“The Guardian”: Toni Bler, gati për t’iu përgjigjur ftesës si këshilltar i qeverisë së re

Postuar në 21 Qershor, 2013 10:46

Në të gjitha gazetat online, në radio dhe televionet shqiptare është duke u përciell një shkrim i gazetës britanike “The Guardian”, që bën të ditur se në rast se Partia Socialiste e Shqipërisë fiton zgjedhjet Toni Bler, sipas një marrëveshjeje me Ramën, do të fillojë menjëherë punën si këshilltar i qeverisë së re.

Kreu i PS-së, Edi Ram u takua me Blerin muajin e kaluar në zyrën e këtij të fundit. Ende nuk ka një kontratë formale, por pritet që Bler të këshillojë për modernizimin dhe reformat e vendit që kërkon të bëhet anëtare e BE-së.

Një video e takimit të tyre tregon Blerin që i thotë Ramës: “Do të isha shumë i kënaqur t’iu ndihmoja juve, jam shumë i interesuar për vendin tuaj.” Ish-kreu i Bashkisë së Tiranës thotë: “Nëse fitoj zgjedhjet, do të ishim shumë të kënaqur të punonim dhe të dëgjonim këshillat më të mira për formimin e qeverisë dhe riorganizimin e politikave në Shqipëri”.

Bler ka një marrëveshje të tillë me Kolumbinë dhe Brazilin. Ai mbetet një figurë popullore në Shqipëri lidhur me rolin e tij për mbrojtjen e shqiptarëve etnikë në Kosovë duke orkestruar bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja në vitin 1999.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Sa kerkon Toni Bler per keshillat</strong> (cilado qeveri qe te vij) ?</p>

Submitted by Anonymous (not verified) on

<p>PO ikni me gjithe kete blair ae ka sistemin shendetsor DISASTER, DI SA STER. (cit, Naim Cili). Kemi keshilltarin&nbsp; tone Fazllicin :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.