Lajmi i fundit: Rama e Meta pas pak në një konferencë të përbashkët për shtypin

Postuar në 21 Qershor, 2013 06:51

Lajmi i ditës, disi i papritur, është vendimi i Ramës e i Metës për të mbajtur një konferencë të përbashkët për shtypin pas pak, në orën 14.00, në hotel Tirana. Nuk dihet kur është marrë ky vendim, por gjasat janë që të mos ketë qenë e planifikuar. Të dy kanë bërë fushatë individuale, por edhe të ftohtë ndaj sho-shoqit, pa përcjellë mesazhe të forta bashkëpunimi. Përkundrazi, ka pasur mesazhe problematike, siç ka qenë çështja e kryeministrit të ardhshëm, që ka shoqëruar gjysmën e dytë të fushatës. Në këtë kuptim, kjo konferencë për shtypin e mbajtur në ditën e fundit të kësaj fushate mund të shërbejë për të përcjellë sinjale të tjera, të kundërta.

Për këtë mbahet? Ende nuk dihet. Nuk përjashtohet mundësia që kjo konferencë dyshe të mbahet edhe për të denoncuar një klimë të mobilizimit shtetëror në favor të partisë demokratike (ngjarjet në Kukës e dorëheqja e një funksionari të policisë atje janë ngjarja më e freskët që ilustron këtë dukuri).

Sidoqoftë, mbi motivet e vërteta të kësaj konference për shtypin do të marrim vesh pas jo më shumë se 10 minutash.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bajo (not verified) on

<p>Po ç&#39;deshe mor Ed që u ngatrrove me LSI-në? Pse u bëre pre e presioneve se medemek, po të mos kishe marrveshje me këtë bandë, nuk jepje garanci për fitore?</p><p>Askush që e ka të majtën aspiratë sociale, të mos gabojë t&#39;i japë LSI-së votë! Është e gabuar, se ata nuk kanë besë. Ai Liri i floririt mund në çdo kohë të lidhet me atë kafshën primitive, dinosaurin. janë thjeshtë një bandë karieristësh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.