bejme ne atehere dhe sa kemi ne dore te ndryshojme kete situate?Ne hedhim pareshtur perpjete te njejten monedhe,me shpresen se koke apo pile do sjellin ndonje ndryshim kushedi.

Kujtojini vitet 1991, 1992

Kujtojini vitet 1991, 1992 etj: Ku ndodhej Azem Hajdari kishte rremuje. Shikoni sot: Ku nderhyn PD ka frike. Bejeni lidhjen........................

Add new comment