Berisha në “Top Story” për 21 janarin: “E bëri ai që do të mbante fjalim nga zyra ime”

Postuar në 21 Qershor, 2013 05:00

Mbrëmë kryeministri aktual Sali Berisha ishte në emisionin e Sokol Ballës “Top Story” në Top Chanel. Krahas shumë pyetjeve dhe përgjigjeve për ato që PD bëri në këto katër vjet, për ato që nuk bëri dhe për ato që premton të bëjë në katër vitet e ardhshme, në rast se do t’i besohet një mandat i tretë radhazi, ishte dhe edhe një pyetje e tillë nga moderatori.  

Sokol Balla - Cili ka qenë momenti më i vështirë i qeverisjes suaj?

Sali Berisha - Mosvotimi i 3 ligjeve. Më absurdi që të bëheshim gazi i botës. Nuk morëm statusin sepse nuk votuam 3 ligjet. Ky është momenti më i hidhur i karrierës sime politike.

Sokol Balla – Shumë mendojnë se ka qenë 21 janari. Ndoshta flas me konflikt interesi sepse kam qenë i hetuar si puçist nga Komisioni Hetimor…

Sali Berisha – Ishte një ngjarje  e rëndë humbja e 4 jetëve, por pjesa tjetër… Ai që mendonte se do mbante fjalim nga zyra ime ishte qesharak. Unë asnjëherë nuk isha në vështirësi.

Sokol Balla – Duhej bërë diçka ndryshe më 21 janar?

Sali Berisha – Ka nisur gjithçka nga video. Videon e ka përgatitur Rama me Filipin.

Sokol Balla – Ka informacione që drejtues të lartë të PD kanë kërkuar që ta linit Metën…

Sali Berisha – Meta ka ardhur vetë në zyrën time dhe ka dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk mund të shkonte në prokurori si zv.kryeministër, por si qytetar i thjeshtë?

Sokol Balla – Vazhdoni të mendoni se 21 janari ishte puç shteti?

Sali Berisha – Sovrani ja dha përgjigjen më 8 maj Ramës. Ishte një përpjekje për të rrëzuar me dhunë një qeveri.

Zh.

E plotë biseda në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/21/berisha-flet-ne-top-story/

Comments

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Ne 24 qershor ne qefin ishallah. Vrases!</p>

Submitted by Anonimf (not verified) on

<p>&nbsp;SHKOFSH PERPARA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.