“Fiks Fare” siguron “lista të zeza” me ata punonjës administrate që abstenojnë apo votojnë kundër PD-së

Aktivistët e zyrave elektorale të PD-së janë treguar shumë “të kujdesshëm dhe profesionalë” në detyrën e ngarkuar, fakt që e vuri në dukje emisioni “Fiks Fare” të Top Chanel në transmetimin e mbrëmëshëm. Dokumentet zyrtare të siguruara nga gazetarët e “Fiksit” tregojnë aktivitetin e ethshëm partiak për të siguruar votat, në grupseksionet 1857 në njësinë numër 6 te shkolla “Myslym Keta” me 2390 zgjedhës dhe 1858 po aty, me 1491 zgjedhës dhe që të dyja janë në zonën e Kombinatit. Lista e atyre që janë kontaktuar dhe kanë pranuar që të paraqiten pranë zyrës elektorale të PD-s shkon në 41 punonjës. Janë infermierë, punëtorë krahu, ushtarakë, policë, mësues filloreje, shoferë, policë trafiku, sanitare, policë bashkiakë, ciceronë në Muzeun Kombëtar, drejtor shkolle, punonjës te Zyra e Kthimit dhe Kompensimi i Pronave.
Në një listë tjetër janë skeduar 70 abstenuesit, që janë kontaktuar dhe që nuk janë paraqitur pranë zyrës së PD-së. Një fletë e veçantë është me 8 punonjës administrate, që sipas PD-së duhen rikontaktuar që të “ftillohen” dhe ata janë një kujdestar te Instituti i Fëmijëve që nuk dëgjojnë, një punëtor parqesh, tre ushtarakë, një polic etj. Ekziston edhe një listë tjetër, ai i refuzuesve, ku janë 3 emra./Zh.
Comments
Thoni po deshet qe ky nuk

Thoni po deshet qe ky nuk eshte fashizem!

Qellimi i kulisheve pleq te serbo-grekut ka qene dhe mbetet qe Shqiperia te mos behet shtet demokratik, arsyet pse, jane te shumta dhe vendi eshte i paket!

Keshtu vepron cdo parti. Me

Keshtu vepron cdo parti. Me listat punohet me cdo emer,binden ato qe arrin te bindesh. kjo eshte fushata.Problemi eshte kur abuzohet deri me vjedhje votash.Kjo eshte demokracia.Ne kemi eksperience negative me zgjedhjet. Ne vitin 2001 ne nje qender elektorale ku isha une nenkryetare komisioni erdhen 2 persona me maska,e mbushen kutine e votimit.policia e shtetit nuk nderhyri.kjo ishte policia e shtetit ne vitet e PS.Pervec kesaj u moren me gjygj 35 mandate deputetesh.

O shoqe, po lëri moj gjërat

O shoqe, po lëri moj gjërat si kanë qenë, e kupton ti që gjërat duhen bërë mirë, s'ke pse krahasohesh si kanë qenë e thua se je më mirë, o të djegur për të vjedhur. Si qenka fushata kështu moj. Po e keni bërë rrugë tani, është normale që të shkelet çdo ligj e parim se s'ka njeri frikë.

Add new comment