“Fiks Fare” siguron “lista të zeza” me ata punonjës administrate që abstenojnë apo votojnë kundër PD-së

Postuar në 21 Qershor, 2013 01:50

Aktivistët e zyrave elektorale të PD-së janë treguar shumë “të kujdesshëm dhe profesionalë” në detyrën e ngarkuar, fakt që e vuri në dukje  emisioni “Fiks Fare” të Top Chanel në transmetimin e mbrëmëshëm. Dokumentet zyrtare të siguruara nga gazetarët e “Fiksit” tregojnë aktivitetin e ethshëm partiak për të siguruar votat, në grupseksionet 1857 në  njësinë numër 6 te shkolla “Myslym  Keta” me 2390 zgjedhës dhe 1858 po  aty, me 1491 zgjedhës dhe që të dyja  janë në zonën e Kombinatit. Lista e atyre që janë kontaktuar  dhe kanë pranuar që të paraqiten pranë  zyrës elektorale të PD-s shkon në 41  punonjës. Janë infermierë, punëtorë krahu, ushtarakë, policë, mësues filloreje,  shoferë, policë trafiku, sanitare, policë  bashkiakë, ciceronë në Muzeun Kombëtar, drejtor shkolle, punonjës te Zyra  e Kthimit dhe Kompensimi i Pronave.

Në një listë tjetër janë skeduar 70 abstenuesit, që  janë kontaktuar dhe që nuk janë paraqitur pranë zyrës së PD-së. Një fletë e veçantë është me 8 punonjës administrate, që sipas PD-së duhen rikontaktuar që të “ftillohen” dhe ata janë një kujdestar te Instituti i Fëmijëve  që nuk dëgjojnë, një punëtor parqesh,  tre ushtarakë, një polic etj. Ekziston edhe një listë tjetër, ai i refuzuesve, ku janë 3 emra./Zh.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Thoni po deshet qe ky nuk eshte fashizem!

Qellimi i kulisheve pleq te serbo-grekut ka qene dhe mbetet qe Shqiperia te mos behet shtet demokratik, arsyet pse, jane te shumta dhe vendi eshte i paket!

Submitted by Anonimf (not verified) on

Keshtu vepron cdo parti. Me listat punohet  me cdo emer,binden ato qe arrin te bindesh. kjo eshte fushata.Problemi eshte kur abuzohet deri me vjedhje votash.Kjo eshte demokracia.Ne kemi eksperience negative me zgjedhjet. Ne vitin 2001 ne nje qender elektorale ku isha une nenkryetare komisioni erdhen 2 persona me maska,e mbushen kutine e votimit.policia e shtetit nuk nderhyri.kjo ishte policia e shtetit ne vitet e PS.Pervec kesaj u moren me gjygj 35 mandate deputetesh.

Submitted by A (not verified) on

O shoqe, po lëri moj gjërat si kanë qenë, e kupton ti që gjërat duhen bërë mirë, s'ke pse krahasohesh si kanë qenë e thua se je më mirë, o të djegur për të vjedhur. Si qenka fushata kështu moj. Po e keni bërë rrugë tani, është normale që të shkelet çdo ligj e parim se s'ka njeri frikë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.